Tag: shënjestra

  • Qëllohet me armë drejt rivalit të Aldo Bares, kush është “Juli Pashako” shënjestra e atentatit në Lushnjë

    Qëllohet me armë drejt rivalit të Aldo Bares, kush është “Juli Pashako” shënjestra e atentatit në Lushnjë

    Julian Sula

    LUSHNJË-Julian Sula është shënjestra e atentatit në Lushnjë, të ndodhur mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Misto Mame”, ku ndaj automjetit në të cilin ndodhej Sula është qëlluar me breshëri nga tre persona të cilët ndodheshin në një tjetër makinë në lëvizje. Julian Sula i njohur edhe si “Juli i Pashakos” ka mbetur i plagosur në këmbë, ndërsa ndodhet jashtë rreikut për jetën.
    Njoftimi i policisë:
    Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
    Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • “Dyshime për hakmarrje mes Bajrave dhe Licëve!”/ Lala jep detaje për shënjestrën e atentatit në Shkodër, Erogen Brajovic

    “Dyshime për hakmarrje mes Bajrave dhe Licëve!”/ Lala jep detaje për shënjestrën e atentatit në Shkodër, Erogen Brajovic

    Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka dhënë detaje nga masakra në Shkodër me dy të vrarë dhe dy të plagosur.
    Lala tha se shënjestra e atentatit ka qenë Erogen Brajovic, vëllai i Denis Brajovic, eksponent i njohur i botës së krimit. Lala ka treguar disa nga pistat, ndër të cilat, edhe një hakmarrje e mundshme mes Bajrëve dhe Licëve.

    “Shënjestra ka qenë Erogen Brajovic, vëllai i Denis Brajovic, i arrestuar në kuadër të Metamorfozës, i dyshuar si anëtar i grupit Bajri. Autori i dyshuar ka deklaruar se e kishte personale me Brajovic por nuk kishte qëllim të vritste të tjerët. Sipas hetueseve nuk qëndron, pasi Gila bashkëpunonte me grupe kriminale të fuqishme në zonë. Vepronte për llogari të grupit të Lulzim Kullës.
    Bajrat dhe Licët janë në konflikte, policia ka ushtruar kontrolle të Licës, janë gjetur armë në shtëpinë e hallës së Ibrahim Licit. Ajo thotë se nuk është shtëpia e saj por me qira.
    Shënjestra është Erogen Brajovic, nuk ka dhënë shpjegime, sepse është i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Traumës. Brajovic ka qenë futbollist i Vllaznisë, ka drejtuar klubin sportive Tërbuni, ka qenë edhe këshilltar i Këshillit Bashkiak Shkodër. Vëllai i tij është i implikuar në krim të organizuar.
    Autori i dyshuar, Ragip Gila ka qëndruar dy vite në burg, prokuroria ka kërkuar bug, por gjyakta e ka liruar.  Ajo që mbetet e paqartë, është fakti a mundet ai ta bënte i vetëm këtë ngjarje?
    Kjo ngjarje konsiderohet si hakmarrje mes dy grupeve kriminale më problematike, Bajrat, që drejtuesit kryesor janë arrestuar dhe klani ose grupi Lici. Sipas hetuesve lidhet me këtë përplasje. Por familja Lici me dhëndrin Lulzim Kullën, kishte disa kohë që nuk kishin marrëdhënie të mira.
    Ajo çfarë po shihet, është edhe atentati i Kristian Kolës pak ditë më parë, për shkak të mënyrës si është kryer atentati, duket se në pamje të parë ka një ngjashmëri. Hetuesit kanë dyshime se ngjarja ka ndodhur për shkak të përplasjes së grupeve kriminale dhe nuk është çështje personale.
    Shkodra ka një tjetër tipologji, aty fillon si histori banale dhe më pas shkon në konflikte të gjakmarrjes. Kalvari mund të vijojë edhe nga personazhe që në pamje të parë nuk shfaqëin një ashpërsi. Karakteristika e Shkodrës, është që veprojnë me ashpërsi. Edhe kur ekzekutohet një personazh, dalin të tjerë. Qytetarët atje e kanë të vështirë të flasin, refuzojnë të flasin para hetuesve”, tha ndër të tjera Lala.

  • Shënjestra e atentatit në Shkodër/ U vranë dy të tjerë, por vëllai i Denis Brajoviç mbijetoi

    Shënjestra e atentatit në Shkodër/ U vranë dy të tjerë, por vëllai i Denis Brajoviç mbijetoi

    Erogen Vaso ishte shënjestra e atentatit mafioz të ndodhur mëngjesin e kësaj të hënë në një lokal në mes të Shkodrës.
    Viktimë e masakrës që tronditi Shkodrën mbeti Armando Pali, ish- këshilltar bashkiak, si dhe i riu Liridon Kraja, shoqërues i Erogen Vasos.
    Edhe pse shënjestra ishte ky i fundit, ai është i plagosur dhe ndodhet i shtruar në spital. E po ashtu, plumbat kanë kapur edhe kamerieren e lokalit.
    Vaso, i cili ka edhe mbiemrin Brajoviç, është vëllai i Denis Brajoviç, të ekstraduar pak kohë më parë nga Emiratet. Brajoviç ka vrarë Gjon Boriçi në gusht të vitit 2020.
    Ai u zbulua në përgjimet e “Metamorfozës”, ku pas vrasjes, Brajoviç komunikoi me me Ervis Martinajn dhe Behar Bajrin.
    gijotina.com/

