Tag: shëndetin

  • Përfitimet e shumta shëndetësore nga mandarinat

    Përfitimet e shumta shëndetësore nga mandarinat

    Mandarinat janë janë fruta të njohura citrus, të ngjashme me portokallet, por më të vogla dhe më të lehta për t’u qëruar.

    Ato kanë shije më të ëmbël dhe janë shumë të pasura me lëndë ushqyese.

    Mendoi se ishte lodër, qeni kafshon baterinë e cila përfshihet nga zjarri brenda një shtëpie në Karolinën e Veriut – mrekullisht nuk lëndohet askush

    Microsoft lanson përmirësime të inteligjencës artificiale në Windows 11

    -Përfitimet kryesore të mandarinave për shëndetin janë:

    Të pasura me vitamina dhe lëndë ushqyese

    Mandarinat kanë shumë vitaminë C, e cila ndihmon për shëndetin e lëkurës dhe të zemrës. Ato përmbajnë edhe antioksidantë të tjerë që mbrojnë trupin.

    Antioksidantë të fuqishëm

    Mandarinat dhe lëkurat e tyre përmbajnë antioksidantë si flavonoidet, që ndihmojnë në mbrojtjen kundër sëmundjeve kronike si sëmundjet e zemrës dhe kanceri.
    Kronikë e Zezë

    Aksident në rrugën Straqin-Kratovë, ndërpritet qarkullimi i automjeteve

    Forcojnë sistemin imunitar

    Vitamina C në mandarina ndihmon sistemin imunitar të luftojë infeksionet duke mbështetur funksionimin e qelizave të bardha të gjakut.

    Mbështesin shëndetin e trurit

    Disa përbërës në mandarina mund të ndihmojnë në mbrojtjen e trurit nga sëmundje të tilla si Alzheimer dhe Parkinson, edhe pse kërkohet më shumë hulumtim tek njerëzit.

    Përmirësojnë shëndetin e lëkurës

    Vitamina C ndihmon në prodhimin e kolagjenit, proteinës që i jep lëkurës elasticitet dhe ndihmon në reduktimin e rrudhave dhe shenjave të plakjes.

    Ndihmojnë në humbjen e peshës

    Mandarinat kanë fibra që ndihmojnë të ndiheni të ngopur për më gjatë dhe rregullojnë oreksin, gjë që ndihmon në kontrollin e peshës.

    Mund të ndihmojnë në kontrollin e yndyrës

    Disa studime tregojnë se përbërësi nobiletin në mandarina mund të ndihmojë në parandalimin e grumbullimit të yndyrës në trup.

    Mandarinat mbështesin shëndetin e zemrës

    Antioksidantët në mandarina, si vitamina C, tangeretina dhe nobiletina, ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe kolesterolit të keq, duke përmirësuar funksionin e enëve të gjakut dhe duke zvogëluar rrezikun për sëmundje zemre dhe goditje në tru.

    Mandarinat mund të ndihmojnë kundër kancerit

    Antioksidantët në mandarina mund të ndihmojnë në parandalimin e rritjes së tumorëve dhe të përmirësojnë efektet e trajtimeve si kimioterapia. Gjithashtu, flavonoidet e tyre lidhen me një rrezik më të ulët për disa lloje kanceri. Megjithatë, kërkimet te njerëzit janë ende në zhvillim dhe duhet më shumë studime.

  • Sa e dëmshme është për organizmin të mos konsumoni kurrë peshk?

    Sa e dëmshme është për organizmin të mos konsumoni kurrë peshk?

    Peshqit si salmoni, sardelet dhe trofta janë ndër burimet më të mira të omega-3, që vijnë me përfitime të panumërta shëndetësore.

    Sipas burimeve të AgroWeb.org dy llojet e veçanta të omega-3 që gjenden tek peshqit janë acidi eicosapentaenoic (EPA) dhe acidi docosahexaenoic (DHA).

    Ato ndihmojnë për një sërë problemesh të shkaktuara nga inflamacioni në trup, si Alzheimeri, sëmundjet e zemrës dhe diabeti.

    Përveç kësaj, janë të dobishme edhe për shëndetin e trurit, syve dhe sistemit nervor.

    Cilat janë lëndët ushqyese kryesore tek peshku?
    Omega-3

    Është e qartë se acidet yndyrore të pangopura në peshk janë të rëndësishme për shëndetin tonë.

