Tag: shëndetshme

  • Studimi: Nëse nuk flini mjaftueshëm, truri juaj do të nisë të “hajë” vetveten

    Studimi: Nëse nuk flini mjaftueshëm, truri juaj do të nisë të “hajë” vetveten

    Një studim i publikuar në Journal of Neuroscience tregon se mungesa e gjumit mund të shkaktojë shkatërrimin e lidhjeve nervore të shëndetshme në tru.
    Studiuesit zbuluan se disa qeliza të trurit, astrocitet dhe mikroglia, bëhen tepër aktive kur nuk flemë mjaftueshëm, duke eliminuar pjesë të lidhjeve mes neuroneve, një proces që zakonisht ndodh për të pastruar qelizat e vdekura, por që në këtë rast ndikon edhe në lidhjet e shëndetshme.
    Ekspertët analizuan trurin e minjve që kishin fjetur mjaftueshëm dhe atyre që kishin mungesë gjumi për disa ditë.
     
    Ata zbuluan se pas disa netësh pa gjumë, qelizat e trurit nisën të “hanë” pjesë të lidhjeve nervore të shëndetshme. Sa më gjatë të mungojë gjumi, aq më shumë aktivizohen qelizat që prishin këto lidhje.
     
    Kjo mund të shkaktojë dëme në kujtesë, përqendrim dhe rrit rrezikun për sëmundje si Alzheimeri.
    Çfarë do të thotë kjo për ne?
    Nëse nuk flini mjaftueshëm, truri juaj mund të fillojë të dëmtojë veten në vend që të ripërtërijë qelizat dhe të pastrojë toksinat. Ekspertët këshillojnë që të paktën 7-9 orë gjumë në natë janë të domosdoshme për të mbajtur trurin të shëndetshëm dhe për të parandaluar dëmtime afatgjata.

  • Shtatë zakone të shëndetshme që ndihmojnë gratë të ulin rrezikun e demencës

    Shtatë zakone të shëndetshme që ndihmojnë gratë të ulin rrezikun e demencës

    Një kërkim i ri tregon se gratë që ndjekin shtatë zakone të shëndetshme mund të reduktojnë rrezikun e zhvillimit të demencës. Studiuesit ndoqën një grup të madh grash për 20 vjet dhe arritën në përfundimin se një stil jetese i shëndetshëm ndikon pozitivisht në funksionin njohës.

    Demenca është një sëmundje që ndikon në kujtesën dhe aftësitë ekzekutive, duke ndikuar në pavarësinë e individëve. Gratë përbëjnë rreth dy të tretat e të prekurve nga demenca, kryesisht për shkak të jetëgjatësisë më të madhe se burrat. Për më tepër, studimet tregojnë se gratë ushtrohen më pak dhe kanë më shumë gjasa të vuajnë nga depresioni, faktorë që mund të ndikojnë në përparimin e sëmundjes.

    Sipas studiuesve, shtatë zakonet që ndihmojnë në uljen e rrezikut të demencës janë: të qenit aktiv fizikisht, ushqyerja e shëndetshme, mbajtja e një peshe të shëndetshme, shmangia e duhanit, ruajtja e presionit të gjakut në nivele normale, kontrolli i kolesterolit dhe mbajtja e niveleve të rregullta të sheqerit në gjak.

    Lajmi i mirë është se edhe zbatimi i vetëm disa prej këtyre zakoneve mund të sjellë përfitime për shëndetin njohës. Ekspertët këshillojnë që ndryshimet në stilin e jetës të bëhen sa më herët për një mbrojtje më të madhe ndaj demencës.

  • Hurmat e Arabisë, Nëntë Llojet më të Shëndetshme

    Hurmat e Arabisë, Nëntë Llojet më të Shëndetshme

    Hurmat e Arabisë janë fruta të shijshme dhe shumë të shëndetshme.

