Tag: shëndetësore

  • Përkeqësohet gjatë trajtimit/ Ndërron jetë gruaja në spitalin e Prishtinës

    Përkeqësohet gjatë trajtimit/ Ndërron jetë gruaja në spitalin e Prishtinës

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:00 në Prishtinë. Raporti bën me dije se gjendja shëndetësore e viktimës është përkeqësuar gjatë trajtimit, dhe mjekët kanë konstatuar vdekjen e saj. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, shkruajnë mediet e Kosovës.Një grua ka ndërruar jetë pas trajtimit mjekësor në QKUK, ku ishte pranuar në gjendje të rënduar shëndetësore.
    “Një grua kosovare ishte pranuar në QKUK në gjendje të rëndë. Gjatë intervenimeve mjekësore, gjendja e saj u përkeqësua dhe ajo nuk arriti të mbijetojë. Prokurori ka urdhëruar që trupi të dërgohet në IML për ekzaminime të mëtejme. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

  • Kishin dalë për dru në pyll/ 27- vjeçari gjendet i ngrirë, babai i tij në gjendje të rëndë shëndetësore…

    Kishin dalë për dru në pyll/ 27- vjeçari gjendet i ngrirë, babai i tij në gjendje të rëndë shëndetësore…

    Ekipet e kërkimit shpëtimit kanë arritur të gjejnë 27-vjeçarin Ajet Lleshi, në malin e Pashtrikut në Has, i ngrirë dhe pa shenja jete. Sipas informacioneve nga policia, mësohet se babai i tij, Riza Lleshi është gjetur në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike, dhe ka marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet shëndetësore.

    Shtabi i Emergjencave Civile në Prefekturën e Kukësit kanë ushtruar kontrolle gjatë ditës së sotme, deri në gjetjen e dy personave që ishin denoncuar të zhdukur.

    Autoritetet po vazhdojnë hetimet dhe kërkimet për të përcaktuar më shumë detaje mbi ngjarjen dhe identitetin e personit të gjetur.

  • Rreziqet shëndetësore nga ndotja e ajrit mund të jenë më të mëdha nga ç’mendonim

    Rreziqet shëndetësore nga ndotja e ajrit mund të jenë më të mëdha nga ç’mendonim

    Njerëzit që jetojnë pranë industrive të rënda përballen me ekspozim ndaj ndotësve të shumtë, duke rritur ndjeshëm rreziqet shëndetësore. Rregullatorët zakonisht vlerësojnë kimikatet individualisht, por kjo qasje nënvlerëson rrezikun e përgjithshëm për popullatat e cenueshme, sipas një studimi të ri nga Universiteti Johns Hopkins, botuar në Environmental Health Perspectives.

    Studiuesit kanë zhvilluar një metodë të re për të matur efektet kumulative të ndotësve toksikë në ajër. Rregulloret aktuale përqendrohen në ndikimin shëndetësor të kimikateve individuale, duke neglizhuar efektet e tyre të kombinuara, tha Keeve Nachman, autori kryesor i studimit. Komunitetet e cenueshme thithin një përzierje kimikatesh çdo ditë, por qasjet rregullatore nuk pasqyrojnë plotësisht dëmin e shkaktuar, shtoi bashkautori Peter DeCarlo.

    “Kur rregullojmë kimikatet, veprojmë sikur njerëzit janë të ekspozuar vetëm ndaj njërit në një kohë,” tha Nachman. Në realitet, kimikatet ndikojnë në shumë organe, duke i lënë njerëzit të pambrojtur ndaj ndikimeve të tyre të kombinuara. Për të adresuar këtë çështje, studiuesit analizuan komunitete në juglindje të Pensilvanisë pranë impianteve petrokimike. Duke përdorur një laborator të lëvizshëm, ata matën 32 ndotës të rrezikshëm, përfshirë klorur vinilin, formaldehidin dhe benzenin, duke krijuar profile ndotjeje në kohë reale dhe duke vlerësuar ekspozimin real të banorëve.

    Duke analizuar këto të dhëna dhe një bazë të dhënash mbi efektet toksike në organe të ndryshme, studiuesit parashikuan pasojat afatgjata shëndetësore. Metoda e tyre tregoi se, përtej ndikimeve të menjëhershme në frymëmarrje, ndotësit mund të dëmtojnë sistemin nervor, zhvillimin dhe shëndetin riprodhues. Për shembull, ndërsa vlerësimet e EPA-së marrin parasysh vetëm efektet e formaldehidit në frymëmarrje, studimi zbuloi dëme të mundshme në 10 sisteme të tjera organesh.

    Ky studim vjen në një moment kritik për rregulloret mjedisore. Në nëntor, administrata Biden publikoi një kornizë të re për monitorimin e ekspozimit kumulativ ndaj kimikateve. Ndërkohë, administrata Trump planifikon të kthejë mbrapsht politikat mjedisore të epokës Biden dhe po shqyrton mbylljen e Zyrës së Kërkimeve dhe Zhvillimit të EPA-së.

    Këshilli Amerikan i Kimisë pranoi se studimi “mund të ofrojë informacion të dobishëm”, por theksoi nevojën për vlerësime të mëtejshme. EPA ende nuk ka komentuar mbi zbulimet.

    Jen Duggan, drejtoreshë ekzekutive e Environmental Integrity Project, theksoi se komunitetet përballen me rreziqe më të mëdha shëndetësore nga ç’sugjerojnë vlerësimet e EPA-s. “Ky studim demonstron fuqishëm se si EPA ka nënvlerësuar vazhdimisht rreziqet reale për njerëzit që jetojnë në hijen e ndotësve industrialë,” tha ajo. / Washington Post – Syri.net

  • Protestë në Graçanicë kundër punësimit të personave të afërt me listën serbe

    Protestë në Graçanicë kundër punësimit të personave të afërt me listën serbe

    Banorë të pakënaqur nga komuna e Graçanicës, afër Prishtinës, për të dytën ditë me radhë kanë protestuar para institucioneve shëndetësore, që funksionojnë në sistemin e Serbisë, për shkak të “punësimeve partiake dhe familjare”, duke kërkuar anulimin e konkurseve dhe rishikimin e tyre.Bëhet fjalë kryesisht për pozitat që janë shpallur nga Ministria e Shëndetësisë në fund të janarit, të cilat Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit – i ka përmendur edhe gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të Kosovës të mbajtura më 9 shkurt.Duke theksuar se Lista Serbe është e vetmja parti që ka mbështetjen e shtetit serb, kryetari i saj, Zllatan Elek, ka deklaruar gjatë fushatës zgjedhore se “në të kaluarën, shteti i Serbisë ka siguruar një numër të madh të vendeve të punës dhe kjo është një nga mënyrat për të mbijetuar [në Kosovë]”.Por, disa banorë të Graçanicës tani po pretendojnë se vendet e punës i kanë fituar ekskluzivisht personat e afërt me Listën Serbe, duke theksuar se përfaqësuesit lokalë u kishim premtuar vende pune “deri në momentin e fundit”, dhe se disa nga ata që janë punësuar, as që jetojnë në Kosovë.Përndryshe, disa drejtues të institucioneve shëndetësore në zonat e banuara me serbë në Kosovë janë anëtarë të Listës Serbe. Për shembull, kryetari i kësaj partie, Zllatan Elek, është drejtor i Qendrës Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut, ndërsa drejtoresha e Qendrës Shëndetësore në Graçanicë, Mirjana Dimitrijeviç, ka qenë në listën e kandidatëve për deputetë të kësaj partie për zgjedhjet e 9 shkurtit.Gjatë protestës të mbajtur më 4 prill para Qendrës Shëndetësore në Uglar, në komunën e Graçanicës, disa nga qytetarët e pakënaqur u shprehën se kishin votuar për Partinë Progresive Serbe në zgjedhjet në Serbi dhe se tani shteti serb duhej t’i “mbrojë”.“Ne të gjithë kemi votuar për presidentin tonë [presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç] dhe për Partinë Progresive Serbe. Mos lejoni që ata [Lista Serbe] të thonë se këta janë njerëz që kanë votuar kundër shtetit tonë… Presidenti ynë është Aleksandar Vuçiç, por për fat të keq ai po keqinformohet. E vërteta nuk po arrijnë tek ai”, tha Momo Jovanoviç, i cili mori pjesë në protestë.Ai pohoi djalin e tij, i cili ka një kontratë pune me honorar, punëdhënësi e kishte “urdhëruar” në mesin e muajit mars që të shkonte në Parkun Pionier në Beograd, ku gjendet kampi i studentëve që po kundërshtojnë bllokadat e fakulteteve në Serbi nga studentët protestues. Radio Evropa e Lirë më 14 mars kishte raportuar për serbë nga Kosova që “jepnin mbështetje” për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në mesin e tyre u identifikuan edhe përfaqësues të Listës Serbe.Një ditë më parë, para Qendrës Shëndetësore në Graçanicë, disa qytetarë të pakënaqur thanë se ata “e mbështesin Vuçiçin dhe shtetin e Serbisë”, por se nuk mund të “durojnë më” politikanët lokalë.Ndër ta ishte edhe Sanja Aksiç, e cila tha se nuk është pranuar në punë sepse Ministria për Komunitete dhe Kthim e Kosovës po i ndërton një shtëpi. Në krye të kësaj ministrie, gjatë dy vjetëve të fundit, është Nenad Rashiç nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare fitoi një mandat në Kuvendin e Kosovës. Nëntë mandatet e tjera, të rezervuara për komunitetin serb, i mori Lista Serbe.“Kjo është pafytyrësi”, tha Aksiq, duke theksuar se është nënë vetëushqyese.Çfarë thonë autoritetet?Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore në Graçanicë, Mirjana Dimitrijeviç, tha se e kupton pakënaqësinë e qytetarëve, por se është e pamundur të pranohen në punë të gjithë të interesuarit.“Qendra Shëndetësore në Graçanicë ka shpallur konkurs për 52 vende pune, për staf mjekësor dhe jomjekësor. Te ne kanë aplikuar 750 persona, dhe do të pranohen 52. Ajo që dua të theksoj është se e kuptoj pakënaqësinë, por nuk kemi mundësi të pranojmë një numër më të madh njerëzish”, tha ajo, duke shtuar se tani është afati i ankesave, të cilin mund ta shfrytëzojnë qytetarët e pakënaqur dhe të dorëzojnë vërejtjet e tyre.Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për të komentuar akuzat për punësim partiak, Dimitrijeviq tha:“Unë vërtet nuk mund të përgjigjem lidhur me këtë pyetje. Është formuar një komision dhe unë kam marr propozimin e këtij komisioni për kandidatët”.Petar Gjorgjeviç nga Graçanica theksoi se numri i njerëzve që morën pjesë në protestë të premten ishte dukshëm më i vogël, pasi gjatë natës dhe mëngjesit të së premtes ka pasur ” kërcënime”. Ai nuk sqaroi saktësisht kush ka kërcënuar pjesëmarrësit e protestës apo ka bërë presion ndaj tyre.“Unë i paralajmëroj të gjithë pjesëmarrësit e protestës që të dokumentojnë të gjitha kërcënimet që marrin përmes mesazheve zanore ose tekstuale dhe t’ia dorëzojnë ato policisë”, tha ai.Ai gjithashtu paraqiti kërkesat e qytetarëve të pakënaqur, të cilat janë: të publikohet lista e punonjësve të pranuar dhe raporti i komisionit, të anulohet konkursi dhe të formohet një komision i ri dhe të pavarur, si dhe drejtuesit e institucioneve shëndetësore të japin dorëheqjen.Gjorgjeviç njoftoi se protestat do të vazhdojnë, por theksoi se do të merret parasysh siguria e pjesëmarrësve.Radio Evropa e Lirë iu drejtua Listës Serbe me kërkesën për të komentuar akuzat e qytetarëve për punësim partiak dhe presionet ndaj të cilëve ata ishin nënshtruar, por deri në publikimin e kësaj lajmi, nga ky subjekt politik nuk janë përgjigjur. As Ministria e Shëndetësisë e Qeverisë së Serbisë, e cila është përgjegjëse për institucionet shëndetësore në mjediset serbe në Kosovë, nuk ka dhënë përgjigje.Përveç në Graçanicë, konkursi për vendet e punës në sektorin e shëndetësisë ishte hapur edhe në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Fushë, dhe në institucione të tjera që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.Gjithashtu, Serbia ka premtuar ndihmë financiare për të papunët, duke ofruar mbështetje për 5.000 persona në shumën prej 20.000 dinarësh (rreth 170 euro), e cila u bë publike vitin e kaluar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.Disa nga protestuesit në Graçanicë thanë se Lista Serbe ka përgatitur listat edhe për këtë lloj ndihme, duke shtuar se në to janë përfshirë “persona të përshtatshëm”.Ndihma për serbët në Kosovë është paraparë përmes një vendimi të Qeverisë së Serbisë, që u ndërmor pas njoftimit të Vuçiqit shtatorin e vitit të kaluar, pas mbylljes së institucioneve në Kosovë, që funksiononin sipas sistemit të Serbisë./ REL

