Tag: shënimin

  • Berisha nuk u paraqit për t’u pyetur për 21 Janarin, SPAK: I çuam fletëthirrje te shtëpia, por e kthyen me shënimin…

    Berisha nuk u paraqit për t’u pyetur për 21 Janarin, SPAK: I çuam fletëthirrje te shtëpia, por e kthyen me shënimin…

    SPAK ka reaguar pasi Berisha refuzoi të paraqitet për tu marrë në pyetje për 21 janarin. S[PAK thotë se fletëthirrja e parë më datë 3 nëntor u refuzua me shënimin “Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf.”
    Ndërsa fletëthirrjet e datës 7 nëntor është refuzuar për tu marrë si në banesë, ashtu edhe nga grupi i PD në Kuvend.
    Njoftimi i SPAK:
    Përshëndetje, Në përgjigje të kërkesës suaj, ju informojmë si vijon:Deri tani janë dërguar dy urdhër-thirrje përmes shërbimit të postës shqiptare, më datë 3.11.2025 në adresën e banesës (për t’u paraqitur në SPAK në datë 7.11.2025) dhe në datën 7.11.2025, në adresën e banesës, Partisë Demokratike dhe Kuvendit (për t’u paraqitur në datën 14.11.2025).Urdhër-thirrja e parë, e dërguar në banesë më datë 3.11.2025, është kthyer mbrapsht në Prokurorinë e Posaçme, me shënimin:“Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf.”Pas këtij konstatimi, Prokuroria e Posaçme ka vijuar me dërgimin e urdhër-thirrjes në tre destinacionet (Banesë, Partia Demokratike dhe Kuvend) më datë 07.11.2025.Më datë 09.11.2025, është refuzuar marrja e zarfit të dërguar në banesë, ndërsa më 12.11.2025 Shërbimi i Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë ka njoftuar se marrja në dorëzim e njoftimit është refuzuar nga stafi politik i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.Përmes shkresës është sqaruar gjithashtu se njoftimi për urdhër-thirrjen është dërguar edhe në adresën zyrtare të emailit:[email protected], më datë 10.11.2025.Prokuroria e Posaçme do të vijojë zbatimin e parashikimeve ligjore për njoftimin dhe paraqitjen e personit të thirrur, sipas afateve dhe detyrimeve të parashikuara në legjislacionin në fuqi.

  • Berisha del nga ambjentet e SPAK, zbulon shënimin që u la oficerëve të policisë gjyqësore

    Berisha del nga ambjentet e SPAK, zbulon shënimin që u la oficerëve të policisë gjyqësore

    Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dalë nga Prokuroria e Posaçme ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Ish-kryeministri ka zbuluar shënimin që u la oficerëve të policisë gjyqësore.
    Sali Berisha: Unë lashë aty Altin Troplinit është kjo që vijon “Altin Troplini me mbrojtjen që u bën karteleve të drogës në Shqipëri, krimeve zgjedhore dhe krimeve të rënda mjedisore, këto dy të fundit fund e krye qeveritare, dëshmon se pas Ramaduros është defakto përgjegjësi kryesore, delinkuenti numër 2 për kriminalitetin në Shqipëri”. Kjo u la në këtë prokurori.

  • Sali Berisha paraqitet në SPAK, lexon shënimin që i la Dumanit: I shërben narkoshtetit sepse…

    Sali Berisha paraqitet në SPAK, lexon shënimin që i la Dumanit: I shërben narkoshtetit sepse…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit në SPAK paraditen e së hënës.
    Lideri i opozitës shkoi në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, të caktuar nga GJKKO.
    Berisha u prit në hyrje të SPAK nga mbështetës të tij dhe simpatizantë të PD.
    Pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Berisha lexoi shënimin që i la Altin Dumanit.
    “Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Altin Dumanit, përbën një krim të rëndë antikushtetues në shërbim të narkoshtetit dhe kreut të tij, Edi Rama. Kjo është deklarata që unë i lashë kreut të Skapit”, tha Berisha.

  • Berisha lexon shënimin: Mbyllja e aferës McGonigal nga Altin Dumani përbën një krim ndërkombëtar. Ramën nuk e shpëton asgjë nga kjo aferë

    Berisha lexon shënimin: Mbyllja e aferës McGonigal nga Altin Dumani përbën një krim ndërkombëtar. Ramën nuk e shpëton asgjë nga kjo aferë

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona