Tag: shëngjin

  • Konfiskohen 7 pasuri në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin, dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale

    Konfiskohen 7 pasuri në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin, dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale

    Me urdhër të GJKKO, 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2, të ndodhura në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin, janë sekuestruar.

    Konfiskimi, në zbatim të vendimit të GjKKO-së, është bërë pasi dyshohet se pasuritë janë përfituar nga veprimtari kriminale.
    “Në zbatim të vendimit të GjKKO-së të vitit 2021, lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të vitit 2022, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2”, njofton policia.
    Pasuritë e sekuestruara ndodhen 2 në bregun e lumit Drin dhe 5 në fshatin Ishull Shëngjin.

    Top Channel

  • Kujt i përkasin? U përfituan nga krimi! GJKKO, konfiskohen mbi 15 mijë m2 truall në Shëngjin

    Kujt i përkasin? U përfituan nga krimi! GJKKO, konfiskohen mbi 15 mijë m2 truall në Shëngjin

    FOTO ILUSTRUESE

    LEZHË-Policia e Lezhës me urdhër të GJKKO, ka konfiskuar 7 pasuri të llojit arë me sipërfaqe 15028 metër katror. Pasuritë e paluajtshme dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për sipërfaqe të tipit “arë” me një total prej 15,028 metrash katrorë, të ndodhura në dy zona me potencial të lartë zhvillimi, konkretisht në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin.
    Njoftimi:
    Konfiskohen 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2, të ndodhura në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin.
    Konfiskimi, në zbatim të vendimit të GjKKO-së, pasi dyshohet se pasuritë janë përfituar nga veprimtari kriminale.
    Në zbatim të vendimit të GjKKO-së të vitit 2021, lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të vitit 2022, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2.
    Pasuritë e sekuestruara ndodhen 2 në bregun e lumit Drin dhe 5 në fshatin Ishull Shëngjin./ZËRI

  • “Dyshohet se u përfituan nga veprimtari kriminale”/ Konfiskohen 7 pasuri në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin

    Me urdhër të GJKKO, 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2, të ndodhura në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin, janë sekuestruar. 
    Konfiskimi, në zbatim të vendimit të GjKKO-së, është bërë pasi dyshohet se pasuritë janë përfituar nga veprimtari kriminale. 
    “Në zbatim të vendimit të GjKKO-së të vitit 2021, lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të vitit 2022, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2”, njofton policia. 
    Pasuritë e sekuestruara ndodhen 2 në bregun e lumit Drin dhe 5 në fshatin Ishull Shëngjin. 

  • EMRAT/ U kapën në flagrancë me drogë dhe armë të ftohta, arrestohen tre persona në Shëngjin! Procedohet edhe një 17-vjeçar

    EMRAT/ U kapën në flagrancë me drogë dhe armë të ftohta, arrestohen tre persona në Shëngjin! Procedohet edhe një 17-vjeçar

    Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Aksi”, në kuadër të kontrolleve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
    Gjatë operacionit të zhvilluar në aksin rrugor “Shëngjin-Kune”, forcat e rendit ndaluan pas ndjekjes një automjet tip “Benz”, me të cilin po lëviznin katër persona. Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi lëndë narkotike të dyshuar kokainë e kanabis, si dhe një armë të ftohtë
    U sekuestruan gjithashtu 60 fishekë për armë zjarri pistoletë. Si pasojë u arrestuan tre persona, Marsel Margjoni, Henri Ismaili dhe Pietro Gega.
    Ndërkohë, u procedua penalisht një 17-vjeçar, që drejtonte automjetin pa leje drejtimi në momentin e ndalimit.
    NJOFTIMI I POLICISË:

    Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar operacionin, si rezultat i të cilit u goditën dy raste të veprimtarive kriminale në këto fusha.
    Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Shëngjin-Kune”, shërbimet e Policisë, pas ndjekjes për disa minuta, ndaluan automjetin tip “Benz”, me të cilin po qarkullonin katër shtetas.
    Gjatë kontrollit në automjet u gjet dhe u sekuestrua lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe kanabis, si dhe një mjet prerës (thikë).
    Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit P. G., me precedent penal në fushën e narkotikëve, u gjetën dhe u sekuestruan 60 fishekë për armë zjarri pistoletë.
    Në përfundim të veprimeve procedurale:
    U arrestuan në flagrancë shtetasit M. M., 19 vjeç, H. I., 18 vjeç, dhe P. G., 26 vjeç, të tre banues në Shëngjin.
    U procedua penalisht 17-vjeçari, i cili drejtonte automjetin pa leje drejtimi në momentin e ndalimit nga Policia.
    Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

  • E rëndë në Lezhë/ Ra në gropën e ashensorit në një pallat në ndërtim, 36-vjeçari humb jetën (EMRI)

    E rëndë në Lezhë/ Ra në gropën e ashensorit në një pallat në ndërtim, 36-vjeçari humb jetën (EMRI)

    foto ilustruese

    LEZHË- Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e kësaj të enjteje, në Shëngjin, ku një 36-vjeçar humbi tragjikisht jetën teksa punonte në një kantier ndërtimi në zonën e Kunës. Dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e vendit ku do të vendosej ashensori në një pallat në ndërtim dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Sakaq, shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës, ndërsa kanë nisur hetimet për nagjrjen e rëndë. 
    Shëngjin / Informacion paraprak:
    Rreth orës 16:30, Salla Operative e DVP Lezhë është njoftuar se, në ambientet e një objekti në ndërtim në Kune–Shëngjin, shtetasi A. Z., 36 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e vendit ku do të vendosej ashensori dhe, për pasojë, ka humbur jetën.
    Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti.

