Tag: shënohet

  • Sot shënohet ‘Dita Botërore e Kafesë Turke’, një pije aq radikale sa u ndalua për 13 vjet

    Sot shënohet ‘Dita Botërore e Kafesë Turke’, një pije aq radikale sa u ndalua për 13 vjet

    Sot shënohet Dita Botërore e Kafesë Turke, një traditë 500-vjeçare që nga viti 2013 figuron në listën e UNESCO-s për trashëgiminë kulturore jomateriale. Këtë vit, kafeja turke u regjistrua gjithashtu si “emri i parë tradicional i produktit” nga Turqia në Bashkimin Evropian.

    Sipas një raportimi të CNN, kafeja turke ka një histori të gjatë që nis në shekullin e 16-të, kur mbërriti në Perandorinë Osmane përmes Jemenit. Popullariteti i saj u përhap shpejt përtej kufijve, duke luajtur një rol kyç në formimin e kulturës së kafesë në Evropë. Për shumë historianë dhe studiues, ta quash thjesht “pije” është nënvlerësim: ajo është një ritual social, një urë komunikimi dhe një element i thellë kulturor.

    Zbulime arkeologjike tregojnë se konsumimi i kafesë mund të jetë edhe më i hershëm. Një kokërr kafeje e shekullit të 12-të është gjetur në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa enët e hershme të përgatitjes së kafesë shfaqen në Turqi, Egjipt dhe Persi rreth vitit 1350.

    Historia moderne e kafesë fillon në Jemen në shekullin e 15-të, ku sufistët e përdornin për të qëndruar zgjuar gjatë lutjeve. Pas pushtimit të Jemenit në vitin 1538, Sulltan Sulejmani solli kokrrat e kafesë në Stamboll – duke shënuar lindjen e një tradite që do të ndikonte thellë kulturën osmane.

    Përhapja e kafesë solli edhe polemika. Kafenetë u panë si vende ku mund të lindnin ide subversive – aq sa guvernatori i Mekës e ndaloi kafenë në vitin 1511, ndërsa sulltanët osmanë mbyllnin herë pas here taverna e kafene. Edhe në Angli, mbreti Charles II ishte i dyshimtë ndaj tyre.

    Megjithatë, kafeja turke mbijetoi dhe u kthye në simbol të mikpritjes dhe bashkimit. Studiuesja turke Seden Dogan e përshkruan si një “urë emocionale” për të ndarë gëzime e hidhërime. Tradita përfshin edhe taseografinë – leximin e filxhanit pasi është pirë kafeja – një rit që ruan dimensionin simbolik dhe personal të pijes.

    Kafeja turke shërbehet e nxehtë, me shkumë të paprekur, e shoqëruar me një gotë ujë dhe llokum. Etiketa kërkon që të pihet ngadalë, ndërsa sedimenti i fundit ruhet për ritin e leximit të filxhanit. Në disa rajone, edhe fejesat përfshijnë rituale të veçanta, si përgatitja e kafesë së kripur për dhëndrin.

    Edhe sot, në një kohë kur praktikat moderne të kafesë ndryshojnë shpejt, kafeja turke mbetet një simbol i identitetit kulturor dhe mikpritjes. Në Stamboll mund të provohet në vende të njohura si Hafız Mustafa, Mandabatmaz apo Nuri Toplar – aty ku çdo filxhan shoqërohet me një histori, një rrëfim dhe një traditë që ka mbijetuar për pesë shekuj.

  • Shënohet viktima e parë nga përmbytjet në vend

    Shënohet viktima e parë nga përmbytjet në vend

    Një 76-vjeçare nga fshati Proger në Devoll, e raportuar e humbur që prej mëngjesit të datës 21 nëntor, është gjetur e mbytur nga strukturat e kërkim-shpëtimit.
    Lajmi u konfirmua nga autoritetet lokale, pasi djali i saj kishte sinjalizuar ditën e djeshme për largimin e të ëmës nga banesa.
    Sipas familjarëve, e moshuara vuante nga demenca, çka dyshohet të ketë ndikuar në largimin e saj nga shtëpia.
    Ndërkohë, autoritetet njoftojnë se situata në qark paraqitet më e qëndrueshme këtë mëngjes, pasi gjatë natës nuk ka pasur reshje të tjera. Pritet një përditësim më i detajuar nga institucionet përgjegjëse në orët në vijim.

  • Shënohet bilanc tragjik nga zjarri në banesë/ Pas nënës, ndërron jetë edhe djali 14-vjeçar

    Shënohet bilanc tragjik nga zjarri në banesë/ Pas nënës, ndërron jetë edhe djali 14-vjeçar

    Thellohet tragjedia e familjes në Maliq. Pas humbjes së nënës, 40-vjeçares Mejreme Azisllari, ka ndërruar jetë edhe djali 14-vjeçar, pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët.
    Ende nuk dihet shkaqet e zjarrit, që u mori jetën dy pjesëtarëve të familjes. Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes, për hetime të mëtejshme.

  • Shënohet viktima e parë e këtij sezoni në plazh, ndërron jetë 73-vjeçari

    Shënohet viktima e parë e këtij sezoni në plazh, ndërron jetë 73-vjeçari

    Shënohet viktima e parë e këtij sezoni në plazh.

    Rreth orës 10:00, në Qerret të Kavajës, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur është futur në det dhe për pasojë ka humbur jetën, shtetasi H. U., 73 vjeç, banues në Kavajë.

    Policia vendore njofton se grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës.

    “Rreth orës 10:00, në Qerret, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur është futur në det dhe për pasojë ka humbur jetën, shtetasi H. U., 73 vjeç, banues në Kavajë. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës”, sipas njoftimit të policisë.

  • Shënohet viktima e parë e këtij sezoni në plazh, ndërron jetë në Qerret 73-vjeçari

    Shënohet viktima e parë e këtij sezoni në plazh, ndërron jetë në Qerret 73-vjeçari

    Shënohet viktima e parë e këtij sezoni në plazh.

    Rreth orës 10:00, në Qerret të Kavajës, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur është futur në det dhe për pasojë ka humbur jetën, shtetasi H. U., 73 vjeç, banues në Kavajë.
    Policia vendore njofton se grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës.
    “Rreth orës 10:00, në Qerret, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur është futur në det dhe për pasojë ka humbur jetën, shtetasi H. U., 73 vjeç, banues në Kavajë. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës”, sipas njoftimit të policisë.

    Top Channel

  • Pësoi arrest kardiak pasi hyri në det, shënohet viktima e parë e këtij sezoni në plazh

    Pësoi arrest kardiak pasi hyri në det, shënohet viktima e parë e këtij sezoni në plazh

    Shënohet viktima e parë e këtij sezoni plazhi.
    Rreth orës 10:00, në Qerret të Kavajës, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur është futur në det dhe për pasojë ka humbur jetën, shtetasi H. U., 73 vjeç, banues në Kavajë.
    Policia vendore njofton se grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës.

  • Shënohet 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

    Shënohet 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

    Sot shënohet 26 vjetori i çlirimit të Kosovës. 26 vjet më parë, më 12 qershor 1999, trupat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja, hynë në Kosovë.

    Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, njoftoi amerikanët se ushtria dhe policia serbe po tërhiqen nga Kosova.
    “Unë mund t’i raportoj popullit amerikan se kemi arritur një fitore për një botë më të sigurt, për vlerat tona demokratike dhe për një Amerikë më të fortë. Pilotët tanë janë kthyer në bazë. Sulmet ajrore janë pezulluar. Agresioni ndaj një populli të pafajshëm është frenuar dhe po kthehet prapa”, tha ai përmes një deklarate.

    Sipas tij rezultati do të jetë siguria dhe dinjiteti për popullin e Kosovës.