    Por EPA dhe DHA janë shumë të rëndësishme sepse trupi nuk mund t’i prodhojë në sasi të mjaftueshme.

    Kjo është arsyeja pse ju duhet t’i merrni nga ushqime si peshku.

    Vitamina D
    Shumë pak ushqime përmbajnë në mënyrë natyrale vitaminë D.

    Burimet më të larta të ushqimeve me vitaminë D përfshijnë vajin e mëlçisë së merlucit, troftën dhe salmonin.

    Proteina
    Ashtu si të gjitha ushqimet me bazë shtazore, peshku është një nga burimet më të pasua më proteina.

    Një nga tre makronutrientët që kontribuon në masën muskulare, shëndetin e lëkurës, shërimin e plagëve, si edhe në forcimin e imunitetit.

    Kalciumi
    Kalciumi është i rëndësishëm për shëndetin e kockave, dhëmbëve, nervave dhe muskujve.

    Kështu që nëse nuk merrni mjaftueshëm kalcium, ju mund të jeni në rrezik të zhvillimit të osteoporozës dhe ngërçeve të muskujve.

    Çfarë ndodh nëse nuk marr mjaftueshëm nga këto lëndë ushqyese?
    Ndoshta nuk do të keni mungesë proteinash nëse nuk konsumoni ushqim deti.

    Në fund të fundit, ka shumë opsione të tjera ushqimesh të pasura me proteina që mund të konsumoni.

    Por mungesa e vitaminës D dhe omega-3 me origjinë detare mund të krijojë probleme me kalimin e kohës.

    Vitamina D e pamjaftueshme redukton përthithjen e kalciumit dhe mund të çojnë në osteoporozë.

    Nivelet e ulëta të vitaminës D lidhen gjithashtu me një rrezik të shtuar të infeksioneve akute të frymëmarrjes.

    Mos konsumimi i peshkut heq një nga burimet e vetme natyrore të vitaminës D nga tryeza juaj.

    Sa e dëmshme është të mos konsumoni kurrë peshk?
    Edhe pse sipas udhëzimeve të specialistëve idealja është të konsumoni peshk dy herë në javë, anashkalimi i kësaj këshille nuk do të thotë se shëndeti juaj është i rrezikuar.

    Vaji i peshkut mund t’ju ndihmojë nëse nuk mund të konsumoni vazhdimisht ushqime deti.

    Gjithashtu është e rëndësishme të konsumoni ushqime të tjera të pasura me omega-3, kalciumi dhe vitaminë D. /AgroWeb.org

  • Meri Gjini paralajmëron: Ndikimi i Hënës dhe Plutonit këtë javë! Kjo shenjë duhet të ketë kujdes me shëndetin

    Meri Gjini paralajmëron: Ndikimi i Hënës dhe Plutonit këtë javë! Kjo shenjë duhet të ketë kujdes me shëndetin

    Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për pjesën e dytë të javës në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
    Me Hënën te Luanët ka tendencë për të pasur ekzagjerim emocional. Është me ngarkesa jo shumë të qarta, por zbehen sa më shumë i afrohemi të premtes.
    Mërkuri me Marsin në hyrje paralele bën të mundur që nga nesër të mbyllet cikli i ankthit dhe frikërave, duke larguar stresin dhe pasigurinë e kohës.

