Ambasadori në largim i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka përgënjeshtruar deklaratat e Listës Serbe lidhur me integrimin e institucioneve arsimore dhe shëndetësore në sistemin e Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rohde tha se deklarata e bërë një ditë më parë nga Lista Serbe se integrimi i këtyre institucioneve nuk ka qenë kurrë pjesë e ndonjë negociate apo marrëveshje, “thjesht nuk është e vërtetë”.
“Marrëveshja e nënshkruar më 19 prill 2013 përfshiu gjashtë pika për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërkaq në marrëveshjen e fundit të Ohrit lidhur me udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar më 2013 qartë thuhet se integrimi i këtyre institucioneve në sistemin e Kosovës do të bëhet nën patronazhin e Asociacionit”, tha Rohde.
Sipas ambasadorit gjerman, interpretime të tilla “me kaq dykuptimësi” të dokumenteve ndërkombëtare, që janë ligjërisht të detyrueshme “shtojnë tensionet, nënjë kohë kaq të ndjeshme para mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, kur komunitetet lokale serbe pritet të zgjedhin përfaqësuesit e tyre”.
“Prandaj, u bëj thirrje të gjithëve që të përmbahen nga deklaratat e tilla arbitrare, dashakeqe që mund të dëmtojnë proceset demokratike, sikurse janë zgjedhjet e ardhshme”, tha Rohde.
Rohde iu referua Marrëveshjes së vitit 2013 për themelimin e Asociacionit dhe Marrëveshjes së Ohrit të arritur më 2023. Kosova ende nuk e ka themeluar Asociacionin, ndërkaq Marrëveshja e Ohrit – që po ashtu parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë – ende nuk është zbatuar.
Më 18 shtator, Lista Serbe – partia kryesore e serbëve që gëzon mbështetjen e Beogradit – tha se “të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare flasin qartë se këto janë sisteme të ndara”.
Të gjitha institucionet shëndetësore në mjediset serbe në Kosovë funksionojnë në kuadër të sistemit të Serbisë.
Lista Serbe tha se shëndetësia dhe arsimi janë “shtyllat e mbijetesës së popullit serb dhe ashtu do të mbeten”.
Ndërkaq, kreu i Listës Serbe, Zllatan Ellek , gjatë një proteste të mbajtur të premten përsëriti qëndrimin e partisë se nuk do të ketë asnjë integrim të sistemit shëndetësor e arsimor të Serbisë në sistemin e Kosovës, duke shtuar se një gjë e tillë nuk është paraparë në asnjë marrëveshje ndërkombëtare mes Prishtinës dhe Beogradit.
Por, Kosova po punon që këto institucione të integrohen në një sistem të vetëm, pohoi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një video-mesazhi më 18 shtator.
Autoritetet e Kosovës javën e kaluar e pezulluan punën e Fondit për Sigurim Shëndetësor në Mitrovicën e Veriut, me arsyetimin se ky institucion nuk kishte dokumentacion të vlefshëm për ushtrimin e veprimtarisë.
Njëkohësisht u pezullua edhe puna e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor.
Këto vendime nxitën reagime nga Gjermania dhe Bashkimi Evropian, të cilët i bënë thirrje autoriteteve të Kosovës të përmbahen menjëherë nga “shënjestrimi” i institucioneve shëndetësore që funksionojnë në sistemin e Serbisë.
Ato kërkuan të mos ndërmerren hapa të njëanshëm, duke theksuar se është e domosdoshme konsultimi me komunitetin serb.
Pas këtyre reagimeve, zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës,Besnik Bislimi, mohoi se Prishtina zyrtare synon mbylljen e institucioneve shëndetësore, duke theksuar se inspektorët lokalë kishin ndërprerë “përkohësisht” punën e Fondit për Sigurim Shëndetësor.
Autoritetet e Kosovës i konsiderojnë paralele dhe të jashtëligjshme institucionet e Serbisë në Kosovë. Mbyllja e tyre ka nisur në fillim të vitit 2024, por këto veprime kanë hasur në kundërshtim të komunitetit serb dhe janë përballur me kritika nga bashkësia ndërkombëtare.
