Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, ka bërë me dije se përmes projekt-buxhetit 2026, me mbi 1 miliard euro të dedikuara për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, parashikohet edhe rikonstruksioni i 100 Qendrave Shëndetësore në të gjithë vendin, në funksion të përmirësimit të shërbimit për komunitetin.
“Qendra Shëndetësore në Maliq është bërë një model i kujdesit mjekësor modern dhe të integruar, ku së fundmi është shtuar edhe shërbimi i depistimit të shikimit për fëmijët”, tha ministrja.
Në dy muajt e fundit, në të gjithë NJVKSH Korçë janë kryer 1,000 depistime të shikimit për fëmijët, me qëllim zbulimin dhe parandalimin e hershëm të problemeve të syve.
Tag: shëndetësore
-

Sala: Shëndetësia mbi 1 miliard euro për 2026, do bëhet dhe rikonstruksioni i 100 Qendrave Shëndetësore
-

Buxheti “fiton” nga rritja e pagës/ Ekspertët: Do të shtohen paratë për skemat e pensioneve. Indeksimi do të ndiqet çdo vit
Duke filluar nga 1 janar 2026 qeveria parashikon të rris pagën minimale e maksimale.
Kështu konkretisht paga minimale rritet nga 40-50 mijë lekë ndërsa ajo maksimale nga 176.416 mijë lekë në 186.416 mijë lekë. Por çfarë do të ndodhë me sektorin privat në këtë rast. Qeveria parashikon të mbuloj kostot për 9 muaj për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.
“Një lëvizje e tillë e qeverisë nënkupton të ardhura më shumë rreth 130 mln euro për buxhetin e sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Ndërsa kjo politikë do të nxis edhe privatin të rris pagat duke derdhur kështu më shumë para në këtë buxhet nëpërmjet sigurimeve”-shprehet Selami Xhepa, ekspert ekonomie.
Për herë të parë parashikohet edhe indeksimi i pagave në administratë me një nivel 2.5%. Kjo do të pagat në të gjitha nivelet e administratës duke filluar nga punonjësit e institucioneve qendrore dhe pushtetit vendor.
“Hera e parë që parashikohet por duhej bërë si praktikë çdo vit dhe të jetë konstante si për shtetin dhe privatin”-shton Xhepa.
Referuar relacionit të projektbuxhetit dhe sipas të dhënave të administratës tatimore, efekti pozitiv në të ardhura nga kjo rritje pritet të arrijë në rreth 9 miliardë lekë, ku 7.6 miliardë lekë do të jenë nga kontributet e sigurimeve shoqërore, ndërsa pjesa tjetër prej 1.4 miliardë lekë nga kontributet e sigurimeve shëndetësore.Top Channel
-

“Paqja Fiskale”/ Falen gjobat dhe kamatvonesat, përjashtim bën…
Të gjitha detyrimet tatimore dhe doganore të krijuara deri në 31 dhjetor të vitit 2014 do të fshihen me përjashtim të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Projektligji për fshirjen e borxheve tatimore dhe doganore tashmë është gati dhe ka nisur të konsultohet me institucionet dhe grupet e interesit.
“Fshihen plotësisht detyrimet tatimore të papaguara, direkte apo indirekte, të papaguara, që i përkasin periudhave tatimore deri 31 dhjetor 2014, të cilat rezultojnë të regjistruara në llogaritë tatimore të tatimpaguesve apo të regjistruara në kontabilitetin e administratës tatimore, përveç kontributit të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, si dhe rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj”, thuhet në projektligj.
Në nenin 5 të projektligjit që po diskutohet me grupet e interesit “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë”, thuhet se tatimpaguesve që kanë sigurime shoqërore dhe shëndetësore të papaguara deri në 31 dhjetor 2024, do tu falen vetëm gjobat dhe kamatëvonesat.
Shuhen dënimet administrative (gjobat dhe kamatëvonesat) për sigurimet shoqërore e shëndetësore që i përkasin periudhave tatimore deri 31 dhjetor 2014, që rezultojnë të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit, përfshirë të vetëpunësuarit në bujqësi, por pa përfshirë kontributin”, thuhet në pikën 2 të këtij neni.
Nga ‘Paqja Fiskale’ nuk do të përfitojnë të gjithë. Në projektligj është parashikuar që të gjithë bizneset që janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë ose janë në proces gjyqësor apo hetimi për vepra penale në fushën tatimore ose doganore nuk do të përfitojnë nga fshirja e detyrimeve. -

