Tag: shengen

  • BE propozon “Shengen ushtarak”

    BE propozon “Shengen ushtarak”

    Bashkimi Evropian synon të krijojë një lloj “Shengeni ushtarak” në mënyrë që automjetet dhe ushtarët të mund të lëvizin shpejt brenda kufijve të saj, duke anashkaluar burokracinë aktuale të rëndë.
    Propozimi do të marrë formë të mërkurën, me një rregullore dhe një komunikim të përbashkët.
    Për këtë arsye, BE po u kërkon 27 shteteve anëtare të zgjasin kohën maksimale për lëshimin e lejeve të tranzitit në tre ditë, me një sërë rregullash të vetme në nivel të BE-së.
    Ndër veçoritë e reja është “Solidarity Pool”, një katalog mjetesh transporti (aeroplanë, anije, trena) që 27 vendet mund ta ndajnë nëse është e nevojshme.

  • Nis testimi i sistemit të ri në zonën Shengen – udhëtarët përballen me vonesa

    Nis testimi i sistemit të ri në zonën Shengen – udhëtarët përballen me vonesa

    Sistemi i ri i hyrje-daljeve në zonën Shengen, i cili ka filluar zbatimin vetëm një javë më parë, tashmë po shkakton probleme serioze për udhëtarët.
    Edhe pse ndodhet ende në fazën fillestare, vetëm në aeroportin e Brukselit gjatë javës së fundit janë raportuar pritje në radhë që kanë zgjatur deri në tri orë.
    Ky sistem synon të zëvendësojë vulosjen e pasaportave me regjistrimin elektronik të të dhënave, dhe aplikohet vetëm për udhëtarët që nuk kanë shtetësi të Bashkimit Evropian. Identifikimi i tyre bëhet përmes gjurmëve të gishtërinjve dhe fotografisë së fytyrës.
    Në hyrjet e mëvonshme, udhëtarëve do t’u kërkohet vetëm një verifikim i shpejtë, pasi të dhënat e tyre do të jenë të ruajtura në sistem.
    Aktualisht, sipas transmetuesit publik të Kosovës, sistemi po zbatohet në mënyrë të kufizuar dhe për disa orë në pika të caktuara kufitare, në kuadër të një periudhe tranzicioni gjashtëmujore.
    Pas përfundimit të kësaj periudhe, ai pritet të vihet plotësisht në funksion në të gjitha pikat kufitare të zonës Shengen.
    Zbatimi i plotë i sistemit është planifikuar të nisë në prill të vitit të ardhshëm.

  • Rregulla të reja në aeroporte, s’ka më vula në pasaportë. Ja çfarë ndryshon për shqiptarët

    Rregulla të reja në aeroporte, s’ka më vula në pasaportë. Ja çfarë ndryshon për shqiptarët

    Prej 12 tetorit ka hyrë në fuqi në aeroportet evropiane sistemi i ri i identifikimit biometrik (EES – Entry/Exit System) për qytetarët nga vendet e treta që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Bashkimin Evropian.

    Sistemi nuk prek qytetarët e BE-së, por vetëm udhëtarët nga vende të tjera që udhëtojnë në zonën Shengen për qëndrime afatshkurtra, deri në 90 ditë brenda 180 ditëve.

    Përfaqësuesja e Autoritetit të Aviacionit Civil, Edlira Margilaj, në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH, bëri të ditur se sistemi ka filluar zbatimin zyrtar, por do të shtrihet gradualisht deri në fund të marsit 2026 në të gjitha aeroportet e zonës Shengen, gjatë një periudhe tranzitore testimesh dhe përmirësimesh.

    “Sistemi i hyrjeve daljeve edhe pse ka filluar zbatimin, nuk është duke u zbatuar realisht në të gjitha vendet por do te progresojë me një shtrirje gjatë gjithë periudhës së tranzicionit deri në fund të marsit 2026. Kemi një periudhë tranzitore për të gjitha testimet dhe përmirësimet që duhet të bëhen dhe qytetarët të mësohen”, tha Margilaj.

    Margilaj bëri të ditur se asistentë do të ndihmojnë udhëtarët, sidomos të moshuarit, në rast vështirësish teknike. Të dhënat biometrike dhe personale do të ruhen për tre vjet nga data e fundit e hyrje-daljes në zonën Shengen. Regjistrimi bëhet vetëm një herë, ndërsa hyrjet pasuese do të jenë më të shpejta.

