Tag: shënjestër

  • Shenjestër e shpërthimit me lëndë plasëse në Fushë-Krujë? Reagon Jozi

    Shenjestër e shpërthimit me lëndë plasëse në Fushë-Krujë? Reagon Jozi

    Këngëtari Jozefin Marku ka reaguar lidhur me lajmet se lënda plasëse që iu vendos një banese në Fushë Krujë, kishte atë në shenjestër.
    Ai sqaron se lajmet që po qarkullojnë nuk janë të vërteta dhe ai nuk ka qenë shënjestër e asnjë shpërthimi.

    “Rreth asaj që po flitet për mua, nuk është e vërtetë. Organet shtetërore kanë nxjerrë një deklaratë shumë të qartë se ku ka ndodhur, ndërsa portalet hamendësojnë sikur të ishin pjesë e asaj ngjarjeje, ishte për të e për atë. Ju detyrohem t’ju sqaroj që nuk qëndron kështu e vërteta. Faleminderit për secilin nga ju që ka shprehur merakun me mesazhe“, tha Marku.

  • Në shënjestër ishtë Jozi? Detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse në Kurbin!

    Në shënjestër ishtë Jozi? Detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse në Kurbin!

    Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur orët e para të mëngjesit fshatin Gurëz, në njësinë administrative Fushë Kuqe të Kurbinit.

    Sasia e hedhur e lëndës plasëse, e dyshuar artizanale, shpërtheu në portën e jashtme të një banese, duke shkaktuar dëme të lehta materiale.

    Sipas raportimeve në media, shënjestra e sulmit ka qenë këngëtari Jozefin Marku, i njohur si Jozi, një figurë e njohur e muzikës dhe televizioneve shqiptare.
    Gjatë këqyrjes së zonës përreth, u gjetën dhe u sekuestruan disa gëzhoja plumbash, të cilat raportohet se janë marrë për analiza të mëtejshme.

  • Po merrte rreze buzë pishinës! Atentat kriminelit nga Mali i Zi, ia hedh paq vetëm me një gërvishtje në kokë

    Po merrte rreze buzë pishinës! Atentat kriminelit nga Mali i Zi, ia hedh paq vetëm me një gërvishtje në kokë

    Pamje nga ngjarja

    BUDVA- Marko Ljubiša Kan u qëllua dje teksa po merrte rreze dielli në pishinën e një kompleksi hotelesh në Budva. Ai u qëllua nga afër nga një burrë i paidentifikuar, i cili më pas u largua me vrap. Autori në moshë më të re, ishte veshur me një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra blu dhe mbante një peshqir rreth qafës, për të mos e ekspozuar fytyrën. I riu që qëlloi Kan, kishte marrë informacione që shënjestra e tij ndodhej prej muajsh në hotel dhe ishte regjistruar edhe vetë si pushues. Pasi vëzhgoi nga afër viktimën e tij, vendosi dje që të qëllonte. Tashmë hetuesit po kontrollojnë dhomën e hotelit ku ai ka qëndruar për të zbuluar identitetin e tij. Po ashtu, po kërkohen të dhënat ADN-je edhe nga peshqiri që ai mbante mbi gojë.
    Policia gjeti edhe një xhip pranë plazhit Crvena Glavica, e cila dyshohet se është braktisur aty nga autori. 
    Aktualisht i plagosuri ndodhet në spitalin e Risanit, ku po merr edhe një ndihmë mjekësore. Fatmirësisht edhe pse është qëlluar në kokë, plumbi vetëm sa e ka gërvishtur dhe nuk i ka cënuar jetën. 
    Marko Ljubiša Kan është një person që ka qenë në shënjestër të disa sulmeve kriminale të ngjashme për shkak të angazhimit të tij me të ashtuquajturin “grupi Budvan”, të cilët janë të afërt me klanin Škaljar. Ai ka qenë në shënjestër edhe 5 herë para këtij sulmi, madje dhe Policia e kishte paralajmëruar se duhet të ruhej pasi jeta e tij ishte në rrezik. Megjithatë, edhe pas kësaj, Ljubisha vazhdoi të vizitonte vendet që kishte vizituar më parë.
    I shënjestruar disa herë
    Ljubiša Kan ishte shënjestër e sulmuesve më shumë se një herë. Ai u plagos në vitin 2009 dhe 2013 në Beograd, dhe në vitin 2019 u sulmua në Budva, kur iu shmang të shtënave nga kallashnikovët. Ai mbeti i padëmtuar atëherë, ndërsa dy nga miqtë e tij, Goran Slovinić dhe Goran Marković, u plagosën. Në vitin 2021 Lubisha u sulmua sërish në Budva. Në shkurt të vitit 2023, Marko Ljubiša Kan u arrestua pasi policia kontrolloi një restorant ku qëndrojnë shpesh anëtarët e një grupi kriminal dhe gjeti një pistoletë të markës “Česká zbrojovka” me një karikator me 17 fishekë. Vetë Khan konsiderohet si person me precedentë penalë, emri i të cilit ka qenë i pranishëm në raportet mbi ngjarjet kriminale në bregdetin malazez për vite me radhë. Megjithatë ai i mohon akuzat./ZËRI

