Tag: shëngjinit

  • Gjendet 8-vjeçari në plazhin e Shëngjinit, policia ua dorëzon prindërve

    Gjendet 8-vjeçari në plazhin e Shëngjinit, policia ua dorëzon prindërve

    Reagimi i menjëhershëm i Policisë dhe i vrojtuesve të plazhit bëri të mundur gjetjen e një fëmije që ishte larguar nga prindërit, në plazhin e Shëngjinit.

    Punonjësit e Policisë në Shëngjin i dorëzojnë familjes, në gjendje të mirë shëndetësore, fëmijën 8-vjeçar nga Kosova.
    Salla Operative e DVP Lezhë u njoftua nga një pushuese nga Kosova, se djali i saj ishte larguar dhe nuk po e gjente dot.

    Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë që patrullojnë me biçikleta në zonën e plazhit në Shëngjin u angazhuan dhe koordinuan veprimet me vrojtuesin e plazhit për gjetjen e fëmijës.

    Pas rreth një ore kërkimesh intensive në terren, punonjësit e Policisë e lokalizuan të miturin pranë një hoteli. Fëmija ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore dhe iu rikthye menjëherë nënës së tij.
    Nëna e fëmijës ka falënderuar shërbimet e Policisë dhe vrojtuesit  të plazhit për reagimin e shpejtë dhe profesional që kontribuoi në gjetjen e të miturit.

  • VIDEO/Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë e fishek në fole,pranga 21-vjeçarit

    VIDEO/Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë e fishek në fole,pranga 21-vjeçarit

    Lëvizte në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, me armë zjarri me fishek në fole gati për qitje, vihet në pranga 21-vjeçari. I riu u arrestua pas operacionit të koduar “Siguria”, për garantimin e masave të sigurisë në zonat e frekuentuara gjatë sezonit veror.
    Sekuestrohen arma e zjarrit automatike tip “Scorpion”, municion luftarak, 2 celularë, 1 automjet dhe 1 motomjet që i përdorte 21-vjeçari.
    ‘Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në të dhënat e siguruara për një shtetas që lëvizte me armë zjarri, në Shëngjin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Siguria”.
    Gjatë operacionit, në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin K. V., që po mbante një armë zjarri. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, ai ka tentuar të largohet, por është kapur dhe neutralizuar.
    Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 1 armë zjarri automatike tip “Scorpion”, me fishek në fole, dhe 2 krehra me municion luftarak për këtë armë. Në vijim të veprimeve, shtetasi K. V., 21 vjeç, banues në Lezhë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”’.  
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme. Opinion.al

  • VIDEO / 21-vjeçari kapet me automatik “Scorpion” në shëtitoren e Shëngjinit

    VIDEO / 21-vjeçari kapet me automatik “Scorpion” në shëtitoren e Shëngjinit

    Shëngjin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguria”, në kuadër të planit të masave për garantimin e sigurisë në zonat e frekuentuara gjatë sezonit veror.
    – Advertisement –Lëvizte në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, i armatosur me armë zjarri me fishek në fole gati për qitje, vihet në pranga 21-vjeçari.
    Sekuestrohen arma e zjarrit automatike tip “Scorpion”, municion luftarak, 2 celularë, 1 automjet dhe 1 motomjet që i përdorte 21-vjeçari.
    Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në të dhënat e siguruara për një shtetas që lëvizte me armë zjarri, në Shëngjin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Siguria”.
    Gjatë operacionit, në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin K. V., që po mbante një armë zjarri. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, ai ka tentuar të largohet, por është kapur dhe neutralizuar.
    Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 1 armë zjarri automatike tip “Scorpion”, me fishek në fole, dhe 2 krehra me municion luftarak për këtë armë.
    Në vijim të veprimeve, shtetasi K. V., 21 vjeç, banues në Lezhë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

  • Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë zjarri me fishek në fole, në pranga 21-vjeçarit (Emri)

    Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë zjarri me fishek në fole, në pranga 21-vjeçarit (Emri)

    Policia e Lezhës ka arrestuar Klaudio Vuksanin, një 21-vjeçar i cili lëvizte i armatosur në shëtitoren e Shëngjinit me armë zjarri me fishek në fole gati për qitje.
    Sipas njoftimit të policisë së Lezhës, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në të dhënat e siguruara për një shtetas që lëvizte me armë zjarri, në Shëngjin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Siguria”.
    Gjatë operacionit, në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin K. V., që po mbante një armë zjarri. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, ai ka tentuar të largohet, por është kapur dhe neutralizuar.
    Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 1 armë zjarri automatike tip “Scorpion”, me fishek në fole, dhe 2 krehra me municion luftarak për këtë armë.
    Në vijim të veprimeve, shtetasi K. V., 21 vjeç, banues në Lezhë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

  • Shiste doza kanabisi në zonat bregdetare të Shëngjinit, arrestohet 50-vjeçari

    Shiste doza kanabisi në zonat bregdetare të Shëngjinit, arrestohet 50-vjeçari

    Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 50-vjeçar, pasi shiste doza kanabisi, në zonat bregdetare të Shëngjinit.
    Gjatë kontrollit fizik ndaj 50-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan dhjetëra doza kanabisi, një peshore elektronike dhe një aparat celular, që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtarinë kriminale.
    “Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetime të kryera me metoda proaktive, për disa muaj, në drejtimin e Prokurorisë, organizoi në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit të DVP Lezhë, operacionin policor të koduar “Coast Strike”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
    D. H., 50 vjeç, banues në fshatin Balldre i Ri, Lezhë.
    Nga hetimet dyshohet se ky shtetas shiste doza të lëndës narkotike Cannabis Sativa, në zonat brgdetare të Shëngjinit.
    Gjatë kontrollit fizik ndaj 50-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza kanabisi, një peshore elektronike dhe një aparat celular, që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtarinë kriminale”, njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./Opinion.al

  • EMRI/ Shiste doza kanabisi në zonat bregdetare të Shëngjinit, përfundon në pranga 50-vjeçari në Lezhë

    EMRI/ Shiste doza kanabisi në zonat bregdetare të Shëngjinit, përfundon në pranga 50-vjeçari në Lezhë

    Një 50-vjeçar i identifikuar si Denis Huti është arrestuar nga Policia e Lezhës pasi shiste doza të lëndës narkotike kanabis në zonat bregdetare të Shëngjinit.

    Blutë gjatë kontrollit kanë sekuestruar dhjetëra doza kanabisi, një peshore elektronike dhe një aparat celular në cilësinë e provës materiale.

    Njoftim i Policisë:

    Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetime të kryera me metoda proaktive, për disa muaj, në drejtimin e Prokurorisë, organizoi në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit të DVP Lezhë, operacionin policor të koduar “Coast Strike”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

    D. H., 50 vjeç, banues në fshatin Balldre i Ri, Lezhë.

    Nga hetimet dyshohet se ky shtetas shiste doza të lëndës narkotike Cannabis Sativa, në zonat brgdetare të Shëngjinit.

    Gjatë kontrollit fizik ndaj 50-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza kanabisi, një peshore elektronike dhe një aparat celular, që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtarinë kriminale.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

  • Turistët nga Kosova, trafik në rrugën Milot-Lezhë dhe drejt Shëngjinit

    Turistët nga Kosova, trafik në rrugën Milot-Lezhë dhe drejt Shëngjinit

    Ardhja e turistëve Nga Kosova drejt bregdetit të Lezhës, në Shëngjin dhe Tale, ka sjellë fluks të lartë automjetesh dhe trafik të rënduar në akset kryesore rrugore gjatë kësaj fundjavë.
    Problematikat më të theksuara janë regjistruar në aksin nacional Milot-Lezhë dhe në rrugën e Shëngjinit, ku qarkullimi është ngadalësuar ndjeshëm për shkak të fluksit të madh.
    Policia Rrugore është vendosur në disa pika kyçe për të menaxhuar trafikun dhe për të krijuar lehtësi në lëvizje, por rrugët e ngushta dhe infrastruktura e kufizuar vijojnë të jenë sfida kryesore për qarkullimin në këtë zonë gjatë sezonit veror.
    Korriku ka sjell fluks më të lartë pushuesish në krahasim me qershorin. E gjithë vija bregdetare e Shëngjinit është e mbushur, me pushues ku dominojnë shqiptarët e Kosovës, të cilët prej vitesh e kanë kthyer Shëngjinin në destinacion e tyre të preferuar veror.
    Shëngjini bashkë me Kunen dhe Ranën e Hedhun dallohen për plazhet me rërë, detin e pastër, qetësinë dhe çmimet e leverdisshme. Njësitë akomoduese janë shtuar dhe sot kapaciteti përllogaritet mbi 25 mijë shtretër. Operatorët turistikë raportojnë se gjatë muajve korrik dhe gusht punojnë me kapacitet të plotë, ku të gjitha dhomat janë të rezervuara.

  • Shkëndijë elektrike dhe shpërthim në qendër të Shëngjinit, ndërpritet energjia

    Shkëndijë elektrike dhe shpërthim në qendër të Shëngjinit, ndërpritet energjia

    Në qendër të qytetit të Shëngjinit vetëm pak minuta më parë një shkëndijë elektrike dhe më pas një shpërthim, ku linja që furnizon me energji elektrike pësoi defekt.
    Pas shkëndijës kabulli është këputur dhe ka përfunduar në rrugë, fatmirësisht pa rënë në automjete dhe pa shkaktuar dëme në njerëz, duke qënë se fluksi i automjeteve në këtë orë është i lartë.
    Në vendngjarje kanë mbërritur policia e rendit dhe ajo bashkiake. Kabulli është larguar nga rruga, ndërkohë energjia elektrike nga shkolla dhe deri tek lagja e Portit është ndërprerë deri në riparimin e defektit.

  • Shkëndijë elektrike dhe shpërthim, çfarë ndodhi pak më parë në qendër të Shëngjinit

    Shkëndijë elektrike dhe shpërthim, çfarë ndodhi pak më parë në qendër të Shëngjinit

    Në qendër të qytetit të Shëngjinit vetëm pak minuta më parë një shkëndijë elektrike dhe më pas një shpërthim, ku linja që furnizon me energji elektrike pësoi defekt.

    Pas shkëndijës kabulli është këputur dhe ka përfunduar në rrugë, fatmirësisht pa rënë në automjete dhe pa shkaktuar dëme në njerëz, duke qënë se fluksi i automjeteve në këtë orë është i lartë.

    Në vendngjarje kanë mbërritur policia e rendit dhe ajo bashkiake. Kabulli është larguar nga rruga, ndërkohë energjia elektrike nga shkolla dhe deri tek lagja e Portit është ndërprerë deri në riparimin e defektit.

  • Mbërrin anija me 15 emigrantë në Portin e Shëngjinit

    Mbërrin anija me 15 emigrantë në Portin e Shëngjinit

    Ka mbërritur pasditen e kësaj të enjte në Portin e Shëngjinit anija me 15 emigrantë, të cilëve u është refuzuar azili në Itali.

    Mjeti lundrues është ankoruar në port rreth orës 18:00 dhe pas përfundimit të procedurave të pritjes dhe identifikimit, emigrantët janë transferuar drejt kampit të Gjadrit.
    Ky është kontigjenti i katërt i emigrantëve që mbërrijnë në Shqipëri, në kuadër të marrëveshjes së dakordësuar mes autoriteteve shqiptare dhe qeverisë italiane, në zbatim të dekretit të ri të qeverisë Meloni për zhvendosjen e përkohshme të emigrantëve të refuzuar në territorin shqiptar.

    Top Channel