    “Një shqiptar do niset nga Rinasi drejt një aeroporti të Shengen do kalojë në procedurat e këtij sistemi.  Brenda aeroportit të Tiranës ky udhëtar nuk do të kryej asnjë procedurë shtesë nga procedura e zakonshme. Kjo pasi Shqipëria nuk është vend Shengen dhe ky proces nuk ndodh këtu. Kur shkon në aeroportin e Shengen ndodh regjistrimi, ku qytetari do drejtohet drejt kontrollit kufitar ku do të jetë një kabinë biometrike,  do të vendosim pasaportën që sistemi merr të dhënat personale, do vijojë me foton e fytyrës duke hequr syzet e kapuçat e kapelat. Do marrin shenjat e gishtave mbi moshën 12 vjeç dhe pastaj të jenë kryer gjithë kjo procedurë sistemi do të zhvillojë për disa minuta. Aty do të ketë edhe asistentë pasi mund të ketë edhe probleme teknike, por edhe për të ndihmuar qytetarët sidomos ato të moshës së tretë që nuk janë shumë të  njohur me teknologjinë”, tha ajo.  

    Sistemi EES zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave me një proces plotësisht digjital, duke synuar të shkurtojë radhët në kufij dhe të përmirësojë sigurinë e hyrje-daljeve në BE.

  • Nga sot, qytetarët e vendeve jashtë BE do të identifikohen në mënyrë biometrike

    Nga sot, qytetarët e vendeve jashtë BE do të identifikohen në mënyrë biometrike

    Parandalimi i terrorizmit, por edhe i migracionit të parregullt në zonën Shengen, solli pas tre vitesh zbatueshmërinë e rregullave të reja në pikat kufitare, qoftë këto ajrore, tokësore apo edhe detare.
    Nga kjo e diel, 12 tetor, për qytetarët jo-anëtarë të Bashkimit Europian, dhe në ato pika kontrolli kufitar ku do të zbatohet sistemi i ri EES, vula në pasaporta nuk do të vendoset më – kjo falë regjistrimit digjital të informacioneve që përmban pasaporta dhe të dhënave biometrike.
    Sistemi i hyrje-daljeve, EES, do të ofrojë informacion në kohë reale mbi periudhën e qëndrimit në zonën Shengen dhe pritet të japë më shumë siguri, sidomos ndaj atyre që thyejnë rregullat, teksa parashikohet ulja e numrit të personave që mashtrojnë me identitetin.
    Ashtu si për personat që vijnë nga vende jo të Bashkimit Europian, edhe për qytetarët shqiptarë rregulli do të jetë i njëjtë: në çdo pikë kufitare – tokësore, detare apo aeroport – personi do të japë të dhënat e tij personale. Më pas, zyrtarët e kufirit do të skanojnë gjurmët e gishtave dhe në fund do të bëhet fotografia, duke krijuar një dosje digjitale me informacion.
    Vihet re se, në zbatimin e sistemit të ri të hyrje-daljeve, sa herë që qytetari kthehet në territorin e Bashkimit Europian, oficerët e kontrollit të pasaportave do të duhet vetëm të verifikojnë gjurmët e gishtërinjve dhe foton. Në raste të rralla mund të jetë e nevojshme të mblidhen dhe të regjistrohen sërish të dhënat.
    Qytetarët jo të Bashkimit Europian tashmë duhet të jenë më të kujdesshëm në respektimin e rregullave, pasi me sistemin e ri nuk do të ketë vulë në pasaportë, dhe për pasojë, rregulli i ri i bën më të ekspozuar ata persona që tejkalojnë qëndrimin në shtetet e Bashkimit Europian.
    Çdo person që udhëton drejt apo nga zona Shengen nuk duhet të harrojë rregullin kryesor: qëndrimi 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore.
    Sistemi i hyrje-daljeve në Bashkimin Europian është shtyllë e rëndësishme e kornizës për migracionin dhe azilin, por zbatueshmëria nuk do të jetë e menjëhershme. Fillimisht do të përdoren të dy sistemet paralelisht, që do të thotë se udhëtarët do të mund të kalojnë si përmes kontrollit të pasaportave, ashtu edhe përmes procedurës së re, deri kur të bëhet plotësisht funksional më 10 prill 2026.

  • Lëvizja pa vula pas 12 tetorit, zyra e BE: Nuk ka kosto, shenjat e gishtërinjve jepen vetëm një herë

    Lëvizja pa vula pas 12 tetorit, zyra e BE: Nuk ka kosto, shenjat e gishtërinjve jepen vetëm një herë

    Që prej 12 tetorit, të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë në vendet e BE-së nuk do të vulosin pasaportat në pikat e kalimit kufitar. Shefi i Sektorit Politik në Delegacionin e Bashkimit Evropian, Andre Rizzo, thotë se ky sistem i ri hyrje-dalje do të përfshijë të gjitha të dhënat e tjera biometrike, shenjat e gishtërinjve dhe atë të fytyrës. Këto të dhëna do të jepen vetëm një herë dhe jo sa herë që udhëton.