  • Liverpooli nuk e ka mbyllur merkaton… Isak mbetet në shënjestër, pastaj “sulmi” për Barcola

    Liverpooli nuk e ka mbyllur merkaton… Isak mbetet në shënjestër, pastaj “sulmi” për Barcola

    Pas një merkatoje të zjarrtë me afrimet e Florian Wirtz, Hugo Ekitiké, Jeremie Frimpong dhe Milos Kerkez, Liverpool-i është gati për një tjetër goditje sensacionale. Sipas asaj që raporton “L’Équipe”, të kuqtë kanë vënë në shënjestër Bradley Barcola, sulmuesin anësor të PSG dhe asistuesin më të mirë të sezonit të kaluar. Francezi i lindur në vitin 2002 është një nga përparësitë e klubit kampion anglez për të kompletuar një repart ofensiv që tashmë është yjor.
    Në të njëjtën kohë, me dosjen e ndërlikuar të Alexander Isak, për të cilin Newcastle kërkon shifra astronomike, dhe kontakteve të zbehta për Rodrygo, Liverpool-i ka identifikuar te Barcola profilin ideal: i shpejtë, teknik dhe me potencial të madh për t’u rritur. Megjithatë, operacioni nuk pritet të jetë aspak i lehtë. PSG, e njohur për qëndrimet e ashpra në negociata, nuk ka ndërmend ta lëshojë një nga talentet e veta më të çmuar. Edhe Luis Enrique e konsideron ende qendror në projektin e tij.
    Megjithatë, ardhja e Khvicha Kvaratskhelia në janar dhe shpërthimi i të riut Désiré Doué, “MVP” i finales së Ligës së Kampionëve, i kanë reduktuar hapësirat për Barcola, duke e shtyrë të mendojë për të ardhmen e tij dhe të ngurojë për rinovimin e kontratës. Liverpool-i po e ndjek me vëmendje situatën dhe, i vetëdijshëm për vlerën e lojtarit, mund të paraqesë së shpejti një ofertë zyrtare. PSG, nga ana e tij, ka vendosur tashmë çmimin: jo më pak se 100 milionë euro.

  • Britania ngre alarmin: Rusia po udhëheq një fushatë sabotimesh në Evropë, në shënjestër edhe Italia

    Britania ngre alarmin: Rusia po udhëheq një fushatë sabotimesh në Evropë, në shënjestër edhe Italia