Goditi me grusht mjekun në vendin e punës, arrestohet 49-vjeçari në Shijak
Foto ilustruese
DURRËS- Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia në Shijak, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një mjeku në ambientet e qendrës shëndetësore të qytetit. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në godinën e Radiologjisë së Qendrës Shëndetësore Shijak. I arrestuari me inciale F.K., akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi dyshohet se ka goditur me grusht mjekun 34 vjeçar, gjatë kryerjes së detyrës së këtij të fundit.
Njoftimi:
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 49 vjeç, banues në Shijak, pasi në Qendrën Shëndetësore Shijak, në godinën e Radiologjisë, ka goditur me grusht, mjekun A. D., 34 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. -

Shijak/ Dhunoi mjekun në qendrën shëndetësore, arrestohet 49-vjeçari
Policia ka arrestuar një 49-vjeçar në Shijak, pasi ka goditur me grusht një mjek në ambientet e qendrës shëndetësore të qytetit.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur në godinën e Radiologjisë, ku shtetasi F. K., 49 vjeç, banues në Shijak, ka sulmuar fizikisht mjekun A. D., 34 vjeç, gjatë orarit të punës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 49 vjeç, banues në Shijak, pasi në Qendrën Shëndetësore Shijak, në godinën e Radiologjisë, ka goditur me grusht, mjekun A. D., 34 vjeç.”, thuhet në njoftimin e policisë.
-

Humbi ndjenjat në fushë, reagon futbollisti: Gjendja ime…
Futbollisti i Kombëtares së Marokos, Bilal Nadir ka treguar për gjendjen e tij shëndetësore përmes rrjeteve sociale. Pjesë e francezëve të Marsejës, Nadir i panikosi të gjithë në ndeshjen e fundit.Ai ra pa ndjenja në fushë, kurse ndërhyrja e shpejt e stafit mjekësor i ndihmoi lojtarit për të mos i ndodhur më e keqja. Në rrjetet sociale, Nadir tregon se gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.
“Përshëndetje të gjithëve. Gjendja ime është stabile. Dua t’i falënderoj të gjithë për mesazhet mbështetëse. Jam jashtë rrezikut dhe po përmirësohem falë Zotit”, u shpreh lojtari. -

OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030
Bota E Premte, 31 Tetor 2025 09:59
Tre vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në rajonin evropian kanë rënë dakord për një vizion të përbashkët lidhur me politikat e tyre shëndetësore për vitet në vijim.
Programi i Dytë Evropian i Punës 2026–2030 (EPW2) u miratua unanimisht nga vendet gjatë mbledhjes vjetore të Komitetit Rajonal të OBSH-së në Kopenhagë, njoftoi organizata..Strategjia e re pesëvjeçare përshkruhet nga OBSH Evropa si një “hartë rruge ambicioze dhe e orientuar drejt veprimit” për ndërtimin e shoqërive më të shëndetshme, më të drejta dhe më të qëndrueshme në rajon.
Drejtori Rajonal, Hans Kluge, e quajti këtë marrëveshje “një busull shëndetësore në një epokë të turbullt”.
Ai tha se bëhet fjalë për një premtim kolektiv për të mbrojtur njerëzit nga krizat, për të reduktuar pabarazitë, për të mbështetur profesionistët e shëndetësisë, për të promovuar shkencën dhe për të rikonceptuar sistemet shëndetësore për brezat e ardhshëm.
Fokus i veçantë në luftën kundër dhunës ndaj grave
Në programin e punës, vendet anëtare kanë përcaktuar prioritetet e tyre të politikave shëndetësore për pesë vitet e ardhshme.
Kluge renditi pesë fusha kryesore në platformën X: forcimin e sigurisë shëndetësore, parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve jo të transmetueshme, promovimin e plakjes së shëndetshme, përballimin e krizës klimatike dhe ndikimeve të saj në shëndet, si dhe formësimin e sistemeve shëndetësore të së ardhmes.
Kluge theksoi gjithashtu rëndësinë e përfshirjes së dy nismave të veçanta në këtë axhendë: përmirësimin e kujdesit parësor dhe dhënien fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Sipas Drejtorit Rajonal të OBSH-së, asnjë shoqëri nuk mund të lulëzojë nëse popullsia e saj jeton me frikë ose pa akses në kujdes mjekësor. -

Pasojat e temperaturave të larta, në tre dekada numri i vdekjeve rritet me 63 për qind
Sipas një raporti të lëshuar së fundmi, numri i vdekjeve të lidhura me nxehtësinë është rritur me 63 për qind që nga viti 1990, duke arritur në rreth 546 mijë në vit. Raporti, i publikuar nga revista “Lancet” mbi shëndetin dhe ndryshimet klimatike, zbuloi se 84 për qind e ditëve me valë të nxehtësisë që kërcënojnë jetën, të regjistruara midis viteve 2020 dhe 2024, nuk do të kishin ndodhur pa ndryshimet klimatike. Foshnjat dhe të rriturit mbi 65-vjeç mbeten më të prekshmit. Raporti tha se ekspozimi ndaj nxehtësisë çoi në një humbje rekord prej 639 miliardë orë pune në të gjithë botën, përkatësisht rreth 98 për qind më shumë se mesatarja e viteve 1990, duke rezultuar në një goditje të vlerësuar prej 1.09 trilionë dollarësh për ekonominë globale ose rreth 1 për qind të prodhimit bruto të brendshëm global.
“Kërcënimet shëndetësore të ndryshimeve klimatike kanë arritur nivele të papara”, tha raporti i këtij viti, duke shtuar se ndryshimi i klimës po “destabilizon sistemet planetare dhe kushtet mjedisore nga të cilat varet jeta njerëzore”.
Përveç vdekjeve të lidhura me nxehtësinë, raporti e shoqëroi edhe ekspozimin ndaj tymit nga zjarret me një rekord prej 154 mijë vdekjesh vitin e kaluar. Raporti paralajmëroi se potenciali mesatar global i transmetimit të dengës, një infeksion viral i përhapur nga mushkonjat, gjithashtu është rritur me 49 për qind që nga vitet 1950. Ndotja e ajrit nga djegia e lëndëve djegëse fosile, theksoi më tej raporti, shkakton rreth 2.5 milionë vdekje për çdo vit. Të dhënat e fundit, nga viti 2023 zbulojnë se emetimet e gjeneruara për shkak të energjisë u rritën me 1.6 për qind në nivele rekord dhe humbja globale e mbulesës së pemëve u rrit me 24 për qind, duke shkuar në mbi 28 milionë hektarë.
Në vitin 2024, temperaturat mesatare vjetore globale të sipërfaqes tejkaluan nivelet para-industriale me mbi 1.5 gradë Celsius, ndërsa dekada e kaluar ishte më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë. I publikuar pak para bisedimeve klimatike COP30 të OKB-së në Brazil, raporti i revistës shëndetësore bëri thirrje për investime më të mëdha në energjinë me zero karbon, infrastrukturën rezistente ndaj klimës dhe planifikimin e përmirësuar për ndikimet shëndetësore.
Autorët kritikuan ashpër vendimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të tërhequr vendin e tij nga programet ndërkombëtare të ndihmës dhe iniciativat klimatike. “Përmbysja e këtyre politikave të dëmshme dhe avancimi i veprimeve kuptimplote klimatike tani është thelbësore për të mbrojtur shëndetin dhe mbijetesën e njerëzve”, theksoi raporti.
“Inkurajuese është që kjo mund të sjellë njëkohësisht përfitime të mëdha dhe të menjëhershme shëndetësore dhe ekonomike”, shtoi raporti duke njoftuar se energjia e pastër përbënte 10 për qind të rritjes globale të prodhimit bruto të brendshëm në vitin 2023. -