    Në të vërtetë, hurmat e Arabisë është një term që përfshin me dhjetëra varietete frutash që janë të shëndetshme.
    Në Shqipëri, dyqane të ndryshme kanë lloje të ndryshme të hurmave të arabisë.
    Në këtë artikull, AgroWeb.org ka renditur 9 hurmat më të mira të Arabisë.
    Hurmat Ajwa
    Këto njihen si ‘Mbretëresha e Hurmave’ sepse besohet të kenë qenë të preferuarat e Profetit Muhamed të fesë Islame.
    Ato janë të buta dhe më të thata.
    Këto hurma njihen për aftësinë që kanë në forcimin e imunitetit.
    Hurmat Medjool
    Ky frut rritet në vende me klimë të nxehtë e të thatë siç është Lindja e Mesme, Afrika dhe Kalifornia.
    Ato nuk përmbajnë sheqer dhe janë ideale për pacientët diabetikë.
    Këto hurma janë të pasura me vitamin, minerale dhe energji.
    Hurmat Kalmi
    Këto fruta e kanë origjinën nga Omani.
    Janë fruta të zeza, të vogla me formë cilindrike.
    Ato janë të pasura me kalium dhe parandalojnë diarenë.
    Hurmat Mabroom
    Këto hurma njihen si fruta të cilësisë së parë.
    Janë natyralisht të pasur me minerale dhe antioksidantë.
    Janë të ëmbla dhe përtypen me lehtësi.
    Hurmat Ambera
    Këto hurma mbajnë vulën e cilësisë më absolute të frutave të thata.
    Ato vijnë nga Medina, në Arabinë Saudite.
    Janë të mëdhaja në përmasa dhe kanë aftësi të përmirësojnë shërimin natyral të organizmit.
    Hurmat Khudri
    Kanë formë cilindrike dhe gjenden në përmasa mesatare ose të mëdha.
    Kanë ngjyrë kafe me nuance të kuqe dhe të japin energji të menjëhershme që në kafshatën e parë.
    Hurmat Zahidi
    Janë hurmat më të shijshme të Iranit.
    Kanë një ngjyrë të çelët të verdhë dhe formë rrumbullake.
    Këto hurma përmbajnë sasi të larta të vitaminave A, B, C dhe minerale që përmirësojnë qarkullimin e gjakut.
    Hurmat Safawi
    Vijnë nga Arabia Saudite dhe janë të ëmbla e të mëdha.
    Këto hurma përdoren kryesisht për të trajtuar aneminë dhe intoksikimin.
    Hurmat Sukarri
    Edhe ky varietet vjen nga Arabia Saudite.
    Janë tejet të ëmbla dhe të qullëta.
    Ato të japing një dozë të menjëhershme energjie./AgroWeb.org

  • Ushqimet e Shëndetshme që Bëhen të Rrezikshme Nëse e Teproni

    Ushqimet e Shëndetshme që Bëhen të Rrezikshme Nëse e Teproni

    Kur vjen puna tek ushqyerja e shëndetshme, shpesh njerëzit kanë tendencën ta teprojnë me fruta dhe perime të pasura me vlera dhe ushqyes.

    Kjo ndodh nga idea e gabuar se sa më shumë të hash prej tyre, aq më të shëndetshëm do të jemi.
    Por edhe te ushqimet e shëndetshme, sasia është e domosdoshme.
    Le t’i hedhim një sy ushqimeve të shëndetshme që mund të dëmtojnë organizmin nëse konsumohen në sasi të mëdha, të listuara më poshtë nga AgroWeb.org.
    Brokoli
    Brokoli është një perime shumë e shëndetshme dhe e pasur me antioksidantë që lufton radikalet e lira që dëmtojnë qelizat.
    Brokoli shmang sëmundjet e zemrës.
    Megjithatë,nëse e hani në sasi të mëdha, brokoli mund të dëmtojë tiroiden.
    Brokoli ka disa përbërës që vështirësojnë aftësinë e trupit për të përthithur jod.
    Nëse keni pasur probleme me tiroiden në të shkuarën, sigurohuni që nuk po konsumoni shumë brokoli.
    Nëse nuk e teproni, brokoli është aleati sublim kundër sëmundjeve.
    Uji Me Limon
    Përfitimet e të pirit ujë me limon në mëngjes janë të panumërta.
    Uji me limon na hidraton dhe na ushqen me vitaminë C dhe antioksidantë.
    Por nëse pini ujë me limon gjithë kohës, acidi i agrumes dëmton dhëmbët dhe lehtëson prishjen e tyre.
    Nëse ju pëlqen uji me limon sigurohuni që të shpëlani gojën më pas, ose ta pini me pipëz që të shmangni kontaktin me dhëmbët.
    Çaji Jeshil
    Çaji jeshil është i pasur me antioksidantë të dobishëm kundër inflamacionit dhe sëmundjeve të zemrës.
    Megjithatë, disa substanca të këtij çaji ndërhyjnë në përthithjen e hekurit nga burimet bimore.
    Ndaj nëse jeni të rrezikuar nga pamjaftueshmëria e hekurit, mos pini çaj jeshil gjatë vakteve.
    Vera e Kuqe
    Vera e kuqe është e shëndetshme për sa kohë konsumohet në sasi modeste.
    Me sasi modeste, nënkuptojmë një gotë në ditë për gratë dhe dy gota në ditë për burrat.
    Për më tepër, tregohuni të kujdesshëm që mos të pini alkol kur merrni medikamente.
    Qitro dhe Agrumet
    Agrumet janë të shëndetshme, por disa prej tyre ndërhyjnë në efikasitetin e ilaçeve duke vështirësuar përthithjen e tyre në gjak.
    Vështirësia paraqitet edhe 72 orë pas konsumit të agrumeve, ndaj tregoni kujdes.
    Ushqimet e Pasura Me FIbër
    Fibra është shumë e rëndësishme, por nëse hani shumë ushqime me fibër brenda një vakti atëherë përgatituni për gazra dhe fryrje.
    Ushqimet me fibër duhen ngrënë ngadalë dhe nga pak gjatë ditës deri sa stomaku të mësohet me to.
    Lakrat
    Lakrat janë të pasura me antioksidantë, vitamina dhe minerale.
    Problemi qëndron tek vitamina K e cila mpiks gjakun dhe ndërhyn me ilaçet që kanë si qëllim të hollojnë gjakun.
    Kujdes me sasinë.
    Orizi Kaf
    Orizi kaf mund të ketë sasi të mëdha të arsenikut jo organik në vendet ku kultivohet.
    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, rekomandohet që të shpëlani orizin kaf dhe varietetet e tij përpara se ta gatuani.
    Lëngjet e Frutave
    Lëngjet e frutave përmbajnë kryesisht sheqer dhe aspak fibër.
    Mos pini lëngje por hani fruta të plota nëse dëshironi të ushqeheni shëndetshëm.
    Uji
    Uji është i rëndësishëm për t’u hidratuar, por nganjëherë pijmë shumë ujë dhe jemi të hidratuar më tepër seç duhet.
    Nëse pini shumë ujë për një periudhë të shkurtër mund të prishni ekuilibrat e elektroliteve dhe të ulni nivelin e sodiumit në organizëm.
    Spinaqi
    Sasitë e mëdha të spinaqit mund të jenë problematike për shkak se substancat e pranishme tek kjo barishte rrezikojnë shëndetin e personave që vuajnë nga gurët në veshka./AgroWeb.org

