Tag: shenjtë

  • VIDEO/ Papa me pantallona, Ati i Shenjtë siç nuk e keni parë kurrë më parë

    VIDEO/ Papa me pantallona, Ati i Shenjtë siç nuk e keni parë kurrë më parë

    Papa Françesku bëri një vizitë të papritur në Bazilikën e Shën Pjetrit me një veshje surprizuese, pas daljes së tij të dielën për meshën jubilare për të sëmurët.

    Kjo është mësuar nga burime të Vatikanit. Pak para orës 13:00, Bergoglio shkoi në altarin e Pius X. Thuhet se Papa gjithashtu ka parë monumentet funerale të Palit III dhe Urban VIII të restauruara së fundmi.
    Të mërkurën, Ati i Shenjtë priti mbretin anglez Charles dhe mbretëreshën Camilla në Casa Santa Marta.
    Papa me rroba “civile”
    Papa përshëndeti të pranishmit në bazilikë dhe restauruesit që po kryejnë punët përfundimtare para konferencës për shtyp të premten. Si  asnjëherë më parë Papa Françesku kishte veshur pantallona dhe nuk e kishte pelerinën e tij të përhershme.
    Nën një batanije për ta mbrojtur nga i ftohti, shihen pantallonat e zeza të papës. Në një video, teksa infermieri i tij shtyn karrigen me rrota, papa shihet duke takuar një fëmijë.

    JUST IN: #PopeFrancis makes a surprise appearance today in St Peter’s Basilica — but in what looks like a poncho rather than papal attire.
    Greeting a young boy, he asks, “What’s your name?” To which the boy replies, “Steven.” Told by a guard who the Pope is, the boy says “Hi,… pic.twitter.com/beSbJCIdtP
    — Diane Montagna (@dianemontagna) April 10, 2025

    Top Channel

  • Mbreti takon Papën, takim privat në Selinë e Shenjtë në Vatikan

    Mbreti takon Papën, takim privat në Selinë e Shenjtë në Vatikan

    Mbreti Karl i Tretë mbajti një fjalim historik para parlamentit italian, ku foli për luftën në Ukrainë dhe lidhjet e forta mes dy vendeve. Ky ishte fjalimi i parë një monarku britanik para parlamentit italian. Mbreti Karl ndodhet ne Itali për një vizite zyrtare, i shoqëruar edhe nga mbretëresha Camilla.

    Gjatë fjalimit monarku përgëzoi qëndrimin e Italisë krah Ukrainës dhe tha se paqja nuk duhet marrë kurrë si e mirëqenë.

    “Paqja nuk duhet marrë kurrë, nuk duhet marrë kurrë si e mirëqenë. Britania dhe Italia qëndrojnë sot të bashkuara në mbrojtje të vlerave demokratike që ndajmë.
    Vendet tona kanë qëndruar pranë Ukrainës në orën e saj të nevojës dhe kanë mirëpritur mijëra ukrainas që kanë nevojë për strehim.”, është shprehur Mbreti Charles III

    Ai vuri në dukje lidhjet e mbrojtjes midis Italisë dhe Britanisë së Madhe, përmes NATO-s dhe një projekti për të zhvilluar një avion të ri luftarak me Japoninë. Mbreti trajtoi edhe një çështje që ai e ndjek vazhdimisht. Ai bëri thirrje për të punuar së bashku në mbrojtjen e planetit.

    Monarku theksoi se si Britania, ashtu edhe Italia po shohin tashmë efektet e dëmshme të ndryshimeve klimatike, pasi janë përballur vazhdimisht me thatësira dhe përmbytje shkatërruese.

    Gjate vizites ne Itali mbreti dhe mbretëresha u takuan me Papa Françeskun ne Vatikan. Kreu i Selisë se Shenjtë i uroi sherim te shpejte monarkut dhe uroi çiftin mbretëror per 20 vjetorin e marteses.

  • Dy javë pasi la spitalin, Papa Françesku bën daljen e parë përpara besimtarëve në Vatikan

    Dy javë pasi la spitalin, Papa Françesku bën daljen e parë përpara besimtarëve në Vatikan

