Tag: shëndetësore

  • Ja rastet kur hudhra nuk duhet përdorur si kurë

    Ja rastet kur hudhra nuk duhet përdorur si kurë

    Hudhra njihet për vetitë e saj medicinale, por përdorimi i saj jo i duhur mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.
    Mjekët paralajmërojnë për rreziqet që mund të lindin nga gëlltitja e thelpinjve të tërë të hudhrës, e cila është bërë popullore në internet.
    Nëse e bëni do të keni dhimbje të tmerrshme stomaku që mund të çojë në mosfunksionim e tij deri në 48 orë.

    Gjithashtu, aplikimi i ilaçeve natyrale duhet të konsultohet edhe me një mjek, sepse përdorimi i pakontrolluar mund të çojë në pasoja të rënda.
    Marrja e hudhrës në sasi të pamjaftueshme ose në mënyrë të gabuar mund të shkaktojë probleme gastrointestinale dhe probleme të tjera shëndetësore.
    Para se të vendosni për metoda alternative të trajtimit, sigurohuni që të konsultoheni me një specialist për të shmangur pasojat e padëshiruara.

  • Ksamili me një shërbim shëndetsor të cunguar!

    Ksamili me një shërbim shëndetsor të cunguar!

    Nga Shpresa Dine
    Ksamili, në juridiksion të bashkisë Sarandë, është qyteza në jug të vendit që vit pas viti, përveçse atyre sezonalë, shton numrin e banorëve të vet rezidencialë, ku numëron 6000 banorë. Dhe kjo natyrisht kërkon edhe sherbimin shëndetësor sipas gjithë kërkesave të banorëve, pra sherbim 24 orë.
    Në qytezën e Ksamilit ka dy qendra shëndetësore, një gjithëvjetore dhe një sezonale. Qendra shëndetësore gjithëvjetore ndodhet, në lagjen nr1, ose siç të thonë vetë ksamiljotët lart, ndërsa ajo sezonale poshtë, ose në lagjen nr.2.
    Në qendrën shëndetësore gjithëvjetore shërbejnë çdo ditë dy mjekë dhe 6 infermierë. Por çuditërisht ky ekip sherbimi shëndetësor në Ksamil është në sherbim të qytetarëve deri në orën 15:00 të çdo ditë, ndërkohë që duhet të jetë sherbim 24 orësh.
    Mjeku me përvojë profesionale Tajar Lako në intervistën marrë prej tij mes të tjerave na tha: Rastet që trajtohen në qendrën shëndetësore gjithëvjetore në Ksamil kanë qenë ato të virozave të stinës, por me shtrirje edhe më gjatë. Ksamili ka një popullsi vitale, pra fëmijë, të rinj, të rritur dhe të moshuar të cilët kanë gjetur sherbimin e nevojshëm në këtë qendër. Në qendrën tonë trajtohen edhe rastet urgjente, ndërkohë që për rastet e specializuara i dërgojmë në spitalin e Sarandës.
    Për qytetarët sherbimi në këtë qendër është korrekt dhe profesional, por kërkesa e tyre është që sherbimi të jetë 24 orësh, jo vetëm deri në drekë. Gjithashtu kërkojnë që edhe një ambulancë të jetë në çdo kohë pranë qendrës shëndetësore.
    Ndërsa qendra shëndetësore gjithëvjetore funksionin edhe pse me orarin deri në drekë pasi nuk ka sherbim 24 orësh, ajo në lagjen nr.2, pra qendra shëndetësorr sezonale “është akoma në gjumë” pra nuk funksionon.
    E ndodhur në një nga lagjet e Ksamilit madje edhe mes barishteve të rritura pasi nuk është në funksion edhe pse është mes maji dyert i ka të mbyllura. Pra pret të çelet sezoni të thonë banorët, kur prania e njerëzve jo vetëm atyre vendas por edhe të huaj është tashmë prezente. Edhe mjeku në Qendrën Shëndetësore sezonale vjen nga Tirana.
    Ksamili numëron 427 hotele, e shprehur në shtretër 10.325 të tillë.