    Sot Plutoni është kthyer në të drejtë. Kjo, nga njëra anë, lehtëson situatat dhe përshpejton rezultatet që presim, ndërsa nga ana tjetër nxjerr në sipërfaqe pjesën e problematikave me shëndetin.
    Dashi
    Ngarkesë emocionale ditën e sotme dhe nesër, që shkaktohet nga Hëna te Luanët. Për sa i përket punës, do të vazhdojë të ketë pikëpyetjet e veta dhe ngecjet e veta. Nga dreka e ditës së nesërme nis qartësimi dhe përshpejtimi i ritmit.
    Demi
    Duke qenë se kemi një pozicionim jo shumë komod të Plutonit në katërkëndësh, ruani ekuilibrat, sidomos në familje. Lehtësohet nga dreka e ditës së nesërme. Sa më afër fundjavës, aq më shumë ngjyra do të keni emocionalisht. Profesionalisht, java mbyllet mirë.
    Binjakët
    Kanë një hapësirë shumë të mirë për të qenë vetvetja. Agjenda e tyre ka lëvizjet dhe takimet e veta. Vendosja planetare e ditës së sotme shton pasigurinë dhe ankthin ekonomik. Por janë pozitivë dhe optimistë në analizat e tyre.
    Gaforrja
    Kanë Jupiterin në të drejtë, paralelisht me Saturnin. Zhvillimet do të jenë shumë të forta dhe pozitive. Pjesa më e madhe që është në situata të vështira del fitimtare. Të tjerët që marrin iniciativa të reja do të shpërblehen maksimalisht. Për Gaforren, gradualisht nga e hëna do të ndihen më të lehtë dhe më të kthjellët.
    Luani
    Hënën e kanë te vetja. Kanë gjithë mundësinë për të shijuar vëmendjen. Sot dhe nesër do të gjejnë veten në qendër të vëmendjes. Në punë, ky Mars me Mërkurin u jep mundësinë të krijojnë strategji jo shumë të zhurmshme. Megjithatë, do të kenë mundësi ta ndajnë me të tjerët nga nesër e në vazhdim. Kujdes me shëndetin. Merruni me sistemin imunitar.
    Virgjëresha
    Hyrjet planetare janë të gjitha të favorshme për Virgjëreshën. Minimalja e mundshme është që nuk do të kenë pengesa nga universi. Në rastin më të mirë, do të kenë ndihmesa për të pasur evoluimin e tyre në çështjet që u interesojnë. Nëse vendosni prioritet gjërat që doni, do të keni një ritëm të mirë dhe të shpejtë.
    Peshorja
    Kanë Venusin te vetja. Kanë muajin e tyre dhe vëmendjen te vetja. Por do të jenë në vëmendje edhe për strategjitë dhe mënyrën si do të funksionojnë dhe do të vlerësohen profesionalisht. Në këtë periudhë mund të ndërtojnë strategji shumë të suksesshme dhe t’i japin shkëlqimin e nevojshëm. Me hyrjen e Neptunit te Peshqit pas disa ditësh, do të kenë mundësi për të bërë projektime më afatgjata se koha.
    Akrepi
    Duhet ta marrin shtruar ditën e sotme dhe paraditen e nesërme, pasi Mërkuri dhe Marsi te ata sjellin në vesh atë që i shqetëson dhe i tremb. Zgjon frikërat e tyre. Ndryshon atmosfera në vazhdimësi. Në fundjavë do të kenë mundësi të jenë të qetë dhe të qartë, për t’u riorganizuar edhe një herë.
    Shigjetari
    Me këtë Hënë që ka ekzagjerimin e vet, duhet të merren me ekuilibrat e tyre emocionalë, raportet në çift dhe raportet personale. Mërkuri me Marsin nuk është miqësor me ju. Duhet që gjatë kësaj fundjave të merren me veten dhe të sheshojnë lodhjen e tyre.
    Bricjapi
    Nevoja për të ditur ku janë, për të marrë në kontroll agjendën e tyre, xhepin, punën dhe emocionet, ka një tendencë të fortë. Dëshirojnë të kontrollojnë gjithçka dhe ia dalin mbanë me sukses. Nesër janë më të qeshur dhe gati për të qenë socialë dhe argëtues.
    Ujori
    Plutoni është kthyer në të drejtë, kujdes me këmbimet ekonomike. Qartësohuni para se të veproni dhe nuk ka vend për lëvizje të mëdha dhe të rëndësisë jetike. Me Hënën përballë, do të e gjejnë veten si mbështetës ose udhërrëfyes të të tjerëve.
    Peshqit
    Duhet të merren me trupin e tyre. Ata që kanë pasur probleme gjatë 2023-2024 duhet të bëjnë kontrolle, për të mos u përballur më me këto çështje shëndetësore. Saturni do të ndikojë drejtpërdrejt për të lindurit në dhjetëditëshin e fundit të shenjës. Të tjerët, me Hënën te Luanët, do të kenë hapësirë për vëmendje dhe buzëqeshje.
    /vizionplus.tv

  • Dalai Lama: E shkatërrojmë shëndetin për para e pastaj shpenzojmë para për shëndetin…

    Dalai Lama: E shkatërrojmë shëndetin për para e pastaj shpenzojmë para për shëndetin…

    Nga Dalai Lama:

    “Çfarë më habit?Njeriu, sepse sakrifikon shëndetin për të bërë para dhe pastaj sakrifikon paratë për shëndetin.Ai është kaq i shqetësuar për të ardhmen sa nuk e jeton të tashmen. Nuk jeton dot as sot as nesër.Ai jeton sikur nuk do të vdes kurrë dhe vdes pa jetuar kurrë si duhet.”

