Tag: shënoi

  • Nga Hoxha te Laçi, ja kuqezinjtë që spikatën më shumë gjatë fundjavës

    Nga Hoxha te Laçi, ja kuqezinjtë që spikatën më shumë gjatë fundjavës

    Adriatik BALLA
    Kombëtarja e mbylli angazhimin e saj në eliminatoret e Botërorit 2026 në vendin e dytë në grupin K kualifikues, pas Anglisë e cila u kualifikua direkt në fazën finale. Si vend i dytë Shqipëria do të luajë në “play-off” dhe shorti e ka vendosur përballë Polonisë. Nëse arrin ta fitojë duelin me polakët, atëherë do të ndshet me fituesin e ndeshjes Ukrainë-Suedi.
    Optimizmi është i lartë dhe forma e kuqezinjve premtuese. Kështu, lojtarët e Kombëtares shqiptare vazhdojnë të shkëlqejnë në arenën ndërkombëtare, teksa gjatë javës që lamë pas disa prej tyre ishin protagonistë me gola dhe asiste vendimtare në klubet e tyre. Arbër Hoxha është futbollisti i momentit në Kroaci. Pasi u shpall lojtari më i mirë i muajit shtator, sulmuesi i Kombëtares fitoi të njëjtin çmim edhe për muajin tetor dhe e festoi duke shënuar dy gola në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Varazdin. Dinamo Zagreb triumfoi 3-1, ndërsa Hoxha realizoi në minutën e 37 të pjesës së parë dhe në minutën e 53 të pjesës së dytë. Dy gola shënoi edhe Jasir Asani për Esteghlal në Kupën e Iranit, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij në kohën shtesë.
    Fillimisht sulmuesi kuqezi barazoi rezultatin në fundin e kohës së rregullt me një penallti, ndërsa në shtesë vulosi fitoren e ekipit. Qazim Laçi realizoi një eurogol nga goditja e dënimit me Rizespor ndaj Fenerbahce në kampionatin turk. Mesfushori kuqezi shënoi golin e dytë të takimit në minutën e 15, duke mposhtur portierin kundërshtar, Ederson. Rrugën e rrjetës e gjeti edhe Juljan Shehu, i cili realizoi për Vidzev Lodz në kampionatin polak në sfidën ndaj Korona Kielce. Shehu shënoi në minutën e 49, megjithatë ekipi i tij u mund në këtë takim. Te goli u rikthye edhe sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku, i cili realizoi golin e vetëm në ndeshjen Rubin Kazan – Akhmat Grozny, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Daku shënoi në minutën e 75 dhe ky ishte goli i tij i nëntë në kampionat. Anis Mehmeti dha tre asiste në fitoren 3-0 të Bristol City ndaj Sëansea, duke qenë ndër më të mirët në fushë me një paraqitje shumë të mirë. Titullarë këtë javë ishin gjithashtu Thomas Strakosha, Mario Mitaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ylber Ramadani, Medon Berisha, Adrion Pajaziti dhe Rey Manaj. Ndërkohë, si zëvendësues dhanë kontributin e tyre Nedim Bajrami, Armando Broja dhe Indrit Tuci.
    Lojtarët me notë më të lartë
    Dje janë publikuar shumica e formacioneve të javës nga “Sofascore”. Sipas statistikave dhe për shkak të kontributit që kishin, Arbër Hoxha në Kroaci, Anis Mehmeti në Angli dhe Florian Kamberi në Zvicër kanë vendin e tyre në formacionet më të mira. Arbër Hoxha realizoi dopietë golash, ndërsa Dinamo Zagreb vendoset tashmë vetëm 1 pikë larg Hajduk Splitit. Nota e Hoxhës 8.3. Anis Mehmeti dhuroi tre asistime dhe Bristol Siti fitoi 3-0 ndaj Svanses. Nota e Mehmetit 8.9. Më tej spikati edhe Florian Kamberi. Një tjetër sulmues shqiptar, i cili nuk debutoi asnjëherë te Shqipëria dhe pse la Zvicrën për ngjyrat kuqezi. Kamberi luan me Rapersuil-Jona në kategorinë e dytë zvicerane. Dopieta e tij kishte vlerë 3 pikë ndaj Etoile. Nota e Kamberit 8.9.

