Tag: shëndetësore

  • Prej disa ditësh në grevë urie, rëndohet gjendja shëndetësore e 3 naftëtarëve të ‘Bankers’

    Prej disa ditësh në grevë urie, rëndohet gjendja shëndetësore e 3 naftëtarëve të ‘Bankers’

    greva-vendngjarje

    FIER- Naftëtarët e ‘Bankers Petroleum’ janë prej më shumë se 5 ditësh në grevë urie, kompania ka ofruar rritjen e buxhetit për trajtimin ushqimor, por sindikata insiston në rritjen e pagave mujore. 10 anëtarë të Këshillit Sindikal në Marinzë kanë vijuar grevën në zyrat e Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur, ndërsa gjendja shëndetësore e tre prej grevistëve është përkeqësuar ndjeshëm.
    Grevistët kanë shfaqur probleme shëndetësore, si temperaturë, lodhje, marramendje, e dhimbje koke, ndërsa tre prej tyre kanë marrë dhe injeksione, ndërsa tre prej tyre kanë marrë injeksione. Mjekët që kanë mbërritur për të monitoruar situatën iu kanë ardhur në ndihmë grevistëve. 
    Grevistët janë të vendosur të mos tërhiqen pavarësiht gjendjes së rënduar fizike. Ata kërkojnë rritje page prej 9% për punonjësit me paga më të ulëta, ndërsa kompania pak ditë më parë deklaroi se rritja e pagave aktualisht nuk është e përballueshme financiarisht.

  • Përkeqësohet gjendja shëndetësore e grevistëve në Marinzë, ndërhyjnë mjekët

    Përkeqësohet gjendja shëndetësore e grevistëve në Marinzë, ndërhyjnë mjekët

    Përkeqësohet gjendja shëndetësore e tre prej grevistëve në zyrat e Sindikatës së Sektorit të Hidrokarbureve në Marinzë, në ditën e pestë të grevës së urisë. Vetëm pak minuta më parë, një ambulancë ka mbërritur në vendin ku zhvillohet greva e urisë, ku mjekët po monitorojnë nga afër situatën shëndetësore të grevistëve.

    Të dhjetë anëtarët e këshillit sindikal kanë shfaqur shenja shqetësuese si temperaturë, lodhje, marramendje dhe dhimbje koke, ndërsa tre prej tyre janë detyruar të marrin injeksione për stabilizimin e gjendjes.

    Pavarësisht gjendjes së rënduar fizike dhe plogështisë së ditës së pestë të grevës, grevistët shprehen të vendosur të mos tërhiqen deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Ata kanë mbështetjen e punonjësve të fushës naftëmbajtëse, të cilët vijojnë bojkotin e punës në shenjë solidariteti.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

  • I mbjetoi flakëve në banesë, QSUT tregon se si është gjendja shëndetësore e 6-vjeçares

    I mbjetoi flakëve në banesë, QSUT tregon se si është gjendja shëndetësore e 6-vjeçares

    Në orët e mbrëmjes, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka mbërritur për trajtim mjekësor 6-vjeçarja, N.A, e lënduar nga ngjarja e rëndë sot në qarkun e Korçës.
    Pacientja u prit në urgjencën e Shërbimit të Djegie-Plastikës nga ekipi mjekësor, i cili ishte në komunikim të vazhdueshëm me mjekët, që e shoqëronin gjatë transportit nga Korça drejt Tiranës.
    Pas vlerësimit të gjendjes shëndetësore, e mitura, aktualisht në gjendje kritike për jetën, u hospitalizua menjëherë në Shërbimin e Terapisë Intensive të Pediatrisë në QSUT, ku po trajtohet nga mjekët pediatër, reanimatorë dhe specialistët e djegie-plastikës, sipas të gjitha protokolleve mjekësore në fuqi.
    Pak minuta, pas mbërritjes së 6 vjeçares, në QSUT ka mbërritur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala, e shoqëruar nga drejtoresha e përgjithshme e QSUNT, Anxhela Paparizo dhe po ndjekin nga afër gjendjen e saj, në komunikim të vazhdueshëm me ekipin e përbashkët mjekësor të Shërbimit të Djegie-Plastikës dhe Shërbimit të Terapisë Intensive të Pediatrisë në QSUNT.
    MSHMS shpreh ngushëllimet për humbjen e pjesëtarëve të familjes dhe po qëndron në komunikim me QSUT, minutë pas minute për gjendjen shëndetësore të së miturës

  • Pesë ditë në grevë urie, gjendja shëndetësore e 3 grevistëve përkeqësohet

    Pesë ditë në grevë urie, gjendja shëndetësore e 3 grevistëve përkeqësohet

    Në Marinzë, 10 anëtarë të Këshillit Sindikal vijojnë grevën e urisë prej pesë ditësh.
    Ditën e sotme është përkeqësuar gjëndja shëndetësore e tre prej grevistëve në zyrat e Sindikatës të Sektorit Hidrokarbur në Marinzë.
    Vetëm pak minuta më parë mjekët kanë mbërritur me ambulancë për të monitoruar nga afër situatën e tyre.Të 10 anëtarët e këshillit sindikal kanë shfaqur probleme shëndetësore, si temperaturë, lodhje, marramëndje, e dhimbje koke, ndërsa tre prej tyre kanë marrë dhe injeksione.
    Pavarësisht plogështisë në ditën e pestë të grevës së urisë, grevistët janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund plotësimit të kërkesave të tyre të mbështetur edhe nga punonjësit e fushës naftëmbajtëse të cilët vijojnë gjithashtu grevën me bojkot pune.

  • Regjistruan vizitë fiktive për person nën arrest, pezullohen nga detyra mjeku dhe inferimeri në Gjirokastër

    Regjistruan vizitë fiktive për person nën arrest, pezullohen nga detyra mjeku dhe inferimeri në Gjirokastër

    Pezullohen nga detyra një mjek dhe një infermier me vendim të gjykatës së Gjirokastrës.

    Shtetasit me iniciale R. S., 39 vjeç, me detyrë infermier dhe Sh. M., 62 vjeç, me detyrë mjek, në një qendër shëndetësore, ka regjistruar vizitë fiktive ndaj një të arrestuari.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj ekzekutuan masën “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, caktuar nga Gjykata e Gjirokastrës, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit:
    R. S., 39 vjeç, banues në Tepelenë, me detyrë infermier dhe Sh. M., 62 vjeç, banues në Tepelenë, me detyrë mjek, në një qendër shëndetësore, pasi nga hetimet dyshohet se më datë 13.09.2025, kanë regjistruar në mënyrë fiktive në librin e shërbimit, shtetasin E. K. (i arrestuar më datë 13.09.2025, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”)“, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Jetëgjatësia globale kthehet në nivelet para pandemisë, por sfida të mëdha shëndetësore mbeten

    Jetëgjatësia globale kthehet në nivelet para pandemisë, por sfida të mëdha shëndetësore mbeten

    Studiuesit bënë thirrje për më shumë vëmendje ndaj “trendeve shqetësuese” që po nxisin pabarazitë shëndetësore në mbarë botën.Jetëgjatësia në nivel global është rikthyer në nivelet e para pandemisë, por hendekët midis rajoneve mbeten të mëdha, sipas një studimi të ri të gjerë.COVID-19 u bë shpejt shkaku kryesor i vdekjeve në botë kur pandemia përfshiu globin në vitin 2020, duke e ulur ndjeshëm jetëgjatësinë. Njerëzit e lindur në vitin 2021 mund të prisnin të jetonin mesatarisht deri në 71.7 vjet.Por deri në vitin 2023, COVID-19 kishte rënë në vendin e 20-të në listën e shkaqeve kryesore të vdekjes, pas një sërë sëmundjesh kronike, sëmundjes Alzheimer dhe çrregullimeve neonatale. Jetëgjatësia u rimëkëmb në 73.8 vjet.Sëmundjet kronike tani përbëjnë pothuajse dy të tretat e vdekjeve dhe sëmundjeve në botë, të udhëhequra nga sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe diabeti, sipas kërkimit të botuar në revistën mjekësore The Lancet.Faktorë rreziku si obeziteti, duhanpirja dhe ndotja e ajrit luajnë një rol të madh në nxitjen e sëmundjeve kronike – dhe nëse do të trajtoheshin siç duhet, pothuajse gjysma e të gjitha vdekjeve dhe paaftësive në botë mund të parandaloheshin, vlerësuan studiuesit.“Rritja e shpejtë e popullsisë së moshuar në botë dhe ndryshimi i faktorëve të rrezikut kanë sjellë një epokë të re të sfidave globale shëndetësore,” tha Dr. Christopher Murray, drejtor i Institutit për Matjen dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME) me bazë në SHBA, që udhëhoqi studimin.Duke bashkëpunuar me studiues nga e gjithë bota, ekipi i Murray analizoi të dhëna për 375 sëmundje dhe lëndime, si dhe 88 faktorë rreziku, në 204 vende dhe territore për periudhën 1990–2023.Ata ndanë veçmas të dhënat për pesë vende të mëdha evropiane: Francën, Gjermaninë, Italinë, Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar. Sëmundjet e zemrës ishin shkaku kryesor i vdekjes në secilin prej këtyre vendeve në vitin 2023 – me përjashtim të Francës, ku kanceri i mushkërive kryesoi listën.Jetëgjatësia ishte gjithashtu shumë më e lartë në këto pesë vende evropiane krahasuar me pjesën tjetër të botës, duke u lëkundur nga 80.9 vjet në Gjermani deri në 83.2 vjet në Spanjë.Studiuesit shprehën gjithashtu shqetësim për rritjen e normave të vdekshmërisë tek adoleshentët dhe të rriturit e rinj në Amerikën e Veriut dhe Amerikën Latine, për shkak të vetëvrasjeve dhe konsumit të drogës e alkoolit, si dhe në Afrikën nën-Sahariane për shkak të sëmundjeve infektive dhe aksidenteve.Zbulimet duhet të shërbejnë si një “sinjal alarmi” për qeveritë dhe drejtuesit e sektorit shëndetësor “për t’u përgjigjur me shpejtësi dhe në mënyrë strategjike ndaj trendeve shqetësuese që po riformësojnë nevojat e shëndetit publik”, tha Murray.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • U plagosën me thika, 5 të mitur te Trauma, ja si është gjendja shëndetësore

    U plagosën me thika, 5 të mitur te Trauma, ja si është gjendja shëndetësore

    Pesë të mitur u përfshinë në një sherr një natë me parë, në Bathore. Pas përplasjeve, sherri degradoi në përdorimin e thikës. Si pasojë kanë marrë plagë të lehta.
    Të plagosurit u transportuan te Trauma, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pas mjekimeve të marra 3 prej të plagosurve lanë ambientet e spitalit në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa dy të tjerët vijojnë nën monitorimin e bluzave të bardha. Asnjë nga të plagosurit nuk përbën rrezik për jetën.

  • Vaksinim antigrip falas në banesë për pacientët kronikë, fushata vijon në terren

    Vaksinim antigrip falas në banesë për pacientët kronikë, fushata vijon në terren

    Ekipet mjekësore në të gjithë vendin po vijojnë çdo ditë vaksinimin në banesë për pacientët me sëmundje kronike, duke siguruar akses të lehtë dhe falas ndaj vaksinës antigrip, veçanërisht për ata që nuk mund të lëvizin drejt qendrave shëndetësore.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikoi sot në rrjetet sociale momente nga puna në terren e infermiereve të qendrës shëndetësore nr. 9 në Tiranë, duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
    “Vaksina shpëton jetë. Në këtë periudhë të gripit sezonal, ekipet tona janë çdo ditë në terren, duke ofruar vaksinën antigrip falas në banesë për pacientët kronikë që nuk kanë mundësi të paraqiten në qendrat shëndetësore. Shëndeti i çdo qytetari mbetet prioriteti ynë”, nënvizon Ministria.

    Eriseida Brisku, infermiere pranë kësaj qendre shëndetësore, shprehet: “Kur të moshuarit nuk mund të vijnë në ambulancë, ne shkojmë në banesë për t’i vaksinuar. Shumë prej pacientëve janë me hipertension dhe diabet, ndaj vaksinimi është jetik për mbrojtjen e tyre.”Fushata e vaksinimit nisi më 22 shtator 2025, dhe vetëm gjatë javës së parë në Njësinë Rajonale të Vaksinimit dhe Kontrollit Shëndetësor (NJVKSH) në Tiranë janë vaksinuar mbi 6,600 qytetarë, sipas të dhënave të regjistruara në sistemin elektronik të vaksinimit.Ministria ka siguruar gjithsej 280,000 doza të vaksinës antigrip, të cilat janë shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore në gjithë vendin, duke garantuar disponueshmërinë për grupet prioritare.

    Vaksinimi antigrip rekomandohet veçanërisht për punonjësit shëndetësorë dhe personat me sëmundje kronike si ato kardiovaskulare, pulmonare, diabeti, astma, sëmundjet e mëlçisë dhe veshkave, si dhe për pacientët me diagnoza të rënda si tumoret dhe kanceri. Përfshihen gjithashtu personat mbi 65 vjeç, banorët dhe personeli i institucioneve të kujdesit afatgjatë, personat obezë, ata me imunitet të dobësuar, gratë shtatzëna, fëmijët mbi 6 muajsh sidomos me sëmundje bashkëshoqëruese, si dhe mësuesit, edukatorët, si dhe stafi i ushtrisë dhe forcave të rendit.

  • Tragjedia e trenave në Greqi/ I rraskapitur nga lodhja dhe dhimbja, Pano Ruçi: Nuk e le grevën edhe nëse vdes, dua të di të vërtetën për djalin

    Tragjedia e trenave në Greqi/ I rraskapitur nga lodhja dhe dhimbja, Pano Ruçi: Nuk e le grevën edhe nëse vdes, dua të di të vërtetën për djalin

    I rraskapitur nga lodhja dhe dhimbja dhe me probleme shëndetësore, shqiptari Pano Ruçi vijon në Greqi grevën e urisë për të 20-ën ditë.

    Në një deklaruat të dhënë për “Mega”, ai tha se nuk tërhiqet nga greva edhe nëse vdes, dhe se kërkesës për zhvarrosjen e djalit të tij, Denisit, që humbi jetën në tragjedinë e aksidentit të trenave në Tempi.

    Ai kërkon që ai të zhvarrosë djalin e tij në mënyrë që të kryhen analizat toksikologjike.

    “Po vazhdoj grevën time, nuk do të ndalem, do të shkoj deri në fund. Dua të mësoj të vërtetën për djalin tim. Dua të mësoj se nga çfarë vdiq djali im. Nuk pranoj të bëhet zhvarrosja vetëm për testin e ADN-së”, deklaron ai.

    Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë pas gati tre javësh grevë urie. Të premten ai u transferua në Spital, ku mjekët zbuluan hipotension, takikardi, ënjtje të lehtë në gjymtyrët e poshtme dhe një humbje prej 10 kilogramësh.

    LEXO EDHE: Në grevë prej 19 ditësh në Greqi, shqiptari Pano Ruçi dërgohet në spital pas problemeve shëndetësore!

    “Forca ime ka rënë, por njerëzit që vijnë këtu më japin kurajë”, tha ai.

    Ruçi u bën thirrje politikanëve që ta vendosin veten “të paktën për një moment” në vendin e tij.

    “Të mendojnë si baballarë dhe nëna, me zemrat e tyre dhe jo me karriget e tyre”, tha ai.

    Dy vjet pas aksidentit në Tempi, Ruçi thekson se trenat ende qarkullojnë pa asnjë masë sigurie.

    “Do të ulem këtu dhe do të vdes. Nuk do të iki nëse kërkesa ime nuk pranohet. Dua të di se si vdiq fëmija im”, tha ai.

  • Në grevë prej 19 ditësh në Greqi, shqiptari Pano Ruçi dërgohet në spital pas problemeve shëndetësore!

    Në grevë prej 19 ditësh në Greqi, shqiptari Pano Ruçi dërgohet në spital pas problemeve shëndetësore!

    Grevisti i urisë, shqiptari Pano Ruçi (Routsis) u shtrua në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nikeas në Greqi mëngjesin e sotëm (3 tetor), për t’iu nënshtruar analizave.

    Sipas një njoftimi zyrtar të autoriteteve shëndetësore, 48-vjeçari ka përjetuar lodhje të fortë, përgjumje, si dhe episode të përsëritura hipoglicemie dhe mpirje në gjymtyrët e poshtme në ditët e mëparshme, ndërsa në total, brenda 19 ditëve, ai ka humbur 10 kilogramë. Kjo korrespondon me 8.9% të peshës së tij fillestare trupore.

    Siç raportojnë mjekët, Ruci, tashmë në ditën e 19-të të grevës së tij të urisë, “vazhdon të jetë në rrezik të shtuar për ndërlikime serioze”. Deklarata e “mjekëve të solidaritetit” që po e monitorojnë atë thekson gjithashtu se 48-vjeçari grevist urie refuzon të shtrohet në spital.

    Ruçi është babai i Denis Ruçit, 22-vjeçarit i cili humbi jetën tragjikisht në aksidentin e Tempit tre vjet më parë, bashkë me shumë të tjerë, pas përplasjes së dy trenave. Ai kërkon zhvarrosjen e trupit pasi beson se në arkivol nuk ndodhet i biri, duke kërkuar analiza toksikologjike për shkakun e vdekjes, përveç atyre të ADN-së. Gjykata e Larisës pranoi kërkesën për zhvarrosjen dhe javën tjetër do kryhet procesi pas kërkesës së avokates së tij.

    Mjekët thanë se Ruçi ka një histori personale të hipertensionit, aritmisë kardiake, vaskulopatisë periferike, dislipidemisë, apnesë së gjumit dhe gastritit dhe u ekzaminua sot në Departamentin e Urgjencës së Spitalit të Përgjithshëm Nikaia, informon “Protothema”.

    Në ditët e mëparshme, ai ka përjetuar lodhje ekstreme, përgjumje, si dhe episode hipoglicemie kufitare dhe të përsëritura, dhe mpirje në gjymtyrët e poshtme.

    Vetë Ruçi deklaron se “nuk ka ndërmend të ndalojë së abstenuari nga ushqimi derisa kërkesa e tij të plotësohet”.