Tag: shëngjinit

  • Trafik në aksin Balldren-Milot, pushuesit largohen nga bregdeti i Shëngjinit dhe Velipojës, radhë kilometrike makinash

    Trafik në aksin Balldren-Milot, pushuesit largohen nga bregdeti i Shëngjinit dhe Velipojës, radhë kilometrike makinash

    Pasditja e kësaj të diele shtatori është shoqëruar me trafik të rënduar në rrugët që përshkojnë qarkun e Lezhës.
    Largimi i pushuesve që kanë kaluar fundjavën në bregdetin e Shëngjinit dhe Velipojës ka krijuar kaos në lëvizje, duke shkaktuar vonesa të gjata për drejtuesit e mjeteve.
    Situata më problematike paraqitet në aksin që lidh Shëngjinin me superstradën dhe në segmentin Balldren–Milot, ku prej disa orësh janë krijuar radhë kilometrike automjetesh.
    Ndërkohë, policia rrugore është dislokuar në disa pika të këtyre akseve me qëllim menaxhimin e trafikut dhe krijimin e lehtësive në qarkullim.

  • Fluks në bregdetin e Durrësit dhe Shëngjinit/ Pushuesit kthehen në plazh pas stuhisë

    Fluks në bregdetin e Durrësit dhe Shëngjinit/ Pushuesit kthehen në plazh pas stuhisë

    Pas stuhisë së një dite më parë, pushuesit janë rikthyer në plazhin e Shëngjinit. E diela e fundit e muajit gusht e gjen vijën bregetare të Lezhës të mbushur me vizitorë të shumtë.

    Stuhia e së shtunës nuk ka lënë pas asnjë gjurmë në bregdetin e Shëngjinit dhe pushuesit kanë populluar plazhin edhe pse temperaturat janë ulur këtë të diel.

    Edhe në Durrës e gjithë vija bregdetare është plot me pushues vendas dhe të huaj.

    Parashikimet e meteorologëve se dhe kjo e diel do të kishte reshje dhe era të forta nuk i kanë stepur ata që kanë planifikuar të pushojnë këtë të diel të fundit të muajit gusht.

    Meteorologët thonë se temperaturat e larta mbi 35 gradë do të rikthehen në mesin e javës, çka e bën një mot të favorshëm për frekuentimin e plazheve edhe në javët e para të shtatorit.

     

     

  • Pushuesit kthehen në plazh pas stuhisë, fluks në bregdetin e Durrësit dhe Shëngjinit

    Pushuesit kthehen në plazh pas stuhisë, fluks në bregdetin e Durrësit dhe Shëngjinit

    Pas stuhisë së një dite më parë, pushuesit janë rikthyer në plazhin e Shëngjinit. E diela e fundit e muajit gusht e gjen vijën bregetare të Lezhës të mbushur me vizitorë të shumtë.
    Stuhia e së shtunës nuk ka lënë pas asnjë gjurmë në bregdetin e Shëngjinit dhe pushuesit kanë populluar plazhin edhe pse temperaturat janë ulur këtë të diel.
    Edhe në Durrës e gjithë vija bregdetare është plot me pushues vendas dhe të huaj.
    Parashikimet e meteorologëve se dhe kjo e diel do të kishte reshje dhe era të forta nuk i kanë stepur ata që kanë planifikuar të pushojnë këtë të diel të fundit të muajit gusht.
    Meteorologët thonë se temperaturat e larta mbi 35 gradë do të rikthehen në mesin e javës, çka e bën një mot të favorshëm për frekuentimin e plazheve edhe në javët e para të shtatorit.
    Tv Klan

  • Largimi i pushuesve nga Kosova prej Velipojës e Shëngjinit, trafik i rënduar në Milot

    Largimi i pushuesve nga Kosova prej Velipojës e Shëngjinit, trafik i rënduar në Milot

    Largimi i pushuesve kosovarë nga plazhet e Shëngjinit, Tales dhe Velipojës ka shkaktuar trafik të rënduar gjatë mbrëmjes së sotme, edhe në Rrugën e Kombit.

    Segmenti më problematik është paraqitur nga Miloti në Rrëshen, ku janë krijuar radhë të gjata kilometrike automjetesh.
    Për të menaxhuar situatën, policia rrugore është vendosur në pika të ndryshme të aksit, me synim lehtësimin e lëvizjes së automjeteve, megjithatë fluksi i lartë ka sjellë vonesa të konsiderueshme.
    Korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda bën me dije se rrugët e Lezhës dhe Shëngjinit tashmë janë normalizuar, por problematike mbetet aksi Milot-Rrëshen-Morinë si dhe Shkodër-Lezhë.