    Papa Françesku bëri këtë të dielë paraqitjen e tij të parë në Sheshin “Shën Pjetri” të Vatikanit, që prej daljes nga spitali dy javë më parë, ku u trajtua për pneumoni të dyfishtë. I ulur në një karrocë me rrota, Ati i Shenjtë hyri në Shesh ku përshëndeti turmën e besimtarëve që ishinmbledhur atje.
    Papa Françesku, 88 vjeç, nuk ishte parë në publik që prej 23 marsit, kur kishte dhënë një përshëndetje të shkurtër përpara se të largohej nga Spitali Gemelli i Romës pasi qëndroi atje i shtuar për më shumë se 5 javë.
    Gëzuar të Dielën dhe Faleminiderit Shumë iu tha Ati i Shenjtë besimtarëve teksa fliste me një zë të brishtë, ndërsa merrte oksigjen nëpërmjet një aparati të vogël nën hundë.
    Që prej 9 shkurtit përpara se të shtrohej në Spital Papa Françesku nuk ka mundur të mbajë lutjen e të dielës nga Sheshi “Shën Pjetri” i Vatikanit për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Mjekët thanë pas daljes së tij nga spitali se Ati i Shenjtë duhet të qëndrojë në regjim shtrati dhe të pushojë edhe për 6 javë deri në dy muaj.
    Mjekët që trajtuan Papa Franceskun treguan muajin e shkuar se Ati i Shenjë mund të kishte ndërruar jetë dhe se ata kishin menduar të ndalnin trajtimin e tij shëndetësor për shkak të komplikacioneve të shumta shëndetësore përfshirë insuficencën e veshkave. Ati i Shenjtë u trajtua për pneumoni të dyfishtë, ndërsa shëndeti i tij ka qenë i dobët përgjatë viteve të fundit, i ndikuar edhe nga fakti se kur ishte i ri, atij i ishte hequr një pjesë e mushkërisë.

  • Papa në gjendje më të mirë, del nga spitali dhe takon besimtarët në Vatikan!

    Papa në gjendje më të mirë, del nga spitali dhe takon besimtarët në Vatikan!

    Kaloi disa ditë mjaft të vështira në spital për shkak të pneumonisë, por tani Papa Francesku duket se po e rimerr veten me shpejtësi.

    Ati i Shenjtë bëri sot një paraqitje të papritur publike, teksa u shfaq mes turmës së besimtarëve në Vatikan, të cilët nuk e fshehën dot entuziasmin. “Uroj një të dielë të mbarë për të gjithë. Faleminderit shumë”, tha Papa 88-vjeçar, që kaloi në sheshin e Shën Pjetrit duke lëvizur në një karrige me rrota.
    I rrethuar nga kamera, e me tubat e frymëmarrjes në hundë zëri i tij ishte i brishtë, por më i fortë sesa kur u largua nga spitali Gemelli më 23 mars. Dalja e fundit në publik e kreut të Kishës Katolike ka qenë 14 shkurt.
    Françesku po kalon një periudhë rikuperimi pas frikës së madhe që rrethoi situatën e tij shëndetësore, e cila u përshkrua si kërcënuese për jetën e tij, duke e detyruar t`i nënshtrohet një regjimi të rreptë me pushim absolut, pa aktivitet publik dhe pa kontakt me turmat.
    Lëvizja e tij e fundit dëshmoi qartë megjithatë se Ati i Shenjtë nuk ka ndërmend t`i bindet mjekëve plotësisht, të paktën jo kur vjen fjala tek përballja e shumëpritur me besimtarët. Ai fillimisht u diagnostikua me një infeksion të frymëmarrjes dhe më pas u tha se ishte bllokuar në dy mushkëritë. Analizat e gjakut shfaqën shenja të anemisë dhe probleme me veshka, por këto ndërlikime u përmirësuan pasi Papa iu nënshtrua dy trajtimeve me transfuzion të gjakut.

    Top Channel

  • Mbyllet muaji i shenjtë i Ramazanit/ Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin

    Mbyllet muaji i shenjtë i Ramazanit/ Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin

    Pas një muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë në Shqipëri festojnë sot (30 mars) Fitër Bajramin.
    Në Tiranë, mijëra besimtarë u mblodhën në “Sheshin Skënderbej” për faljen e Bajramit, organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH). Ceremonia nisi në 06:45 me leximin e Kuranit dhe ligjëratën, ndërsa pritjet tradicionale në selinë e KMSH-së do të zhvillohen nga 09:00 deri në 12:00.
    Kreu i KMSH-së uroi besimtarët, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe ndihmës për ata në nevojë.
    “Le të jetë Fitër Bajrami një moment vetëdijësimi për dinjitetin dhe vlerat njerëzore. Qoftë kjo festë burim mirësie, dashurie dhe uniteti për të gjithë,” u shpreh ai.
    Presidenti Bajram Begaj e cilësoi Bajramin si “festën e gëzimit, paqtimit të shpirtit dhe shpresës në mëshirën e Zotit”.
    Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama falënderoi besimtarët për përkushtimin e tyre gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, duke uruar që “Zoti t’ju pranoftë lutjet dhe t’ju shpërblejë për sakrificat”.

  • Meta urim besimtarëve myslimanë për Fitër Bajramin: Të forcojmë besimin dhe të qëndrojmë të palëkundur përballë çdo..