    “Duhet të kujtojmë se dhuna të cilës iu përgjigjëm në Kosovë ishte kulmi i një fushate 10-vjeçare të Sllobodan Millosheviçit, liderit të Serbisë, për të shfrytëzuar dallimet etnike dhe fetare për të imponuar vullnetin e tij në tokat e ish-Jugosllavisë”, tha ai.
    Njëzet e gjashtë vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

    Më 12 qershor 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë, në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze.

  • Dita e Punëtorëve shënohet me protesta në kryeqytet: Kërkohet kontratë, dinjitet dhe rritje page

    Dita e Punëtorëve shënohet me protesta në kryeqytet: Kërkohet kontratë, dinjitet dhe rritje page

    Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, punëtorë të sektorëve të ndryshëm kanë dalë në protestë, duke kërkuar nga të gjithë kushte më të mira pune, paga më të larta dhe kontrata të rregullta.
    “Kjo protestë është për të drejtat e punonjësve. Duhet të dalin të gjithë në një protestë sensibilizuese, për një minimum jetik, për pagën mesatare, një e drejtë që i takon çdo individi. Nuk duhet të thuhet se kushtet janë më të mira dhe të mjaftohemi me kaq. Nuk bëhet fjalë që një njeri të jetojë vetëm për bukën e gojës. Kemi një pagë që është nën atë që i duhet një familjeje për të jetuar në mënyrë të ndershme, me dinjitet”, thotë një qytetar.
    Edhe pse jo shumë në numër, ata treguan problemet e tyre për çdo sektor: nga fasoneria, minierat, pastrimi, shërbimi taksi.
    “Duhej të ishte festa e punëtorëve, por pjesa më e madhe janë duke festuar nëpër lokale, dhe është absurde të festosh më 1 Maj, kur gjithmonë bota proteston. Po na shtypin, nuk po na lënë gjë pa bërë”, shprehet një tjetër.

    Protestuesit e mbyllën protestën e tyre, me shpresën se kërkesat e tyre do të marrin zgjidhje, për të pasur një të ardhme me dinjitet dhe barazi në punë.

  • Mungesa e energjisë elektrike në Spanjë, shënohet viktima e parë në Madrid

    Mungesa e energjisë elektrike në Spanjë, shënohet viktima e parë në Madrid

    Bota E Martë, 29 Prill 2025 12:00
    Shënohet viktima e parë nga mungesa e energjisë elektrike në Madrid.
     

    Shënohet viktima e parë nga mungesa e energjisë elektrike në Madrid.
    Një grua ka humbur jetën nga një zjarr që ra në apartamentin e saj në zonën e Carabanchel në jug të Madridit.
     
    Sipas El Paris, hipotezat fillestare të policisë spanjolle dyshojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një qiri.
    Agjencia e shërbimeve të urgjencës SAMUR konfirmon se 13 persona të tjerë janë duke u trajtuar ndërsa, pesë prej tyre që janë në gjendje më të rëndë shëndetësore janë dërguar në spital.
    Ndërsa në Madrid rreth 200 persona janë shpëtuar nga shërbimet zjarrfikëse, ku shumica prej tyre ishin bllokuar në ashensor.

  • 26 vjet nga beteja e Koshares

    26 vjet nga beteja e Koshares

    Shënohet sot 26 vjet nga beteja e Koshares, një nga përballjet më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës për liri.
    Më 9 prill 1999, luftëtarët e UÇK-së, të udhëhequr nga brigada 138 “Agim Ramadani”, arritën të thyenin kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke hapur rrugën për furnizimin me armatim dhe mbështetje logjistike.
    Kjo betejë, që zgjati deri më 10 qershor 1999, u zhvillua në kushte të vështira, por me një vendosmëri të jashtëzakonshme nga luftëtarët shqiptarë.
    Thyerja e kufirit, jo vetëm që kishte rëndësi strategjike, por edhe simbolike, duke shënuar një hap të madh drejt çlirimit të Kosovës.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh