Tag: shënjestër

  • Kongresi i SHBA: Në rast lufte, Shqipëria shënjestër në Ballkan, Trump të angazhohet..

    Kongresi i SHBA: Në rast lufte, Shqipëria shënjestër në Ballkan, Trump të angazhohet..

    Administratës Trump po i kërkohet të shtojë angazhimin e saj në Ballkanin Perëndimor, thirrje kjo që erdhi nga pjesëmarrësit e diskutimeve në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, të cilët konsiderojnë se kjo lëvizje do të ndihmojë në stabilizimin e rajonit ku sipas tyre, Rusia përmes Serbisë është faktor themelor paqëndrueshmërie.

    Në çelje të seancës dëgjimore, kryetari republikan i Nënkomitetit për Europën, Keith Self, vlerësoi se Ballkani Perëndimor, përveç Ukrainës që është nën pushtimin rus, është “rajoni më i paqëndrueshëm në Europë”.
    Marrëdhëniet e pazgjidhura të Serbisë me Kosovën janë një nga nxitësit kryesorë të paqëndrueshmërisë rajonale, çka i mundëson Rusisë ta minojë akoma edhe me tej Bashkimin Europian dhe aftësinë e NATO-s për t’i fuqizuar vendet e Ballkanit, deklaroi ai. Në rast konflikti, aleatët e NATO-s – Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi – do të jenë drejtpërdrejt në shënjestër, nënvizoi Self, duke shtuar se një gjë e tillë mund të çojë në aktivizimin potencial të nenit 5 të Aleancës.
    Aleatët e NATO-s në Ballkan duhet të ndërtojnë së bashku pengesë politike dhe ushtarake, por Kosova insistoi ai, do të jetë veçanërisht e ekspozuar për shkak se nuk është pjesë e aleancës ushtarake.
    Kundërshtarët e SHBA-së po i shfrytëzojnë aktivisht dobësitë për të zhvilluar luftë hibride që rrit paqëndrueshmërinë në rajon, vazhdoi të argumentonte republikani, duke nënvizuar se Kina po e përdor ndikimin e saj duke kryer stërvitje ushtarake dhe duke dërguar armë në Serbi.

    Top Channel

  • “U bënë 6 rrugë që nuk ecin”/ Si dështoi trafiku i 4 tonëve drogë mes Dervishajt dhe Alibejt, zbardhen bisedat

    “U bënë 6 rrugë që nuk ecin”/ Si dështoi trafiku i 4 tonëve drogë mes Dervishajt dhe Alibejt, zbardhen bisedat

    Në emisionin “Në Shënjestër”, u publikuan të dhëna dhe për të tjerë koka të trafikut ndërkombëtar të drogës, të cilët bashkëpunuan me “të fortin” e Durrësit Plarent Dervishaj për të kaluar tonelata droge nga Amerika e Jugut.
    “Shumë ngarkesa të fshehura në paleta druri janë sekuestruar nga policia në Mbretërinë e Belgjikës. Një ndër këto ngarkesa me 813 pako lëndë narkotike i përkiste edhe Ermir Ndreaj, i njohur si ‘Cinco’, ngarkesë që vinte nga Ekuadori.
    “Në Shënjestër” publikoi dhe të dhëna nga dosja e SPAK ku provohet se ngarkesa me pllaka druri ardhur nga Ekuadori, që ka mbërritur më datë 29 prill në Portin e Anversës, ku pas skanimit u gjetën dy paleta me peshë totale 989 kg lëndë nartotike, i përkasin shtetasve Plaurent Dervishaj dhe Artur Hoxhosmani.
    Ndërkohë që ka dyshime se edhe një ngarkesë tjetër e fshehur në një paletë banane, që i përket periudhës kohore 20 Maj 2020-27 Maj 2020 i përket disa shtetasve shqiptarë që kanë kryer trafik lëndësh narkotikësh në sasi të konsiderueshme, për qëllim përfitimi financiar, të cilën e kanë importuar në mënyrë të paligjshme në territorin e vendeve të BE-së.

  • Deputeti i ri demokrat që bëri diferencën në seancën më të fundit

    Deputeti i ri demokrat që bëri diferencën në seancën më të fundit

    Një prokuror me dritëhije, Arjan Ndoja, shënjestër e një atentati mafioz vite më parë, tashmë deputet i PD-së, ka befasuar me një lloj etike ndërsa foli në foltoren e parlamentit, duke u prezantuar si person që bën diferencën në këtë aspekt.
    Mes rreshtash, ai u shfaq kritik dhe ndaj kolegëve të tij demokratë për mungesë etike, njëherësh duke adresuar një kritikë ndaj kundërshtarëve politikë.
    “Mua nuk më keni parë t’i bie tavolinave, nuk keni për të më parë ndonjëherë t’i bie tavolinave sepse nuk e kam atë edukatë, nuk e kam atë formim. Ju bëj thirrje, edhe ju zoti Balla, mos e etiketoni të gjithë grupin parlamentar se nuk është e sjellshme. Një pjesë e grupit të PD-së, që është pjesa më e madhe, duan që të zhvillohet seanca parlamentare dhe duan të flasin. Nuk kam asgjë personale, nuk ia zë askujt emrin me gojë se nuk kam qejf që të ma zërë askush emrin me gojë. Nuk e meriton grupi parlamentar i PD-së, aq më tepër që një pjesë prej nesh, gjashtë prej nesh nuk janë as produkt i listave të mbyllura që të vijnë me kokën ulur këtu dhe të bëjnë veprime me regji”.
    Këto fraza të Ndojës, dikur dhe shënjestër akuzash nga kryeministri Rama si “prokuror i krimit”, imponuan dhe vlerësimin  nga ana e kryeparlamentarit Peleshi.
    “E vlerësoj shumë fjalën tuaj. Besoj te fjala opozitare e fortë. Jo vetëm unë po kushdo qoftë këtu, nuk e ka për kënaqësi të ndërpresë fjalën e deputetit”, tha socialisti në krye të jetës parlamentare. /tesheshi.com/

  • EMRI/ Tentativë për ATENTAT ndaj prokurores së SPAK, detajet tronditëse në studio

    EMRI/ Tentativë për ATENTAT ndaj prokurores së SPAK, detajet tronditëse në studio

    SPAK dhe performanca e Altin Dumanit në krye të institucionit ka qenë tema e diskutimit në pjesën e dytë të Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
    Gjatë analizës për punën e SPAK janë dhënë detaje të rëndësishme, ku prokurorë dhe kandidatë aktualë për kreun e institucionit kanë qenë shënjestër e grupeve kriminale.
    Moderatorja Pranvera Borakaj solli në kujtesë dëshminë e një prej të penduarve të drejtësisë, i cili tregoi planin për eliminimin fizik të kandidates për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu.

    Pjesë nga biseda:
    Alibeaj: Fakti që të dyja palët, këta të mazhorancës që fërkonin barkun, dhe këta të opozitës që kishin hallin e Berishës dhe Metës, ishte shenjë e suksesit të SPAK. Në momentin që sheh që sulmohesh nga të dyja palët, kjo është shenjë suksesi. Publiku duhet ta kuptojë. Në momentin që njëra palë godet, do të thotë që prokuroria është në rrugë të mbarë. Fati i keq është që janë bërë bashkë të dyja, nuk më duket çudi që ata të bashkojnë votat. Komisioni Xhafa nga i përkohshëm u bë i përhershëm.
    Borakaj: Ka dhe një rast për kandidaten për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu, që ka qenë nën shënjestër e grupeve kriminale.
    Sefa: Po, është e vërtetë.

  • Zgjedhjet në Moldavi në shënjestër të hakerave/ Bien njëkohësisht 4 mijë faqe online, kryeministri: Sulme të orkestruara

    Zgjedhjet në Moldavi në shënjestër të hakerave/ Bien njëkohësisht 4 mijë faqe online, kryeministri: Sulme të orkestruara

    Ndërsa zgjedhjet parlamentare janë duke u zhvilluar në Moldavi, kryeministri Dorin Recean denoncon se dje dhe sot, infrastruktura që lidhet me procesin zgjedhor ka qenë shënjestër i disa përpjekjeve për sulme kibernetike.
    Recean shpjegoi se hakerat shënjestruan portalin zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe disa qendra votimi jashtë vendit.
    “Të gjitha sulmet u zbuluan dhe u neutralizuan në kohë reale, pa ndikuar në procesin zgjedhor, por aktualisht agjencia kombëtare e sigurisë kibernetike (STISC) ka urdhëruar bllokimin e platformës host.md për shkak të një sulmi masiv, i cili ka bërë afërsisht 4,000 faqe interneti të paoperueshme. Sulmet po orkestrohen njëkohësisht”, shtoi ai.

  • Zgjedhjet në Moldavi shënjestër e hakerave/ Bien njëkohësisht 4 mijë faqe online, kryeministri: Sulme të orkestruara

    Zgjedhjet në Moldavi shënjestër e hakerave/ Bien njëkohësisht 4 mijë faqe online, kryeministri: Sulme të orkestruara

    Ndërsa zgjedhjet parlamentare janë duke u zhvilluar në Moldavi, kryeministri Dorin Recean denoncon se dje dhe sot, infrastruktura që lidhet me procesin zgjedhor ka qenë shënjestër i disa përpjekjeve për sulme kibernetike.

    Recean shpjegoi se hakerat shënjestruan portalin zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe disa qendra votimi jashtë vendit.

    “Të gjitha sulmet u zbuluan dhe u neutralizuan në kohë reale, pa ndikuar në procesin zgjedhor, por aktualisht agjencia kombëtare e sigurisë kibernetike (STISC) ka urdhëruar bllokimin e platformës host.md për shkak të një sulmi masiv, i cili ka bërë afërsisht 4,000 faqe interneti të paoperueshme. Sulmet po orkestrohen njëkohësisht”, shtoi ai.