  • Konfirmohen 12 raste me fruth në 3 muaj në vendin tonë, shumica e fëmijëve të pavaksinuar! Fieri ‘rekord’

    Konfirmohen 12 raste me fruth në 3 muaj në vendin tonë, shumica e fëmijëve të pavaksinuar! Fieri ‘rekord’

    Shpërthimet e fruthit në disa vende të Europës kanë ngritur alarmin për autoritetet shëndetësore, ndërsa raste janë regjistruar edhe në Shqipëri. Instituti i Shëndetit Publik konfirmon 12 raste të fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje infektive në periudhën janar-mars, 3 muajt e parë të vitit 2025. Të dhënat tregojnë se shumica e të prekurve janë nën moshën katër vjeç dhe 75% e tyre nuk kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

    Nga rastet e raportuara, 10 janë fëmijë nën 4 vjeç, një rast është 9-vjeçar dhe një tjetër 14-vjeçar. Nëntë prej tyre nuk kanë qenë të vaksinuar fare, ndërsa tre të tjerë kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës. Gjatë hetimit epidemiologjik, është vënë re një shpërthim i rasteve në një kopsht në Fier, qark që numëron 8 raste të fëmijëve të prekur nga fruthi, ndërsa 1 rast është regjistruar në Vaun e Dejës,  1 në Lezhë dhe 2 në Tiranë. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Pavarësisht se të gjithë fëmijët e prekur janë trajtuar në spital dhe aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore, mjekët paralajmërojnë për rrezikun e përhapjes së fruthit, një sëmundje me shkallë të lartë transmetueshmërie.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Për të frenuar përhapjen e fruthit, autoritetet shëndetësore i bëjnë thirrje çerdheve, kopshteve dhe shkollave që të mos pranojnë fëmijë të pavaksinuar, ndërsa u kërkojnë prindërve të jenë të vëmendshëm ndaj simptomave të para, si temperaturë të lartë, skuqje të syve, rrjedhje hundësh, ndërsa pas 2-3 ditësh shfaqen njollat e kuqe karakteristike në lëkurë.

    Vaksinimi mbetet mbrojtja më e sigurt ndaj kësaj sëmundjeje, duke u kryer me dy doza në moshën 1 dhe 5 vjeç. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, mbulimi vaksinal në Shqipëri aktualisht është rreth 92%, por Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon një mbulim prej të paktën 95% për të parandaluar shpërthimet epidemike.

    Simptomat kryesore të fruthitReklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Temperaturë e lartë

    Skuqje e syve

    Rrjedhje hundësh dhe kollë e thatë

    Njolla të bardha në gojë (njohura si njollat e Koplikut)

    Skuqje dhe njolla të kuqe në lëkurë, që fillojnë nga fytyra dhe përhapen në trup

  • Konfirmohen 12 raste me fruth në 3 muaj në vendin tonë, shumica e fëmijëve të pavaksinuar

    Konfirmohen 12 raste me fruth në 3 muaj në vendin tonë, shumica e fëmijëve të pavaksinuar

    Shpërthimet e fruthit në disa vende të Europës kanë ngritur alarmin për autoritetet shëndetësore, ndërsa raste janë regjistruar edhe në Shqipëri. Instituti i Shëndetit Publik konfirmon 12 raste të fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje infektive në periudhën janar-mars, 3 muajt e parë të vitit 2025. Të dhënat tregojnë se shumica e të prekurve janë nën moshën katër vjeç dhe 75% e tyre nuk kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.
    Nga rastet e raportuara, 10 janë fëmijë nën 4 vjeç, një rast është 9-vjeçar dhe një tjetër 14-vjeçar. Nëntë prej tyre nuk kanë qenë të vaksinuar fare, ndërsa tre të tjerë kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës. Gjatë hetimit epidemiologjik, është vënë re një shpërthim i rasteve në një kopsht në Fier, qark që numëron 8 raste të fëmijëve të prekur nga fruthi, ndërsa 1 rast është regjistruar në Vaun e Dejës, 1 në Lezhë dhe 2 në Tiranë.

    Pavarësisht se të gjithë fëmijët e prekur janë trajtuar në spital dhe aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore, mjekët paralajmërojnë për rrezikun e përhapjes së fruthit, një sëmundje me shkallë të lartë transmetueshmërie.
    Për të frenuar përhapjen e fruthit, autoritetet shëndetësore i bëjnë thirrje çerdheve, kopshteve dhe shkollave që të mos pranojnë fëmijë të pavaksinuar, ndërsa u kërkojnë prindërve të jenë të vëmendshëm ndaj simptomave të para, si temperaturë të lartë, skuqje të syve, rrjedhje hundësh, ndërsa pas 2-3 ditësh shfaqen njollat e kuqe karakteristike në lëkurë.
    Vaksinimi mbetet mbrojtja më e sigurt ndaj kësaj sëmundjeje, duke u kryer me dy doza në moshën 1 dhe 5 vjeç. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, mbulimi vaksinal në Shqipëri aktualisht është rreth 92%, por Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon një mbulim prej të paktën 95% për të parandaluar shpërthimet epidemike.
    Simptomat kryesore të fruthitTemperaturë e lartëSkuqje e syveRrjedhje hundësh dhe kollë e thatëNjolla të bardha në gojë (njohura si njollat e Koplikut)Skuqje dhe njolla të kuqe në lëkurë, që fillojnë nga fytyra dhe përhapen në trup

  • Kompani fiktive e Ozempic, mashtrim 200 milion euro në Gjermani me ilaçin që po bën bujë për humbje peshe

    Kompani fiktive e Ozempic, mashtrim 200 milion euro në Gjermani me ilaçin që po bën bujë për humbje peshe

    Ozempic, fillimisht një ilaç për diabetin, po bën bujë të madhe, pasi trendi filloi në Hollywood.

    Një shiringë Ozempic për humbje peshe kushton nga 80 deri në 217 euro, në varësi të dozës. Por edhe rrjetet kriminale në Gjermani përpiqen të përfitojnë, duke falsifikuar recetat në letër që më pas t’i rishesin shiringat. Kompanitë e sigurimeve shëndetësore i paguajnë këto ilaçe. Vetëm një nga shumë shembuj që tregon se si mashtrohen kompanitë ligjore të sigurimeve shëndetësore në këtë vend.
    Në total, sigurimet shëndetësore zbuluan mashtrime me vlerë 200 milionë euro në vitet 2022 dhe 2023, që shihet si shuma më e lartë që nga mbajtja e statistikave në vitin 2008, sipas raportit aktual të Shoqatës Kombëtare të Sigurimeve Shëndetësore që u publikua të premten, GKV (28.03.). Sipas tij kriminelët po ia dalin gjithnjë e më shpesh të rimbursojnë receta të rreme për medikamente të shtrenjta. Përveç Ozempic, në farmaci dorëzohen receta dhe faturohen edhe ilaçet kundër dhimbjeve si Tilidine dhe Fentanyl me shpenzime të kompanive të sigurimit shëndetësor. Por nëse mashtrimi zbulohet, sigurimet shëndetësore kërkojnë dëmshpërblim edhe nga farmacitë që nuk i kanë zbuluar recetat e falsifikuara.
    Raporti bazohet në informacione nga 94 sigurime anëtare të Shoqatës Kombëtare dhe persona që kanë denoncuar rastet e që punojnë në sektorin e kujdesit shëndetësor. Në total, janë raportuar rreth 50.000 denoncime gjatë periudhës raportuese. Kjo është një rritje prej më shumë se 20 për qind krahasuar me periudhën e mëparshme raportuese 2021/2020.
    Por pothuajse gjysma e të gjitha raportimeve lidheshin me shkelje në fushën e përkujdesit shëndetësor. Ofruesit e shërbimeve thuhet se kanë mashtruar me kohën e përkushtuar për trajtim dhe se kanë vendosur më shumë shërbime sesa janë ofruar në të vërtetë. GKV citon gjithashtu certifikatat e rreme profesionale dhe nënshkrimet e pacientëve si shembuj tipikë të mashtrimit në këtë industri.
    Sipas GKV-së, një tjetër model mashtrimi profesional po bëhet gjithnjë e më i dukshëm: fjala është për krijimin e të ashtuquajturave kompani fiktive. Sipas hulumtimit të transmetuesit publik gjerman, rbb, shpesh emërohen si drejtorë menaxhues të këtyre kompanive persona të painformuar me sëmundje e varësi të caktuara nga Evropa Lindore. Por kompanitë ekzistojnë vetëm në letër ose si kuti postare. Nëpërmjet këtyre kompanive false njerëzit regjistrohen në kompanitë e sigurimeve shëndetësore dhe aty ku mund të marrin ndihmat shoqërore në Gjermani. Shpesh këta janë njerëz që nuk janë të punësuar nga kompanitë. Llogaritë e pagave të tyre, pagesat e pagave dhe kontratat e punës manipulohen ose falsifikohen.

    Top Channel

  • Nga “Ozempic” tek falsifikimi i recetave! Mashtrime në shëndetësi, si kompanitë manipulojnë qytetarët

    Nga “Ozempic” tek falsifikimi i recetave! Mashtrime në shëndetësi, si kompanitë manipulojnë qytetarët

    FOTO ILUSTRUESE

    GJERMANI-Ozempic, fillimisht një ilaç për diabetin, po bën bujë të madhe, pasi trendi filloi në Hollywood. Një shiringë Ozempic për humbje peshe kushton nga 80 deri në 217 euro, në varësi të dozës. Por edhe rrjetet kriminale në Gjermani përpiqen të përfitojnë, duke falsifikuar recetat në letër që më pas t’i rishesin shiringat. Kompanitë e sigurimeve shëndetësore i paguajnë këto ilaçe. Vetëm një nga shumë shembuj që tregon se si mashtrohen kompanitë ligjore të sigurimeve shëndetësore në këtë vend.
    Mashtrime të mëdha në fushën e kujdesit për të moshuarit
    Në total, sigurimet shëndetësore zbuluan mashtrime me vlerë 200 milionë euro në vitet 2022 dhe 2023, që shihet si shuma më e lartë që nga mbajtja e statistikave në vitin 2008, sipas raportit aktual të Shoqatës Kombëtare të Sigurimeve Shëndetësore që u publikua të premten, GKV (28.03.). Sipas tij kriminelët po ia dalin gjithnjë e më shpesh të rimbursojnë receta të rreme për medikamente të shtrenjta. Përveç Ozempic, në farmaci dorëzohen receta dhe faturohen edhe ilaçet kundër dhimbjeve si Tilidine dhe Fentanyl me shpenzime të kompanive të sigurimit shëndetësor. Por nëse mashtrimi zbulohet, sigurimet shëndetësore kërkojnë dëmshpërblim edhe nga farmacitë që nuk i kanë zbuluar recetat e falsifikuara.
    Raporti bazohet në informacione nga 94 sigurime anëtare të Shoqatës Kombëtare dhe personane që kanë denoncuar rastet e që punojnë në sektorin e kujdesit shëndetësor. Në total, janë raportuar rreth 50.000 denoncime gjatë periudhës raportuese. Kjo është një rritje prej më shumë se 20 për qind krahasuar me periudhën e mëparshme raportuese 2021/2020. 
    Por pothuajse gjysma e të gjitha raportimeve lidheshin me shkelje në fushën e përkujdesit shëndetësor. Ofruesit e shërbimeve thuhet se kanë mashtruar me kohën e përkushtuar për trajim dhe se kanë vendosur më shumë shërbime sesa janë ofruar në të vërtetë. GKV citon gjithashtu certifikatat e rreme profesionale dhe nënshkrimet e pacientëve si shembuj tipikë të mashtrimit në këtë industri.
    Kompanitë fiktive
    Sipas GKV-së, një tjetër model mashtrimi profesional po bëhet gjithnjë e më i dukshëm: fjala është për krijimin e të ashtuquajturave kompani fiktive. Sipas hulumtimit të transmentuesit publik gjerman, rbb, shpesh emërohen si drejtorë menaxhues të këtyre kompanive persona të painformuar me sëmundje e varësi të caktuara nga Evropa Lindore. Por kompanitë ekzistojnë vetëm në letër ose si kuti postare. Nëpërmjet këtyre kompanive false njerëzit regjistrohen në kompanitë e sigurimeve shëndetësore dhe aty ku mund të marrin ndihmat shoqërore në Gjermani. Shpesh këta janë njerëz që nuk janë të punësuar nga kompanitë. Llogaritë e pagave të tyre, pagesat e pagave dhe kontratat e punës manipulohen ose falsifikohen./DW

  • Gjermani, zbulohet mashtrimi prej 200 milionë euro në sistemin shëndetësor

    Gjermani, zbulohet mashtrimi prej 200 milionë euro në sistemin shëndetësor

    Ozempic, fillimisht një ilaç për diabetin, po bën bujë të madhe, pasi trendi filloi në Hollywood. Një shiringë Ozempic për humbje peshe kushton nga 80 deri në 217 euro, në varësi të dozës.

    Por edhe rrjetet kriminale në Gjermani përpiqen të përfitojnë, duke falsifikuar recetat në letër që më pas t’i rishesin shiringat. Kompanitë e sigurimeve shëndetësore i paguajnë këto ilaçe. Vetëm një nga shumë shembuj që tregon se si mashtrohen kompanitë ligjore të sigurimeve shëndetësore në këtë vend.