  • Paraqitjet e legjionarëve/ Hoxha & Asani shënojnë nga dy gola. Rrugën e rrjetës e gjejnë edhe Laçi, Shehu dhe Daku

    Paraqitjet e legjionarëve/ Hoxha & Asani shënojnë nga dy gola. Rrugën e rrjetës e gjejnë edhe Laçi, Shehu dhe Daku

    Futbollistët e Kombëtares shqiptare vazhdojnë të shkëlqejnë në arenën ndërkombëtare, teksa gjatë javës që lamë pas disa prej tyre ishin protagonistë me gola dhe asiste vendimtare në klubet e tyre.
    Arbër Hoxha është futbollisti i momentit në Kroaci. Pasi u shpall lojtari më i mirë i muajit shtator, sulmuesi i Kombëtares fitoi të njëjtin çmim edhe për muajin tetor dhe e festoi duke shënuar dy gola në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Varazdin. Dinamo Zagreb triumfoi 3-1, ndërsa Hoxha realizoi në minutën e 37 të pjesës së parë dhe në minutën e 53 të pjesës së dytë.

    Dy gola shënoi edhe Jasir Asani për Esteghlal në Kupën e Iranit, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij në kohën shtesë. Fillimisht sulmuesi kuqezi barazoi rezultatin në fundin e kohës së rregullt me një penallti, ndërsa në shtesë vulosi fitoren e ekipit.
    Qazim Laçi realizoi një eurogol nga goditja e dënimit me Rizespor ndaj Fenerbahce në kampionatin turk. Mesfushori kuqezi shënoi golin e dytë të takimit në minutën e 15, duke mposhtur portierin kundërshtar, Ederson.
    Rrugën e rrjetës e gjeti edhe Juljan Shehu, i cili realizoi për Widzew Łódź në kampionatin polak në sfidën ndaj Korona Kielce. Shehu shënoi në minutën e 49, megjithatë ekipi i tij u mund në këtë takim.
    Te goli u rikthye edhe sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku, i cili realizoi golin e vetëm në ndeshjen Rubin Kazan – Akhmat Grozny, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Daku shënoi në minutën e 75 dhe ky ishte goli i tij i nëntë në kampionat.
    Anis Mehmeti dha tre asiste në fitoren 3-0 të Bristol City ndaj Swansea, duke qenë ndër më të mirët në fushë me një paraqitje shumë të mirë.
    Titullarë këtë javë ishin gjithashtu Thomas Strakosha, Mario Mitaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ylber Ramadani, Medon Berisha, Adrion Pajaziti dhe Rey Manaj.
    Ndërkohë, si zëvendësues dhanë kontributin e tyre Nedim Bajrami, Armando Broja dhe Indrit Tuci.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • “Skuqet” Gasperini, por Roma bën detyrën urtë e butë ndaj Cremonese dhe merr vendin e parë (video)

    “Skuqet” Gasperini, por Roma bën detyrën urtë e butë ndaj Cremonese dhe merr vendin e parë (video)

    23 Nëntor 2025

    16:53

    Telesport

    Roma e drejtuar nga Gian Piero Gasperini duket se do të jetë një nga pretendentët për titullin kampion në Serie A. Verdhekuqtë kanë fituar sot 1-3 në transfertë ndaj Cremonese, sfidë e vlefshme për javën e 12-të.
    I zakonshmi Matias Soule shënoi për Romën në minutën e 17-të, duke zhbllokuar rezultatin, pas asistit ttë marrë nga Manu Kone dhe pastaj erdhi goditja perfekte e sulmuesit argjentinas.
    Në minutën e 62-të, Gasperini ndëshkohet me karton të kuq për protesta. Dy minuta më pas, Roma gjen golin e dytë me Evan Ferguson, skocezi shënoi pas një rrëmuje të gjatë në zonë.
    Wesley Franca vulosi fitoren e Romës me golin e tij në minutën e 69-të, pas asistit të El Shaarawy dhe një kundërsulmi model të verdhekuqve. Francesco Folino shënoi golin e nderit për vendasit në minutat shtesë. Pas kësaj fitoreje, Roma merr vendin e parë me 27 pikë, Cremonese mbetet në vendin e 11-të.
    SHIKOGOLAT

  • Napoli rikthehet te fitorja dhe te vendi i parë, Palladino e nis me humbje tek Atalanta (video)

    Napoli rikthehet te fitorja dhe te vendi i parë, Palladino e nis me humbje tek Atalanta (video)

    Napoli është rikthyer te fitorja, pasi mundi 2-0 Atalantën në “Diego Armando Maradona”, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të në Serie A.
    Protagonisti kryesor i 45 minutave të para ishte padyshim David Neres, braziliani shënoi dy gola. Goli i parë erdhi në minutën e 16-të, pas mori një pasim nga rasmus Hojlund, Neres futet bukur në zonë dhe dërgon topin në rrjetë me një goditje të lehtë me të djathtën.
    Goli i dytë erdhi në minutën e 38-të, pas pasimit të marrë nga Scot McTominay, Neres shkund rrjetën me një goditje të fuqishme brenda zonës. Noa Lang trefishoi shifrat për Napolin me golin e tij në fund të pjesës së parë. Holandezi shënoi me kokë pas krosimit të Di Lorenzo.
    Atalanta e nis më mirë pjesën e dytë, pasi gjeti golin me Gianluca Scamacca, i futur pikërisht në fillim të kësaj pjese, në vend të Mario Pasalic. Scamacca shënoi një gol shumë të bukur me një goditje akrobatike, pas asistit të Raul Bellanova.
    Shifrat nuk ndryshuan deri në fund, Napoli fiton 3-1 dhe ngjitet momentalisht në vendin e parë me 25 pikë. Rafaelle Palladino e nis me humbje tek Atalanta, duke treguar që ka shumë punë për të bërë me këtë ekip, që nuk është më i njëjti pas largimit në verën e kaluar të Gian Piero Gasperini.
    SHIKOGOLAT

  • Bayern luan tenis, Olise-Lennart Karl të jashtëzakonshëm. Dortmund bën bllofin. Leverkusen bind në transfertë (video)

    Bayern luan tenis, Olise-Lennart Karl të jashtëzakonshëm. Dortmund bën bllofin. Leverkusen bind në transfertë (video)

    Pas barazimit 2-2 ndaj Union Berlin, që ndali serinë e 16 fitoreve rresht, Bayern Munich është riktheyer sërish te fitorja. Bavarezët kanë mundur 6-2 Freiburg, në sfidën e javës së 11-të në Bundesligë, e luajtur në “Allianz Arena”.
    Bayern Munich është zënë në befasi nga Freiburg në minutat e para, ku miqtë kaluan në avantazh të dyfishtë duke e gjetur të papërgatitur në dy raste mbrojtjen e Kompany. Yuito Suzuki shënoi fillimisht për Freiburg në minutën e 12-të, pas topit të ardhur nga goditja e këndit. Johan Manzambi dyfishoi shifrat në minutën e 17-të, duke shënuar me kokë pas krosimit nga goditja e këndit. Talenti Lennart Karl ngushtoi shifrat për bavarezët në minutën e 22-të, pas asistit të marrë nga Michael Olise. Në minutat shtesë, Lennart Karl asiston, Michael Olise shënon.
    Në pjesën e dytë erdhi përmbysja e madhe e bavarezëve. Dayot Upamecano kaloi Bayern në avantazh në minutën e 54-të, pasi shënoi pas një topi të ardhur nga goditja e këndit dhe francezi gjendej i harruar nga mbrojtësit kundërshtar brenda në zonë. S’kishte si të mungonte i zakonshmi, Harry Kane, anglezi shënoi golin e katërt për bavarezët në minutën e 59-të.
    Nicolas Jackson shënon golin e pestë për bavarezët në minutën e 77-të, pas asistit fantastik të Olise. Francezi vulos fitoren 6-2 me golin e tij në minutën e 84-të, duke qenë fantastik sot, me dy gola dhe 3 assite, padyshim lojtari më i vlerësuar i ndeshjes. Notë e lartë edhe për talentin Lennart Karl. Pas kësaj fitoreje, Bayenr nis arratinë dhe momentalisht kryeson me 31 pikë, 8 më shumë se ndjekësi më i afërt, Leverkusen. “Aspirinat” fituan në transfertë 1-3 ndaj Wolfsborg, me golat e Hofmann 9′, Tapsoba 25′, Tillman 33′. Vavro shënoi golin e vetëm për vendasit në pjesën e dytë.
    Dortmund ka bërë bllofin sot, duke barazuar në “Signal Iduna Park”, 3-3 ndaj Stuttgart. Për verdhezinjtë shënoi fillimisht Emre Can nga penalltia, pas një faulli në zonë ndaj Nico Schlotterbeck. Maximilian Beier dyfishoi shifrat në minutën e 40-të. Pjesa e dytë ishte vërtetë fantastike, Sttugart barazoi fillimisht shifrat 2-2 me dy golat e Deniz Undav. Karim Adeyemi shënoi golin e tretë për verdhëzinjtë në minutën e 89-të dhe u duk si goli i fitores, por jo. Deniz Undav kompletoi hat-trickun e tij duke barazuar shifrat 3-3 në shtesë. Dortmund renditet i treti me 22 pikë, aq sa Stuttgart, por këta të fundit renditen të pestët për shkak të golavarazhit.
    SHIKOGOLAT