E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, më 4 shtator deklaroi për një grup mediash që raportojnë në gjuhën serbe se të gjitha institucionet paralele të Serbisë, përfshirë ato arsimore dhe shëndetësore, duhet të integrohen në sistemin e Kosovës.
Tag: shëndetësore
-

Gjermania përgënjeshtron Listën Serbe për integrimin e institucioneve
-

Dolly Parton mungon në Dollywood për shkak të problemeve shëndetësore
Dolly Parton nuk arriti të marrë pjesë në eventin e mbajtur të mërkurën, më 18 shtator, në parkun e saj tematik Dollywood në Pigeon Forge të Tennessee-t, për shkak të një problemi shëndetësor. Artistja 79-vjeçare pritej të njoftonte një shtesë të re në park, por u detyrua të qëndronte larg pas një episodi të papritur shëndetësor.
Në një video-mesazh për fansat, të publikuar nga gazetari Marcus Leshock në platformën X, Parton shpjegoi se arsyeja ishte një gur në veshkë që i kishte shkaktuar infeksion. “E di që ju pyesni pse nuk jam aty. Kisha një problem të vogël – një gur në veshkë,” tha ajo, duke shtuar se mjekët i kishin këshilluar të shmangte udhëtimet për disa ditë, derisa të shërohej.
Megjithatë, këngëtarja legjendare u përpoq t’i qetësonte ndjekësit: “Mos u shqetësoni për mua, do të jem mirë. Thjesht nuk mund të isha aty sot.”
Ky zhvillim vjen disa muaj pas humbjes së bashkëshortit të saj, Carl Dean, me të cilin ishte e martuar për gati gjashtë dekada. Dean ndërroi jetë në mars, në moshën 82-vjeçare, pas një beteje të gjatë me probleme shëndetësore. Në maj, Parton e kishte rrëfyer dhimbjen e saj në një intervistë për Independent, duke thënë: “Jam e lumtur që nuk vuajti më, por kjo nuk mbush boshllëkun dhe vetminë.”
Në korrik, fituesja e 11 çmimeve Grammy njoftoi se po merr një pushim nga muzika, duke theksuar se ka nevojë të përqendrohet në gjëra të tjera. Megjithatë, ajo ka siguruar publikun se do të rikthehet në skenë në të ardhmen. -

Programi “Rama 4” për shëndetësinë/ Rritje pagash me 25 % për bluzat e bardha, rindërtim për i të gjitha QSH-ve brenda 2029
Programi i qeverisë Rama 4 për shëndetësinë synon rindërtimin e të gjitha qendrave shëndetësore deri në vitin 2029 dhe transformimin e QSUT në qendër ekselence rajonale. Fokus është Shëndetësia Digjitale me receta elektronike dhe sisteme të integruara, rritja e pagave të mjekëve e infermierëve me 25%.
Qeveria synon të zgjerojë shërbimet falas për kontrollin bazë dhe pensionistët, të forcojë kapacitetet diagnostikuese e spitalore dhe harmonizimin me mekanizmat e BE-së për krizat shëndetësore. Një tjetër objektiv është që të sigurohet akses universal në barna moderne, rritja e personelit mjekësor dhe zhvillimi i shërbimeve të shëndetit mendor me bazë komunitare.
Disa nga prioritetet kryesore në shëndetësi:
– Rindërtojmë plotësisht të gjitha qendrat shëndetësore dhe ambulancat deri në vitin 2029.
– Bëjmë realitet Shëndetësinë Digjitale, me receta dhe referime elektronike, sisteme të integruara spitalore dhe regjistra kombëtarë, që shërbimi të jetë më i shpejtë, më transparent dhe i harmonizuar me standardet më të avancuara të Bashkimit Europian.
– Programi i Kontrollit Shëndetësor Bazë do të vazhdojë të ofrohet falas, ndërkohë për të gjithë pensionistët nuk do të ketë më limit moshe.
– Rrisim pagat e mjekëve dhe infermierëve me 25% deri në vitin 2029 për të ruajtur konkurrueshmërinë.