    “Që nga 12 tetori do të hyjë në fuqi sistemi i hyrje-daljeve. Ky është në thelb një sistem digjital i avancuar, një sistem menaxhimi kufitar që do të zbatohet për gjithë shtetasit jo të BE-së që hyjnë në zonën Shengen. Pra, kjo do të thotë që një shtetasi shqiptar që hyn në zonën Shengen pas datës 12 tetor ndoshta do t’i kërkohet të japë disa të dhëna. Kjo do të thotë të dhënat në dokumentin e udhëtimit, të dhënat biometrike për shembull, imazhi i fytyrës apo gjurmët e gishtërinjve, si dhe data e hyrjes ose daljes në zonën Shengen. Ky do të jetë një zbatim gradual i sistemit, kështu që një shtetas shqiptar mund ta hasë atë në fazën e parë ose në një fazë të mëvonshme. Kjo ndryshon në varësi të aeroporteve në zonën Shengen. Marrja e të dhënave biometrike do të bëhet vetëm një herë, kështu që një person, të dhënat e të cilit janë mbledhur, nuk do të ketë nevojë ta bëjë përsëri sa herë që hyn në zonën Shengen”.

    Ky sistem i ri hyrje-dalje nga vendet e Bashkimit Evropian nuk do të ketë asnjë kosto financiare për shtetasit shqiptarë, përveç kohës më të madhe që do të duhet në fazën e parë për marrjen e shenjave të gishtërinjve dhe fytyrës.

    “Jo, nuk do të ketë pagesë, nuk do të ketë asnjë kosto fare, kështu që ky është vetëm një mjet, një sistem me anë të të cilit do të mblidhen të dhënat. Udhëtarët mund të përjetojnë disa vonesa të vogla në hyrje në fillim, sepse do të zbatohet ngadalë për gjashtë muajt e ardhshëm. Pasi të merren të dhënat tuaja, nuk do të keni nevojë t’i jepni përsëri ato, sepse sistemi, herën e dytë që hyni në zonën Shengen, do të njohë që i keni regjistruar tashmë të dhënat tuaja dhe thjesht do të verifikojë që të dhënat janë aty, kështu që nuk do të keni nevojë ta bëni përsëri”.

    Gjithsesi, rregullat e qëndrimit në zonën e BE-së nuk do të ndryshojnë.

    “Rregullat mbeten ashtu siç janë. Një shtetas shqiptar do të ketë të drejtën e një qëndrimi 90-ditor brenda një periudhe 180-ditore. Pra, nuk ka kosto, asnjë ndryshim. Gjithçka mbetet ashtu siç është”.

    Ky vendim i ri synon të frenojë emigracionin e paligjshëm, si dhe falsifikimet biometrike.

    “Arsyeja kryesore e këtij ndryshimi është që të kemi një sistem shumë më efikas menaxhimi të kufijve. Gjithashtu, do të jetë shumë i rëndësishëm për sa i përket të dhënave më të besueshme mbi kalimet kufitare të personave që hyjnë në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, do të jetë një sistem që do të ndihmojë në parandalimin e migrimit të parregullt, parandalimin e tejkalimit të vizave dhe gjithashtu do të mund të zbulojë falsifikimin e dokumenteve, ose edhe lloje të tjera të kërcënimeve të sigurisë”.

    Sipas përfaqësuesve të Zyrës së BE-së në Tiranë, sistemi i ri i pasaportave pa vula në kufi është në kuadër të përmirësimit dhe modernizimit të gjithë sistemit, duke u mundësuar udhëtarëve një kalim më të shpejtë të kufijve.

  • Udhëtimi në Shengen/ Ambasada e BE jep njoftimin zyrtar: Nga 12 tetori nis sistemi i ri…

    Udhëtimi në Shengen/ Ambasada e BE jep njoftimin zyrtar: Nga 12 tetori nis sistemi i ri…

    Reagimi i Ambasadës së Bashkimit Europian në Tiranë
    Përditësim i rëndësishëm për qytetarët e vendeve jashtë Bashkimit Evropian, përfshirë ata shqiptarë, që udhëtojnë për qëndrim të shkurtër në 29 vendet e Zonës Shengen!Nga data 12 tetor 2025, një sistem i ri i menaxhimit të kufijve, Sistemi i Hyrje/Daljes (Entry/Exit System), do të fillojë gradualisht të regjistrojë:
    të dhënat nga dokumenti i udhëtimit
    datat e mbërritjes dhe të largimit
    të dhënat biometrike (shenjat e gishtave dhe imazhi i fytyrës)Nuk kërkohet të bëni asnjë veprim para udhëtimit. Nuk ka asnjë tarifë shtesë.Për më shumë informacion nga burimi zyrtar👉 https://travel-europe.europa.eu/ees
    gijotina.com/

