Atalanta ka siguruar kalimin në çerekfinale të Kupës së Italisë. Bergamaskët mposhtën 4-0 Xhenoan, teksa rebeshin e golave e nisi Berat Gjimshiti në minutën e 19 të takimit. Përveç golit të shënuar, mbrojtësi shqiptar ka zhvilluar një lojë mjaft të mirë. Paraqitja e tij është vlerësuar me notën 7 nga “Tuttomercatoweb.com”, më e larta në këtë ndeshje.
Marten De Runi ka folur pas përfundimit të lojës për mediat, ku është shprehur se së bashku me Pashaliçin dhe me Gjimshitin kërkojnë të japin maksimumin dhe të tregojnë përvojën e tyre të gjatë.
“Unë, Pashaliçi dhe Gjimshiti kërkojmë gjithmonë që të japim maksimumin për Atalantën, duke marrë në konsideratë vitet e shumta që jemi këtu. Duhet të vazhdojmë kështu, sepse rruga është e duhura. Kemi një përzierje të shkëlqyer mes të rinjve dhe lojtarëve ekspertë”, ka deklaruar Marten De Runi./Sport Ekspres/
Tag: shënon
-

Gjimshiti shënon gol në kualifikimin e Atalantës, vlerësohet me notën më të lartë
-

Mbappe shënon, por festa prishet nga… VAR. Girona gjen direkt avantazhin (video)
30 Nëntor 2025
21:52
Telesport
Real Madrid po vuan shumë në transfertën ndaj Girona, e vlefshme për javën e 14-të në La Liga. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për vendasit.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte disi e mërzitshme, me një lojë të vakët dhe me pak raste nga të dy ekipet, por minutat e fundit të pjesës së parë ishin vërtet të bukura.
Në minutën e 40-të, Real Madrid gjen golin me të zakonshmin Kylian Mbappe, i cili shënon pas një rrëmuje në zonë. Festa e madrilenëve shkon kot, pasi ndërhyn VAR dhe goli anullohet për prekje të topit me dorë nga Mbappe, para se ta dërgonte atë në rrjetë.
Vetëm pak minuta më pas, Girona gjen avantazhin me golin e bukur të Azzedine Ounahi, pas asistit fantastik nga Tsygankov. Pjesa e parë mbyllet me shifrat 1-0.
SHIHGOLIN -

Mbappe magjik, por Reali rrezikon shumë në fund. Inter digjet në fund, fitore e madhe nga Atalanta. Sporting nuk fal në shtëpi
Real Madrid ka fituar 3-4 në transfertën greke në Pire ndaj Olympiacos. Protagonisti kryesor i këtij takimi ishte padyshim Kylian Mbappe me 4 gola të shënuar.
Në Pire, Olympiacos e nisi mjaft mirë ndaj Real Madridit, Chiquinho befasoi madrilenët duke shënuar një gol shumë të bukur nga distanca, pas një aksioni fantastik të vendasve në minutën e 8-të.
Në minutën e 22-të, Kylian Mbappe barazoi shifrat 1-1, falë një asisti fantastik nga Vinicius Junior. Dy minuta më pas, Arda Guler asiston, Mbappe shënon me kokë golin e dytë. Në minutën e 29-të, Mbappe kompleton “hat-trickun” pas asistit të Camavinga. Pjesa e parë mbyllet 1-3 për Real Madridin.
Grekët e nisin me gol edhe në pjesën e dytë, Mehdi Taremi shënon me kokë në minutën e 52′. Në minutën e 60′, Vinicius Junior asiston, Mbappe shënon golin e katërt. Vendasit nuk u dorëzuan dhe në minutën e 80-të shënuan golin e tretë me El Kaabi.
Në “Metropolitano”, Atletico Madrid fitoi 2-1 ndaj Interit në minutat e fundit. Madrilenët gjetën shpejt golin, falë Julian Alvarez në minutën e 9-të. Për golin e argjentinasit u desh edhe konfirmimi i VAR, pasi ziklatrit pretenduan për një prekje të topit me dorë. Piotr Zielinski barazoi shifrat 1-1 në minutën e 54-të, pas një kombinimi të bukur me Bony. Gimenez shënoi për spanjollët në minutën e 90+3′ me kokë, pas krosimit të Griezmann nga goditja e këndit. Inter pëson humbjen e parë në Champions League këtë sezon.
Ndërkohë, Atalanta ka marrë një fitore të madhe 0-3 në transfertë ndaj Eintracht Frankfurt, me tre gola të shënuar për 5 minuta, Lookman 60, Ederson 62′ dhe De Ketelaere 65′. Në ndeshjen e fundit, Sporting Lisbon fitoi 3-0 në shtëpi ndaj Club Brugge.
SHIKOGOLAT -

Ernest Muçi gjen rrjetën/ Shënon dopietë dhe i jep fitoren ekipit
Ernest Muçi ishte protagonisti absolut i supersfidës mes Basaksehir-it dhe Trabzonsporit, duke firmosur një dopietë vendimtare. 24-vjeçari kuqezi u hodh në fushë në minutën e 63-të dhe vetëm pas 14 minutash shpërtheu në zonën kundërshtare, ku me një goditje të saktë e dërgoi topin në rrjetë.
Spektakli nuk mbaroi këtu. Në minutën 101, Muçi goditi sërish, duke shënuar golin e dytë personal dhe të katërtin për Trabzonsporin, një gol që vulosi fitoren dramatike në sekondat e fundit.
Kjo dopietë shënon edhe dy golat e parë të Muçit me fanellën e Trabzonsporit, ndërsa sulmuesi shqiptar synon të fitojë plotësisht besimin e trajnerit Sylvinho përpara play off-eve të marsit. -

Cristiano Ronaldo nuk është normal, portugezi shënon me rroveshatë si në kohët e vjetra (video)
23 Nëntor 2025
20:51
Telesport
Edhe pse 40 vjeç, Cristiano Ronaldo sërish ka atë dëshirën dhe egon e një 20 apo 25-vjeçari, i cili do që të shënojë në çdo ndeshje dhe sigurisht të fitojë.
Cristiano Ronaldo shënoi golin e katërt për Al-Nassr, në fitoren 4-1 në shtëpi ndaj Al Khaleej. Pas një krosimi në zonë, Cristiano Ronaldo shënon një supergol me rroveshatë, duke treguar ende çfarë është i aftë të bëjë në fushë pavarësisht moshës.
Me golin e shënuar sot, Cristiano Ronaldo shkon në shifrën e 954 golave në karrierë. Me fitoren e sotme, Al-Nassr kryeson me pikë të plota në 9 javë, 27 pikë.
SHIKOGOLIN -

Arsenal “shkatërron” Tottenham, por Richarlison shënon golin e sezonit. Eze “hat-trick” (video)
Arsenal duket se nuk ka rivalë këtë sezon në Premier League. “Topçinjtë” fituan derbin e Londrës, 4-1 ndaj Tottenham, i luajtur në “Emirates”, i vlefshëm për javën e 12-të.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 36-të, pas një aksioni fantastik dhe kombinimi të përkyer mes Mikel Merino dhe Leandro Trossard, belgu dërgon topin në rrjetë.
Në minutën e 41-të, ishte blerja e bujshme e verës, Eberechi Eze, i cili dyfishoi shifrat për “Topçinjtë”. Një pjesë e parë fantastike nga të besuarit e Mikel Artetës, e cila mbyllet 2-0.
Arsenal e ka nisur pjesën e dytë në derbin ndaj Tottenham, aty ku la të parën, me gol. Pas një topi të fituar në zonën e kundërshtarit fillimisht nga Bukayo Saka dhe asistit të Declan Rice, Eberechi Eze shënon me të majtën, golin e dytë personal dhe të tretin për Arsenalin.
Në minutën e 54-të, pasi përfiton nga një top i humbur nga Zubimendi, Richarlison shënon ndoshta golin më të bukur të këtij sezoni deri tani në PL. Braziliani befasoi Raya-n me një goditje pak më shumë se nga mesi i fushës.
Në minutën e 75-të, Eberechi Eze vulos fitoren e Arsenalit me tregolëshin e tij, pas asistit të Trossard. Arsenal fiton derbin 4-1 dhe kryeson i vetëm me 29 pikë, 6 pikë më larg se ndjekësi i dytë që është Chelsea. Tottenham mbetet në vendin e 9-të me 18 pikë.
SHIKOGOLAT/ -

