Dorina Toçi do të jetë drejtoresha e re e Institutit të Shëndetit Publik.
Ajo më parë ka qenë Përgjegjëse e Sektorit të Sëmundjeve Kronike në ISHP dhe shefe sektori në njësinë e performancës së Shëndetit Publik.
Toçi do të zërë vendin e lënë bosh nga Eugena Tomini, e cila javën e kaluar u emërua nga Këshilli i Ministrave si zv/Ministrja e re e Shëndetësisë.
Tag: shëndetit
-

Zgjidhet drejtuesja e re e ISHP-së
-

Memaliaj, abuzohet seksualisht 32-vjeçarja me probleme të shëndetit mendor/ Procedim penal për autorin 65-vjeçar
Një 32-vjeçare me probleme të shëndetit mendor është abuzuar seksualisht nga një 65-vjeçar.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një fshat të Memaliajt.
Për 65-vjeçarin, policia nisi procedim penal për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetase 32 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor. -

Biznesi i shëndetit arrin maturimin
Spitalet private i rritën të ardhurat me shpejtësi, të paktën që nga viti 2017, për të kulmuar në vitin 2021, kur pandemia rëndoi dukshëm shëndetin e popullatës duke rritur vdekshmërinë shtesë.Pasi arriti kulmin në vitin 2021, tregu duket se është maturuar dhe ka nisur rënien për spitalet e mëdha, ndërsa të vegjlit vijojnë ende zgjerimin.Në vitin 2024, vdekjet u rritën me 3.2% në krahasim me vit…
-

Gripi, vaksinimi nis më herët/ ISHP: 280 mijë doza vaksine, nis shpërndarja e tyre
Në vend gripi nuk ka nisur ende të qarkullojë, por për tu mbrojtur prej tij vaksinimi këtë vit do të nisë më herët.
Instituti i Shëndetit Publik ka siguruar rreth 280 mijë doza vaksinë dhe po i shpërndanë në qendrat shëndetësore.
“Lidhur me qarkullimin e viruseve respiratore, janë rreth 9 mijë raste një numër i ulët, por ka filluar një trend i lehtë në rritje kështu parashikohet një rritje e lehtë nga javë në javë. Lidhur me gripin situata epidemiologjike paraqitet e qetë, sepse nga vitet e kaluara qarkullimi I gripit zakonisht fillon nga mesi fundi i muajit nëntor. Kanë ardhur 280 mijë doza vaksine për gripin dhe ka filluar shpërndarja e tyre dhe fushata nis më 22 shtator, pra më herët se të gjithë vitet e tjera”, tha epidemiologu Artan Simaku.
Të parët që do të vaksinohen janë punonjësit e shëndetësisë. Ndërkohë në qendrat shëndetësore mjekët po përgatisin një kalendar për të vijuar më pas me personat më të rrezikuar. Por nëse dikush dëshiron të vaksinohet në një qendër tjetër vendin dhe orën mund ti rezervojë online në platformën e-Albania.
“Vaksinimi nis me personelin shëndetësor, se duk mbrojtur veten nuk e përhap tek pacientet. Vijon me ata me sëmundje shoqëruese, çdo qendër ka hartuar planin e pacientëve, pra ata mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna, personeli mjekësor dhe banorët e qendrave të kujdesit afatgjatë, gjithashtu mësuesit, punonjësit e policisë dhe ushtrisë dhe fëmijët mbi 5 vjeç, janë grupet e përfshira në program”, tha ai.
Sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik vaksina është katër valente dhe mbron ndaj gripit të tipit A dhe B.
“Vaksina është katër valente, të mbron nga të katër shtamet qarkulluese, AH1, AH3 dhe dy shtamet e tipit B. Të gjitha shtamet qarkulluese të gripit janë të përfshira në vaksinë. Vaksinimi duhet të fillojë para sezonit të qarkullimit të gripit”, shtoi ai.
Referuar viteve të shkuara specialistët e Institutit të Shëndetit Publik parashikojnë qarkullim të gripit në muajin nëntor ndërsa thonë se vaksinimi mbron nga format e rënda të tij. Dozat kundër gripit mund të merren falas pranë qendrave shëndetësore. -