  • Sistemi i ri digjital EES në Shengen, në tetor shtrëngohet kalimi për ata që shkelin qëndrimin 90 ditë

    Sistemi i ri digjital EES në Shengen, në tetor shtrëngohet kalimi për ata që shkelin qëndrimin 90 ditë

    Prej datës 12 tetor, do të nisë zbatimi i sistemit të ri digjital i kufijve të Evropës për shtetasit jashtë BE-së. “Publikimi shënon një hap më afër bërjes së BE-së, destinacionin më të përparuar të udhëtimit në botë”, tha në një deklaratë Henna Virkkunen, Zëvendëspresidente Ekzekutive për Sovranitetin, Sigurinë dhe Demokracinë e Teknologjisë.
    Duke bashkëpunuar ngushtë me Shtetet Anëtare dhe sektorin e transportit, ne po krijojmë një kuadër të sigurt, efikas dhe miqësor për udhëtimin që pasqyron angazhimin e Evropës si ndaj sigurisë ashtu edhe ndaj inovacionit teknologjik.”
    Sistemi EES po prezantohet për të forcuar sigurinë kufitare dhe për të identifikuar udhëtarët që qëndrojnë më gjatë se koha e lejuar në Zonën Shengen (90 ditë brenda një periudhe 180-ditore).
    Sistemi i ri kërkon që pikat kufitare të Evropës të kenë të instaluar infrastrukturë të dedikuar. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thuhet se i ka siguruar Eurostar, Eurotunnel dhe Portit të Doverit nga 3.5 milionë £ (4.1 milionë €) secili për t’i shpenzuar për kioskat e regjistrimit.
    Nga 12 tetori e tutje, shtetet anëtare të BE-së do të fillojnë ta prezantojnë gradualisht EES-në gjatë një periudhe gjashtëmujore, tha Komisioni Evropian në një deklaratë.
    Autoritetet kufitare do të regjistrojnë në mënyrë progresive të dhënat e shtetasve të vendeve të treta që kalojnë kufijtë. Në fund të kësaj periudhe, sipas Komisionit, EES do të vendoset plotësisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar .
    EES do të jetë një sistem regjistrimi për udhëtarët e Mbretërisë së Bashkuar, SHBA- së dhe vendeve të tjera jo-BE.
    Udhëtarët do të duhet të skanojnë pasaportat ose dokumentet e tjera të udhëtimit në një kioskë vetëshërbimi sa herë që kalojnë një kufi të jashtëm të BE-së. Kjo nuk do të zbatohet për qytetarët ose banorët e ligjshëm të BE-së ose për ata me viza afatgjata.
    Sistemi do të regjistrojë emrin e udhëtarit, të dhënat biometrike, si dhe datën dhe vendin e hyrjes dhe daljes. Skanimet e fytyrës dhe të dhënat e gjurmëve të gishtërinjve të marra gjatë regjistrimit të parë ruhen në bazën e të dhënave EES për tre vjet.
    Gjatë kësaj periudhe, udhëtarët do të duhet të japin vetëm një gjurmë gishtash ose një foto në kufi kur hyjnë dhe dalin, të cilat do të krahasohen me të dhënat e ruajtura.
    Një nga shqetësimet kryesore për udhëtarët është nëse sistemi i ri do të shkaktojë radhë dhe kohë të gjata pritjeje në kufij .
    Kjo për shkak se pasagjerët do të duhet të përdorin teknologjinë e re të skanimit që po instalohet në të gjitha kalimet ndërkombëtare tokësore, detare dhe ajrore në Zonën Shengen .
    Komisioni thotë se do të vazhdojë të punojë ngushtë me shtetet anëtare për të siguruar një “zbatim të qetë dhe efektiv të sistemit”.
    Ndërsa afrohet data e lançimit, udhëtarët mund të presin fushata informuese dhe aktivitete ndërgjegjësimi në pikat e kalimit kufitar, duke përfshirë aeroportet në të gjithë BE-në, shton ajo.
    Sistemi EES do të pasohet nga Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) në fund të vitit 2026, me një periudhë kalimtare prej të paktën gjashtë muajsh, që do të thotë se nuk do të jetë i detyrueshëm deri në vitin 2027.
    Kjo do të kërkojë që udhëtarët jo-BE që nuk kanë nevojë për vizë të marrin autorizim përpara se të hyjnë në Zonën Shengen.
    gijotina.com/