95 punonjës shëndetësorë mbahen peng nga Izraeli, thirrje për lirim
Më shumë mjekë dhe profesionistë të shëndetësisë po mobilizohen dhe po bëjnë thirrje për veprim, duke kërkuar lirimin e Dr. Hussam Abu Safia dhe të paktën 94 mjekëve e infermierëve të tjerë palestinezë, që mbahen aktualisht peng nga autoritetet izraelite.
Të hënën, në një aktivitet të organizuar nga Healthcare Workers Watch (HWW) dhe Amnesty International UK, dhjetëra mjekë e punonjës shëndetësorë protestuan jashtë spitalit “St Thomas’ Hospital” në Londrën qendrore, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë punonjësve shëndetësorë që ndodhen në kushte çnjerëzore në burgjet izraelite.
Protesta u zhvillua vetëm disa ditë pasi një gjykatë izraelite zgjati me gjashtë muaj të tjerë ndalimin arbitrar të Dr. Hussam Abu Safia, në bazë të ligjit të ashtuquajtur “Unlawful Combatants Law”, i cili është dënuar gjerësisht nga organizatat ndërkombëtare për shkelje të të drejtave të njeriut.Sipas organizatave ndërkombëtare, pesë punonjës shëndetësorë kanë vdekur ose janë vrarë në paraburgimin izraelit, ndërsa pesë të tjerë janë zhdukur dhe fati i tyre mbetet i panjohur. Ministria Palestinase e Shëndetësisë deklaron se të paktën 1,722 punonjës shëndetësorë janë vrarë në sulmet izraelite gjatë dy viteve të fundit.
Sipas HWW, shumica e punonjësve të shëndetësisë u rrëmbyen nga ushtria izraelite drejtpërdrejtë nga spitalet apo ambulancat, ndërsa ishin në detyrë.Dëshmitë e mbledhura nga HWW dhe organizata të tjera dokumentojnë tortura dhe abuzime sistematike, që palestinezët përjetojnë gjatë ndalimit.
Dr. Rebecca Inglis, nga HWW, tha se ndalimi i mjekëve është në shkelje të të drejtave të njeriut.
“Vazhdimi i ndalimit nga Izraeli i pothuajse njëqind punonjësve shëndetësorë është në kundërshtim të qartë me të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare. Jemi thellësisht të shqetësuar për mirëqenien e tyre, duke pasur parasysh provat e shumta që tregojnë se të ndaluarit palestinezë po torturohen në paraburgim izraelit”.Kush është Dr. Hussam Abu Safia?
Dr. Abu Safia është drejtor i Spitalit Kamal Adwan në veri të Gazës. Ai u arrestua më 27 dhjetor 2024, pas një bastisjeje të trupave izraelite në spital, një nga të fundit që ende funksiononte në atë kohë.
Sipas “Amnesty International”, ai po mbahet pa asnjë akuzë apo gjykim, nën një ligj izraelit.
Megjithë bombardimet e pandërprera dhe vdekjen tragjike të djalit të tij në një sulm ajror izraelit, Dr. Abu Safia vazhdoi të qëndronte në detyrë, duke udhëhequr ekipin e tij nën kushte të pamundura.
Që nga arrestimi i tij, janë shfaqur raporte të besueshme për tortura, abuzime fizike dhe trajtim poshtërues, përfshirë humbje të dukshme në peshë dhe mungesë të kujdesit mjekësor e ligjor, në shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar.Shkatërrimi i sistemit shëndetësor në Gaza
Të paktën 94% e spitaleve në Gaza janë dëmtuar ose shkatërruar, duke e bërë sistemin shëndetësor pothuajse të paralizuar. Kombinimi i vrasjes së mjekëve dhe infermierëve, arrestimeve të tyre dhe mungesës së pajisjeve ka krijuar një krizë të thellë humanitare.
Midis 7 tetorit 2023 dhe 20 tetorit 2025, HWW ka dokumentuar 431 raste të punonjësve shëndetësorë palestinezë të ndaluar nga Izraeli.
Sipas të dhënave më të fundit:309 prej tyre janë liruar, përfshirë 67 si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi më 13 tetor 2025;
5 janë ende të zhdukur (3 mjekë të lartë, një farmacist i UNRWA-s dhe një fizioterapist);
5 të tjerë janë vrarë ose kanë vdekur në paraburgim izraelit, trupat e të cilëve nuk janë kthyer ende te familjarët;
Familjet e 22 punonjësve nuk kanë ende informacion për fatin e tyre.Kush janë 95 punonjësit e tjerë të ndaluar?
Punonjësit e shëndetësisë që vazhdojnë të mbahen në paraburgim kanë kaluar mesatarisht 511 ditë nën arrest, disa që nga javët e para të luftës.
Nga 95 personat e ndaluar,80 janë nga Gaza,
15 nga Bregu Perëndimor i pushtuar.Nga Gaza:
31 janë infermierë,
17 mjekë,
15 staf administrativ ose mbështetës në spitale,
14 paramedikë,
2 farmacistë,
1 teknik mjekësor.Ndër ta, 25 mbanin poste drejtuese, 50 ishin në nivele të mesme dhe 5 punonjës të rinj.Të gjithë, përveç njërit, janë burra.
Shumica janë nga Veriu i Gazës (36 persona), Khan Younis (24), Qyteti i Gazës (18) dhe Rafah (3).
