Tag: shëngjin

  • Aksident në aksin Shëngjin-Velipojë/ Shoferja 23-vjeçarja humb kontrollin e makinës, plagoset së bashku me pasagjeren

    Aksident në aksin Shëngjin-Velipojë/ Shoferja 23-vjeçarja humb kontrollin e makinës, plagoset së bashku me pasagjeren

    Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shëngjin–Velipojë, ku një automjet ka dalë nga rruga pasi drejtuesja, një 23-vjeçare me inicialet M.R, ka humbur kontrollin e mjetit. Sipas njoftimit, gjatë aksidentit janë plagosur shoferja dhe pasagjerja që ndodhej me të. Fatmirësisht, të dyja janë jashtë rrezikut për jetën. Ndaj shoferes nisi procedimi penal për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
    Njoftimi i policisë:
    Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen M. R., 23 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi në aksin rrugor “Shëngjin-Velipojë”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesja e automjetit dhe pasagjerja, të cilat janë jashtë rrezikut për jetën.

  • Mbërrin në Shëngjin anija Libra me 40 emigrantë

    Mbërrin në Shëngjin anija Libra me 40 emigrantë

    Anija e Marinës “Libra” e cila u nis nga Brindisi me 40 emigrantë ka mbërritur në portin e Shëngjinit. Emigrantët do të vendosen në Gjadër, qendrën e ndalimit dhe riatdhesimit të refugjatëve të ngritur nga qeveria italiane në Shqipëri. Anija me të cilën mbërritën në Shëngjin, do i dhurohet i Shqipërisë.
    Vendimi erdhi pas miratimit të dekretit të 28 marsit, i cili lejon transferimin jo vetëm të azilkërkuesve të kapur në det, por edhe të migrantëve të parregullt.

    Kjo pasi komisioneri i policisë u ka dorëzuar dekretin e dëbimit dhe gjykata ka vendosur qëndrimin e tyre në qendrën e pritjes së azilkërkuesve.

  • VIDEO/ 40 emigrantët e dëbuar nga Italia mbërrijnë në Shëngjin

    VIDEO/ 40 emigrantët e dëbuar nga Italia mbërrijnë në Shëngjin

    Grupi prej 40 emigrantësh të dëbuar nga Italia ka mbërritur sot në Portin e Shëngjinit.

    Ata do të sistemohen në kampin e ngritur në Gjadër, Lezhë, në kuadër të marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për strehimin e përkohshëm të emigrantëve.

    Ky grup i emigrantëve të dëbuar nga Italia ishte parashikuar të mbërrinte në Shëngjin një ditë më parë. Mirëpo ardhja u shty për shkak të një proteste të zhvilluar në portin e Brindizit, në Itali.

  • Shiste kokaine në doza, arrestohet 25 vjeçari. I sekuestrohet arma që mbante me vete

    Shiste kokaine në doza, arrestohet 25 vjeçari. I sekuestrohet arma që mbante me vete

    Një 25 vjecar është arrestuar nga policia në Shëngjin, pasi u kap në flagrancë me doza kokaine. Gjatë kontrollit të ushtruar nga blutë e Lezhës, policia gjeti dhe sekuestroi edhe një thikë të cilën I riu mbane me vete.
    Njoftimi i policisë:
    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, goditën një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
    Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi I. I., 25 vjeç, banues në Shkodër.
    Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, që ai i posedonte me qëllim shitjen, dhe një mjet prerës (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

  • U kap në flagrancë me doza kokaine dhe kanabisi, vihet në pranga 25-vjeçari në Shëngjin

    U kap në flagrancë me doza kokaine dhe kanabisi, vihet në pranga 25-vjeçari në Shëngjin

    Një 25-vjeçar në Shëngjin është arrestuar pasi është kapur në flagrancë duke mbajtur me vete doza kokaine dhe kanabisi.

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, goditën një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
    Gjatë kontrollit fizik të shtetasi I. I., 25 vjeç, banues në Shkodër, shërbimet e Policisë gjetën doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, që ai i posedonte me qëllim shitjen, dhe një mjet prerës (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

    Top Channel

  • Shiste kokaine në doza, arrestohet 25 vjeçari, ja çfarë i’u sekuestrua

    Shiste kokaine në doza, arrestohet 25 vjeçari, ja çfarë i’u sekuestrua

    Një 25 vjecar është arrestuar nga policia në Shëngjin, pasi u kap në flagrancë me doza kokaine. Gjatë kontrollit të ushtruar nga blutë e Lezhës, policia gjeti dhe sekuestroi edhe një thikë të cilën I riu mbane me vete.
    Njoftimi i policisë:
    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, goditën një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi I. I., 25 vjeç, banues në Shkodër.
    Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, që ai i posedonte me qëllim shitjen, dhe një mjet prerës (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

  • Shëngjin, posedonte lëndë narkotike, kokainë, me qëllim shitjen në doza, vihet në pranga një 38-vjeçar

    Shëngjin, posedonte lëndë narkotike, kokainë, me qëllim shitjen në doza, vihet në pranga një 38-vjeçar

    Shëngjin, vijojnë kontrollet me qëllim evidentimin dhe goditjen e veprimtarive në fushën e narkotikëve.Posedonte lëndë narkotike, kokainë, me qëllim shitjen në doza, vihet në pranga një 38-vjeçar.Gjatë kontrollit, iu sekuestrua edhe një shumë parash, e dyshuar si e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcat Kombëtare të Sigurisë (FKS) dhe shërbimet e mbështetjes operacionale, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e narkotikëve, evidentuan dhe goditën një rast të kësaj veprimtarie kriminale.Shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll një automjet tip “BMW”, me drejtues shtetasin K. P., dhe pasagjer shtetasin E. P. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit E. P., u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike, kokainë, si dhe një shumë parash, për të cilën dyshohet se ky shtetas e kishte përfituar nga shitja e lëndës narkotike në doza.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, shuma e parave, automjeti tip “BMW” dhe një aparat celular.Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 38 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.