Kujdes nga produktet me plumb! Alarmi i ISHP: Dëme të parikuperueshme te fëmijët
Ekspertet e Shëndetit Publik ngrenë alarmin për kujdes të shtuar ndaj ndotjes dhe kryesisht metalit të plumbit. Fëmijët janë mëtë rrezikuar nga ky element, me dëme shëndetësore që mund të jenë të pakrikthyeshme. Sipas studimeve gati 1.5% e vdekjeve vjetore në nivel botëror kanë si shkaktar plumbin.
Grimcat e plumbit janë kudo! Ky është alarmi që ngrenë ekspertët e shëndetit publik në Shqipëri. Përveçse një metal, plumbi është një rrezik serioz për jetën dhe zhvillimin e fëmijëve që në barkun e nënës. Specialistët e shëndetit publik tregojë se cilat janë vendet apo objektet me përmbajtjen më të lartë të plumbit.
Ndërtesat e vjetra, trafiku, lodrat e pa certifikuara, kozmetika e pacertifikuar, boja që lyejmë shtëpinë e pacertifikuar, zonat industriale etj…
Por çfarë shkakton plumbi nëse hyn në organizmin e fëmijëve?
“Dëme të parikthyeshme në tru, dëmtim të organeve të trupit dhe zhvillimit”, thotë ekspertja e ISH-së Genta Qirjako.
Apeli kryesor shkon për prindërit për një higjienë sa më të lartë te fëmijët si dhe për stafet mjekësore për të qenë vigjilent.
“Merrni pluhurat me leckë të njomë. Kontrolloni produktet që blini pa certifikim: lodra, bojë për shtëpinë. Shmangni ekspozimin e gjatë në trafik apo pranë zonave industriale. Kryeni analizë gjaku për të zbuluar nëse ka depërtim të plumbit”.
Sipas studimeve gati1.5% e vdekjeve vjetore në nivel botëror kanë si shkaktar plumbin. -

Eutanazia në Kodin e ri Penal, avokati: Duhen pyetur edhe komunitetet fetare
Kodi i ri Penal tashmë është publikuar duke ndezur diskutime që nga shtimi i numrit të dispozitave penale. Grupi i punës e ka nxjerrë Kodin dhe tashmë ka nisur oponenca, shpjegon avokati Ervin Karanxha në “Aldo Morning Show” në Tv Klan. Pretendimet duhen bërë nga aktorët që kanë lidhje direkte me Kodin si Gjykata e Lartë, avokatët dhe prokurorët, të cilët s’kanë pasur akses.
Por çfarë ndodh në Kodin e Ri Penal me shumëfishimin e neneve? Sipas Karanxhasë, një nga risitë është eutanazia apo ajo që njihet si vdekja e asistuar. Avokati thotë se në këtë bisedë duhet të marrin pjesë edhe komunitetet fetare. Të njëjtën gjë e thekson edhe për “cenimin e shëndetit”, siç mund të jetë ndryshimi i gjinisë duke ia lënë përgjegjësinë pacientit dhe jo mjekut.
Ervin Karanxha: Për herë të parë në Kodin Penal, diçka e re është eutanazia. Me eutanazi ne kuptojmë dhënien e pëlqimit të një personi që t’i marrë jetën mjeku, pra të japë pëlqimin e tij dhe ta çojë me shkrim.
Aldo: E thënë në gjuhën shqipe kur një person është për një kohë të gjatë në koma ose vegjeton dhe e mbajnë aparaturat, dikush nga familja mund të të thotë hiqja prizën, këtë po thua?
Ervin Karanxha: Po. Ka edhe raste të tjera, mund të ketë persona të tjerë që për shkak të dëmtimeve më të lehta, mund t’i kërkojnë mjekut heqjen dorë nga kjo jetë dhe mjeku ta lejojë. Deri sot kjo gjë nuk lejohet. Duhet të kemi parasysh që nuk lejohet edhe nga feja, prandaj edhe mendimi im që kam thënë që për këtë lloj ndërhyrjeje duhen pyetur edhe komunitetet fetare, jeni gati? Në këtë nen, neni 43 që është i diskutueshëm, është edhe cenimi i shëndetit. Cenim shëndeti kuptojmë që njeriu mbetet gjallë, por mund të bëjë ndonjë ndërhyrje. Kjo lë vend për interpretim, mund të ketë vend për raste te ndryshimi i gjinisë sepse ky është cenim i shëndetit.
Aldo: Domethënë e lejon të ndërrojë gjininë?
Ervin Karanxha: Po, por cenim i shëndetit do të thotë që ti i thua më bëj këtë ndërhyrje dhe fillon procedura. Mjeku nuk ka përgjegjësi, cenimin e shëndetit e ka personi në dorë.
Aldo: Pra domethënë, tashmë lejohet të ndërrosh gjininë në një moshë të caktuar?
Ervin Karanxha: Ne jemi klasikë dhe tradicionalë.
Aldo: A e lejon ligji?
Ervin Karanxha: Gjithmonë po flas për ligjin, e lejon vetëm marrëdhënien burrë-grua në kuptimin ligjor. Ne nuk njohim martesa të tjera, njohim vetëm këtë. -