    Nuk janë më sulme të izoluara, por një fushatë e mirëorganizuar sabotimesh fizike dhe kibernetike që po godet Evropën, pjesë e një lufte hibride të udhëhequr nga inteligjenca ushtarake ruse, GRU. Alarmi është ngritur nga autoritetet britanike përmes një dosjeje të detajuar të shpërndarë ndër aleatët përpara Samitit të NATO-s në Hagë.
    Sipas analizës së Londrës, operacionet e fshehta po godasin sektorët më jetikë, transportin ajror, hekurudhor dhe detar dhe janë intensifikuar me pjesëmarrjen e grupeve si Ember Bear, Fancy Bear dhe Sandworm, të njohur për sulme të sofistikuara ndaj faqeve zyrtare, databazave dhe infrastrukturës kritike.
    Ndërkohë, GRU po rekruton “agjentë të rastësishëm” përmes aplikacioneve si Telegram, shpesh qytetarë jorusë që ngarkohen me akte të thjeshta por të rrezikshme, si zjarrvënie apo dërgim pakosh me lëndë shpërthyese. Sipas NATO-s, këto operacione po shndërrohen në armë destabilizuese, me qëllimin për të krijuar konfuzion, frikë dhe mosbesim ndaj institucioneve.
    Në shënjestër janë edhe vendet që furnizojnë Ukrainën me ndihmë ushtarake, përfshirë Italinë. Britanikët paralajmërojnë për një intensifikim të sulmeve nëse konflikti në Ukrainë nuk ndalet.
    Italia në shënjestër
    Italia është mes vendeve të prekura nga kjo strategji hibride. Më 28 dhjetor dhe 17 shkurt, grupi NoName57 ndërpreu faqet zyrtare të aeroporteve të Linate dhe Malpensa, duke paralizuar përkohësisht trafikun ajror. Në një deklaratë, grupi përmendi edhe fjalimin e presidentit Sergio Mattarella që krahasonte pushtimin rus në Ukrainë me atë nazist.
    Raste edhe më të rënda kanë ndodhur pa autorësi të qartë. Më 5 shkurt, një shtetas gjeorgjian arriti të hynte në kullën e kontrollit të aeroportit të Ciampinos dhe i vuri flakën një dhome teknike, duke bllokuar trafikun ajror në qendër të Italisë për disa orë. Po ashtu, në portin e Savonës, një akt sabotimi goditi anijen cisternë “Seajewel”, ku u aktivizuan dy mina magnetike. Njëra shpërtheu duke dëmtuar trupin e anijes me 50 mijë ton naftë, ndërsa tjetra shpërtheu në fundin e detit.
    Apeli i Londrës për reagim të bashkuar
    Autoritetet britanike kërkojnë reagim të koordinuar nga Bashkimi Evropian dhe NATO. Sipas tyre, mungesa e përgjigjes do ta inkurajonte Kremlinin të shtojë presionin, madje të testojë qëndrueshmërinë e vendeve më të brishta të aleancës. Britania po kërkon që BE të miratojë sanksione të reja përmes përfaqësuesit të lartë dhe që vendet anëtare të jenë më të vendosura në mbrojtjen e sovranitetit dhe sigurisë kibernetike.
    Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara nën udhëheqjen e Donald Trump shihen si një partner më i tërhequr, ndaj Europa duhet të mbajë barrën e reagimit.

  • Izraeli sulm me dron në Teheran, mediat: Shënjestër ishte një shkencëtar bërthamor iranian

    Izraeli sulm me dron në Teheran, mediat: Shënjestër ishte një shkencëtar bërthamor iranian

    Droni izraelit goditi një apartament në një bllok banimi në Teheran. Sulmi ndodhi në lagjen qendrore Ghisa të Teheranit sipas agjencisë së lajmeve Asrira
    Sipas informacioneve, mësohet se shënjestër ka qenë një shkencëtar bërthamor iranian. Media izraelite Times of Israel i referohet raportimeve të radios ushtarake të Izraelit se në këtë sulm ishte shënjestruar një njeri i rëndësishëm i përfshirë në planet e Teheranit për të patur armë të shkatërrimit në masë.

    Lufta midis Iranit dhe Izraelit vazhdon për të tetën ditë.