    Meta urim besimtarëve myslimanë për Fitër Bajramin: Të forcojmë besimin dhe të qëndrojmë të palëkundur përballë çdo..

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit, i cili shënon mbylljen e agjërimit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
    Me përfundimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, Meta foton besimtarët të bashkohen në lutje që agjërimi, devotshmëria ndaj Zotit dhe veprat e mira të shpërblehen me paqe, shëndet, begati dhe mirësi për çdo familje shqiptare, veçanërisht për fëmijët, të cilët janë shpresa dhe e ardhmja jonë!

     
    Meta ka përmendur dhe një varg nga libri i shenjtë i Kuranit, ndërsa  shkruan se Kurani na mëson: “Qëndro i vendosur kundër padrejtësive, edhe nëse kjo gjë rezulton kundër teje.”

    “Le të ecim përpara me vendosmëri, me dashuri për njëri-tjetrin dhe me përkushtim për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë dhe më të ndritur!”, ka përfunduar ai.
    Urimi i Ilir Metës
    Gëzuar dhe me fat Bajramin e Madh! 🤲🇦🇱
    Me përfundimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, le të bashkohemi në lutje që agjërimi, devotshmëria ndaj Zotit dhe veprat e mira të shpërblehen me paqe, shëndet, begati dhe mirësi për çdo familje shqiptare, veçanërisht për fëmijët, të cilët janë shpresa dhe e ardhmja jonë!
    Të forcojmë besimin, të mbajmë ndezur dritën e shpresës dhe të qëndrojmë të palëkundur përballë çdo sfide! Kurani na mëson: “Qëndro i vendosur kundër padrejtësive, edhe nëse kjo gjë rezulton kundër teje.”
    Me zemrën plot besim, të punojmë së bashku për një Shqipëri ku dielli ndriçon për të gjithë! Profeti Muhamed (Paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi Të) na mëson: “Nuk ka begati pa sakrifica!”
    Le të ecim përpara me vendosmëri, me dashuri për njëri-tjetrin dhe me përkushtim për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë dhe më të ndritur!

  • Muaji i shenjtë i Ramazanit, kreu i KMSH-së uron besimtarët myslimanë: Të forcojmë lidhjet me familjen dhe shoqërinë

    Muaji i shenjtë i Ramazanit, kreu i KMSH-së uron besimtarët myslimanë: Të forcojmë lidhjet me familjen dhe shoqërinë

    Muaji i shenjtë i Ramazanit, kreu i KMSH-së uron besimtarët myslimanë: Të forcojmë lidhjet me familjen dhe shoqërinë

    Kreu i Komitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit, që fillon ditën e shtunë, më 1 mars. Bujar Spahiu shprehet se muaji i Ramazanit është një muaj i bekuar reflektimi, përkushtimi dhe pastrimi shpirtëror.

    Ai shprehet se agjërimi nuk është vetëm një sakrificë fizike, por një proces i thellë shpirtëror, që synon ndërtimin e një personaliteti të qëndrueshëm, të devotshëm dhe të mbushur me vlera të larta morale.

    Të dashur besimtarë shqipfolës, kudo që jetoni e punoni, uroj që ky muaj i shenjtë të sjellë begati, paqe dhe harmoni në familjet tona dhe në mbarë shoqërinë”, thekson Bujar Spahiu.

    Nesër, më 1 mars, fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, një muaj i bekuar reflektimi, përkushtimi dhe pastrimi shpirtëror.Me zemrën plot mirënjohje ndaj Krijuesit të gjithësisë, i Cili na mundësoi ta arrijmë sërish këtë muaj të shenjtë, ju përcjell urimet më të përzemërta për një agjërim të lehtë dhe të pranuar, si në emrin tim personal, po ashtu edhe në emër të institucionit që unë drejtoj.

    Ky muaj na fton të ndalemi dhe të reflektojmë mbi mirësitë e panumërta që Zoti na ka dhuruar. Është një mundësi e artë për të shprehur falënderim ndaj Tij, për të kultivuar durimin, për të rivitalizuar lidhjen tonë me Kuranin Famëlartë dhe për të rrezatuar dashuri ndaj të tjerëve.

    Ramazani është gjithashtu muaji i solidaritetit dhe i vëllazërisë. Ai na kujton përgjegjësinë tonë ndaj atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe na fton të tregojmë bujari, dhembshuri dhe kujdes për më të dobëtit.

    Në këtë muaj të shenjtë, le të forcojmë jo vetëm lidhjet tona me familjen dhe të afërmit, por edhe me shoqërinë në tërësi, duke e bërë komunitetin tonë më të ndjeshëm dhe më të bashkuar.

    Allahu (xh.sh.) thotë në Kur’an: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu siç u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.”