    Dalai Lama (Tenzin Gyatso apo Lhamo Dhondup- emri i fëmijërisë)

    Dalai Lama, kryemurgu i budizmit, ndryshe nga pasardhësit e tij, arriti një nivel dhe famë të paparë.

    U bë mësuesi më i famshëm dhe më i respektuari budist në botë. Përgjithësisht për angazhimin e tij si ndaj jodhunës, poashtu dhe ndaj kauzës për lirinë e Tibetit.

    Duke e përshkruar veten si një murg i thjeshtë budist, ai ka udhëtuar në më shumë se 67 vende në 6 kontinente. Ka marrë mbi 150 çmime dhe dekorata nderi. Gjithashtu ka qenë autor ose bashkëautor i më shumë se 100 librave.

    Në vitin 1989 ai u nderua me Çmimin Nobel për Paqen për luftën e tij paqësore për çlirimin e Tibetit.

    ObserverKult

    ——————————

    Lexo edhe:

    DALAI LAMA: HESHTJA NDONJËHERË ËSHTË PËRGJIGJA MË E MIRË…

    ObserverKult ua sjell disa thënie të Dalai Lama:

    Heshtja ndonjëherë është përgjigja më e mirë.

    Atij që e dashuron jepi krahë për të fluturuar, rrënjë për t’u kthyer dhe arsye për të qëndruar.

    Ndajeni dijen tuaj. Kjo është mënyra më e mirë për ta arritur pavdekësinë.

    Kur ne ndjejmë dashuri dhe mirësi ndaj të tjerëve, jo vetëm që të tjerët i bëjmë të ndjehen të dashur dhe të respektuar, por kjo gjithashtu na ndihmon edhe neve për të zhvilluar paqen dhe dashurinë e brendshme.

    Koha kalon pa u penguar. Kur bëjmë gabime, ne nuk mund ta kthejmë kohën pas dhe të provojmë prapë. Krejt çfarë mund të bëjmë është ta shfrytëzojmë mirë të tashmen.

    Synimi nuk është të bëheni më të mirë sesa çdo njeri tjetër, por më mirë sesa vetja në të kaluarën.

    Një sy për një sy… të gjithë jemi të verbëruar.

    Dashuria dhe mëshira janë domosdoshmëri, jo luks. Pa to, njerëzimi nuk mund të mbijetoj.Silluni mirë kurdo që të mundeni. Gjithmonë është e mundur.ObserverKult

  • Vrau gjyqtarin Kalaja në sallën e gjyqit, flet avokati i Elvis Shkambit: Kërkojmë kontrolle për shëndetin e tij mendor

    Vrau gjyqtarin Kalaja në sallën e gjyqit, flet avokati i Elvis Shkambit: Kërkojmë kontrolle për shëndetin e tij mendor

    Avokati i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja ka dhënë disa detaje në “Breaking” në Top News, rreth ngjarjes së rëndë. 
    Kujtim Ibra deklaroi se kanë njohje familjare me 30-vjeçarin andaj ka vendosur të marrë në dorë çështjen. 
    Ndër të tjera avokati u shpreh se kanë kërkuar që Elvis Shkambit t’i bëhet kontrolli mjeko-ligjor për shëndetin e tij mendor. 
    “Si shkak i njohjes familjare, mora çështjen. Kërkojmë ekspertimin mjeko-ligjor të Shkambit për shëndetin e tij mendor. Shfaqi  pendesë, ka kërkuar falje për gjyqtarin e për dy të plagosurit”, u shpreh avokati. 

  • Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, flet avokati i autorit Elvis Shkambi: Kërkojmë kontrolle për shëndetin e tij mendor

    Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, flet avokati i autorit Elvis Shkambi: Kërkojmë kontrolle për shëndetin e tij mendor

    Avokati i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja ka dhënë disa detaje në “Breaking” në Top News, rreth ngjarjes së rëndë.