  • Dyshohet se ishte shënjestër e atentatit në Shkodër, reagon nga spitali Erogen Vaso: Distancohem nga informacionet për lidhje me grupe kriminale

    Dyshohet se ishte shënjestër e atentatit në Shkodër, reagon nga spitali Erogen Vaso: Distancohem nga informacionet për lidhje me grupe kriminale

    Ka reaguar nga spitali Erogen Vaso (Brajoviç), personi që dyshohet se ishte shënjestër e atentatit në Shkodër, ku mbeti i plagosur, ndërsa dy miqtë e tij humbën jetën.

    Ai shprehet se ia lë drejtësisë në dorë zbardhjen e ngjarjes që tronditi Shkodrën mëngjesin e sotëm, ndërsa shpreh ngushëllime për humbjen e dy jetëve.
    Deklarata e plotë:
    Unë Erogen Millan Vaso (Brajovic) e bej kete reagim per mediat dhe opinionin publik. Ne keto momente te veshtira jo vetem per mua i shpreh ngushellimet e ndjera familjareve te 2 miqve te mi qe ishim sebashku sot ne mengjes ne nje kafe ne qender te Shkodres.
    Ata ishin qytetare model te Shkodres, familjare te respektuar nga gjithe komuniteti. Dora e pabesise te nje vrasesi i shkeputi sot nga jeta teksa ishim sebashku dhe per mua personalisht eshte dhimbje e rende dhe plage qe nuk mbyllet!
    Kjofshin ne paqe me zotin Armando dhe Geridoni! Zoti ju dhente force familjeve te tyre! Gjithashtu i uroj sherim te shpejte vajzes te plagosur ne kete ngjarje. Distancohem plotesisht nga informacione qe lidhin personin tim me emra dhe grupe te caktuara ne Shkoder.
    Jam sipermarres ne disa biznese, nje pjese trasheguar nga babai im gjithashtu ai sipermarres deri ne fund te jetes, ish-futbollist i Shkodres dhe kombetares shqiptare.
    Une kam qene per shkak edhe te tradites familjare, ish-futbollist i ekipit te Vllaznise, ish-President i klubit te futbollit Terbuni te Pukes. Familja ime ka patur nje histori persekutimi politik para viteve ‘90, por dhe vite me pas per shkak se ka perfaqesuar komunitetin malazez ne Qarkun e Shkodres.
    Per interesa te ketij komuniteti dhe Shkodres kam sherbyer me korrektesi per disa vite anetar i keshillit bashkiak te qytetit tim ashtu sikurse kishte sherbyer njeri prej miqve te mi te afert qe humbi jeten sot.
    Jam informuar ne spital qe autori eshte ndaluar dhe shpresoj te zbardhen sa me shpejt motivet e ketij akti te rende tragjik!
    Sa per lidhje te tjera qe aludohen ne media sqaroj se duhen lene institucionet e ligjit te trajtojne keto ceshtje!

    Top Channel

  • Dyshohet se ishte shënjestër e atentatit në Shkodër, reagon nga spitali Erogen Vaso

    Dyshohet se ishte shënjestër e atentatit në Shkodër, reagon nga spitali Erogen Vaso

  • VIDEO/ Shpërthimi i tri*olit, Jozi reagon për herë të parë: Nuk jam unë në shënjestër

    VIDEO/ Shpërthimi i tri*olit, Jozi reagon për herë të parë: Nuk jam unë në shënjestër

    Showbiz E Enjte, 28 Gusht 2025 20:21
    A ishte banesa e Joz Markut në shënjestër të një sulmi me tritol, por që shënjestra u ngatërrua? Këngëtari ka reaguar publikisht pas disa lajmeve të shpërndara në portale, sipas të cilave shpërthimi me lëndë plasëse në një banesë në Fushë Kuqe kishte si objektiv atë. Në një postim në Instastory, Jozi i ka quajtur lajmet e përhapura si hamendësime të portaleve, duke theksuar se nuk ka asgjë të vërtetë në to.
    Ai ka sqaruar se organet shtetërore tashmë kanë dalë me një deklaratë zyrtare, duke përcaktuar qartë se kujt i është drejtuar sulmi. Në fund të reagimit të tij, këngëtari ka shprehur mirënjohjen për të gjithë ndjekësit dhe miqtë që i kanë shkruar dhe janë treguar të shqetësuar për gjendjen e tij. “Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe kujdesin. Jam mirë dhe ju vlerësoj pafund”,-ka shkruar Jozi.

    Policia ka njoftuar se vijojnë hetimet për ngjarjen e ndodhur rreth orës 04:20 të mëngjesit në fshatin Gurëz. Sipas të dhënave zyrtare, një sasi e vogël lënde plasëse, e dyshuar artizanale, shpërtheu në portën e jashtme të murit rrethues të banesës së shtetases M.D, alias M.B.