    Ky mesazh hyjnor na rikujton se agjërimi nuk është vetëm një sakrificë fizike, por një proces i thellë shpirtëror, që synon ndërtimin e një personaliteti të qëndrueshëm, të devotshëm dhe të mbushur me vlera të larta morale.

    Të dashur besimtarë shqipfolës, kudo që jetoni e punoni, uroj që ky muaj i shenjtë të sjellë begati, paqe dhe harmoni në familjet tona dhe në mbarë shoqërinë.

    Lusim Allahun Fuqiplotë që të na japë forcë, përkushtim dhe sinqeritet për ta jetuar këtë muaj në mënyrën më të mirë të mundshme, duke përfituar nga mirësitë dhe begatitë e tij të shumta.

    Gëzuar muajin e bekuar të Ramazanit!”

  • “Histori e ndritshme”/ Kush është Joan Pelushi, kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare

    “Histori e ndritshme”/ Kush është Joan Pelushi, kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare

    Të dielën e dytë të Kreshmës, më 16 mars 2025, Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë zgjodhi me votë unanime kanonike kryepeshkopin e ri. Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani u zgjodh kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë dhe Primat i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

    Në programin “Rudina” në Tv Klan, gazetari Ferdinand Samarxhi dha disa informacione të mëtejshme  mbi kryepeshkopin e ri, Joan Pelushin. Ai theksoi aspektet kryesore të jetës dhe punës së tij në kishë, si dhe kontributin fetar i cili solli emërimin e tij si kryepeshkop.

    “Ai lindi më 2 janar të 1956-ës dhe në vitin 1975 do të pagëzohej fshehurazi, do të krijonin kishën e nëndhenshme, mendoni që në atë kohë po të përmendje fjalën Zot përfundoje prapa hekurave, kurse ai u pagëzua në terrin e egër komunist, pra ishte një dritë që atij i kishte lindur në zemeër për dashurinë për Krishtin dhe do të merrte një dashuri që ai do të përballej, do të përjetonte kalvarin e egër të kryqit dhe  ai do të prodhonte e punonte në Shqipëri, pastaj në viti ’90 duke parë edhe dritën te Krishti që kërkonte që ai t’i shërbente më tej Krishtit, të hynte në rrugën e tij baritore, ai do të shkojë në Shtetet e Bashkuara të  Amerikës, do të studiojë atje pikërisht në vitet  ’90 kur të gjithë shqiptarët kushdo që ikte e quante një lavdi ose fitore të madhe, ky njeri, ky klerik, me dashuri te Krishti, duke përqafuar atë rrugë të rëndë të  kryqit që prevaloi vlerat e dashurisë më të skajshme për kryqin, ai do të kthehej në Shqipëri dhe do të kontaktojë me kryepeshkopin Anastas ku me dëshirën e tij të madhe do të kthehet në Shqipëri dhe menjëherë do të bëhet pedagog në Akademinë Teologjike, pastaj do të shërbejë dhe brenda atij viti do të bëhet eksar, pastaj dekan i Akademisë Teologjike dhe në 1998 si Metropolit i Korçës. Pra një biografi e udhës së kryqit, e përshkallëzuar në rritje, në ecjen e tij të devotshmërisë drejt Jezusit dhe kjo është një diagramë e shkëlqyer ndryshe nga të gjitë klerikët e tjerë. Fati i madh që kryepeshkopi përgatiti një sinod shqiptar dhe sinodi me unanimitet, e përzgjodhi që më parë atë, kur do t’i jepej lamtumira e fundit kryepeshkopit  Anaastas për gjithë veprën madhështore që bëri që është një  vepër e  lavdishme që gjithmonë historia do ta krenojë, ai do të quhet mëkëmbës kryepeshkopal, do të emërohet para se Sinodi i Shenjtë ta  emërojë, ta zgjedhë me dekret. Para një jave e patë që u dekretua dhe më datë 28 do të bëhet fronëzimi  ku do të vijnë patriarkët më të mëdhenj të gjithë botës. Do të vijnë, kanë kërkuar me insistim, ashtu siç erdhi një pjesë e madhe edhe gjatë ceremonisë mortore dhe në zgjedhjen nga Sinodi i Shenjtë do të shihni që kanë ardhur telegrame nga të gjithë hierarkët, patriarkët më të mëdhenj të botës së krishterë, të katolicizmit, të ortodoksisë, kudo. Historia e imzot Joanit është shumë e ndritshme në fushën e tij. Ai është një akademik, ka botuar, ka përkthyer, është autor i librave dogmatikë të besimit të krishterë. Krahas kryepeshkopit Anastas, ata të dy vunë themele të rëndësishme dogmatike të rrugës së krishterimit shqiptar që ka vlera të veçanta në historinë e krishterimit”, tha Samarxhi.