Tag: shënojë

  • VIDEO/ GOOOOL! Ernest Muçi nuk di të shënojë gola normalë, çfarë mrekullie nga goditja e dënimit

    VIDEO/ GOOOOL! Ernest Muçi nuk di të shënojë gola normalë, çfarë mrekullie nga goditja e dënimit

    Ernest Muçi duket se ka rigjetur veten. Sulmuesi shqiptar po rikthehet në formën e tij më të mirë te Trabzonspori. Pas dy golave të shënuar javën e shkuar, ish-lojtari i Tiranës është shndërruar sërish protagonist në Turqi.
    Muçi fitoi një 11 metërsh, si dhe ka arritur të shënojë gol në portën e Koniasporit. Futbollisti i Kombëtares shqiptar duket se nuk di të shënojë gola normalë. Muçi ka nxjerrë nga repertori i tij një tjetër kryevepër. Në minutën e 56 ai realizoi një mrekulli nga goditja e dënimit, megjithëse gjendjen në një pozicion jo të favorshëm për të shënuar. Goli i tij i ka dërguar shifrat në 3-1, teksa ndeshja është ende duke u zhvilluar./Sport Ekspres/

  • Benzema i dërgon mesazh thumbues Mbappés, “kurorëzon” Realin dhe Perez si numrat 1 në botë

    Benzema i dërgon mesazh thumbues Mbappés, “kurorëzon” Realin dhe Perez si numrat 1 në botë

    Karim Benzema ka folur gjatë për Real madridin, klubin e tij të zemrës, sikurse e konsideron: “Mbappé është shumë më i mirë këtë sezon; shënimi i golave nuk është diçka e re për të. E bëri te PSG, te Real Madridi do të shënojë edhe më shumë. Ajo që presim nga Kylian është që kur të ketë mundësi, ai të shënojë. Kështu funksionon te Real Madridi.
    Real Madridi ka shumë nevojë për të, ka ndeshje ku ai duhet të shënojë, si kundër Atlético Madridit, Liverpool-it… Këto janë ekipe që mbrohen, ndaj ai duhet të ndërhyjë, të punojë situatat. Ai duhet të kombinohet me Vini Jr.
    Real Madridi e ka marrë Mbappé për këto momente, për të sjellë Ligën e Kampionëve në shtëpi. Mendoj se ai mund ta bëjë me lojtarët e tjerë. Nuk mund ta bëjë vetëm. Ka nevojë për Vini Jr, lojtarë të tjerë…, kjo është e vërteta. Mendoj se Vini Jr, Mbappé, Rodrygo (edhe pse nuk luan shumë), Bellingham…, duhet të komunikojnë.
    Njëri është aty për të shënuar gola, tjetri për të dhënë asist. Nuk do t’i themi Bellingham të shënojë gola, sepse kjo është puna e Mbappé, as nuk do t’i themi të bëhet numër 10, sepse ky është roli i Bellingham. Ata duhet të flasin. Ai tani është më i mirë, por duhet të fokusohet më shumë në këto momente kur Real Madrid ka nevojë për të, sepse ka gjithçka për të bërë”.
    Deklarata të tjera pikante të francezit:– “Reagimi i Vini në ‘El Clásico’? Ai zemërohet kur largohet nga fusha, kjo është normale. Ky është karakteri i tij. Po, nuk duhet ta bëjë këtë. Njerëzit duhet të dinë se ai është kështu. Bëri një reagim, nuk është gjë e madhe. Ai po shkonte mirë në fushë, mendoi se mund të bënte më shumë, të kishte më shumë prekje, por pastaj u zëvendësua. Reagoi sepse nuk donte të largohej nga fusha. Është normale, nuk është gjë e madhe”.
    – “STILI i Xabi Alonsos si trajner ka TË GJITHA ato që UNË DUA. Është në nivel të lartë. Presing i lartë, pasime vertikale. E DUA”.
    – “Vinicius mund ta fitojë ‘Topin e Artë’. Ai ka cilësinë dhe është në vendin më të mirë për ta bërë këtë, te Real Madridi. NUK KA KLUB MË TË MIRË”.
    – “Ajo që disa njerëz i bëjnë VINICIUS JR është diçka JO E DREJTË. Ai është një djalë shumë i mirë, me zemër të madhe, që dëshiron të mësojë, është fenomenal. Njerëzit ushtrojnë shumë presion mbi të. Ka disa që nuk mund të mbajnë kaq presion. Ai është ende i ri, por ka luajtur shumë për Real Madridin dhe nuk mund të harroni çfarë ka bërë. Nuk mund të thuash që është i keq tani. Thjesht nuk është e drejtë. Ai është shumë i mirë, por mund të bëjë edhe më shumë”.
    – “Një KTHIM te Real Madridi më 2026? Unë jam madridist. Do TË SHOHIM ÇFARË MUND TË NDODHË. E ndjej në shpirtin tim. Madridi është ende qyteti im. Do të shohim çfarë do të ndodhë”.

