Tag: shënon

  • Humbi penalltinë, Valdano kritikon Vinicius: Ai që shënon dhe lufton për “Këpucën e Artë” është Mbappé…

    Humbi penalltinë, Valdano kritikon Vinicius: Ai që shënon dhe lufton për “Këpucën e Artë” është Mbappé…

    3 Nëntor 2025

    9:44

    Alfred Lleshi

    Jorge Valdano, ish-lojtar i Real Madridit (1984-1987) dhe trajner i ekipit të bardhë (1994-1996), analizoi vendimin e Vinicius për ta ekzekutuar penalltinë përpara Mbappé në ndeshjen e fituar 3-0 ndaj Valencias: “Trajneri ndërhyn në këto situata dhe cakton prioritetet. Mesa di unë, i pari që godet prnalltitë është Mbappé, i dyti Vinicius. Në fushë ndikon edhe besimi dhe dëshira për ta ndihmuar ekipin”.
    Ish-drejtori sportiv i Real Madridit (2003-2009) shtoi: “Ai që lufton për ‘Këpucën e Artë’ dhe që shënon rregullisht është Mbappé”. Nag ana e tij Xabi Alonso, trajneri aktual, shtoi: “Mbappé nuk është i vetmi ekzekutues i penalltive, por është i pari. Vendimet merren pastaj. Më pëlqen që penalltitë të shënohen; Mbappé shënoi të parën dhe do doja të shënonte të dytën. Vinicius bëri një ndeshje shumë të mirë”.
    Ai pranoi se u zemërua për penalltinë e humbur, por falë golit të shpejtë të Jude Bellingham, situata u zgjidh.

  • Barazim i çmendur në Arabinë Saudite, shënon edhe Mitaj. Al-Ittihad përmbysë disavantazhin e 4 golave dhe me një lojtar më pak

    Barazim i çmendur në Arabinë Saudite, shënon edhe Mitaj. Al-Ittihad përmbysë disavantazhin e 4 golave dhe me një lojtar më pak

    1 Nëntor 2025

    18:10

    Telesport

    Pasi eliminoi Al-Nassr nga Kupa e Arabisë Saudite, Al-Ittihad ka barazuar sot 4-4 në një ndeshje të çmendur ndaj Al-Khaleej, e vlefshme për kampionatin në ligën saudite.
    Vendasit shënuan tre herë brenda pjesës së parë me Joshua King 14′, Konstantinos Fortounis 18′ dhe 37′ nga pika e bardhë e penalltisë. Al-Ittihad mbeti me 10 lojtarë që nga minuta e 32-të, pasi Fabinho u ndëshkua direkt me karton të kuq për ndërhyrje të rrezikshme ndaj kundërshtarit. SHIKOKARTONINEKUQTEFABINHO
    Me fillimin e pjesës së dytë, Joshua King shënon golin e dytë personal dhe të katërtin për vendasit, duke krijuar përshtypjen e një fitoreje të thellë.
    Al-Ittihad i drejtuar nga Sergio Conceicao nuk u dorëzua dhe shënoi fillimisht me Moussa Diaby në minutën e 51-të. Spektakli i vërtetë ndodhi në 10 minutat e fundit. Dibay shënoi golin e dytë personal dhe të dytin për ekipin në minutën e 86-të.
    Në minutat e fundit shtesë, ndodhi çmenduria e vërtetë, ku u shënuan dy gola për dy minuta. Mario Mitaj shënon golin e dytë me fanellën e Al-Ittihad në minutën 90+6. Mbrojtësi kuqezi dërgoi topin në rrjetë, me një goditje të lehtë nga brenda zonës. Një minutë më pas do të vinte barazimi spektakolar 4-4 me golin e Al Ghamdi.
    SHIKOGOLINEMITAJ
    SHIKOGOLINEBARAZIMIT

  • Nuk po shënon prej një muaji, Kovac mbështetet sulmuesin: Ai mbetet një person shumë i rëndësishëm për ne

    Nuk po shënon prej një muaji, Kovac mbështetet sulmuesin: Ai mbetet një person shumë i rëndësishëm për ne