Integrimi drejt BE, Shqipëria shënon një tjetër moment historik, të hënën çelet grupkapitulli i fundit i negociatave
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm historik në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin e Europian.
Ditën e hënë, më 17 nëntor do të çelet grupkapitulli i fundit i negociatave, në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri- BE, që do të mbahet në Bruksel, i cili shënon hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave në një kohë rekord prej 12 muajsh.
“Shqipëria arriti të pamendueshmen, të gjithë kapitujt e negociatave të hapur brenda 12 muajsh – rekord absolut në procesin e integrimeve europiane” – e vlerësoi këtë moment Kryeministri Rama, i cili do të marrë pjesë të hënën në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare, së bashku me Ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren Majlinda Dhuka, Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe pjesëtarë të tjerë të delegacionit shqiptar për të çelur negociatat për Grup-Kapitullin V: “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”.
Pas përfundimit të punimeve, Kryeministri Rama, Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Danimarkës, Marie Bjerre do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp.
-Grupkapitulli V përfshin pesë kapituj thelbësorë për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, me ndikimin më të drejtpërdrejtë tek prodhimi, konkurrueshmëria dhe zhvillimi i balancuar i territorit:
“Bujqësia dhe Zhvillimi Rural” (kapitulli 11);
“Politikat e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe fitosanitare”, (kapitulli 12);
“Peshkimi” (kapitulli 13);
“Politika rajonale dhe koordinimi i instrumentave strukturore” (kapitulli 22), si dhe
“Dispozitat Financiare dhe Buxhetore (kapitulli 33).
Përmes këtij Grupkapitulli, Shqipëria përfiton lidhur me modernizimin e bujqësisë, rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe dixhitalizimin e zinxhirit ushqimor. Një vend të veçantë zë forcimi i mekanizmave të kontrollit të sigurisë ushqimore dhe përafrimi me standardet e BE-së, ndërsa sektori i peshkimit dhe akuakulturës synon të përfitojë nga rregullat dhe programet europiane për menaxhim të qëndrueshëm.
Në komponentin e kohezionit, Shqipëria adreson rritjen e kapaciteteve për menaxhimin e fondeve të BE-së dhe përgatitjen për pjesëmarrje efektive në politikat e zhvillimit rajonal.
Ndërkohë, kapitulli për dispozitat financiare dhe buxhetore përfshin përputhjen me praktikat europiane për transparencë, planifikim buxhetor dhe administrim të fondeve publike.
Hapja e Grup-Kapitullit V përfaqëson një hap vendimtar drejt afrimit përfundimtar të Shqipërisë me Bashkimin Europian, duke konsoliduar progresin e bërë dhe duke krijuar bazën për reforma më të thelluara në sektorët që mbështesin ekonominë, sigurinë ushqimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.Top Channel
-

VIDEO: Nis vrullshëm PSG-Bayern, shënon 75 milionshi. Befasohet Juventus
4 Nëntor 2025
21:17
Telesport
Ka filluar vrullshëm supersfida mes PSG dhe Bayern Munich, e cila po luhet në “Parc des Princes”, ku bavarezët kanë kaluar të parët në avantazh që në minutën e 3-të. Tentativa e parë nga Michael Olise u ndal nga Lucas Chevalier, por Luis Diaz ndoqi mirë aksionin dhe dërgoi topin në rrjetë.
Në “Allianz Stadium” po ashtu është shënuar goli i parë, ku Sporting Lisbon ka befasuar Juventusin. Ishte Maximiliano Araujo që mposhti Di Gregorion me një goditje të fuqishme brenda zonës.
Në supersfidën, Liverpool-Real Madrid, mungon ende goli. Në sfidat e tjera, Tottenham po udhëheq 1-0 ndaj Copenhagen me golin e Brennan Johnson, Olympiacos po fiton 1-0 ndaj PSV-së.
SHIKOGOLAT -

Shënon golin më qesharak të karrierës, ja cili është mesfushori që la Zvicrën për Shqipërinë
Bural Alili ishte lojtari i ndeshjes, ndërsa ekipi i tij i Stad Nyon barazoi me rezultatin 3-3 përballë Stad Luzan. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 12-të të ligës së dytë zvicerane.
Alili shënoi golin e parë të takimit, ndërsa asisti i tij i dha avantazhin e dyfishtë Stad Nyonit. Për shkak të gabimit të portierit rival, goli i parë ishte më qesharaku në karrierën e mesfushorit të Kombëtares U-21. Alili vetëm këtë vit vendosi të largohet nga Zvicra, për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi.
Alili, edhe pse mesfushor, është aktivizuar dhe ka bërë mjaft mirë si sulmues. Ky gol erdhi pasi kishte shënuar edhe në takimin e kaluar.
21-vjeçari është i huazuar në ligën e dytë zvicerane. Kartonin e tij e zotëron Sioni.
