Tag: shënimi

  • “Salah është njeri, jo makineri!” Arne Slot mbështet egjiptianin pas kritikave

    “Salah është njeri, jo makineri!” Arne Slot mbështet egjiptianin pas kritikave

    5 Tetor 2025

    11:18

    Telesport

    Pas humbjes 2-1 ndaj Chelsea në “Stamford Bridge”, Arne Slot ka marrë në mbrojtje Mohamed Salah.
    Egjiptiani humbi disa raste të pastra shënimi dhe u kryqëzua nga mediat, por trajneri i Liverpool kërkoi më shumë mirëkuptim për sulmuesin anësor.
    “Lind pyetja: Salah krijoi aq shumë sepse nuk luajti gjatë javës, apo humbi rastet sepse i mungonte pak ritmi që do ta kishte pas ndeshjes me Galatasaray? Një gjë që nuk do ta marrim vesh kurrë, apo jo?”
    “Salah është njeri, jo makinë. Jo çdo shans shënimi përfundon në gol, edhe pse ndonjëherë na duket kështu për shkak të asaj që ai ka bërë sezonin e kaluar. Ndeshjet nuk janë të gjitha njësoj”.

  • Zbulohet shënimi i fundit i Mbretëreshës Elizabeth! Çfarë shkroi dy ditë para vdekjes monarkia britanike?

    Zbulohet shënimi i fundit i Mbretëreshës Elizabeth! Çfarë shkroi dy ditë para vdekjes monarkia britanike?

    Shënimi i fundit në ditarin personal të Mbretëreshës Elizabeth II, shkruar vetëm dy ditë para ndarjes së saj nga jeta, është zbuluar në faqet e një biografie të re mbretërore.

    Sipas autorit britanik Robert Hardman, monarkja e ndjerë shkroi në ditarin e saj më 6 shtator 2022, ndërsa ndodhej në rezidencën e saj në Balmoral, vetëm dy ditë para se të ndërronte jetë në moshën 96-vjeçare. Detajet janë publikuar në versionin e përditësuar të librit “Charles III: New King. New Court. The Inside Story”, që doli në treg më 7 nëntor.

    #QueenElizabeth‘s Last Diary Entry Is Out For All To See pic.twitter.com/YYZwKRTzht
    — The List (@TheListDaily) November 8, 2024

    Shënimi i fundit: “Edward erdhi të më takonte”
    Mbretëresha, e njohur për përpikmërinë e saj në mbajtjen e ditarit gjatë gjithë mbretërimit 70-vjeçar, kishte shënuar me dorë ngjarjet e ditës edhe në momentet kur shëndeti i saj po përkeqësohej.
    Shënimi i fundit ishte i shkurtër dhe praktik: “Edward erdhi të më takonte”, një referencë për sekretarin e saj privat, Sir Edward Young, i cili e ndihmoi Mbretëreshën të përgatitej për betimin e ministrave të qeverisë së re të Liz Truss. Kjo ishte edhe detyra e saj e fundit publike, në 6 shtator, para se të ndërronte jetë më 8 shtator.
    Ditarët mbretërorë: një zakon i pandalshëm
    Mbretëresha nuk i përdorte ditarët si formë vetë-analize, por si regjistër të ngjarjeve ditore. “Nuk kam kohë të regjistroj biseda, vetëm ngjarje”, i kishte thënë ajo dikur sociologut Kenneth Rose.
    Sipas burimeve nga Pallati Mbretëror, Elizabeth shkruante gjithmonë me stilolaps dhe bojë të zezë, në fletore të lidhura me lëkurë. Çdo hyrje shënohej me shifrën e saj dhe numërim romak. Ishte një rutinë që ajo nuk e anashkalonte kurrë, edhe në netët e vona apo në kushte të lodhjes fizike. “Ajo e bënte gjithmonë në tavolinë, kurrë në shtrat”, kujton një ish-punonjës i stafit për The Sun në vitin 2019.
    Tradita e ditarit vazhdon me Mbretin Charles
    Edhe djali i saj, Mbreti Charles III, mban një ditar, por në një formë më personale dhe reflektuese. Ndihmësit e tij thonë se ai nuk shkruan më në stilin narrativ si dikur, por përmbledh mendimet dhe përjetimet e ditës në fund të çdo mbrëmjeje.
     

    Top Channel