    Top Channel

  • Sezoni turistik, Rama poston pamje nga plazhi i Shëngjinit i tejmbushur me pushues

    Sezoni turistik, Rama poston pamje nga plazhi i Shëngjinit i tejmbushur me pushues

    Bregdeti i Shëngjinit çdo vit frekuentohet nga mijëra pushues vendas e të huaj. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga plazhi i Shëngjinit, në këtë mesgushti të mbushur me pushues.
    Plazhet e Shëngjinit janë të njohura për rërën dhe ujin e ngrohtë. Një nga plazhet që tërheq vëmendjen e pushuesve është ai i “Ranës së hedhun”, por edhe plazhet e Kunes dhe Tales. Ndërthurja e turizmit bregdetar me atë historik e natyror dhe kulinaria e pasur e bëjnë Lezhën një destinacion për turizëm gjithëvjetor.

    Rreth 38 kilometra vijë bregdetare, male, lumenj e laguna, histori, arkeologji dhe një trashëgimi e pasur kulturore, Lezha mund t’i ofrojë të gjitha në një paketë të plotë turistike.

  • Lezhë/ Ngacmoi të miturën në plazhin e Shëngjinit, arrestohet 20-vjeçari nga Tirana

    Lezhë/ Ngacmoi të miturën në plazhin e Shëngjinit, arrestohet 20-vjeçari nga Tirana

    Ngacmoi seksujalisht të miturën në plazhin e Shëngjinit, vihet nën pranga 20-vjeçari i dyshuar.
    Policia e Lezhës bën me dije se pas denoncimit ka lokalizuar dhe arrestuar nëpërmjet specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit K. N., banues në Tiranë.
    “Ndaj tij ka kallëzuar një shtetase 16 vjeçe, se dje (31 korrik), ai e ka ngacmuar seksualisht, në plazhin e Shëngjinit”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë vendore.
    Materialet hetimore për rastin i kanë kaluar prokurorisë vendore për veprime të mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të rastit.

  • Bie në prangat e policisë 20-vjeçari/ Ngacmoi seksualisht të miturën në plazhin e Shëngjinit

    Bie në prangat e policisë 20-vjeçari/ Ngacmoi seksualisht të miturën në plazhin e Shëngjinit

    Policia e Lezhës bën me dije se pas denoncimit ka lokalizuar dhe arrestuar nëpërmjet specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit K. N., banues në Tiranë. Ngacmoi seksualisht të miturën në plazhin e Shëngjinit, vihet nën pranga 20-vjeçari i dyshuar.
    Njoftimi i policisë:
    “Ndaj tij ka kallëzuar një shtetase 16 vjeçe, se dje (31 korrik), ai e ka ngacmuar seksualisht, në plazhin e Shëngjinit”.
    Materialet hetimore për rastin i kanë kaluar prokurorisë vendore për veprime të mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të rastit.

  • Ishte larguar nga prindërit në plazhin e Shëngjinit, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja

    Ishte larguar nga prindërit në plazhin e Shëngjinit, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja

    Një 9-vjeçare ishte larguar nga prindërit teksa ndodheshin me pushime në plazhin e Shëngjinit. Punonjësit e Policisë në Shëngjin i dorëzuan vogëlushen familjes, shqiptarë të Kosovës, në gjendje të mirë shëndetësore.
    Salla Operative e DVP Lezhë u njoftua nga një familje pushuesish nga Kosova, se vajza e tyre e mitur ishte larguar dhe nuk po e gjenin dot. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë që patrullojnë me biçikleta në zonën e plazhit në Shëngjin u angazhuan në kërkime në terren.

  • 9-vjeçarja ishte larguar nga prindërit në plazhin e Shëngjinit, gjendet pas disa orësh shqiptarja e Kosovës

    9-vjeçarja ishte larguar nga prindërit në plazhin e Shëngjinit, gjendet pas disa orësh shqiptarja e Kosovës

    Një 9-vjeçare ishte larguar nga prindërit teksa ndodheshin me pushime në plazhin e Shëngjinit.

    Punonjësit e Policisë në Shëngjin i dorëzuan vogëlushen familjes, shqiptarë të Kosovës, në gjendje të mirë shëndetësore.
    Salla Operative e DVP Lezhë u njoftua nga një familje pushuesish nga Kosova, se vajza e tyre e mitur ishte larguar dhe nuk po e gjenin dot.
    Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë që patrullojnë me biçikleta në zonën e plazhit në Shëngjin u angazhuan në kërkime  në terren.
     

    Top Channel

  • Ra në kontakt me rrymën elektrike e u rrëzua nga skela, humb jetën i riu në Shëngjin

    Ra në kontakt me rrymën elektrike e u rrëzua nga skela, humb jetën i riu në Shëngjin

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Shëngjinit, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën.
    Sipas uniformave blu mësohet se i riu ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga lartësia e një skele.
    Mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 16:45, në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pranë bustit “Willson”.
    “Rreth orës 16:45, në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pranë bustit “Willson”, dyshohet se, si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, ka rënë nga lartësia e një skele dhe ka humbur jetën shtetasi Z. L., 32 vjeç, banues në fshatin Mërqi, Lezhë”, njofton policia.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al