    Kujtim Ibra deklaroi se kanë njohje familjare me 30-vjeçarin andaj ka vendosur të marrë në dorë çështjen.
    Ndër të tjera avokati u shpreh se kanë kërkuar që Elvis Shkambit t’i bëhet kontrolli mjeko-ligjor për shëndetin e tij mendor.
    “Si shkak i njohjes familjare, mora çështjen. Kërkojmë ekspertimin mjeko-ligjor të Shkambit për shëndetin e tij mendor. Shfaqi  pendesë, ka kërkuar falje për gjyqtarin e për dy të plagosurit”, u shpreh avokati.

    Top Channel

  • Skandal ushqimor në Peshkopi: Mish pa kontroll veterinar shitet në treg, rrezik për shëndetin publik

    Skandal ushqimor në Peshkopi: Mish pa kontroll veterinar shitet në treg, rrezik për shëndetin publik

    Një investigim i realizuar nga emisioni investigativ Fiks Fare ka zbuluar një rast alarmant që ngre shqetësime të mëdha për sigurinë ushqimore në qytetin e Peshkopisë.
    Sipas raportimit të emisionit të transmetuar në Top Channel, mishi që therret në mënyrë të pakontrolluar dhe në kushte skandaloze higjieno-sanitare po përfundon në tregjet lokale, madje edhe në Tiranë. Ky mish, i cili nuk kalon nëpër asnjë filtër kontrolli veterinar, përbën një rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin publik.
    Investigimi nisi pas denoncimit të një qytetari, i cili sinjalizoi për një dyqan mishi në Peshkopi që operon në kushte të dyshimta. Ai pretendoi se mishi shitet pa asnjë certifikim apo kontroll veterinar.
    Për më tepër, reporterët zbuluan se dyqani i mishit ndodhej ngjitur me një dyqan tjetër që tregton plehra kimike dhe pesticide, duke krijuar një ambient të rrezikshëm dhe plotësisht të papërshtatshëm për ruajtjen dhe tregtimin e produkteve ushqimore.
    Rasti ka ngritur alarmin për autoritetet përgjegjëse, të cilat pritet të reagojnë për të marrë masa urgjente ndaj situatave të tilla që cënojnë rëndë sigurinë ushqimore dhe shëndetin e qytetarëve.
    Emisioni Fiks Fare thekson se raste të tilla nuk janë të izoluara dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga strukturat përkatëse të kontrollit ushqimor.

  • Albina Kelmendi bën rrëfimin e papritur: Kam kaluar një operacion në gji

    Albina Kelmendi bën rrëfimin e papritur: Kam kaluar një operacion në gji

    Artistja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi, ka ndarë së fundmi një histori personale që ka prekur shumë nga ndjekësit e saj. E ftuar në emisionin Prive nga Liberta Spahiu, këngëtarja ka treguar një moment të vështirë që përjetoi vitin e kaluar, një përballje me shëndetin që ndryshoi mënyrën se si e sheh jetën.
    Në një rrëfim, Albina ka bërë të ditur se iu desh të kalonte nëpër një ndërhyrje kirurgjikale në gji, një proces që, për fat të mirë, përfundoi me lajme të mira nga mjekët.
    “Ne shpesh i kushtojmë rëndësi vetëm karrierës dhe angazhimeve të përditshme, por harrojmë se shëndeti është gjëja më e rëndësishme. Për fat të mirë, analizat dolën mirë dhe nuk kishte asgjë serioze, por operacioni ishte i nevojshëm,” – u shpreh ajo.
    Kjo përvojë, siç thotë vetë artistja, i shërbeu si një ‘zgjim’ i madh.
    “E kuptova që nuk mund të jap asgjë tek të tjerët nëse nuk kujdesem më parë për veten. Sot i bëj rregullisht të gjitha analizat dhe kontrollat. Mësova të mos e shtyj më kujdesin për shëndetin tim,” – shtoi ajo.
    Ky rrëfim i Albinës ka rezonuar me shumë njerëz, sidomos gra e vajza që shpesh vendosin veten në fund të listës. Me sinqeritetin dhe guximin për të folur hapur, ajo përcolli një mesazh të rëndësishëm: Kujdesi për shëndetin nuk është luks, është domosdoshmëri.