  • Gaza në kolaps: Anemia ndalon dhurimin e gjakut, sistemi shëndetësor në krizë totale

    Gaza në kolaps: Anemia ndalon dhurimin e gjakut, sistemi shëndetësor në krizë totale

    Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, Khalil al-Degran, ka paralajmëruar se efektet e urisë po bëhen gjithnjë e më të dukshme tek palestinezët, me pasojë aneminë e përhapur, e cila është shkaktuar nga kequshqyerja.

    Sipas al-Degran, kjo ka çuar në pamundësinë e njerëzve për të dhuruar gjak, duke përkeqësuar situatën shëndetësore.

    “Spitalet po përballen tani me një mungesë të rëndë dhe të menjëhershme gjaku, ndërkohë që po trajtojnë një numër të madh pacientësh me lëndime kritike nga bombardimet izraelite,” tha al-Degran, duke theksuar rëndësinë e ndihmës ndërkombëtare për të përballuar këtë krizë shëndetësore.

  • Transformimin drastik! Humbi 85 kg, Ron Zaiti zbulon vendimi që i ndryshoi jetën

    Transformimin drastik! Humbi 85 kg, Ron Zaiti zbulon vendimi që i ndryshoi jetën

    I ftuar sot në Ferma Club, këngëtari Ron Zaiti ka folur për një nga ndryshimet më të mëdha që ka përjetuar në jetën e tij personale dhe shëndetësore: një rënie drastike në peshë prej 85 kilogramësh gjatë pesë viteve të fundit.
    Një transformim që ka ardhur pas një vendimi të rëndësishëm për të ndërhyrë klinikisht për problemet e stomakut.
    “Më është dashur një trajtim për stomakun, një qasje klinike që më ka ndihmuar shumë. E bëra në kohën e duhur, përpara se të arrija një moshë ku problemet shëndetësore do të ishin më të rënda,” ka treguar Ron Zaiti.

    Pas trajtimit, ai pranon se i është dashur pak kohë për t’u rikuperuar, por menjëherë më pas është rikthyer në aktivitet fizik. Sot, rutina e tij përfshin palestër dhe programe detox, që e ndihmojnë ta mbajë veten në formë dhe të shëndetshëm.
    Ky rrëfim vjen pak pasi Zaiti u eliminua nga spektakli “Ferma VIP”, ku përfundoi jashtë si pasojë e një zgjedhjeje strategjike nga Big Basta, i cili preferoi të merrte 100% të buxhetit duke e lënë Ronin jashtë garës.
    /vizionplus.tv

  • Efektet Shëndetësore të Muçmollave Shqiptare

    Efektet Shëndetësore të Muçmollave Shqiptare

    Muçmolla është vogëlushja e familjes së trëndafilit. Kjo pemë e vogël çel fruta të vogla në ngjyrë të kafenjtë deri tek ngjyrë ndryshku.

    Këto fruta janë të ngjashme me ato të trëndafilit të egër, por më të mëdha në përmasë.
    Ato përbëhen nga bërthama të forta. Muçmolla është një frut me reputacion prej kohësh në vendin tonë mesdhetar. Fama e saj ka gjetur vend nga e shkuara në ditët e sotme.
    Muçmolla kultivohet kudo në Shqipëri, kryesisht në jug të vendit. Pamja dhe shija e saj janë krejt unike.
    Shqiptarët i kanë vënë këtij fruit emra të ndryshëm që variojnë nga dialekti i rajoneve dhe rrethinave, por marrosja pas muçmollës është e njëjtë në të gjithë territorin.
    Së bashku me kumbullat shahine, muçmollat mbeten pjesë e traditës së vendit. Kohët e fundit ka patur një tendencë në rritje ndaj konsumimit të frutave që deri në një farë periudhe kanë qenë të neglizhuara nga fermerët dhe tregëtarët.
    Muçmolla është pjesë e familjes së mollëve dhe dardhave. Është e fortë e thatë, e regjur kur është e papjekur.
    Proçesi i pjekjes është paksa misterioz dhe shpesh krahasohet me kalbjen. Qelizat e membranës shkrumbohen, substancat e tanines zvogëlohen dhe tuli bëhet i qullët dhe ngjyrë kafe.
    Shija e muçmollës është pak si vera, me nuanca të mollës, kanellës por edhe pak pikante. Kujdes, nëse nuk është e pjekur dhe gati në kalbje është e kotë ta hash sepse nuk do ta kuptosh shijen e saj të vërtetë.
    Fruti i lashtësisë
    Muçmolla ka vendlindjen në Azinë jugperëndimore dhe Evropën juglindore.
    Ky frut ka qenë ndër të preferuarit e Grekëve dhe Romakëve ndërkohë që Britanikët e epokës viktoriane kanë qenë aq të marrosur pas saj saqë edhe vetë Shekspiri e përmendte si frut në veprat e tij.
    Megjithatë në shekullin e 20-të atëherë kur Evropa pati një shpërthim të prodhimit të frutave që çelin vonë, muçmolla humbi fronin e saj të madhështisë.
    Prezantimi i parë i mushmollës me Shqipërinë ka ndodhur shekuj më parë. Megjithatë asnjëherë nuk është kultivuar masivisht për tregti masive në vendin tonë. Kërkesat janë të larta edhe pse ky frut shitet në tezga të vogla në cepat e tregjeve fshatare.
    Pjesa më kryeneçe e mushmollës është kur nis proçesi i pjekjes që ngjan me kalbjen. Nëse lejohen të rrinë në pemë, muçmolla do të piqet vetë natyralisht sidomos pasi ka përjetuar ftohtësinë e ngricave. Ndonjëherë frutat bien nga pema dhe humbin në natyrën e egër.
    Alternativa më e mirë është kur frutat mblidhen para se ky proçes të nisë dhe pjekja të ndodhë në kushtet e shtëpisë.
    Idealja është që të vendosen kokëposhtë në hapësira të drunjta dhe të ruhen në një vend të freskët pa dritë dhe të lagësht për javë me rradhë deri sa të kenë aromën karakteristike.
    Vetëm një e treta e prodhimit të mushmollës arrin të piqet në pemë. Ato duhen konsumuar pasi janë zbutur.
    Vlerat shëndetësore
    Prej shekujve muçmolla përdoret për shërimin e problemeve me tretjen, pasi ka vlera shumë kurative për sistemin tretës.
    Muçmolla është e përkryer kundër inflamacioneve të shkaktuara nga bakteriet dhe viruset, ndihmon te bajamet e infektuara dhe lehtëson organet e frymëmarrjes.
    Muçmolla përmban proteina, karbohidrate, taninë, pektinë, acide organike dhe është e pasur me vitamina C dhe vitaminat e grupit B.
    Ajo është burim i mirë i kaliumit, kalciumit, hekurit dhe magnezit. Pektina e pranishme ndikon në uljen e kolesterolit, përmirëson punën e zorrëve, dhe ndihmon në shërimin e infeksioneve të ndryshme në organizëm.
    Muçmolla ka edhe një përdorimi tjetër interesant në formën e kompostos. Për të përgatitur këtë është e rëndësishme që të përzieni disa lugë mushmolla të freskëta të grira dhe lihen për një orë në ujë të vluar.
    Gjatë ditës nevojitet të pini dy gota nga kjo pije e ngrohtë dhe organizmi do të ndihet menjëherë më mirë./AgroWeb.org

  • U shfaq me vigon në dorë në fushatë, Berisha mohon problemet shëndetësore: Më kanë çjerrë demokratët me thonj

    U shfaq me vigon në dorë në fushatë, Berisha mohon problemet shëndetësore: Më kanë çjerrë demokratët me thonj