  • U godit me tre plumba në atentatin e Shkodrës, shënjestra Erogen Vaso dërgohet drejt spitalit të Traumës

    U godit me tre plumba në atentatin e Shkodrës, shënjestra Erogen Vaso dërgohet drejt spitalit të Traumës

    Erogen Vaso, shënjestra e atentatit në Shkodër, është nisur drejt  Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.
    Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata mëson se 43-vjeçari ka marrë tre plumba në trup, të cilët i kanë prekur arteriet kryesore.Lexo edhe :Related Posts
    Ndërkohë me një plumb u godit Liridon Kraja, i cili ndërroi jetë. Disa plumba ka marrë edhe viktima tjetër Armando Pali dhe dy plumba kamarierja M. Kaceri, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën në repartin e reanimacionit.

    /vizionplus.tv

  • Vëllai i Denis Brajoviç, kush ishte shënjestra e atentatit mafioz në Shkodër

    Vëllai i Denis Brajoviç, kush ishte shënjestra e atentatit mafioz në Shkodër

    Eugen Vaso ishte shënjestra e atentatit mafioz të ndodhur mëngjesin e kësaj të hënë në një lokal në mes të Shkodrës.
    Viktimë e masakrës që tronditi Shkodrën mbeti Armando Pali, ish- këshilltar bashkiak, si dhe i riu Liridon Kraja, shoqërues i Eugen Vasos.
    Edhe pse shënjestra ishte ky i fundit, ai është i plagosur dhe ndodhet i shtruar në spital. E po ashtu, plumbat kanë kapur edhe kamerieren e lokalit.
    Vaso, i cili ka edhe mbiemrin Brajoviç, është vëllai i Denis Brajoviç, të ekstraduar pak kohë më parë nga Emiratet. Brajoviç ka vrarë Gjon Boriçi në gusht të vitit 2020. Ai u zbulua në përgjimet e “Metamorfozës”, ku pas vrasjes, Brajoviç komunikoi me me Ervis Martinajn dhe Behar Bajrin.

  • Vëllai i Denis Brajoviç, kush ishte shënjestra e atentatit mafioz në Shkodër/ U vranë dy të tjerë, por ai mbijetoi 

    Vëllai i Denis Brajoviç, kush ishte shënjestra e atentatit mafioz në Shkodër/ U vranë dy të tjerë, por ai mbijetoi 

    Eugen Vaso ishte shënjestra e atentatit mafioz të ndodhur mëngjesin e kësaj të hënë në një lokal në mes të Shkodrës.

    Viktimë e masakrës që tronditi Shkodrën mbeti Armando Pali, ish- këshilltar bashkiak, si dhe i riu Liridon Kraja, shoqërues i Eugen Vasos.
    Edhe pse shënjestra ishte ky i fundit, ai është i plagosur dhe ndodhet i shtruar në spital. E po ashtu, plumbat kanë kapur edhe kamerieren e lokalit.
    Vaso, i cili ka edhe mbiemrin Brajoviç, është vëllai i Denis Brajoviç, të ekstraduar pak kohë më parë nga Emiratet. Brajoviç ka vrarë Gjon Boriçi në gusht të vitit 2020. Ai u zbulua në përgjimet e “Metamorfozës”, ku pas vrasjes, Brajoviç komunikoi me me Ervis Martinajn dhe Behar Bajrin.

    Top Channel

  • Putin kërcënon: Trupat perëndimore në Ukrainë janë shënjestra, kërkon bisedime paqeje në Moskë

    Putin kërcënon: Trupat perëndimore në Ukrainë janë shënjestra, kërkon bisedime paqeje në Moskë

    Putini thotë se trupat perëndimore në Ukrainë do të jenë “shënjestra legjitime”, ndërsa përsërit ofertën për të pritur bisedime paqeje në Moskë

    Presidenti rus Vladimir Putin nuk u duk i shqetësuar nga propozimet, duke deklaruar në një forum ekonomik në Vladivostok se çdo trupë perëndimore në Ukrainë do të konsiderohej si “shënjestër legjitime për shkatërrim.”

    “Nëse atje shfaqen trupa, veçanërisht tani gjatë luftimeve, ne veprojmë duke u nisur nga premisa se ato do të jenë shënjestra legjitime,” tha Putin.

    Moska prej kohësh ka hedhur poshtë çdo sugjerim për praninë e trupave të huaja në Ukrainë, duke theksuar se kjo do të ishte e papranueshme dhe do të përbënte kërcënim për sigurinë kombëtare të saj.