  • Firma Izraelite famëkeqe e softuerëve të përgjimit goditet nga një gjykatë Amerikane

    Firma Izraelite famëkeqe e softuerëve të përgjimit goditet nga një gjykatë Amerikane

    NSO Group, krijuesi Izraelit i softuerit përgjues Pegasus, duhet ti paguajë Meta 167.25 milionë dollarë për hakimin e 1,400 përdoruesve në WhatsApp.

    Një gjykatë federale në Kaliforni dha vendimin ditën e Marte pasi gjykata gjeti se NSO Group është përgjegjës për sulmet vitin e kaluar.
    Meta paditi NSO Group në 2019-ën pasi Citizen Lab gjeti një problem problem sigurie që lejonte kompaninë të instalojë softuerin Pegasus në telefonët e përdoruesve përmes një thirrjeje të vetme edhe nëse nuk përgjigjeshin.

    Pegasus më pas mund të ndizte kamerën dhe mikrofonin e përdoruesit, të kontrollonte e-mail-et dhe mesazhet me tekst dhe të aksesonte informacionin e vendndodhjes.
    Individët e vënë në shënjestër ishin aktivistë, gazetarë, diplomatë dhe të tjerë. Apple paditi NSO Group në gjykatë gjithashtu duke thënë se ka vënë në shënjestër përdoruesit e iPhone përmes Pegasus.

    Meta po përpiqet të sigurojë një vendim gjykate që nuk lejon NSO Group të vërë në shënjestër WhatsApp. Gjithashtu ka publikuar tranksripte jozyrtare në gjykatë duke thënë se do të bëjë një donacion tek organizatat e të drejtave të njeriut që punojnë për mbrojtjen e përdoruesve nga softueri i përgjimit.
    /PCWorld Albanian

  • Kush qëlloi mbrëmjen e 17 prillit mbi makinën G-Class të kompanisë “Pelikan Security”?/ “Në Shënjestër”: Ekzekutorët ishin 2, u fshehën në bimësinë e zonës

    Kush qëlloi mbrëmjen e 17 prillit mbi makinën G-Class të kompanisë “Pelikan Security”?/ “Në Shënjestër”: Ekzekutorët ishin 2, u fshehën në bimësinë e zonës

    Emisioni “Në Shënjestër”, ka trajtuar këtë të martë, atentatin që tronditi kryeqytetin më 17 prill, ku një automjet tip G-Cass u qëllua me breshëri plumbash si pasojë e të cilës mbetën të plagosur 3 persona, mes të cilëve dhe një fëmijë 11-vjeçar.

    Sipas burimeve të emisionit “Në Shënjestër”, ekzekutorët të cilët shkrehën armët kanë qenë dy të tillë. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Ekzekutorët, sipas dinamikës së ngjarjes, rezulton se udhëtonin me motor dhe ishin  fshehur aty në bimësinë e zonës, e cila ka shërbyer për t’i kthyer ata në të padukshëm.Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Me gjasë pasi kanë marrë sinjalin se makina e objektivit të tyre po afrohet, i ka nxjerrë ata nga ferrat ku ishin strukur dhe kanë filluar të qëllojnë mbi makinën luksoze me mbi 30 plumba kallashnikovi.

    Thuhet se shoferi ka shtuar shpejtësinë, për t’u përplasur më tej në murin e një ndërtese në fshatin Lundër.

    Por kush qëlloi mbrëmjen e 17 prillit mbi makinën G-Class të kompanisë së sigurisë fizike ‘Pelikan Security’, ku udhëtonin katër anëtarë të familjes Demiraj, e cila drejtohej nga shoferi Arens Stafa.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Ishte ky një sulm i organizuar pikërisht ndaj kësaj familje, apo një ngatërresë shënjestre?

    Kur dihet që vetëm dy orë para këtij atentati, në fshatin Pllanë të Lezhës, ishte ekzekutuar 64 vjeçari, Gjovalin Prendi.