– Realizojmë harmonizimin me mekanizmat europianë të reagimit ndaj krizave shëndetësore, për një mbrojtje më të mirë ndaj epidemive dhe pandemive.
– Rrisim numrin e mjekëve dhe infermierëve në sistem, duke u afruar standardeve të BE-së për raportin në numër banorësh.
– Sigurojmë aksesin universal në barnat dhe trajtimet moderne e inovatore, duke garantuar cilësi dhe mbulim të barabartë për të gjithë qytetarët.
-

Ish-kryebashkiakut i ngelen 9 ditë burg/ Apeli e rikthen sërish në qeli, por Dako është ende në spital
Prej ditës së djeshme, ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ndodhet ende i shtruar në spitalin e Durrësit, në repartin e Infektivit, për shkak të problemeve shëndetësore. Siç raportoi dhe dje gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb, Dako, mësohet se vuan nga aritmia, gjendje ankthi dhe hernie diskale.
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të GJKKO-së, e cila e dënoi me 2 vite e 8 muaj burgim, SPAK lëshoi menjëherë urdhrin për ekzekutimin e dënimit. Megjithatë, duke përfshirë periudhën e paraburgimit dhe arrestin shtëpiak, Dakos i mbeten për të vuajtur vetëm 9 ditë burg.
Policia shkoi në banesën e tij për ta shoqëruar drejt qelisë, por për shkak të gjendjes shëndetësore, ai u dërgua në spitalin rajonal të Durrësit dhe u shtrua pas vizitës mjekësore. Aktualisht, ai është nën mbikëqyrjen e Policisë së Burgjeve. Mësohet se ekzekutimi i vendimit për të kryer 9 ditët e burgut, është bërë në spital. -

Sistemi shëndetësor në Kosovë, Bislimi: Askush nuk i shënjestron institucione serbe në veri
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka mohuar të martën se autoritetet kosovare janë duke i shënjestruar institucionet shëndetësore, të udhëhequra nga Serbia, në veri të vendit – i cili është i banuar me shumicë serbe.
Në një reagim në llogarinë e vet personale në X, Bislimi tha se Kosova “nuk po shënjestron madje as ato të jashtëligjshme të krijuara nga Serbia [askush nuk e kupton kuptimin ligjor të termit të përdorur zakonisht ‘institucione të drejtuara nga Serbia në Kosovë’]”.
Reagimi i Bislimit vjen pas kritikave nga bashkësia ndërkombëtare për pezullimin e punës së Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Fondit për Sigurim Invalidor e Pensional, që punojnë sipas sistemit të Serbisë, në Mitrovicën e Veriut më 12 shtator.
Në veçanti Gjermania i bëri thirrje “urgjente” Kosovës të përmbahet nga “shënjestrimi” i institucioneve shëndetësore të drejtuara nga Serbia në territorin kosovar, pasi paraprakisht Bashkimi Evropian kërkoi nga Qeveria në detyrë dhe institucioneve të tjera relevante “të përmbahen nga provokime të tilla dhe veprime të dëmshme si dhe të konsultohen me komunitetin lokalë serbë dhe partnerët ndërkombëtarë”.
Serbia e cilësoi pezullimin e punës së fondit si “akt të papranueshëm dhe çnjerëzor”.
Por, Bislimi – i cili është kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel – nguli këmbë të martën se Kosova po punon për një zgjidhje për përfshirjen e tyre në kuadrin tonë ligjor, “duke siguruar që të mos ketë ndërprerje në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe të ketë akomodimin maksimal të stafit shëndetësor”.
“Inspektorët lokalë të tregtisë kanë mbyllur përkohësisht veprimtarinë e një fondi, i cili lëshonte jashtëligjshëm kuponë dhe kryente transaksione, deri në dorëzimin e provave përkatëse”, tha Bislimi.
Bislimi e akuzoi Serbinë për “manipulimin e opinionit publik me prodhim masiv të lajmeve të rreme”.
Fondi për Sigurime Shëndetësore në Mitrovicën e Veriut funksionon në kuadër të Fondit Republikan për Sigurime Shëndetësore të Serbisë dhe ofron shërbime në fushën e kujdesit shëndetësor – si vërtetimin e libreza shëndetësore, punët që lidhen me komisionet mjekësore, bën llogaritjen, kontrollin dhe pagesën e kompensimeve financiare, si dhe vërtetimin e kërkesave për ndihma mjekësore-teknike dhe të ngjashme.
Në mjediset serbe në Kosovë, të gjitha institucionet shëndetësore dhe arsimore funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.
Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë në shtator të vitit 2024, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se funksionimi i shëndetësisë dhe arsimit në mjediset me shumicë serbe është specifik dhe se këto institucione do të trajtohen në mënyrë specifike – ndaras nga mbyllja e institucioneve të tjera serbe. -

Bislimi e mohon se Kosova po i shënjestron institucione shëndetësore serbe në veri
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka mohuar të martën se autoritetet kosovare janë duke i shënjestruar institucionet shëndetësore, të udhëhequra nga Serbia, në veri të vendit, i cili është i banuar me shumicë serbe.
Në një reagim në llogarinë e vet personale në X, Bislimi tha se Kosova “nuk po shënjestron madje as ato të jashtëligjshme të krijuara nga Serbia [askush nuk e kupton kuptimin ligjor të termit të përdorur zakonisht ‘institucione të drejtuara nga Serbia në Kosovë’]”.
Reagimi i Bislimit vjen pas kritikave nga bashkësia ndërkombëtare për pezullimin e punës së Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Fondit për Sigurim Invalidor e Pensional, që punojnë sipas sistemit të Serbisë, në Mitrovicën e Veriut më 12 shtator.Në veçanti Gjermania i bëri thirrje “urgjente” Kosovës të përmbahet nga “shënjestrimi” i institucioneve shëndetësore të drejtuara nga Serbia në territorin kosovar, pasi paraprakisht Bashkimi Evropian kërkoi nga Qeveria në detyrë dhe institucioneve të tjera relevante “të përmbahen nga provokime të tilla dhe veprime të dëmshme si dhe të konsultohen me komunitetin lokalë serbë dhe partnerët ndërkombëtarë”.
Serbia e cilësoi pezullimin e punës së fondit si “akt të papranueshëm dhe çnjerëzor”.
Por, Bislimi, i cili është kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, nguli këmbë të martën se Kosova po punon për një zgjidhje për përfshirjen e tyre në kuadrin tonë ligjor, “duke siguruar që të mos ketë ndërprerje në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe të ketë akomodimin maksimal të stafit shëndetësor”.
“Inspektorët lokalë të tregtisë kanë mbyllur përkohësisht veprimtarinë e një fondi, i cili lëshonte jashtëligjshëm kuponë dhe kryente transaksione, deri në dorëzimin e provave përkatëse”, tha Bislimi.
Bislimi e akuzoi Serbinë për “manipulimin e opinionit publik me prodhim masiv të lajmeve të rreme”.
Fondi për Sigurime Shëndetësore në Mitrovicën e Veriut funksionon në kuadër të Fondit Republikan për Sigurime Shëndetësore të Serbisë dhe ofron shërbime në fushën e kujdesit shëndetësor, si vërtetimin e libreza shëndetësore, punët që lidhen me komisionet mjekësore, bën llogaritjen, kontrollin dhe pagesën e kompensimeve financiare, si dhe vërtetimin e kërkesave për ndihma mjekësore-teknike dhe të ngjashme.
Në mjediset serbe në Kosovë, të gjitha institucionet shëndetësore dhe arsimore funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.
Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë në shtator të vitit 2024, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se funksionimi i shëndetësisë dhe arsimit në mjediset me shumicë serbe është specifik dhe se këto institucione do të trajtohen në mënyrë specifike – ndaras nga mbyllja e institucioneve të tjera serbe./REL -

Mbyllja e institucioneve shëndetësore serbe në veri të Kosovës, zyrtari gjerman: Përmbahuni! Bien ndesh me..
Duket se marrëdhëniet e kryministrit në detyrë të Kosovës Albin Kurti me partnerët perëndimorë, janë në nivelin më të ulët. Pas SHBA, qeveria e Kurtit, ka marrë kritika të ashpra edhe nga zyrtarë të lartë gjermanë.
Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel, i ka bërë thirrje autoriteteve kosovare që të përmbahet nga shënjestrimi i institucioneve shëndetësore në Veri të Kosovës, të drejtuara nga Serbia.
Reiffenstuel në një postim në ‘X’ shkruan veprimet shqetësuese të qeverisë së Kosovës, ndikojnë negativisht tek qytetarët dhe janë kundër detyrimeve dhe angazhimeve të saj ndaj BE-së.
“I bëj thirrje urgjente Kosovës që të përmbahet nga shënjestrimi i institucioneve shëndetësore të drejtuara nga Serbia.
Veprimet shqetësuese të javës së kaluar ndikojnë negativisht te qytetarët e vetë Kosovës, shkojnë kundër detyrimeve dhe angazhimeve të saj ndaj BE-së dhe rëndojnë marrëdhëniet tona dypalëshe”, shkruan Michael Reiffenstuel. -

Shpërndahen 280 mijë vaksina antigrip, ISHP: Janë polivalente dhe luftojnë viruset e gripit A dhe B
Gripi sezonal ende nuk ka trokitur, por ISHP është bërë gati të nisë fushatën kombëtare të vaksinimit. 280 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal janë shpërndarë në qendrat shëndetësore të vendit.
Vaksina e këtij sezoni është 4-valente dhe përmban dy llojet e virusit të gripit A dhe B.
“Është një vaksinë e cila vjen, që është katërvalente ku i përmban të dyja llojet e gripit që po qarkullojnë aktualisht në Australi dhe priten që të vijnë edhe në Shqipëri, që është virusi A dhe B. Të dyja janë pjesë e vaksinës dhe normalisht na mbrojnë nga të dy viruset që ne presim të vijnë në Shqipëri”, thotë Rovena Daja, përgjegjëse e programit të vaksinimit në ISHP.
Grupet e para që do të vaksinohen këtë javë do të jenë personeli shëndetësor, i cili mbron veten dhe pacientët, për të vijuar më pas me grupet e tjera që punojnë në komunitet.
“Pas vaksinimit të tyre, i cili mbaron brenda javës së fundit, besoj të shtatorit, fillon vaksinimi i të gjithë personave që janë me probleme shëndetësore, me probleme kardiovaskulare. Ndërkohë të gjithë personat të cilët janë rekomanduar për t’u vaksinuar, mësuesve që janë në kontakt me nxënësit e tyre. Të gjithë grupet e riskut janë të rekomanduar që të vaksinohen në këto momente, por duhet të dini që nuk kthejmë mbrapsht askënd që dëshiron të vaksinohet. Edhe gjatë vitit të kaluar, nga eksperienca kam parë që ka shumë njerëz të shëndetshëm, pa probleme shëndetësore dhe që nuk janë mbi 65 vjeç, por për faktin që sëmuren shpesh me viroza apo me grip, e aplikojnë vaksinën”, thekson ajo.
Autoritetet e shëndetit publik thonë se edhe këtë sezon dimëror, së bashku me gripin, do të kemi edhe bashkëqarkullim të Covid.
“Kovid nuk ka mbaruar absolutisht, raste kemi. Nuk janë raste shumë të rënda apo që shtrohen në spital, por dimri pritet të na sjellë më shumë raste pozitive”, nënvizon Daja.
Vaksina e gripit ofrohet falas pranë mjekut të familjes dhe mbron personat në risk të lartë shëndetësor nga komplikacionet e rënda. -

BE-ja kritikon Kosovën për mbylljen e zyrave të fondeve serbe për sigurime shëndetësore
Bashkimi Evropian ka dënuar mbylljen e zyrave në Mitrovicë të Fondit për Sigurime Shëndetësore dhe Fondit për Sigurime Invalidore e Pensionale, që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.
“Kjo përbën edhe një veprim tjetër të pakoordinuar nga Qeveria në detyrë e Kosovës kundër strukturave të tilla dhe është në kundërshtim me obligimet dhe zotimet e Kosovës karshi BE-së. BE-ja vazhdimisht ka deklaruar se statusi i tyre duhet të zgjidhet në linjë me dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli, marrëveshjet e arritura dhe ligjet e Kosovës”, u tha në një deklaratë të BE-së.