    Putin gjithashtu argumentoi se “nëse merren vendime që çojnë në paqe, në një paqe afatgjatë, atëherë thjesht nuk shoh asnjë kuptim për praninë e tyre në territorin e Ukrainës, pikë,” ndërsa këmbënguli se Rusia do të “respektojë plotësisht” çdo marrëveshje që do të arrihet.

    Presidenti rus përsëriti gjithashtu ofertën e tij e refuzuar më parë për të pritur bisedimet e ardhshme të paqes në Moskë, duke pretenduar se do të “siguronte me siguri kushte pune dhe siguri.”

    (Nuk është e vështirë të kuptohet pse Zelenskyy nuk do ta besonte domosdoshmërisht këtë, duke pasur parasysh historinë mes dy vendeve.)

    Putini gjithashtu dukej se hodhi poshtë sugjerimin për të mbajtur atë takim diku tjetër.

    “Por nëse na thonë: ‘duam të takohemi me ju, por duhet të shkoni diku tjetër për këtë takim’, më duket se këto janë thjesht kërkesa të tepruara ndaj nesh,” tha ai.

  • Shpërthim misterioz në Kurbin, dyshohet se shënjestra ishte Jozi

    Shpërthim misterioz në Kurbin, dyshohet se shënjestra ishte Jozi

    Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur orët e para të mëngjesit në fshatin Gurëz, njësia administrative Fushë Kuqe, Kurbin. Sipas Policisë së Shtetit, rreth orës 04:20, në portën e jashtme të murit rrethues të banesës së shtetases M. D. (alias M. B.) është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, e dyshuar si artizanale. Burimet policore bëjnë me dije se shënjestra mund të ketë qenë këngëtari i njohur Jozi, i cili ka prezencë në televizion.
    Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe grupi hetimor. Nga kontrolli paraprak u konstatua se porta e murit rrethues ishte dëmtuar lehtë si pasojë e shpërthimit. Gjatë kontrollit në perimetrin përreth, hetuesit sekuestruan disa gëzhoja, të cilat sipas policisë janë të vjetra dhe u administruan si provë materiale.
    Ngjarja është duke u hetuar nën drejtimin e Prokurorisë, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin e autorëve dhe dokumentimin ligjor të rastit. Autoritetet kanë bërë apel që çdo qytetar që ka informacion lidhur me shpërthimin të kontaktojë në mënyrë të menjëhershme Policinë e Shtetit.
    Rasti ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar motivet dhe për të parandaluar incidente të tjera të ngjashme në këtë zonë.

  • FOTO/ Zbulohet shënjestra e atentatit në Fresk, Juglen Abazi ishte brenda në automjet, autori e qëlloi me plumb në bark

    FOTO/ Zbulohet shënjestra e atentatit në Fresk, Juglen Abazi ishte brenda në automjet, autori e qëlloi me plumb në bark

    Juglen Abazi

    TIRANË-Personi që shihni në këtë foto është shënjestra e atentatit të mbrëmjes së sotme në zonën e Freskut në kryeqytet. Burime për ZËRI bëjnë me dije se personi i plagosur është identifikuar si Juglen Abazi, 27 vjeç. Mësohet se Abazi ndodhej brenda në automjet në momentin që u qëllua me armë zjarri. Ndërsa autori i atentatit ka qenë në këmbë dhe ka shtënë në drejtim të tij, duke e plagosur me një plumb në bark.

    Pavarësisht plagës së marrë, 27-vjeçari ka arritur të shkojë vetë në spital, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, autori është identifikuar nga policia dhe hetimet për ngjarjen vijojnë intensivisht për të zbardhur motivet dhe për të bërë të mundur kapjen e tij./ZËRI

  • Shpërthimi i fuqishëm në Selanik dhe plagosja e dy personave, shënjestra dyshohet zyrtari i burgjeve

    Shpërthimi i fuqishëm në Selanik dhe plagosja e dy personave, shënjestra dyshohet zyrtari i burgjeve

    Shënjestra e sulmit me tritol në Selanik duket se ka qenë një pallat ku jeton presidenti i Federatës Panhelenike të Oficerëve të Burgjeve, pasi një shpërthim i fuqishëm ndodhi në orët e para të së shtunës (26/07), rreth orës 02:10, jashtë pallatit ku ai banon.

    Shpërthimi me tritol rezultoi në plagosjen e dy personave, për fat të mirë lehtë, të cilët u dërguan në Spitalin Ippokrateio për ndihmën e shpejtë.

    Zyrtari i Burgut jeton në të njëjtën ndërtesë, dhe në të kaluarën ka pasur një prani të përforcuar policore në vend. Aktualisht, nuk është sqaruar nëse objektivi i sulmit lidhet drejtpërdrejt me zyrtarin specifik.

    Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa u dëgjua të paktën një kilometër larg. Ndërtesa e apartamenteve pësoi dëme të rënda materiale, ndërsa të paktën katër shtëpi ngjitur dhe gjashtë automjete u dëmtuan gjithashtu.

    Burri dhe një grua u plagosën lehtë nga xhamat e thyer, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.