  • A mund të shënojë Mbappe 70 gola? Ja si përgjigjet Xabi Alonso

    A mund të shënojë Mbappe 70 gola? Ja si përgjigjet Xabi Alonso

    2 Nëntor 2025

    12:33

    Telesport

    Dopieta e së shtunës nga Kylian Mbappe ishte elektrizuese, por për trajnerin Xabi Alonso gjërat duhen marrë me radhë.
    I pyetur nëse e sheh francezin me 70 gola deri në fund të sezonit 2025/26, tekniku i Real Madrid foli ftohtë. “Nuk e di sesa gola do të shënojë, por e sigurt që do të shënojë shumë. Ai na jep siguri në sulm”.
    Një tjetër pyetje për të ishte për penalltitë. “Mbappe është gjuajtësi ynë i parë i penalltive, por në fushë vendimet mund të merren nga futbollistët”, saktësoi tekniku spanjoll.

  • Arteta për Gyokeres: Do të fillojë të shënojë shpesh, po e ndihmojmë me adaptimin

    Arteta për Gyokeres: Do të fillojë të shënojë shpesh, po e ndihmojmë me adaptimin

    23 Gusht 2025

    12:22

    Alfred Lleshi

    “Duhet t’i menaxhojmë stërvitjet në funksion të tij. Mendoj se do të jemi jashtëzakonisht të lumtur kur të fillojë ta fusë topin në rrjetë shumë shpesh. Kemi një përgjegjësi të madhe për ta ndihmuar të kuptojë si duam të luajë”. Këto janë fjalët e trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta, për zhvillimin e sulmuesit Viktor Gyokeres.
    Sulmuesi suedez ka ardhur nga Sporting Lisbona, pas statistikash të mahnitshme finalizuese në sezonet e kaluara. Ai debutoi zyrtarisht si “topçi” kundër Manchester United fundjavën e kaluar. Edhe pse nuk shkëlqeu, i ndihmoi shokët e skuadrës të siguruan fitoren.
    Sot, në orën 18:30, “Gunners” do të ndeshen me Leeds. Për sulmuesin skandinav kjo përballje mund të jetë mundësia e duhur për t’u çliruar dhe “takuar” me golin.

  • Sot temperatura arrin në 43 gradë celsius! Kujdes!

    Sot temperatura arrin në 43 gradë celsius! Kujdes!

    Kjo e premte do të shënojë edhe kulmin e kësaj vale afrikane në territorin shqiptar. Termometri do të arrijë deri në 43 gradë C. Mot i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë territorin e vendit. Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.
    Pritet që vlera më të larta të shënohen përkatësisht në qarqet: Shkodër, Tiranë, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër ku termometri pritet të shënojë nga 42 – 43 gradë C. Temperaturat e ajrit mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë. Ato luhaten në vlerat ditore nga 16°C vlera më e ulët në Peshkopi deri në 43°C pritet vlera maksimale në qarkun e Beratit dhe zona të izoluara të qarkut Elbasan. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi maksimale mbi 28 km/h.