  • Importet e pesticideve me rritje në krahasim me një dekadë më parë

    Importet e pesticideve me rritje në krahasim me një dekadë më parë

    Megjithë rënien e prodhimit bujqësor, importet e pesticideve po vijnë në rritje vit pas viti. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në vitin 2023 importi i pesticideve shënoi 1,480 tonë, me rritje vjetore prej 6.8 për qind.Përdorimi i pesticideve në vend ka pësuar luhatje të forta gjatë periudhës 2010–2023, duke arritur kulmin në vitin 2020, kur importet e tyre kaluan 2,000 tonë. Në vitin 2010, sipas të dhënave të INSTAT, ishin importuar 1,356 tonë.Në të kundërt, nga 2020 në 2023 është përgjysmuar importi i insekticideve, të cilat konsiderohen më të rrezikshmet, pasi ndikojnë drejtpërdrejt në sistemin nervor dhe lidhen me helmime akute dhe probleme afatgjata neurologjike. Edhe pse përdorimi i tyre ka rënë ndjeshëm përgjatë dekadës, u regjistruan 407 tonë të importuara në vitin 2023, dhe ekspozimi ndaj tyre vijon të jetë një kërcënim serioz.Në vitin 2023 u importuan 298 tonë fungicide, me rritje vjetore 3.5%. Importi i tyre arriti kulmin në vitin 2021 me mbi 690 tonë. Edhe pse përdoren për të frenuar sëmundjet mykotike të bimëve, shumë prej tyre lidhen me rreziqe për shëndetin e njeriut, përfshirë çrregullime hormonale dhe efekt kancerogjen në rast ekspozimi të vazhdueshëm.Në vitin 2023 përdorimi i tyre ra në 299 mijë njësi, por mbetet më i lartë se një dekadë më parë. Herbicidet, të përdorura kundër barërave të këqija, kanë shënuar një rritje të dukshme, duke kaluar nga 35 tonë në vitin 2010 në mbi 408 tonë në vitin 2023. Ndërkohë që konsiderohen më pak toksike aktualisht sesa insekticidet, përbërës si glifosati janë përfshirë në debate shkencore për lidhjet e mundshme me kancerin dhe efektet afatgjata në shëndetin e njeriut.Ndërsa dezinfektantët, të përdorur në sipërfaqe dhe ambiente, mbeten në nivele më të ulëta, me përdorim të paqëndrueshëm gjatë viteve. Edhe pse më pak të rrezikshëm në dozime të kontrolluara, ata mund të shkaktojnë irritime të lëkurës dhe probleme respiratore.Të dhënat tregojnë se bujqësia vendase po zhvendoset drejt një përdorimi më të madh të herbicideve dhe fungicideve, ndërkohë që insekticidet, edhe pse me rënie të importeve, ende përdoren në masë që krijon pasoja serioze për shëndetin publik dhe mjedisin.Nga grupet e publikuara nga INSTAT (insekticide, fungicide, herbicide, dezinfektantë), insekticidet konsiderohen përgjithësisht më të dëmshme për shëndetin e njeriut, pasi mund të shkaktojnë helmime akute edhe me doza të vogla. Fungicidet zakonisht kanë toksicitet më të ulët akut, por disa kanë efekte kancerogjene ose endokrine në përdorim afatgjatë. Herbicidet, në përgjithësi, janë më pak toksike sesa insekticidet./ B.HoxhaBurimi INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Tetori rozë/ Deputetja Bylykbashi, thirrje grave e vajzave: Kujdesuni për shëndetin tuaj, jeni forca e familjes

    Tetori rozë/ Deputetja Bylykbashi, thirrje grave e vajzave: Kujdesuni për shëndetin tuaj, jeni forca e familjes

    Kronikë E Mërkurë, 1 Tetor 2025 09:29
    Tetori rozë është muaji që na kujton të gjithëve rëndësinë e parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit. Është një thirrje për çdo grua e vajzë që, mes përditshmërisë dhe angazhimeve të pafundme, të gjejë kohë për shëndetin e saj.
    Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, iu drejtua nënave dhe vajzave me një mesazh të fortë sensibilizues.“Kujdesu sot për shëndetin tënd, që nesër të jesh forca e familjes tënde! ”

    Ajo theksoi se gjatë gjithë muajit tetor, të gjitha gratë mund të kryejnë falas ekzaminimin me mamografi në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale.Fushata e Tetorit Rozë nuk është thjesht një simbol. Ajo është një kujtesë e përditshme se shëndeti është dhurata më e çmuar dhe se një kontroll i thjeshtë mund të shpëtojë jetë.

    “Mos e shtyni për nesër atë që mund ta bëni sot. Shëndeti juaj është forca e familjes suaj”, shtoi Bylykbashi.