Tag: shëndetësore

  • Përkeqësohet gjendja shëndetësore e kryeministri sllovak, zyra e tij njofton se nuk do marrë pjesë në samitin e BE-së në Kopenhagen

    Përkeqësohet gjendja shëndetësore e kryeministri sllovak, zyra e tij njofton se nuk do marrë pjesë në samitin e BE-së në Kopenhagen

    Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka anuluar udhëtimin e tij drejt samitit të Bashkimit Evropian që po mbahet në Kopenhagen sot.

    Sipas mediave të huaja, arsyeja lidhet me përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore, si pasojë e atentatit ndaj tij vitin e kaluar.
    Mediat e huaja mësojnë se fluturimi ishte planifikuar, por u anulua në minutën e fundit.
    “Gjendja e tij u përkeqësua”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Alexander Kováč, pa dhënë më shumë detaje.
    Në Kopenhagen, ai pritej të merrte pjesë në takimin mes liderëve të BE-së dhe të zhvillonte një takim dypalësh me kancelarin gjerman, Friedrich Merz.

    Top Channel

  • Përkeqësohet gjendja shëndetësore e kryeministri sllovak, Rober Fico ‘braktis’ Samitin e BE-së

    Përkeqësohet gjendja shëndetësore e kryeministri sllovak, Rober Fico ‘braktis’ Samitin e BE-së

    Robert Fico

    KOPENHAGEN- Kryeministri sllovak Robert Fico nuk do të marrë pjesë në një samit të Bashkimit Evropian qw mbahet sot në Kopenhagen. Sipas mediave të huaja, arsyeja lidhet me përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore, si pasojë e atentatit ndaj tij vitin e kaluar.
    “Kryeministri kërkoi falje që nuk mund të marrë pjesë… për shkak të problemeve të rënduara shëndetësore që lidhen me atentatin”, tha zyra e qeverisë.
    Fico u qëllua katër herë nga afër në bark në vitin 2024, duke e lënë atë në gjendje kritike dhe duke pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Atentati ndaj Robert Ficos ndodhi më 15 maj 2024, gjatë një mbledhjeje qeveritare jashtë vendit të takimit. Kryeministri u qëllua me armë zjarri nga Juraj Cintula, i cili tani është i pandehur në këtë çështje dhe është planifikuar të paraqitet përsëri në gjykatë të enjten, më 2 tetor.
    Udhëheqësit e BE-së, të takuar në Kopenhagen, ishin të vendosur të diskutonin propozimet për një “mur kundër dronëve” dhe çështje të tjera të mbrojtjes, së bashku me propozimet për të përdorur asetet ruse të ngrira në Evropë si pjesë e përgjigjes së saj ndaj pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.
    Fico ka argumentuar kundër ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe ka mbajtur të hapura marrëdhëniet me Rusinë, nga e cila ajo merr furnizime me energji.
    Fico tha këtë muaj se Sllovakia nuk mund të mbështesë më shumë sanksione të BE-së kundër Rusisë derisa të marrë propozime të BE-së për të përafruar objektivat klimatike me nevojat e prodhuesve të makinave dhe industrisë së rëndë, si dhe masa për të trajtuar çmimet e larta të energjisë elektrike në bllok./ZËRI

  • Kryeminstri i Sllovakisë do të mungojë në Samitin e Kopenhagenit për arsye shëndetësore

    Kryeminstri i Sllovakisë do të mungojë në Samitin e Kopenhagenit për arsye shëndetësore

    Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, do të mungojë në Samitin e Kophenhagenit, për arsye shëndetësore.

    “Kryeministri kërkoi falje për mungesën e tij, e cila është për shkak të përkeqësimit të problemeve shëndetësore që lidhen me atentatin”, theksohet në deklaratë.

    Fico u qëllua katër herë në bark përgjatë një atentati që ju bë në vitin 2024 dhe iu desh të operohej pasi qëndroi në spital për ditë të tëra në gjendje kritike.

    Ai u rikthye në detyrë disa muaj pas atentatit.

    Mediat sllovake raportuan se Fico mori pjesë në një takim qeveritar në mëngjes. Fico ka anuluar paraqitjet e tjera në muajt e fundit.

    Udhëheqësit e BE-së, që do të takohen në Kopenhagen, pritet të diskutojnë propozimet për një “mur kundër dronëve” dhe çështje të tjera të mbrojtjes, së bashku me propozimet për të përdorur asetet e ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus.

    Fico ka kundërshtuar ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe mban marrëdhënie të ngushta me Rusinë, nga e cila Sllovakia merr furnizime me energji.

    Fico tha këtë muaj se Bratislava nuk mund të mbështeste sanksione shtesë të BE-së kundër Rusisë derisa të merrte propozimet e BE-së për të përafruar objektivat klimatike me nevojat e prodhuesve të makinave dhe industrisë së rëndë, si dhe masa për të adresuar çmimet e larta të energjisë elektrike në BE.

  • Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

    Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

    Është gjetur në Tiranë 15-vjeçari Mateo Kalemi, i cili ishte shpallur i zhdukur prej më shumë se 7 orësh nga familja e tij në Gjirokastër.

    Burime pranë familjes bëjnë me dije se adoleshenti ndodhet në prani të një psikologeje, së bashku me vëllain e tij, dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
    Ende nuk dihen detaje rreth mënyrës se si ka mbërritur në Tiranë, por familja është njoftuar dhe ka marrë konfirmimin për vendndodhjen e tij.

    Top Channel

  • Fshatrat e juglindjes pa mjekë, 25% e tyre janë pensionistë, ‘zhduken’ mjekët e rinj

    Fshatrat e juglindjes pa mjekë, 25% e tyre janë pensionistë, ‘zhduken’ mjekët e rinj

    Nga 57 mjekë të qendrave shëndetësore të fshatrave të bashkisë Korçë, Maliq e Pustecit, 14 prej tyre janë mjekë pensionistë. Kjo pasi mjekët e rinj nuk pranojnë të shkojnë të punojnë në zonat rurale. Një gjë e tillë pranohet edhe nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetit Publik në Korçë, i cili shprehet se shteti detyrohet të zgjate kontratën me mjekët pensionistë pasi të rinjtë nuk pranojnë të punojnë në zonat rurale
    “Nga 57 mjekë që janë aktiv e punojnë në qendrat shëndetësore, 14 prej tyre janë mjekë pensionistë. E para është mungesa e mjekëve të rinj në zonat rurale, preferojnë zonat urbane apo kryeqytetin. Një pjesë e tyre vijojnë specializimet, e kjo krijon vakume në mbulimin e kujdesit shëndetësor. Në dukje është negative por për njerëzit është pozitive. Deri në këto momente kemi bërë maksimumin për kujdesin shëndetësor edhe në zonat më të larta”, thotë Mikel Llogori, drejtues i Drejtorisë së Shëndetit Publik në Korçë.
    Petrit Kacorri prej 45 vitesh punon si mjek në qendrën shëndetësore në Maliq. Prej 4 vitesh ai ka dalë në pension. Por për të vijuar punën, mjeku i moshuar duhet të kalojë disa burokraci.
    “Arrita 71 vjeç, që në 1980 kam filluar punë. Kam punuar mjek familje. Kam 4 vite në pension. Mos bëjë kontratat 6 mujore, mua më ka mbaruar kontrata ka një muaj, duhet të iki Tiranë për të shtyrë kontratën. Kjo është për të gjithë. Si unë janë 15-20 doktorë. Sa të jenë të shëndoshë të punosh, kur s’je i aftë ikën vetë”, shprehet Petrit Kacorri, mjek.
    Të shumtë janë e mjekët që janë në prag pensioni, ndërsa largimi i mjekëve dhe infermierëve të rinj drejt Gjermanisë apo vendeve të Bashkimit Europian mbetet një plagë për shoqërinë shqiptare./euronews

  • Grip i ashpër këtë vit? Ekspertët apel për vaksinim, 280 mijë doza në qendrat shëndetësore

    Grip i ashpër këtë vit? Ekspertët apel për vaksinim, 280 mijë doza në qendrat shëndetësore

    Sezoni i gripit ende nuk ka filluar, por me uljen e menjëhershme të temperaturave nuk përjashtohet ardhja më e shpejtë e tij.
    Referuar vendeve të hemisferës së jugut që tashmë e kanë kaluar stinën e ftohtë, edhe tek ne dimri pritet të jetë i ngarkuar me qarkullimin e njëkohshëm të gripit, Covid-it dhe virusit respirator sinsicial. Ekspertët e shëndetit publik theksojnë rëndësinë e vaksinimit ndaj gripit, veçanërisht për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë, shkruan A2 CNN.
    Në të gjitha qendrat shëndetësore ka nisur aplikimi i vaksinës katërvalente, e cila siguron mbrojtje nga format e rënda të gripit. Nuk ka rëndësi ku e keni qendrën shëndetësore, vaksinën e gripit mund ta aplikoni në qendrën më të afërt, duke shkuar atje ose edhe përmes aplikimit në e-Albania.
    Sezoni i virozave sapo ka filluar. Ndryshe nga gripi, i cili pritet të izolohet në muajt e ftohtë, Covid nuk njeh stinë. Vera që kaluam dhe muaji i parë i vjeshtës ishin plot me raste me Covid.

  • Dolly Parton shtyn koncertet për shkak të problemeve shëndetësore!

    Dolly Parton shtyn koncertet për shkak të problemeve shëndetësore!

    Ikona e muzikës country, Dolly Parton, ka njoftuar shtyrjen e disa koncerteve të saj të planifikuara në Las Vegas, duke cituar probleme shëndetësore që kërkojnë trajtim mjekësor. Në një postim të ndjerë në Instagram më 28 shtator, këngëtarja 79-vjeçare u drejtua drejtpërdrejt fansave për të dhënë lajmin.
    “Fatkeqësisht, do të më duhet të shtyj koncertet e mia në Las Vegas. Kam disa probleme shëndetësore dhe mjekët më kanë këshilluar të kryej disa procedura,” shkroi Parton, me humorin që e karakterizon: “I thashë mjekut se ndoshta ka ardhur koha për kontrollin tim të 100,000-të, edhe pse nuk është ai që bëj zakonisht te kirurgu plastik!”
    Megjithëse me nota humori, Parton theksoi se nuk do të ishte në gjendje të përgatiste një shfaqje të denjë për publikun. “Ju meritoni më të mirën, dhe dua të jem në formën time më të mirë kur të ngjitem në skenë,” shtoi ajo.
    Shfaqjet e planifikuara për dhjetor 2025 në The Colosseum, Caesars Palace, do të shtyhen për në vjeshtën e 2026. Këto do të ishin koncertet e para të Parton në një angazhim të gjatë në Las Vegas pas 32 vitesh.
    Së fundmi, këngëtarja humbi edhe një pjesëmarrje në parkun e saj “Dollywood” për shkak të një infeksioni të shkaktuar nga gurët në veshka.

  • Akademia Amerikane e Pediatrisë: Këshilla të dyshimta shëndetësore po lulëzojnë në TikTok!

    Akademia Amerikane e Pediatrisë: Këshilla të dyshimta shëndetësore po lulëzojnë në TikTok!

    Platforma e transmetimit të videove TikTok është e dëmtuar nga dhjetëra llogari “ndikuesish ekologjikë”, që përhapin gjëra të pakuptimta në lidhje me çështjet mjekësore si, prindërimi dhe shëndetin seksual, sipas një studimi të ri.

    Rreth një në pesë klipe të postuara nga “profesionistë jo-mjekësorë” në aplikacionin me seli në Kinë, përmbajnë jo vetëm “informacion të pasaktë”, por edhe “këshilla të rrezikshme”, u thanë studiuesve nga Universiteti i Arizonës, delegatëve që morën pjesë në një konferencë të Akademisë Amerikane të Pediatrisë (AAP) në Kolorado.

    “Të rinjtë që i drejtohen TikTok për informacion mbi shëndetin seksual po përballen me dezinformata”, tha Angeli Sirilan e Kolegjit të Mjekësisë të universitetit, e cila beson se gjetjet tregojnë një “nevojë urgjente”, për të rritur standardet në edukimin shëndetësor dhe për të përmirësuar “shkrim-leximin në mediat sociale”.

    Në konferencë folën veçmas studiuesit e Qendrës Mjekësore Shëndetësore të Universitetit të Karolinës Lindore, të cilët thanë se “ndikuesit ekologjikë” në TikTok, po shpërndanin këshilla mjekësore dhe prindërore.

    Nga 120 videot që ekipi shqyrtoi, rreth gjashtë në dhjetë rezultuan se bien ndesh me “udhëzimet e përcaktuara të shëndetit pediatrik” dhe se ishin postuar kryesisht nga “prindër dhe ndikues të vetë-identifikuar dhe jo nga profesionistë të kujdesit shëndetësor”.

    Videot që përmbanin këshilla të tilla, u shikuan pothuajse tre herë më shumë sesa ato që studiuesit thanë se përmbanin “informacion të saktë”.

    “Ky studim tregon se sa shpejt mund të përhapen pretendimet e rreme shëndetësore në mediat sociale dhe sa e rëndësishme është për ne të angazhohemi me familjet, dhe t’i ndihmojmë ata të përballojnë atë që shohin në internet”, tha Maria Canas-Galvis nga East Carolina, përpara se të prezantonte gjetjet e ekipit të saj gjatë konferencës së 26-30 shtatorit./ DPA News.

  • Vaksinimi falas kundër gripit, mjekët: Mbron nga komplikacionet

    Vaksinimi falas kundër gripit, mjekët: Mbron nga komplikacionet

    Me nisjen e fushatës së vaksinimit antigrip në 22 shtator, në të gjithë qendrat shëndetësore në vend, qytetarë të shumtë janë paraqitur për ta kryer falas këtë vaksinë. Vaksina antigrip, mbetet e vetmja mbrojtje për veten, familjen dhe çdo person tjetër që është i ekspozuar ndaj virozave që qarkullojnë me ardhjen e vjeshtës dhe uljen e temperaturave. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përcolli sot thirrjen e tri mjekeve në Qendrën Shëndetësore Nr.1 në kryeqytet.
    Mjekja Natasha Çela pranë Qendrës Shëndetësore Nr.1 në Tiranë u shpreh se me hyrjen e vjeshtës shtohen problematikat e virozave stinore. Për këtë arsye, sipas saj, MSHMS i siguron falas qytetarëve vaksinimin. “Vaksinimi i personave të moshës mbi 50-60 vjeç. Të gjithë pacientët që kanë sëmundje imune apo probleme kardiovaskulare apo respiratore është mirë që të vaksinohen sepse kjo do i mbrojë nga çdo komplikacion i rëndë pas virozës”, shprehet Çela. Sipas mjekes tjetër, Diana Hysi, pranë kësaj qendre shëndetësore, grupi më i rëndësishëm që janë të parët që duhet ta bëjnë vaksinën është grupi i personelit shëndetësor, pasi ata duhet të jenë të mbrojtur nga këto viruse për t’i shërbyer gjithë popullatës për sëmundjet virale dhe ato kronike. “Të gjithë qytetarët ata që janë me diagnoza ata që kanë një moshë të madhe pavarësisht se nuk kanë diagnoza kronike, duhet të shkojnë pranë qendrave shëndetësore, të kontaktojnë mjekun e familjes dhe të bëjnë vaksinën”, vijon Hysi. Një tjetër grup risku ndaj virozës së gripit, janë edhe fëmijët, sidomos ata që rikthehen në kopshte e shkolla apo që ekspozohen për herë të parë në komunitete të mëdha fëmijësh.
    Mjekja Marinela Lena pranë Qendrës Shëndetësore Nr.1 sugjeron kryerjen e vaksinës antigrip për të gjithë fëmijët mbi 5 vjeç me sëmundje bashkëshoqëruese, si edhe ata që ekspozohen për herë të parë në ambiente me shumë fëmijë. Sipas MSHMS, vaksinimi falas, i sigurt dhe i certifikuar, vijon në të gjitha qendrat e vaksinimit në mbarë Shqipërinë. 280 mijë doza janë të disponueshme, për të moshuarit, të rinjtë dhe fëmijët, pasi çdo vaksinë është një hap më pranë një jete më të shëndetshme. Në kuadër të Programit Kombëtar të Vaksinimit, fushata kombëtare nisi në datën 22 shtator. Për herë të parë, përmes platformës e-Albania, qytetarët mund të zgjedhin vetë kohën dhe vendin për vaksinimin kundër gripit, duke rezervuar online orarin dhe qendrën shëndetësore që preferojnë. MSHMS, në udhëzimet e saj në nisje të kësaj fushate vaksinimi ka nënvizuar rëndësinë e kësaj vaksine, që mund të bëhet nga personat mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë, ata me probleme të sistemit kardiovaskular, të sistemit pulmonar dhe të sistemit renal. E këshillueshme është që vaksina të bëhet edhe nga gratë shtatzëna dhe fëmijët e moshës mbi gjashtë muajsh.

  • Një kapitull i ri për QSUT-në, Ministrja i “beson” drejtimin Anxhela Paparizos

    Një kapitull i ri për QSUT-në, Ministrja i “beson” drejtimin Anxhela Paparizos

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, prof. dr. Evis Sala, ka prezantuar sot emërimet e reja në dy institucione kyçe të sistemit shëndetësor në vend: Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).Në krye të QSUT-së do të qëndrojë Anxhela Paparizo, e cila rikthehet në Shqipëri për të marrë drejtimin e institucionit më të madh spitalor në vend. Ministrja Sala theksoi se emërimi i saj synon të sjellë një qasje të re dhe të freskët në drejtimin e QSUT-së, duke u fokusuar në përmirësimin e standardeve të kujdesit shëndetësor dhe në garantimin e shërbimit cilësor për pacientët.Ndërkohë, në krye të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është emëruar Arti Papajani, i cili sjell një eksperiencë të gjatë në administratën publike dhe institucione të rëndësishme të vendit. Papajani do të ketë si prioritet forcimin e menaxhimit të fondeve shëndetësore dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, duke garantuar transparencë dhe eficiencë në veprimtarinë e FSDKSH.Gjatë prezantimit, ministrja Evis Sala falënderoi ish-drejtuesit, Florenc Spaho dhe Spartak Zekja, për kontributin e tyre në përmirësimin e shërbimeve dhe menaxhimin e institucioneve, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë dhe stabilitetit në drejtimin e sistemit shëndetësor.“Ky është një hap i rëndësishëm për të forcuar kapacitetet udhëheqëse të institucioneve tona shëndetësore. Jemi të bindur se drejtuesit e rinj do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të shërbimeve shëndetësore dhe do të jenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe sistemit tonë shëndetësor,” u shpreh Ministrja Sala gjatë prezantimit.Emërimet e reja vijnë në një moment kur sistemi shëndetësor po përballet me sfida të shumta, përfshirë nevojën për modernizim të infrastrukturës, avancim të standardeve të kujdesit dhe menaxhim më efikas të fondeve shëndetësore. Me qasjen e re dhe angazhimin e drejtuesve të rinj, pritet që institucionet të ndjekin një rrugë zhvillimi të qëndrueshëm dhe të ofrojnë shërbime më të mira për të gjithë qytetarët.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, prof. dr. Evis Sala, ka prezantuar sot emërimet e reja në dy institucione kyçe të sistemit shëndetësor në vend: Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).Në krye të QSUT-së do të qëndrojë Anxhela Paparizo, e cila rikthehet në Shqipëri për të marrë drejtimin e institucionit më të madh spitalor në vend. Ministrja Sala theksoi se emërimi i saj synon të sjellë një qasje të re dhe të freskët në drejtimin e QSUT-së, duke u fokusuar në përmirësimin e standardeve të kujdesit shëndetësor dhe në garantimin e shërbimit cilësor për pacientët.Ndërkohë, në krye të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është emëruar Arti Papajani, i cili sjell një eksperiencë të gjatë në administratën publike dhe institucione të rëndësishme të vendit. Papajani do të ketë si prioritet forcimin e menaxhimit të fondeve shëndetësore dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, duke garantuar transparencë dhe eficiencë në veprimtarinë e FSDKSH.Gjatë prezantimit, ministrja Evis Sala falënderoi ish-drejtuesit, Florenc Spaho dhe Spartak Zekja, për kontributin e tyre në përmirësimin e shërbimeve dhe menaxhimin e institucioneve, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë dhe stabilitetit në drejtimin e sistemit shëndetësor.“Ky është një hap i rëndësishëm për të forcuar kapacitetet udhëheqëse të institucioneve tona shëndetësore. Jemi të bindur se drejtuesit e rinj do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të shërbimeve shëndetësore dhe do të jenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe sistemit tonë shëndetësor,” u shpreh Ministrja Sala gjatë prezantimit.Emërimet e reja vijnë në një moment kur sistemi shëndetësor po përballet me sfida të shumta, përfshirë nevojën për modernizim të infrastrukturës, avancim të standardeve të kujdesit dhe menaxhim më efikas të fondeve shëndetësore. Me qasjen e re dhe angazhimin e drejtuesve të rinj, pritet që institucionet të ndjekin një rrugë zhvillimi të qëndrueshëm dhe të ofrojnë shërbime më të mira për të gjithë qytetarët.