  • E rëndë në Shëngjin, punonjësi bie nga lartësia e një pallati, ndërron jetë

    E rëndë në Shëngjin, punonjësi bie nga lartësia e një pallati, ndërron jetë

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin bregdetar të Shëngjinit.

    Një punëtor ndërtimi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati ku po punonte dhe për pasojë ka ndërruar jete. Ngjarja ka ndodhur në Kune.
    “Rreth orës 16:30, Salla Operative e DVP Lezhë është njoftuar se, në ambientet e një objekti në ndërtim në Kune–Shëngjin, shtetasi A. Z., 36 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e vendit ku do të vendosej ashensori dhe, për pasojë, ka humbur jetën.Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës”, njofton policia.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti.

    Top Channel

  • Lezhë/ Aksident në një kantier ndërtimi në Shëngjin! Punëtori bie nga lartësia, humb jetën

    Lezhë/ Aksident në një kantier ndërtimi në Shëngjin! Punëtori bie nga lartësia, humb jetën

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në një kantier ndërtimi në zonën e Kunës në Shëngjin të Lezhës. Një punëtor 32-vjeçar ka rënë nga lartësia e kantierit ku po punonte dhe ka humbur jetën.
    Policia ndodhet në vend e ngjarjes dhe ka nisur hetimet mbi ngjarjen e rëndë.

  • U kapën me doza kanabisi për shitje, arrestohen 4 të rinj gjermanë në Shëngjin

    U kapën me doza kanabisi për shitje, arrestohen 4 të rinj gjermanë në Shëngjin

    Katër gjermanë janë arrestuar në Shëngjin pasi u kapën me doza kanabisi.
    Njoftimi i policisë:
    Posedonin lëndë narkotike kanabis, me qëllim shitjen në doza, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 4 shtetas gjermanë.
    Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike dhe automjeti që ata përdornin.
    Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, goditën një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
    Për këtë rast u arrestuan shtetasit gjermanë: L. H., 28 vjeç, L. S., 25 vjeç, S. H., 27 vjeç, dhe M. R., 23 vjeç, banues në Gjermani.
    Këta shtetas u konstatuan nga shërbimet e Policisë Kufitare, në Shëngjin, pranë një automjeti tip “Dacia”, në të cilin u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se ata e posedonin me qëllim shitjen në doza.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

  • Shisnin drogë të ndarë në doza, vihen në pranga 4 shtetas gjermanë në Shëngjin

    Shisnin drogë të ndarë në doza, vihen në pranga 4 shtetas gjermanë në Shëngjin

    Në Shëngjin, katër shtetas gjermanë u arrestuan nga policia, pasi u kapën në flagrancë me lëndë narkotike kanabis, që dyshohet se e posedonin për ta shitur në doza.
    Operacioni u realizua nga Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve.

    Njoftimi i policisë:

    Shëngjin

    Posedonin lëndë narkotike kanabis, me qëllim shitjen në doza, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 4 shtetas gjermanë.
    Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike dhe automjeti që ata përdornin.
    Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, goditën një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
    Për këtë rast u arrestuan shtetasit gjermanë: L. H., 28 vjeç, L. S., 25 vjeç, S. H., 27 vjeç, dhe M. R., 23 vjeç, banues në Gjermani.
    Këta shtetas u konstatuan nga shërbimet e Policisë Kufitare, në Shëngjin, pranë një automjeti tip “Dacia”, në të cilin u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se ata e posedonin me qëllim shitjen në doza.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

  • Radhë e gjatë makinash në Shëngjin, probleme në menaxhimin e trafikut

    Radhë e gjatë makinash në Shëngjin, probleme në menaxhimin e trafikut

    Fundjava e parë e shtatorit ka sjellë sërish trafik të rënduar në Shëngjin dhe Lezhë, pasi pushuesit po kthehen nga plazhi për t’iu rikthyer rutinës së përditshme.
    Pasditja dhe mbrëmja e sotme kanë krijuar kaos të vërtetë në zonën e Ranës së Hedhun, ku qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra.
    Disa prej tyre raportojnë se ndodhen mbi dy orë në trafik pa lëvizur, ndërsa kanë fikur dhe makinat.
    Situata është veçanërisht e vështirë për familjet me fëmijë të vegjël, të cilët nuk mund të përballojnë kushtet e gjata të bllokimit.
    Pamjet nga vendngjarja tregojnë rreshta të gjatë automjetesh të fikura, që presin të lëvizin, ndërsa qytetarët kërkojnë menaxhim më efikas të trafikut në këtë zonë turistike që çdo vit përballet me të njëjtin problem.