    29 Tetor 2025

    12:13

    Telesport

    Borussia Dortmund pati një kualifikim mes drithërimash dje në Kupën e Gjermanisë, kur fitoi vetëm falë penalltive ndaj Eintracht Frankfurt (1-1 koha e rregullt). Ai që po zhgënjen javët e fundit është sulmuesi Serhou Guirassy, që duket se ka harruar rrugën e rrjetës.
    Trajneri i Borussia Dortmund, Niko Kovac, theksoi rëndësinë e lojtarit për ekipin, që nuk e ka gjetur rrjetën që nga 1 tetori në Ligën e Kampionëve. “E shoh që Serhou Guirassy nuk po shënon për momentin, por ende e shoh sa shumë po punon. E shoh që ai jep gjithçka në fushë”, tha Kovac.
    “Ai është i përfshirë në aksionet sulmuese që çojnë në gola. Dhe ndonjëherë ndodh në jetën e një sulmuesi që ai të mos shënojë rregullisht pavarësisht se këtë gjë e ka bërë më parë. E kam thënë vazhdimisht dhe i qëndroj besnik kësaj: Ai është shumë, shumë i rëndësishëm për ne”, shtoi Kovac.
    Më tej, trajneri kroat tha: “Ai është lideri i sulmit tonë, kështu që ai është personi që fillon gjithçka në sulm, si në lojën me top ashtu edhe pa top. Kjo është arsyeja pse e mbështes. Serhou mund të kalojë një rënie në shënimin e golave ​​në çdo moment por ai është dhe mbetet një person shumë i rëndësishëm për ne”.

  • Bylis-Vora hap të 9-ën, vendasit tri pikë me 10 futbollistë

    Bylis-Vora hap të 9-ën, vendasit tri pikë me 10 futbollistë

    Java e 9: Bylis-Vora 2-1 final

    21′:Gol Bylis, shënon Malomo 1-0.

    57′: Gol Vora, shënon Karrica 1-1

    77′: Gol Bylis, autogol Ruçi 2-1

    Ka nisur në 14:00 dueli i parë i javes së nëntë Abissnet Superiore mes Bylis dhe Vorës.

    Nga minuta e 18′ Bylis me 10 lojtarë, Abazaj me të kuqe…

    Formacionet zyrtare:

    Bylis: Vashu; Kane, Peralta, Abazaj, Përndreca, Adeduro, Malomo, Muktar, Marku, Përgjoni, Ualison.Tr: Mirel Josa.

    Vora: Ruçi; Zuna, Repaj, Tabaku, Karrica, Kasalla, Bardhi, Vrapi, Dalipi, Shehi, Geci. Tr: Arjan Bellaj.

    Kategoria e Parë:

    U zhvillua ndeshja e vetme e javës së nëntë në Kategori të Parë. Në “Loni Papuçiu” Apolonia- Iliria u mbyll pa fitues 0-0. Ndeshjet e tjera të javës nesër në orën 14:00./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • 45′ e para: Mungon goli në “Bernabeu”. Bayern dhe Chelsea “ok”, Liverpool përmbysë shpejt shifrat ndaj Eintracht

    45′ e para: Mungon goli në “Bernabeu”. Bayern dhe Chelsea “ok”, Liverpool përmbysë shpejt shifrat ndaj Eintracht

    Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e mbrëmjes në Champions League. Në “Allianz Arena”, Bayern Munich po fiton pastër 3-0 ndaj Club Brugge me golat e Karl Lennart 5′, Harry Kane 14′ dhe Luis Diaz 34′.
    Në “Stamford Bridge”, Chelsea udhëheq 4-1 ndaj Ajax-it. Holandezët e nisën shumë keq takimin, duke mbetur me 10 lojtarë në fushë që në minutën e 17-të. Kenneth Taylor u ndëshkua direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes kafëshrore ndaj Facundo Buonanotte.
    Një minutë më pas Marc Guiu dërgon topin me rrjetë pas asistit me kokë nga Wesley Fofana. Në minutën e 26-të, Moises Caicedo dyfishon shifrat me një gol të bukur nga distanca.
    Në minutën e 33-të, Wout Weghorst ngushton shifrat për holandezët nga pika e bardhë e penalltisë, pas pengimit brenda zonës të Raul Moro. Në minutën e 45-të, Enzo Fernandez shënon golin e tretë për “Blutë” nga penalltia. Në minutën e fundit shtesë, Estevao shënon golin e katërt, sërish nga 11-metrat.
    Në Frankfurt, Liverpool është duke fituar 1-3, edhe pse vendasit kaluan të parët në avantazh me Kristensen 26′. Liverpool përmbysë shifrat për 4 minuta. Hugo Ekitike barazoi shifrat në minutën e 34-të pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Andy Robertson.
    Në minutën e 38-të, Virgil van Dijk shënon me kokë pas krosimit nga këndi nga Cody Gapko. Në fund të pjesës së parë, Konate shënon golin e tretë.
    Marseille është duke fituar 0-1 në transfertë ndaj Sporting Lisbon. Në tre sfidat e tjera, përfshi Real Madrid-Juventus, mungon goli. Edhe në Atalanta-Slavia dhe Monaco-Tottenham.

  • PSG luan tenis ndaj Leverkusen, Napoli turpërohet në Holandë. Inter dhe Dortmund bindin në transfertë (video)

    PSG luan tenis ndaj Leverkusen, Napoli turpërohet në Holandë. Inter dhe Dortmund bindin në transfertë (video)

    PSG ka marrë fitoren e tretë rresht në Champions League, duke fituar 2-7 në transfertë ndaj Leverkusen. Në sfidën e luajtur në BayArena, nuk munguan golat e shumtë, kartonët e kuqtë dhe penalltitë. Kampionët në fuqi të Europës gjetën golin që në minutën e 6-të, Nuno Mendes kroson, William Pacho shënon me kokë. Në minutën e 25-të, Leverkusen pati shansin e artë për të barazuar shifrat, por Alejandro Grimaldo gabon nga pika e bardhë e penalltisë, topi u përplas në shtyllë.
    Në minutën e 32-të, Robert Andrich ndëshkohet direkt me karton të kuq për goditje me bërryl ndaj Desire Doue. Në minutën e 37-të, PSG mbetet po ashtu me 10 lojtarë, pas faullit të Ilya Zabarnyi, si lojtar i fundit. Aleix Garcia barazon shifrat nga 11-metrat. Tre minuta më pas , Desire Doue shënon golin e avantazhit për francezët. Në fund të pjesës së parë koha e rregullt, Kvaratskhelia shënon golin e tretë për PSG-në. Në minutën e fundit shtesë të pjesës së parë, Desire Doue shënon golin e dytë personal dhe të katërtin për PSG-në. Pjesa e parë mbyllet 1-4 për PSG-në.
    Francezët e nisin me gol edhe pjesën e dytë, ku Nuno Mendes shënon golin e pestë, pas asistit te Vitinha në minutën e 50′. Në minutën e 54′, Aleix Garcia shënon golin e dytë personal, këtë herë me një goditje të fuqishme nga distanca. Në minutën e 66-të ishte radha e Ousmane Dembele për të shënuar pas asistit të Barcola. Fituesi i “Topit të Artë” kishte vetëm tre minuta në fushë, i rikthyer pas dëmtimit që pësoi një muaj më parë. Në minutat e fundit pati kohë edhe për golin e shtatë të shënuar nga Vitinha.
    SHIKOGOLAT
    Gjithçka e lehtë për Interin, që fitoi në transfertë 0-4 ndaj Royale Union SG. Denzel Dumfries hapi serinë e golave në minutën e 41′, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Në minutën e vetme shtesë të pjesës së parë, zikaltrit shënuan golin e dytë pas një kundërsulmi të shpejtë dhe kombinimit fantastik Dumfries-Esposito-Lautaro. Në fillim të pjesës së dytë, Hakan Calhanogolu shënon golin e tretë për zikaltrit nga penalltia, pas një faulli të Kevin Mac Allister ndaj Lautaros. Në minutën e 74-të ishte radha e Francesco Pio Esposito për të gjetur rrjetën pas asistit të Bonny.
    SHIKOGOLAT
    Surpriza e mbrëmjes ka ardhur nga Eindhoven, aty ku PSV ka fituar 6-2 ndaj Napolit. Italianët kaluan të parët në avantazh me Scott McTominay në minutën e 31′, holandezët përmbysën shifrat me dy gola të shpejtë. Fillimisht autogol i Buongiorno dhe goli i Saibari 39′. Në minutën e 54-të, Dennis Mann shënoi dy gola të tjerë për holandezët në minutat 54′ dhe 80′. Në 15 minutat e fundit, Napoli luajti me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të marrë nga Lorenzo Lucca. Në minutën e 86-të, Napoli shënon golin e dytë me McTominay, që vlen thjesht për statistikë. Holandezët nuk u dorëzuan edhe shënuan dy herë të tjerë me Ricardo Pepi 87′ dhe Couhaib Driouech 89′.
    SHIKOGOLAT
    Dortmund ka marrë po ashtu një fitore shumë të rëndësishme 2-4 në transfertë ndaj Copenhagen. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1, me dy gola të verdhezinjve, një në portën kundërshtare dhe një në të tyre. Felix Nmecha kaloi në avantazh në minutën e 20′ Dortmund, Anton shënoi autogol në minutën e 34-të. Në pjesën e dytë, Dortmundi shënoi edhe treherë të tjera me Bensebaini 61′ nga penalltia, Nmecha 76′ dhe Fabio Silva 87′. Në shtesë, danezët ngushtuan shifrat me Dadason.
    SHIKOGOLAT