BE-ja i bëri thirrje Qeverisë në detyrë të Kosovës dhe institucioneve të tjera relevante të Kosovës që “të përmbahen nga provokime të tilla dhe veprime të dëmshme si dhe të konsultohen me komunitetin lokalë serbë dhe partnerët ndërkombëtarë”.
Sipas bllokut evropian, këto veprime kanë ndikim negativisht te qytetarët e zakonshëm, kryesisht nga komuniteti serb në Kosovë, por edhe te komunitetet e tjera.
Një ditë më parë, nga Komuna e Mitrovicës së Veriut konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se me asistencën e Policisë së Kosovës, Inspektorati i kësaj komune kreu kontrolle në hapësirat ku vepronin këto institucione të Serbisë.
“Gjatë kontrollit është konstatuar se personat e hasur në objekt nuk kanë pasur dokumentacion të vlefshëm për ushtrimin e veprimtarisë së përmendur. Për këtë arsye, puna është pezulluar përkohësisht, ndërsa procedura e mëtejshme do të zhvillohet në mënyrë të rregullt, në përputhje me ligjet dhe kompetencat në fuqi”, thanë nga Komuna e Mitrovicës së Veriut.
OSBE shpreh shqetësim pas mbylljes së zyrave serbe në veriEdhe Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka reaguar lidhur me mbylljen e zyrave të institucioneve serbe në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
Ky mision tha se është i shqetësuar me ndikimin që do të kenë te komunitetet joshumicë mbyllja e zyrave në Mitrovicë të Veriut nga të cilat popullsia varet për “kujdes shëndetësor, pensione, materiale shkollore dhe mbështetje sociale”.
“Ndërprerja e këtyre shërbimeve prek në mënyrë disproporcionale më së shumti të moshuarit, njerëzit me nevoja të veçanta dhe familjet që kanë kushte të rënda. Çdo masë që prek shërbimet publike duhet të sigurojë qasje të pandërprerë për të gjitha komunitetet, ndërkaq mosmarrëveshjet duhet të adresohen përmes dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja dhe në konsultim me komunitetet lokale”, tha OSBE-ja më 13 shtator.
Ndryshe, Fondi për Sigurime Shëndetësore në Mitrovicën e Veriut funksionon në kuadër të Fondit Republikan për Sigurime Shëndetësore të Serbisë dhe ofron shërbime në fushën e kujdesit shëndetësor – si vërtetimin e libreza shëndetësore, punët që lidhen me komisionet mjekësore, bën llogaritjen, kontrollin dhe pagesën e kompensimeve financiare, si dhe vërtetimin e kërkesave për ndihma mjekësore-teknike dhe të ngjashme.
Në mjediset serbe në Kosovë, të gjitha institucionet shëndetësore dhe arsimore funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.
Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë në shtator të vitit 2024, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se funksionimi i shëndetësisë dhe arsimit në mjediset me shumicë serbe është specifik dhe se këto institucione do të trajtohen në mënyrë specifike – ndaras nga mbyllja e institucioneve të tjera serbe.
Në vitin 2024, autoritetet e Kosovës kanë nisur mbylljen e disa institucioneve serbe në Kosovë, përfshirë: Postën e Serbisë, Bankën e Kursimeve Postare, organet e përkohshme komunale, qendrat për punë sociale e të tjera.
Ndërkaq, ditë më parë janë marrë nën kontroll nga autoritetet e Kosovës edhe objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë që përdoreshin nga Posta e Serbisë.
Mbyllja e institucioneve serbe, që Kosova i konsideron ilegale dhe paralele, është përballur me kritika nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara që kanë thënë se Qeveria e Kosovës po ndërmerr veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.
E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i tha një grupi mediash në gjuhën serbe më 4 shtator se të gjitha institucionet paralele serbe, përfshirë arsimin dhe kujdesin shëndetësor, duhet të integrohen në sistemin e Kosovës.