    Emisioni “Në Shënjestër”, ka trajtuar disa nga këto pikëpyetje për të cilat ende sot nuk ka zyrtarisht një shpjegim nga hetimet e nisura.

  • Zbardhen pistat e atentatit në Lundër, autorët u larguan me motor në drejtim të Elbasanit, ja si i shpëtuan policisë

    Zbardhen pistat e atentatit në Lundër, autorët u larguan me motor në drejtim të Elbasanit, ja si i shpëtuan policisë

    Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në zonën e Lundrës në Tiranë ku mbetën të plagosur 4 persona, 2 prej tyre të mitur.
    Motori tip “Ducati”, me të cilën autorët e larguan pasi qëlluan në drejtim të makinës “G Class”, është larguar në drejtim të Elbasanit.Lexo edhe :Related Posts
    Grupi hetimor ka mundur ta gjurmoj deri diku në autostradë, ndërsa më pas ka humbur gjurmët, pasi ka devijuar nëpër disa rrugë fshatrash pa mbërritur në qytet, në të cilat deri më tani ka qenë i pamundur gjurmimi pasi nuk ka kamera sigurie.

    Grupi hetimor, përveç verifikimeve që po kryen për pistën që e lidh me ngjarjen e Lezhës, disa pista të tjera janë duke u verifikuar, por deri në këtë fazë asnjëra prej tyre nuk duket të jetë bindëse.
    Në zonën ku u qëlluan 4 personat lëvizin kontigjentë të tjerë të botës së krimit, të cilët mund të kenë po ashtu shënjestër, mëson gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj.
    Një pjesë e madhe e tyre po verifikohen një e nga një ku kanë qenë në momentin e atentatit, jo vetëm si shënjestër, por edhe autorë të mundshëm. Pronarët e kompanisë së sigurisë fizike janë vënë në lupën e hetuesve, për të kuptuar nëse vetë ata kanë qenë shënjestër.
    Disa të dhëna për veprimtarinë e tyre po mblidhen, përfshirë edhe mundësia e fajdeve, për të parë nëse kanë qenë motiv i ngjarjes, megjithatë deri më tani akoma nuk ka të dhëna bindëse në këtë drejtim.
    /vizionplus.tv

  • Atentati mafioz në Lundër, autorët u larguan me motor në drejtim të Elbasanit

    Atentati mafioz në Lundër, autorët u larguan me motor në drejtim të Elbasanit

    Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në zonën e Lundrës në Tiranë ku mbetën të plagosur 4 persona, 2 prej tyre të mitur.

    Motori tip “Ducati”, me të cilën autorët e larguan pasi qëlluan në drejtim të makinës “G Class”, është larguar në drejtim të Elbasanit.

    Grupi hetimor ka mundur ta gjurmoj deri diku në autostradë, ndërsa më pas ka humbur gjurmët, pasi ka devijuar nëpër disa rrugë fshatrash pa mbërritur në qytet, në të cilat deri më tani ka qenë i pamundur gjurmimi pasi nuk ka kamera sigurie.

    Grupi hetimor, përveç verifikimeve që po kryen për pistën që e lidh me ngjarjen e Lezhës, disa pista të tjera janë duke u verifikuar, por deri në këtë fazë asnjëra prej tyre nuk duket të jetë bindëse.

    Në zonën ku u qëlluan 4 personat lëvizin kontigjentë të tjerë të botës së krimit, të cilët mund të kenë po ashtu shënjestër.

    Një pjesë e madhe e tyre po verifikohen një e nga një ku kanë qenë në momentin e atentatit, jo vetëm si shënjestër, por edhe autorë të mundshëm. Pronarët e kompanisë së sigurisë fizike janë vënë në lupën e hetuesve, për të kuptuar nëse vetë ata kanë qenë shënjestër.

    Disa të dhëna për veprimtarinë e tyre po mblidhen, përfshirë edhe mundësia e fajdeve, për të parë nëse kanë qenë motiv i ngjarjes, megjithatë deri më tani akoma nuk ka të dhëna bindëse në këtë drejtim.