  • Disa Mënyra Si të Shijoni Hurmat e Arabisë Në Çdo Vakt

    Disa Mënyra Si të Shijoni Hurmat e Arabisë Në Çdo Vakt

    Në ditët e sotme origjina e saktë e palmës së hurmës mbetet e mbuluar me mister, hulumtimet dëshmojnë se ajo është kultivuar që në vitin 4000 para Krishtit dhe ka zënë rrënjë shpejt në pjesë të ndryshme të botës.

    Jo më kot pema që i prodhon këto kokrra të shijshme është cilësuar si ‘pema e jetës’ nga qytetërimet e lashta.

    Hurmat e Arabisë janë të shëndetshme, të mbushura me vitamina dhe minerale thelbësore dhe të njohura si një burim i jashtëzakonshëm i fibrave. Ndërsa nivelet e larta të sheqernave natyrale, janë një burim i madh energjie. Këshillohet që të shijohen në moderim, konsumimi i tre deri në pesë kokrrave në ditë mjafton për të korrur përfitimet e dëshirueshme shëndetësore.

    Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me disa mënyra të thjeshta dhe shumë të shijshme se si t’i përfshini ato në vakte të shëndetshme.

    Si të shijoni hurmat e Arabisë

    Ju mund t’i konsumoni në çdo kohë të ditës dhe t’i përdori gjithashtu si një zëvendësues natyral i sheqerit të bardhë në një sërë recetash. Një nga mënyrat më të mira është t’i shtoni në pijet e preferuara të frutave.

    Por, ju gjithashtu mund t’i përfshini në një tas me tërshërë ose shijoni si një vakt i lehtë pas stërvitjes. Një tjetër mënyrë interesante është duke i kombinuar në sallatë.

    Hurmat e copëtuara janë një shtesë e shkëlqyer për sallatat me gjethe jeshile, sallatat me drithëra dhe ato perime. Ju gjithashtu mund të bëni me to toptha ëmbëlsirash të shëndetshme që nuk kanë nevojë për pjekje.

    Mjafton të përpunoni hurmat në një mikser dhe të shtoni përbërës të tjerë, të tillë si tërshëra, gjapl arrorësh, farat kia, shqeme dhe copësa arre kokosi. Formoni me masën toptha të vegjël dhe lërini në frigorifer për një orë përpara se t’i konsumoni.

    Mënyra më e thjeshtë se si mund t’i shijoni është duke i shoqëruar me arrorë të tillë si lajthitë. Në botë, kuzhinierët e talentuar i përfshijnë hurmat në pjata të ndryshme në një sërë mënyrash të reja dhe inovative.

    Mos harroni që kur të përfundoni vaktin tuaj dhe të shërbeni filxhanin me kafe, shoqërojeni atë me 1 kokërr hurmë Arabie. /AgroWeb.org