  • 45′ e para: Leverkusen dhe PSG me nga 10 lojtarë, por 5 gola të shënuar. Inter dhe City “ok”

    45′ e para: Leverkusen dhe PSG me nga 10 lojtarë, por 5 gola të shënuar. Inter dhe City “ok”

    Janë mbyllur 45 minutat e para të takimeve të mbrëmjes në Champions League. Në “BayArena”, PSG po fiton 1-4 ndaj Bayer Leverkusen. Kampionët në fuqi të Europës gjetën golin që në minutën e 6-të, Nuno Mendes kroson, William Pacho shënon me kokë. Në minutën e 25-të, Leverkuen pati shansin e artë për të barazuar shifrat, por Alejandro Grimaldo gabon nga pika e bardhë e penalltisë, topi u përplas në shtyllë. Në minutën e 32-të, Robert Andrich ndëshkohet direkt me karton të kuq për goditje me bërryl ndaj Desire Doue. Në minutën e 37-të, PSG mbetet po ashtu me 10 lojtarë, pas faullit të Ilya Zabarnyi si lojtar i fundit. Aleix Garcia barazon shifrat nga 11-metrat. Tre minuta më pas , Desire Doue shënon golin e avantazhit për francezët. Në fund të pjesës së parë, Kvaratskhelia shënon golin e tretë për PSG-në. Në minutën e fundit shtesë të pjesës së parë, Desire Doue shënon golin e dytë personal dhe të katërin për PSG-në.
    Man. City po fiton po ashtu në transfertë 0-2 ndaj Villarreal, me golat e Erling Haaland në minutën e 16-të dhe Bernardo Silva 40′. Supersfida në “Emirates” mes Arsenalit dhe Atletico Madridit është mbyllur në barazim pa gola për pjesën e parë.
    Newcastle po fiton 1-0 ndaj Benfica me golin e Anthony Gordon 32′. Pjesa e parë mes Copenhagen dhe Dortmund është mbyllur në barazim 1-1, me dy gola të verdhezinjve, një në portën kundërshtare dhe një në të tyre. Felix Nmecha kaloi në avantazh në minutën e 20′ Dortmund, Anton shënoi autogol në minutën e 34-të.
    Inter është duke fituar 0-2 në transfertë ndaj Royale Union SG, falë golave të Denzel Dumfries në minutën e 40′ dhe Lautaro Martinez 45 +2′.. Në Eindhoven, PSV po fiton 2-1 ndaj Napolit. Italianët kaluan të parët në avantazh me Scott McTominay në minutën e 31′, holandezët përmbysën shifrat me dy gola të shpejtë. Fillimisht autogol i Buongiorno dhe goli i Saibari 39′.