    Mashtrime të mëdha në fushën e kujdesit shëndetësor

    Në total, sigurimet shëndetësore zbuluan mashtrime me vlerë 200 milionë euro në vitet 2022 dhe 2023, që shihet si shuma më e lartë që nga mbajtja e statistikave në vitin 2008, sipas raportit aktual të Shoqatës Kombëtare të Sigurimeve Shëndetësore që u publikua të premten, GKV (28.03.). Sipas tij kriminelët po ia dalin gjithnjë e më shpesh të rimbursojnë receta të rreme për medikamente të shtrenjta.

    Përveç Ozempic, në farmaci dorëzohen receta dhe faturohen edhe ilaçet kundër dhimbjeve si Tilidine dhe Fentanyl me shpenzime të kompanive të sigurimit shëndetësor. Por nëse mashtrimi zbulohet, sigurimet shëndetësore kërkojnë dëmshpërblim edhe nga farmacitë që nuk i kanë zbuluar recetat e falsifikuara.

    Raporti bazohet në informacione nga 94 sigurime anëtare të Shoqatës Kombëtare dhe personane që kanë denoncuar rastet e që punojnë në sektorin e kujdesit shëndetësor. Në total, janë raportuar rreth 50.000 denoncime gjatë periudhës raportuese. Kjo është një rritje prej më shumë se 20 për qind krahasuar me periudhën e mëparshme raportuese 2021/2020.

    Por pothuajse gjysma e të gjitha raportimeve lidheshin me shkelje në fushën e përkujdesit shëndetësor. Ofruesit e shërbimeve thuhet se kanë mashtruar me kohën e përkushtuar për trajim dhe se kanë vendosur më shumë shërbime sesa janë ofruar në të vërtetë. GKV citon gjithashtu certifikatat e rreme profesionale dhe nënshkrimet e pacientëve si shembuj tipikë të mashtrimit në këtë industri.

    Kompanitë fiktive

    Sipas GKV-së, një tjetër model mashtrimi profesional po bëhet gjithnjë e më i dukshëm: fjala është për krijimin e të ashtuquajturave kompani fiktive. Sipas hulumtimit të transmentuesit publik gjerman, rbb, shpesh emërohen si drejtorë menaxhues të këtyre kompanive persona të painformuar me sëmundje e varësi të caktuara nga Evropa Lindore. Por kompanitë ekzistojnë vetëm në letër ose si kuti postare.

    Nëpërmjet këtyre kompanive false njerëzit regjistrohen në kompanitë e sigurimeve shëndetësore dhe aty ku mund të marrin ndihmat shoqërore në Gjermani. Shpesh këta janë njerëz që nuk janë të punësuar nga kompanitë. Llogaritë e pagave të tyre, pagesat e pagave dhe kontratat e punës manipulohen ose falsifikohen./ DW

  • Emrat/ Kandidatët për deputetë që japin dorëheqjen në KQZ

    Emrat/ Kandidatët për deputetë që japin dorëheqjen në KQZ

    Pa nisur ende fushata zyrtarisht, shtatë kandidatë kandidatë të partive të vogla kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën e dorëheqjes nga gara për zgjedhjet e 11 Majit.
    Në dokumentin e tyre të dorëheqjes ata kanë kanë paraqitur si shkak kryesor për këtë vendim “arsyet shëndetësore”. Ndërsa, një prej tyre ka pasur arsye familjare të cilat e kanë bërë që të marrë këtë vendim.
    Kandidatët që janë tërhequr janë tre nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, dy kandidatë nga PSD , një nga Partia Mundësia, një tjetër e “Lëvizjes Bashkë”.
    Kandidatët që janë tërhequr:
    1-Averdi Syla-“Nisma Shqipëria Bëhet”, për arsye shëndetësore
    2-Hyda Kuci-PSD, për arsye shëndetësore
    3-Joan Sotir-Nisma Shqipëria Bëhet, për arsye shëndetësore
    4-Daniela Alite-PSD, për arsye shëndetësore
    5-Xhilda Boçari-Lëvizja Bashkë, për arsye shëndetësore
    6-Fadil Bekaj-Partia Mundësia
    7- Edi Piring- ADR, për arsye familjare.