Shpenzimet për shëndetin: shumë nga taksat, shumë nga xhepi, pak për sigurim privat
Sigurimi privat i shëndetit ka shënuar një rritje të dobët në pjesën e parë të këtij viti.Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, për shtatë muajt e parë të vitit 2025, primet e shkruara bruto në sigurimin e sëmundjeve kishin vlerën e 561 milionë lekëve, në rritje me 1.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Edhe vitin e kaluar ky produkt kishte shfaqur një ecuri të zbehtë, me një rritje vjetore të primeve prej 5.1%, poshtë rritjes mesatare prej 7% të tregut të sigurimeve.Në një masë të madhe, sigurimet e shëndetit ofrohen plotësisht ose pjesërisht nga punëdhënësit, në formën e përfitimeve për punonjësit, ndërsa sigurimet individuale vlerësohet se përbëjnë një pakicë në strukturën e këtij tregu.Shqipëria ka një skemë të sigurimeve shëndetësore që siguron një mbulim pothuajse tërësor të shërbimeve shëndetësore pranë institucioneve shëndetësore publike (madje për shërbime të veçanta edhe pranë spitaleve private).Siguruesit mendojnë se modeli i financimit publik të shëndetësisë që ndjek Shqipëria nuk e favorizon shumë zhvillimin e tregut privat të sigurimit të shëndetit.Por, megjithëse skema e detyrueshme e sigurimeve shëndetësore duhet të ofrojë mbulim të plotë shëndetësor, statistikat zyrtare tregojnë se familjet shqiptare vazhdojnë të shpenzojnë shuma të mëdha për shërbime dhe produkte shëndetësore.Duke iu referuar anketës së buxhetit të familjeve të INSTAT, për vitin 2023 shqiptarët shpenzuan afërsisht 35 miliardë lekë për shëndetin. Një shumë e tillë përbënte 4.3% të buxhetit mesatar të familjeve shqiptare.Kjo shumë ishte afërsisht sa 64% e buxhetit total të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në të njëjtin vit, që, financohet nga kontributet direkte dhe indirekte të taksapaguesve.Nga afërsisht 90 miliardë lekë shpenzime totale për shëndetësinë (buxheti i FSDKSHH dhe shpenzime të familjeve), rreth 39% e tyre janë shpenzime nga xhepi të familjeve.Deri tani, sigurimi privat nuk po rezulton dot si zgjidhje e suksesshme për mungesën e një mbulimi real të me shërbime shëndetësore.Për vitin 2023, kompanitë e sigurimit paguan 547 milionë lekë ( në 2024 kjo shumë u rrit lehtë në 618 milionë lekë) dëme në produktin e sigurimit të shëndetit. Kjo shumë përfaqëson më pak se 1.6% të shpenzimeve të përgjithshme të familjeve shqiptare për shëndetin. Një raport i tillë tregon qartë shkallën shumë të ulët të mbulimit me sigurime shëndetësore private.Të dhënat e AMF nuk ofrojnë informacion të veçantë për produktin e sigurimit të shëndetit, megjithatë, ato tregojnë se bilanci i llogarisë teknike për produktet e shëndetit dhe aksidenteve në përgjithësi gjatë viteve të fundit ka qenë pozitiv, por me një tendencë në rënie.Rezultati financiar, i shprehur si diferenca mes të ardhurave dhe shpenzimeve nga këto produkte, vitin e kaluar ishte pozitive në vlerën e 15 milionë lekëve, niveli më i ulët i pesë viteve të fundit. Raporti dëme/prime neto rezultoi në nivelin 53.7%, ndërsa raporti i kombinuar i dëmeve dhe shpenzimeve të tjera me primet rezultoi 99.3%./ E.Shehu Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Pse bota po e ndjek me vëmendje përplasjen e Kennedy me agjencinë amerikane të shëndetit
Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert Kennedy Jr., ndezi një tjetër debat të ashpër këtë javë gjatë dëshmisë së tij në Senat, duke sulmuar sërish agjencinë kryesore të shëndetit publik, Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Shfaqja e tij erdhi pak ditë pasi shkarkoi papritur drejtoreshën e re të CDC-së, Susan Monarez, vendim që shkaktoi dorëheqjen e disa drejtuesve të lartë. Kennedy tha se e kishte pyetur Monarez nëse ishte një “person i besueshëm” dhe, sipas tij, ajo i ishte përgjigjur “jo”, një deklaratë që shkaktoi mosbesim dhe zemërim në sallë.
Kennedy ka quajtur më herët CDC “agjencinë më të korruptuar të qeverisë” dhe ka lënë të kuptohet se planet e tij për ta reformuar nuk kanë përfunduar. Por veprimet e tij kanë nxitur shqetësim të madh tek mjekët dhe shkencëtarët, të cilët paralajmërojnë se sistemi amerikan i shëndetit publik po minohet seriozisht.
CDC, i themeluar në vitin 1946, është udhëhequr ndër vite në luftën kundër sëmundjeve ngjitëse dhe krizave globale si HIV, Ebola dhe Covid-19. Megjithatë, që prej marrjes së detyrës në shkurt, Kennedy ka marrë vendime që kanë alarmuar komunitetin shkencor. Ai emëroi një kritik të vaksinave për të rishikuar të dhënat e CDC mbi lidhjen e pavërtetuar mes vaksinave dhe autizmit dhe, në qershor, shkarkoi të gjithë panelin këshillues për vaksinimet (ACIP), duke e zëvendësuar me një grup të ri të zgjedhur nga administrata e tij.
Ish-drejtoresha Monarez akuzoi Kennedy se e kishte detyruar të “paravendoste” miratimin e rekomandimeve të këtij paneli, të cilët sipas saj kishin shfaqur qëndrime antivaksinë.
“Unë humba punën time, por fëmijët e Amerikës mund të humbin shumë më tepër”, shkroi ajo në një artikull.
Pasi e shkarkoi, dorëheqje të tjera pasuan në CDC, përfshirë shefen e imunizimeve dhe drejtorin e sëmundjeve në zhvillim.
“Një pjesë e madhe e ekspertizës është larguar, ndërsa të dhënat po rrezikojnë të mos përdoren më në mënyrë shkencore”, tha Dr. Fiona Havers, ish-studiuese e CDC-së që dha dorëheqjen në qershor.
Kennedy, i njohur për deklaratat e tij kundër vaksinave dhe masave anti-Covid, ka kritikuar shpesh agjencinë se “gënjeu amerikanët për maskat, distancimin dhe vaksinën”. Ai paralajmëroi se do të vijojë me shkarkime të tjera.
Ndërkohë, më 18 shtator pritet mbledhja e parë e panelit të ri këshillues të vaksinave, që do të shqyrtojë rekomandimet për vaksinat Covid, hepatitit B dhe RSV. Ky takim shihet si një moment kritik jo vetëm për SHBA-në, por edhe për shëndetin global, pasi CDC ka luajtur rol kyç në përballimin e epidemive botërore.
Ekspertët paralajmërojnë se dobësimi i agjencisë mund ta lërë Amerikën dhe botën, shumë më të papërgatitur për pandeminë e radhës. -