  • Termometri do shënojë mbi 40 gradë Celsius, parashikimi i motit sot

    Termometri do shënojë mbi 40 gradë Celsius, parashikimi i motit sot

    Territori Shqipëtar në orët e para të mëngjesit dhe mesditës parashikohet që në të gjithë vendin tonë të ketë dominim të intervaleve të gjata me diell, ku më të dukshme do të jenë në zonat jugore.
    Ndërsa pjesa e dytë e ditës pritet të sjellë kalime të lehta vranësirash kryesisht në zonat malore, por nuk do të mund të krijojnë mundësi për reshje.
    Vija bregdetare dhe pjesërisht qytetet e zonës së ulët gjatë pasdites dhe mbrëmjes do të vijojnë të jenë nën ndikimin e kthjellimeve.
    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera minimale deri në 41°C maksimalja në rang territori.

  • Dita e sotme me kthjellime, ja sa do shënojë termometri

    Dita e sotme me kthjellime, ja sa do shënojë termometri

    Ditën e sotme (14 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

    Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi mesatare 4-5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 6-8m/s.  Deti do të jetë me valëzim 1-2 ballë.

    Temperaturat si më poshtë:

  • “Do shënojë fundin e paprekshmërisë”/ Juristi Romeo Kara: Dita që Berisha do donte të mos vinte kurrë

    “Do shënojë fundin e paprekshmërisë”/ Juristi Romeo Kara: Dita që Berisha do donte të mos vinte kurrë

    Juristi Romeo Kara ka komentuar mungesën e ish-kryeministrit Sali Berisha në seancën e parë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
    Sipas juristit Kara, Berisha është në një fazë përballjeje të pashmangshme me drejtësinë dhe i trembet pikërisht asaj dite kur do të ulet në bankën e të akuzuarve.
    “Berisha e ka tmerr ditën e parë që do ulet në bankën e të akuzuarve. Atë ditë ai do ta mbajë larg me çdo kusht, sepse ajo ditë do shënojë fundin e mitit të tij të paprekshmërisë,” tha ai mbrëmjen e së hënës në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV.
    Juristi theksoi se mungesa e Berishës në seancën e parë në GJKKO nuk është e rastësishme dhe duhet parë si pjesë e një strategjie politike dhe psikologjike për të vonuar përballjen me sistemin e drejtësisë.
    “Nuk është thjesht sfidë ndaj institucioneve, është frikë e brendshme – e ndërtuar mbi vite imuniteti politik, që tani po i shembet,” vijoi Kara.
    Seanca e parë ndaj Sali Berishës në GJKKO u zhvillua në mungesë të tij, pasi ish-kryeministri vijon të mos i bindet masës së “detyrimit për t’u paraqitur” dhe të qëndrojë i izoluar në banesën e tij, duke pretenduar se procesi është politik.
    Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme po heton Berishën për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”, një çështje që pritet të ketë zhvillime të rëndësishme në javët në vijim.paprekshmërisë”/ Juristi: Dita që Berisha do donte të mos vinte kurrë

  • Java nis ‘e zjarrtë’/ Ja sa do të shënojë termometri ditën e nesërme

    Java nis ‘e zjarrtë’/ Ja sa do të shënojë termometri ditën e nesërme

    Ditën e hënë (22 qershor) vendi ynë do të ketë mot të qëndrueshëm dhe të kthjellët, me orë të gjata me diell në të gjithë territorin.
    Era do të fryjë lehtë, me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6-9m/s.
    Valëzimi në det do të jetë i ulët, i forcës 1 ballë.

  • E shtunë me diell, si parashikohet moti për sot, ja sa do të shënojë termometri

    E shtunë me diell, si parashikohet moti për sot, ja sa do të shënojë termometri

    Dita e shtunë do të jetë me mot të qëndrueshëm, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
    Temperaturat minimale do të jenë 9 gradë Celsius, ndërsa maksimale 29 gradë.
    Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s.
    Valëzimi në det do të jetë 1-2 ballë.