  • Partizani fiton në Vlorë, Elbasani thyhet nga Vora

    Partizani fiton në Vlorë, Elbasani thyhet nga Vora

    Flamurtari-Partizani 0-1

    62′: gol Partizani, shënon autogol Trashi 0-1

    Elbasani-Vora 1-2

    54′: Gol Elbasani, shënon Qose 1-0

    64′: Gol Vora, barazon Daka 1-1

    86′: Gol Vora shënon Karrica 1-2

    Flamurtari-Partizani dhe Elbasani-Vora dy sfidat e fundit të javës së 7-të Abissnet Superiore.

    Formacionet startuese:

    Flamurtari- Partizani:

    Flamurtari: Aleksovski; Skuadrone, Telushi, Todoroski, Trashi, Ramani, Murataj, Gomez, Emene, Maksuti, Bolzan. Tr: Françesko Moriero

    Partizani: Qirko; Atanaskoski, Çipi, Sembene, Marku, Doumbia, Mehmeti, Ismaili, Isgandarli, Da Silva, Skuka. Tr: Oltijon Kërnaja

    Elbasani- Vora:

    AF Elbasani: Janaçek, Olberkis, Lulaj, Musta, Azemoviç, Qose, Abas, Lajthia, Dialo, Tsague, Ze Gomesh. Tr: Ivan Gvozdenoviç

    Vora: Ruçi, Zuna, Shehi, Repaj, Vrapi, Uollas, Tabaku, Kasalla, Bardhi, Karrica, Vinicius. Tr: Arjan Bellai.

    Vazhdo leximin

  • Andorra shënon EUROGOL ndaj Serbisë, Anglia po bën detyrën ndaj Letonisë (video)

    Andorra shënon EUROGOL ndaj Serbisë, Anglia po bën detyrën ndaj Letonisë (video)

    14 Tetor 2025

    21:33

    Telesport

    Ndërkohë që Shqipëria sot është pushim, në grupin e saj po luhen dy ndeshjet e radhës kualifikuese. Andorra po barazon 1-1 ndaj Serbisë, pas 45 minutave të para.
    Guillaume Lopez shënon një eurogol për Andorrën nga gati gjysma e fushës, pasi përfitoi nga një top i humbur nga Stankovic dhe dalja e gabuar e portierit. Dy minuta më pas, serbët barazuan shifrat 1-1 falë një autogoli të Christian Garcia, pas topit të ardhur nga një goditjeje këndi. SHIKOGOLAT
    Në sfidën tjetër, Anglia po fiton në transfertë 0-3 ndaj Letonisë në Riga. Për anglezët shënoi fillimisht Anthony Gordon në minutën e 26-të, pas një topi të gjatë të marrë nga John Stones. Në fund të pjesës së parë, i zakonshmi Harry Kane shënon dy herë për anglezët. Fillimisht me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë në minutën e 44-të dhe në shtesë shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.
    SHIKOGOLAT

  • Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj

    Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj

    Kombëtarja shqiptare ka kaluar në avantazh ndaj asaj serbe, në super-sfidën që luhet në Leskovac.
    Ishte Rei Mamaj ai që i ka shënuar gol Serbisë, në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë.
    Goli i tij ka ngritur peshë mijëra tifozë të Kombëtares shqiptare anembanë botës, të cilët janë të ‘mbërthyer’ para ekraneve për të ndjekur këtë super-sfidë, në pamundësi për të shkuar në stadiumin në Serbi.
    Kujtojmë se sfida e sotme Serbi-Shqipëri është vendimtare për fatet e kualifikimit në botëror.