Sezoni gripal në vend/ ISHP, në gatishmëri: Kemi gati 280 mijë doza të vaksinës
Instituti i Shëndetit Publik njofton se në prag të sezonit gripal në vend, autoritetet kanë marrë masat për mbulimin vaksinal të popullsisë. Sipas ISHP, në vend kanë mbërritur 280 mijë doza të vaksinës GC FLU 4.
Instituti i Shëndetit Publik thekson rëndësinë e vaksinimit të personelit shëndetësor dhe të grupeve të popullsisë që janë më të rrezikuarit, si të moshuarit, gratë shtatzëna, pacientët me sëmundje kronike etj.
Njoftimi i Institutit të Shëndetit Publik:
Fillon sezoni i gripit 2025–2026
280 000 doza të vaksinës GC FLU 4 valente kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik.
Në kuadër të përgatitjeve, ISHP dhe OSHKSH zhvilluan dy takime online me rreth 100 profesionistë shëndetësorë: mjekë, epidemiologë, pediatër, vaksinatore, përfaqësues të NJVKSH-ve dhe drejtues spitalesh.
Diskutimet u fokusuan në:
Rëndësinë e vaksinimit për grupet më të rrezikuara (të moshuarit, gratë shtatzëna, pacientët me sëmundje kronike),
Domosdoshmërinë e vaksinimit të personelit shëndetësor,
Forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve shëndetësore për mbulim sa më të gjerë vaksinal.
Vaksinimi ndaj gripit sezonal është një ndërhyrje thelbësore për të reduktuar sëmundshmërinë, shpëtuar jetë dhe mbrojtur shëndetin e komunitetit. -