Megjithatë, ajo ka theksuar se mënyra se si do të bëhet ky integrim është thelbësore dhe, sipas saj, duhet të zhvillohet vetëm përmes konsultimeve me komunitetin serb. -

BE kritikon Kosovën: Veprim i pakoordinuar i qeverisë
Kosova E Shtunë, 13 Shtator 2025 16:43
Bashkimi Evropian ka dënuar mbylljen e zyrave në Mitrovicë të Fondit për Sigurime Shëndetësore dhe Fondit për Sigurime Invalidore e Pensionale, që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë. “Kjo përbën edhe një veprim tjetër të pakoordinuar nga Qeveria në detyrë e Kosovës kundër strukturave të tilla dhe është në kundërshtim me obligimet dhe zotimet e Kosovës karshi BE-së. BE-ja vazhdimisht ka deklaruar se statusi i tyre duhet të zgjidhet në linjë me dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli, marrëveshjet e arritura dhe ligjet e Kosovës”, u tha në një deklaratë të BE-së.
BE-ja i bëri thirrje Qeverisë në detyrë të Kosovës dhe institucioneve të tjera relevante të Kosovës që “të përmbahen nga provokime të tilla dhe veprime të dëmshme si dhe të konsultohen me komunitetin lokalë serbë dhe partnerët ndërkombëtarë”. Sipas bllokut evropian, këto veprime kanë ndikim negativisht te qytetarët e zakonshëm, kryesisht nga komuniteti serb në Kosovë, por edhe te komunitetet e tjera. Një ditë më parë, nga Komuna e Mitrovicës së Veriut konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se me asistencën e Policisë së Kosovës, Inspektorati i kësaj komune kreu kontrolle në hapësirat ku vepronin këto institucione të Serbisë.“Gjatë kontrollit është konstatuar se personat e hasur në objekt nuk kanë pasur dokumentacion të vlefshëm për ushtrimin e veprimtarisë së përmendur. Për këtë arsye, puna është pezulluar përkohësisht, ndërsa procedura e mëtejshme do të zhvillohet në mënyrë të rregullt, në përputhje me ligjet dhe kompetencat në fuqi”, thanë nga Komuna e Mitrovicës së Veriut.
Fondi për Sigurime Shëndetësore në Mitrovicën e Veriut funksionon në kuadër të Fondit Republikan për Sigurime Shëndetësore të Serbisë dhe ofron shërbime në fushën e kujdesit shëndetësor – si vërtetimin e libreza shëndetësore, punët që lidhen me komisionet mjekësore, bën llogaritjen, kontrollin dhe pagesën e kompensimeve financiare, si dhe vërtetimin e kërkesave për ndihma mjekësore-teknike dhe të ngjashme. Në mjediset serbe në Kosovë, të gjitha institucionet shëndetësore dhe arsimore funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.
Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë në shtator të vitit 2024, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se funksionimi i shëndetësisë dhe arsimit në mjediset me shumicë serbe është specifik dhe se këto institucione do të trajtohen në mënyrë specifike – ndaras nga mbyllja e institucioneve të tjera serbe. Në vitin 2024, autoritetet e Kosovës kanë nisur mbylljen e disa institucioneve serbe në Kosovë, përfshirë: Postën e Serbisë, Bankën e Kursimeve Postare, organet e përkohshme komunale, qendrat për punë sociale e të tjera.
Ndërkaq, ditë më parë janë marrë nën kontroll nga autoritetet e Kosovës edhe objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë që përdoreshin nga Posta e Serbisë. Mbyllja e institucioneve serbe, që Kosova i konsideron ilegale dhe paralele, është përballur me kritika nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara që kanë thënë se Qeveria e Kosovës po ndërmerr veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.
E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i tha një grupi mediash në gjuhën serbe më 4 shtator se të gjitha institucionet paralele serbe, përfshirë arsimin dhe kujdesin shëndetësor, duhet të integrohen në sistemin e Kosovës. Megjithatë, ajo ka theksuar se mënyra se si do të bëhet ky integrim është thelbësore dhe, sipas saj, duhet të zhvillohet vetëm përmes konsultimeve me komunitetin serb. /REL/