Tag: shëngjinit

  • Ishte parashikuar të vinin sot, shtyhet për nesër mbërritja e anijes italiane me emigrantë në Portin e Shëngjinit

    Ishte parashikuar të vinin sot, shtyhet për nesër mbërritja e anijes italiane me emigrantë në Portin e Shëngjinit

    Anija italiane me 40 emigrantët do të vijë nesër në Portin e Shëngjinit. Ende nuk janë bërë të qarta arsyet e shtyrjes së mbërritjes së emigrantëve të dëbuar nga Italia, të cilët do të vendosen në kampin e Gjadrit. Anija e parë është parashikuar të mbërrijë në orën 15:00 me 15 emigrantë dhe e dyta rreth orës 19:00 me 25 emigrantë të tjerë. Ky fluks pritet të rritet, por konfirmohet se në vazhdim do të operohet me linjat ajrore për të sjellë emigrantët.
    Pak javë më parë qeveria italiane me kryeministre Giorgia Melonin, ndryshoi planin për dy qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër të ndërtuara fillimisht për të strehuar emigrantët në pritje të azilit, teksa tani do përdoren për të strehuar emigrantët e dëbuar nga shteti italian.
    Bazuar në këtë, koha e qëndrimit të emigrantëve në kampet shqiptare do të jetë deri në 18 muaj. Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi në një intervistë të datës 25 mars 2025 konfirmoi një ulje të ndjeshme të ardhjeve të emigrantëve falë politikave të parandalimit, duke treguar se si qendrat shqiptare të Gjaderit dhe Shëngjinit mund të përdoren për të forcuar sistemin e riatdhesimit. Ai propozoi që këto qendra të shndërrohen në Qendra të Paraburgimit të Riatdhesimit (CPR), duke lejuar kështu që emigrantët e parregullt të kthehen në shtëpi, pa të drejtë qëndrimi në Itali.
    Emigrantët e ardhur në janar 2025 ishin grupi i tretë dhe më i madh që ka ardhur në qendrën e pritjes në Shëngjin. Në dy rastet e mëparshme, tetorin dhe nëntorin e kaluar, gjyqtarët nuk kishin vërtetuar ndalimin e azilkërkuesve të sjellë në objektet shqiptare. Qeveria italiane u ndalua disa herë nga gjykatat për të sjellë emigrantë në Shëngjin dhe Gjadër. Shkak i ndalimit dhe kthimit të emigrantëve ishin listat e vendeve të origjinës së azilkërkuesve, ku qeveria italiane pretendonte se nuk duhet të ketë një listë të unifikuar për të gjitha shtetet e BE. Në vitin 2023, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama arritën një marrëveshje për ndërtimin e këtyre qendrave, me qëllim që Italia të menaxhojë fluksin e emigrantëve jashtë territorit të saj, duke shfrytëzuar Shqipërinë si një qendër pritjeje.

  • SYRI TV/ 100 emigrantë të dëbuar nisen drejt Gjadrit, anija mbërrin të mërkurën

    SYRI TV/ 100 emigrantë të dëbuar nisen drejt Gjadrit, anija mbërrin të mërkurën

    Mëngjesin e së mërkurës në Portin e Shëngjinit pritet të mbërrije anija me 100 emigrantë të dëbuar nga Italia që do sistemohen në kampin e Gjadrit. Qeveria italiane  pak javë më parë ndryshoi  plan 180 gradë me dy qendrat e emigrantëve të ndërtuara në Shqipëri, që fillimisht ndërtuan për të strehuar emigrantët në pritje të azilit, teksa tani do përdorën për të strehuar emigrantët e dëbuar.

    Syri TV

    100 emigrantë të dëbuar nga Italia, pritet të mbërrijnë mëngjesin e të mërkurës në Portin e Shëngjinit, për t’u vendosur në kampin e Gjadrit, në kuadër të marrëveshjes Rama-Meloni.

    Ky kontingjent emigrantësh niset në bazë të draft ligjit të ri të aprovuar nga qeveria Meloni i cili i transformoi këto kampe në qendra për riatdhesim të emigrantëve që kanë marrë urdhër dëbimi nga territori italian.

    Koha e qëndrimit të tyre në kampet shqiptare do të jetë deri në 18 muaj.

    Qeveria italiane  pak javë më parë ndryshoi  plan 180 gradë me dy qendrat e emigrantëve të ndërtuara në Shqipëri.

    Fillimisht këto qendra u ndërtuan për të strehuar emigrantët në pritje të azilit.

    Por e përballur me bllokimet e gjykatave që rikthenin emigrantët në Itali, qeveria italiane  vendosi qe qendrat e Gjadrit dhe Shëngjinit të konvertohen në burgje për riatdhesimin e emigrantëve të paligjshëm.

    Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi në një intervistë të datës 25 mars 2025 konfirmoi një ulje të ndjeshme të ardhjeve të emigrantëve falë politikave të parandalimit, duke nënvizuar se si qendrat shqiptare të Gjaderit dhe Shëngjinit mund të përdoren për të forcuar sistemin e riatdhesimit.

    Ministri propozoi që këto qendra të pashfrytëzuara deri më tani, të shndërrohen në Qendra të Paraburgimit të Riatdhesimit (CPR), duke lejuar kështu që emigrantët e parregullt të kthehen në shtëpi, pa të drejtë qëndrimi në Itali.

    Ndërtimi i kampit në Gjadër ishte një vendim personal i Kryeministrit Edi Rama që nënshkroi paktin me Kryeministren Meloni, teksa nuk pati asnjë konsultim me komunitetin vendor në Lezhë.

     

  • ‘Shëngjini, jo më ‘hambar taksash’/ Gjekmarkaj: Prioritet i qeverisjes së PD, e transformojmë në destinacion turistik

    ‘Shëngjini, jo më ‘hambar taksash’/ Gjekmarkaj: Prioritet i qeverisjes së PD, e transformojmë në destinacion turistik

    Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj akuzon qeverinë për braktisjen e Shëngjinit, një nga qytetet bregdetare më tërheqëse të Shqipërisë.

    Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Gjekmarkaj thotë se mungesa e ujit të pijshëm dhe energjia elektrike janë një shqetësim serioz për bizneset dhe sipërmarrjet lokale, ashtu sikurse infrastruktura e rrënuar që rëndon jetën e komunitetit dhe të turistëve.

    Sipas Gjekmarkajt, programi i Partisë Demokratike synon t’i japë një drejtim të ri zhvillimit të Shëngjinit, duke e transformuar atë në një destinacion turistik të vërtetë, jo më në një “hambar taksash”, siç ka ndodhur deri tani.

    Si një zonë mjaft e rëndësishme për ekonominë dhe turizmin, Gjekmarkaj premtoi se përmes programit të PD, zhvillimi i Shëngjinit do të jetë prioritet i qeverisjes së ardhshme.

     ‘Peshkimi, do të ketë mbështetje të fuqishme, me një program që ul çmimin e naftës për këtë industri me 50%, duke mundësuar një zhvillim të qëndrueshëm të tij’, është një nga premtimet që PD ka për Shëngjinin, thekson Gjekmarkaj.

    Statusi

    Shëngjini me PD

    Shëngjini, një nga qytetet bregdetare më tërheqëse të Shqipërisë, është lënë pa asnjë investim serioz nga rilindja. Mungesa e ujit të pijshëm dhe energjia elektrike janë një shqetësim serioz për bizneset dhe sipërmarrjet lokale. Një infrastrukturë e rrënuar që rëndojnë jetën e komunitetit dhe të turistëve.

    Programi i Partisë Demokratike synon t’i japë një drejtim të ri zhvillimit të Shëngjinit, duke e transformuar atë në një destinacion turistik të vërtetë, jo më një “hambar taksash”, siç ka ndodhur deri tani.

    Mungesa e investimeve në rrugën Milot-Balldre, që është shpesh përdorur nga pushteti në ikje si një propagandë, mbetet një problem i pazgjidhur. Ky segment ka nevojë urgjente për përmirësime, për të lehtësuar qarkullimin dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

    Po ashtu, një tjetër problem serioz për Shëngjinin ka qenë dhe mbetet zjarri që shkrumboi kurorën e “Ranës së Hedhun”, një ngjarje e dyshimtë dhe ende pa autorë.

    Zhvillimi i Shëngjinit do të jetë prioritet i qeverisjes së ardhshme. Peshkimi, do të ketë mbështetje të fuqishme, me një program që ul çmimin e naftës për këtë industri me 50%, duke mundësuar një zhvillim të qëndrueshëm të tij.

    Programi i PD-së është i qartë: investime të drejtpërdrejta, mbështetje për të gjitha sektorët dhe luftë të ashpër kundër korrupsionit dhe kriminalitetit, për t’i dhënë fund abuzimeve dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët.

    PD është e angazhuar të krijojë kushte për një rritje të pagave, ku pensionet do të jenë jo më pak se 200 euro, pagat minimale do të arrijnë në 500 euro dhe ato mesatare në 1200 euro. Ky program ambicioz do të sigurojë një mbështetje të barabartë dhe zhvillim për çdo shqiptar, duke ofruar mundësi dhe kushte më të mira për të gjithë. Bashkë, ne mund ta bëjmë Shëngjin dhe të gjithë Shqipërinë të zhvillohen dhe të lulëzojnë!