Hapat që duhet të ndiqni para gjumit për një natë më të qetë dhe të shëndetshme
Gjumi është një nga shtyllat kryesore të shëndetit, por shpesh e nënvlerësojmë rëndësinë e rutinës së mbrëmjes. Ekspertët e shëndetit këshillojnë disa hapa të thjeshtë që çdo njeri duhet të marrë parasysh përpara se të flejë, për të përmirësuar cilësinë e pushimit dhe mirëqenien e përgjithshme.
Së pari, rekomandohet që një orë para gjumit të shmanget përdorimi i telefonit apo pajisjeve elektronike, pasi drita blu pengon prodhimin e melatoninës, hormonit që rregullon ciklin e gjumit. Në vend të kësaj, leximi i një libri ose dëgjimi i muzikës relaksuese mund të ndihmojë trupin të përgatitet për pushim.
Një tjetër hap i rëndësishëm është krijimi i një rutine fikse, duke u përpjekur të shkoni në shtrat dhe të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë. Kjo i jep trupit një ritëm biologjik të qëndrueshëm.
Gjithashtu, është e këshillueshme të shmangni kafeinën dhe ushqimet e rënda në mbrëmje, të cilat mund të pengojnë tretjen dhe të prishin gjumin. Një çaj bimor ose një gotë qumësht i ngrohtë mund të jenë alternativa më të mira.
Po aq e rëndësishme është edhe krijimi i një ambienti të përshtatshëm: dhoma duhet të jetë e freskët, e errët dhe e qetë. Shumë ekspertë sugjerojnë edhe ushtrime të lehta relaksimi apo meditimi, për të ulur nivelin e stresit para shtratit.
Në fund, kujdesi për gjumin nuk është luks, por një domosdoshmëri. Një natë e mirë pushimi ndikon drejtpërdrejt tek energjia, përqendrimi dhe shëndeti i zemrës e trurit.
Etiketa: gjumeRutine