Tag: shëngjini

  • Përfshihet nga flakët Shëngjini/ Tymi mbulon zonën, banorët të shqetësuar nga situata…

    Përfshihet nga flakët Shëngjini/ Tymi mbulon zonën, banorët të shqetësuar nga situata…

    Një vatër zjarri është shfaqur paraditen e kësaj të mërkure në zonën e Kunes, në Shëngjin. Flakët dyshohet se kanë rënë në pjesën e lagunës dhe, për shkak të erës së fortë, janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime.
    Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa zjarrfikësit janë informuar menjëherë dhe janë vënë në lëvizje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
    Banorët e zonës kanë raportuar tym të dendur që shihet nga distanca, ndërkohë që pritet ndërhyrja e plotë e forcave zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll.

  • Sezoni i plazhit vijon ende, Shëngjini i mbushur me turistë të huaj: Perlë bregdetare

    Sezoni i plazhit vijon ende, Shëngjini i mbushur me turistë të huaj: Perlë bregdetare

    Shëngjini edhe këtë vit u rendit ndër plazhet e preferuara edhe gjatë këtij sezoni veror. Edhe pse sezoni zyrtarisht ka përfunduar, moti i ngrohtë me diell po tërheq të huajt nga vendet e Europës e më e gjere.

    Për ta, natyra e paprekur, çmimet e arsyeshme dhe mikpritja e vendasve janë arsyet kryesore pse do të rikthehen përsëri.

    “Ne kemi ardhur nga Gjermania dhe po bëjmë një tur në të gjithë ballkanin. Shëngjinin e kemi parë në rrjete sociale dhe vendosëm që të vijmë.

    Këtu është një vend i mrekullueshëm dhe po i përmbush në maksimum pritshmëritë. Ndërthurja e malit me detin të jep mjaft qetësi. Po ashtu dhe mikpritja e vendasve duhet vlerësuar shumë”, thotë një turist për Report Tv.

    “Unë kam qenë dhe here të tjera në zonën e Lezhës dhe vendosa të rikthehem sërish. Këtu ka det lagunë dhe mal, ndaj dhe më pëlqen shumë. Rana e Hedhun është një perle bregdetare dhe ia vlen të vizitohet. Do të qëndrojmë për tre ditë këtu dhe pastaj do të lëvizim dhe në zona të tjera të Shqipërisë”.

    “Kam ardhur këtu prej dy ditësh. E kemi parë në rrjete sociale dhe vendosem ta provojmë dhe jemi shumë të kënaqur. Ka vend të bollshëm për kamperin dhe po shijojmë në maksimum rrezet e diellit dhe freskinë e detit. Do iu sugjeroja dhe miqve e të njohurve të mi që të vijnë këtu sepse vërtet ia vlen”.

    Operatoret turistik tregojnë se të huajt vijojnë të vizitojnë Shëngjinin deri në nëntor.

    Fale natyrës unike, Shëngjini dhe në mënyrë të veçantë Rana e Hedhun mbeten të preferuarat e të huajve që shijojnë qetësinë dhe pastërtinë që ofron zona bregdetare.

  • Plazhi i të gjithëve! Çmimet e arsyeshme shndërrojnë Shëngjinin në destinacionin e preferuar për shumë familje

    Plazhi i të gjithëve! Çmimet e arsyeshme shndërrojnë Shëngjinin në destinacionin e preferuar për shumë familje

    Shëngjini po kthehet në një nga destinacionet më të preferuara të verës për shumë pushues, falë jo vetëm bukurive natyrore dhe plazheve të pastra, por edhe çmimeve të përballueshme që e bëjnë një ditë pushimi të kënaqshme dhe ekonomike.

    Në bregdetin e Shëngjinit dhe plazhet përreth si Rana e Hedhun apo Tale, një familje mund të shijojë një ditë të plotë nën diell pa shpenzuar shumë.
    Çmimi mesatar për dy shezlongë me çadër varion nga 300 deri në 1000 lekë, në varësi të pozicionit. Ndërkohë, në disa zona publike, pushuesit zgjedhin të vendosin çadrat e tyre pa pagesë. Sa i përket ushqimit, çmimet janë modeste dhe konkurruese në krahasim me shumë plazhe të tjerë të vendit. Në restorantet përgjatë vijës bregdetare, një vakt i plotë me produkte deti kushton rreth 2500 lekë për person.
    Pushuesit nga Kosova, për të cilët Shëngjini është vetëm pak orë larg me makinë, e konsiderojnë këtë zonë si një alternativë ideale për fundjava të shpejta apo edhe pushime disa-ditore.
    Edhe turistët e huaj, si ky spanjoll, e vlerësojnë se Shëngjini ofron pushime me kosto normale, ushqim të mirë dhe pa ndjesinë e “shtrydhjes së portofolit”.
    Ndërsa turizmi elitar ka shtrirë ndikimin në zona të tjera të vendit, Shëngjini mbetet sinonim i pushimeve të arsyeshme për të gjithë, me një raport cilësi/çmim që e bën një ndër perlat më të vlerësuara të verës në Shqipëri.

    Top Channel