  • Shënoi golin e parë ndaj Sllovenisë, gjiganti i Europës kërkon sulmuesin e Kosovës

    Shënoi golin e parë ndaj Sllovenisë, gjiganti i Europës kërkon sulmuesin e Kosovës

    17 Nëntor 2025

    19:00

    Telesport

    Përveç formës fantastike që ka treguar në sezonin e tij të parë në Bundesligë me fanellën e Hoffenheim, Fisnik Asllani shënoi një nga dy golat në fitoren e madhe të Kosovës në transfertë 0-2 ndaj Sllovenisë.
    Për sulmuesin 23-vjeçar është ëprfolur për një interesim nga ana e Barcelonës dhe Bayern Munich, por duket se bavarezët janë më konkret.
    Eksperti i merkatos, Florian Plettenberg, zbulon se kanë nisur negociatat e para mes Bayern dhe Hoffenheim për sulmuesin e Kosovës, largimi i të cilit është i sigurt nga klubi aktual gjate verës së ardhshme.
    Ende nuk flitet për shifrat dhe detajet e tjera ekonomike, por klauzola e lirimit të Fisnik Asllanit është 30 milionë euro, shifër që e justifikon plotësisht formën e treguar këtë sezon.

  • Kosova shkruan historinë, fiton në Slloveni dhe siguron biletën për në play-off (video)

    Kosova shkruan historinë, fiton në Slloveni dhe siguron biletën për në play-off (video)

    Kosova e drejtuar nga Franco Foda ka marrë një fitore të jashtëzakonshme 0-2 në Ljubljanë ndaj Sllovenisë, e vlefshme për kualifikueset në grupin B. Dardanët gjetën golin që në minutën e 6-të me Fisnik Asllanin.
    Pasi mori një top nga Mërgim Vojovda, Asllani tregoi gjithë klasin e tij dhe shënoi një gol tejet të bukur, duke dërguar topin në portën e mbrotjur nga Jan Oblak. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Dardanët.
    Në fillim të pjesës së dytë, Sllovenia mbetet me 10 lojtarë, pasi i sapofuturi në fushë Petar Stojanovic, merr dy kartonë të verdhë në pak minuta.
    Në minutën e 64-të, Kosova dyfishoi shifrat falë një autogoli. Pas një topi të gjatë të Florent Muslija, ishte Žan Karničnik që e dërgoi atë gabimisht në portën e tij. Rezultati final, Slloveni-Kosova 0-2.
    SHIKOGOLAT
    Në sfidën tjetër të këtij grupi, Zvicra fitoi 4-1 ndaj Suedisë në sfidën e luajtur në Gjenevë. Helvetët kaluan të parët në avantazh me Embolo 12′, suedezët barazuan shifrat me Nygren 33′. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Në pjesën e dytë, Zvicra shënoi edhe dy herë të tjera. Ishte Granit Xhaka që u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 59-të, e fituar pas një faulli ndaj Emboli në zonë. Dan Ndoye shënoi golin e tretë në minutën e 75-të, pas asistit të Ruben Vargas. Johan Manzambi vulosi fitoren 4-1 të Zvicrës me golin e tij në kohën shtesë.
    SHIKOGOLAT
    Situata në grupin B:
    1. Zvicër 13 pikë2. Kosova 10 pikë3. Sllovenia 3 pikë4. Suedia 1 pikë
    Ndeshjet e fundit janë: Koosvë-Zvicër dhe Suedi-Slloveni. Vendi i parë është i pamundur për Kosovë, sepse i duhet një fitore me shumë gola diferencë ndaj Zvicrës, por vendi i dytë është i sigurt.

  • 45′ e para: Spanja mbaron punë shpejt ndaj Gjeorgjisë, Turqia dhe Austria “ok” (video)

    45′ e para: Spanja mbaron punë shpejt ndaj Gjeorgjisë, Turqia dhe Austria “ok” (video)

    Janë mbyllur 45 minutat e para në takimet e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Në grupin E, në “Dinamo Arena” në Tbilisi, Spanja është duke fituar 0-3 në transfertë ndaj Gjeorgjisë.
    Spanja kaloi e para në avantazh që në minutën e 10-të, me Mikel Oyarzabal nga pika e bardhë e penalltisë, pas një prekje të topit me dorë brenda zonës.
    Në minutën e 21-të, Martin Zubimendi dyfishon shifrat, pas një asisti të bukur të marrë nga Fabian Ruiz. Ferran Torres shënoi golin e tretë në minutën e 35-të, pas një kombinimi të bukur mes Ruiz dhe Oayarzabal, ndërkohë që sulmuesi i Barcelonës e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë.
    Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Turqia po fiton 1-0 ndaj Bullgarisë në sfidën që po luhet në Bursa. Hakan Calhanoglu shënoi në minutën e 17-të nga pika e bardhë e penalltisë, pas një prekje me dorë të topit brenda në zonë.
    Në grupin H, Austria është duke fituar 0-1 në transfertën ndja Qipros në Limassol. Arnautovic shënoi për austriakët nga penalltia. Në grupin J, pjesa e parë mes Liechtenstein dhe Uellsit është mbyllur në barazim pa gola.
    SHIKOGOLAT

  • Po shkëlqen në sezonin e tij të parë me Bayern, sulmuesi Harry Kane e trajneri Kompani vlerësojnë Luis Diaz

    Po shkëlqen në sezonin e tij të parë me Bayern, sulmuesi Harry Kane e trajneri Kompani vlerësojnë Luis Diaz

    12 Nëntor 2025

    10:09

    Telesport

    Java e kaluar ka qenë e paharrueshme për Luis Díaz, i cili, vetëm pak muaj pasi mbërriti te Bayern Munich, është bërë një lider teknik i jashtëzakonshëm për ekipin e tij. Ai shënoi dy gola në fitoren 2-1 kundër PSG në Champions League. Disa ditë më vonë, ai shënoi një gol të shkëlqyer kundër Union Berlin, një gol që e vendos automatikisht në garë për golin e sezonit.
    Kolegu i tij i repartit Harry Kane u mahnit nga gjuajtja “speciale” e Díaz: “E pabesueshme, sinqerisht. Mënyra se si e mbajti topin në lojë, kaloi përtej mbrojtësit të tij dhe më pas shënoi ishte thjesht një gol i veçantë, vërtet i veçantë. Ai ka prodhuar gjëra të tilla gjatë gjithë sezonit, por mendoj se ky është ndoshta më i miri i tij.”
    Edhe trajneri Vincent Kompany lëvdon lojën e mirë të Díaz këtë sezon: “Ne kishim nevojë për një lojtar si ai, që mund të ndezë atë shkëndijë që mungonte. Cilësia që kemi në këtë ekip është ajo që na duhet për të arritur objektivat tona sezonale. Tre gola të shënuar këtë javë: ka qenë një javë vërtet pozitive për të.”

  • Fund dramatik në “Parc Olympique”, PSG fiton në shtesë ndaj Lyon-it (video)

    Fund dramatik në “Parc Olympique”, PSG fiton në shtesë ndaj Lyon-it (video)

    Ashtu siç edhe pritej, supersfida mes Lyonit dhe PSG-së, e vlefshme për javën e 12-të në Ligue 1, ka dhuruar gola dhe spektakël. PSG fitoi në transfertë 2-3, falë golit të Joao Neves në kohën shtesë.
    Në harkun kohor të 8 minutave, u shënuan tre gola në pjesën e parë. Në minutën e 25-të, Zaire-Emery shënon një gol pas një asisti fantastik nga i zakonshmi Vitinha. Në minutën e 29-të, Alfonso Moreira barazon shifrat 1-1, pas super pasimit të marrë nga Moussa Niakhate. Në minutën e 33-të, Kvaratskhelia shënoi golin e dytë për parizienët, pas një topi të humbur nga vendasit në fushën e tyre dhe rikuperimit nga Vitinha. Te Lyon pretenduan për faull, por për abitrin ishte gjithçka ok. Pjesa e parë mbyllet 1-2 për PSG.
    Lyon e nis më mirë pjesën e dytë dhe barazon shifrat në minutën e 49-të me Ainsley Maitland-Niles, i cili shënoi me parabël duke përfituar nga dalja e gabuar e Lucas Chevalier.
    Goli i fitores për parizienët do të vinte në minutën e pestë shtesë, ku Joao Neves shënoi me kokë, pas krosimit nga këndi nga Lee Kang-In. Pas kësaj fitoreje, PSG ngjitet në krye me 27 pikë, Lyon renditet në vendin e 7-të me 20 pikë.
    SHIKOGOLAT