    Sali Berisha ka mohuar të ketë probleme shëndetësore, pasi u fotografua dy ditë më parë me vigon në dorë, ndërsa ishte në një takim elektoral. Ai ka thënë se e kanë çjerrë demokratët e shumtë që e takojnë.
    Vetëm se nuk kuptohet se çfarë lidhje mund të ketë vigoni me çjerrjen e duarve. Me këtë përgjigje Berisha e ka paralelizuar fushatën e tij me atë të Trump, i cili në fund të vitit 2024 dhe fillim të vitit 2025, u pa në publik me hematoma të dukshme në duar, duke shkaktuar shqetësim dhe spekulime për shëndetin e tij.
    Shtëpia e Bardhë e shpjegoi këtë si pasojë të shtrëngimeve të forta të duarve gjatë takimeve zyrtare. Këto pamje u bënë objekt diskutimi dhe spekulimi në mediat sociale dhe ato janë përdorur për të nxitur pyetje mbi shëndetin e tij.

  • Lulebora e Kopshteve Shqiptare – Vlerat e Panjohura Shëruese

    Lulebora e Kopshteve Shqiptare – Vlerat e Panjohura Shëruese

    Ky topth petalesh delikate me ngjyra të ëmbla që të kënaqin shpirtin simbolizon mirënjohje, krenari dhe vlerësim.
    Luleborës i janë thurur këngë e vargje dashurie, por simbolika e kësaj luleje të bukur që të kujton mbrëmjet e Pogradecit ose Shkodrën e mrekullueshme shkon përtej.

    Lulebora në fakt është një lule që dhurohet në përvjetorin e katërt të martesës, ose i jepet një personi të lumtur, optimist dhe të ndershëm. Lulebora gjithashtu simbolizon pastërtinë, pafajësinë dhe besnikërinë.
    Lulebora është zbuluar për herë të parë në Japoni. Në gjuhën angleze emrin e ka “Hydrangea” që vjen nga greqishtja e lashtë.
    “Hydor” do të thotë ujë, ndërkohë që “Angos” do të thotë enë. Rrjedhimisht lulebora është si një enë uji duke iu përshtatur më së miri nevojës së luleborës për ujitje të vazhdueshme.
    Lulebora gjendet pothuajse në të gjitha pikat e tregtimit të luleve në shumë qytete dhe rrethina.
    Shumë shtëpi të shqiptarëve janë të mbushura me lulebore të ngjyrave t&eueuml; ndryshme nga bluja, e bardha dhe roza.
    Luleborat shumëngjyrëshe janë karakteristikë e këtyre qyteteve të bukura shqiptare dhe mbjellja e tyre është një traditë që ka vazhduar prej shumë vitesh.
    Në tregun floral në Shqipëri, lulebora shitet me një vlerë prej 400 Lekë për njësi dhe shumë kollaj mund të bëhet një pasion i vërtetë për kopshtin apo edhe ballkonin tënd.
    Përveç hijeshisë së saj të pakundërshtueshme, lulebora njihet si një bimë e jashtëzakonshme terapeutike.
    Në botë ekzistojnë katër deri në pesë lloje luleborë, rrënjët dhe bishtat e të cilave janë përdorur prej shekujsh në terapi të ndryshme dhe kura shëndetësore.
    Veçanërisht për të luftuar gurët në veshka, infeksionet në fshikëzën e urinës, prostatën dhe alergjitë nga polena ose pluhuri.
    Luleborën mund ta përdorim si barishte (vetëm rrënjët dhe bishtat e nëndheshme) në përgatitjen e lëngjeve tonike që i bëjnë mirë veshkave.
    Lëngu i bërë me luleborë rrit fluksin e urinës dhe ndihmon veshkat duke shkarkuar mbetjet e akumuluara dhe ndihmuar në formimin e sekrecioneve të rëndësishme.
    Lulebora ka në përmbajtjen e saj hydranginën, një përbërës i rëndësishëm falë të cilit lulebora ka të gjitha vlerat e nevojshme që ndihmojnë veshkat.
    Lulebora ka në përmbajtjen e saj edhe flavonoidë, minerale siç janë kalciumi, magnezi, fosfori dhe sulfuri. Këto elementë besohet të ofrojnë një kontribut fantastik në gjëndjen shëndetësore të njeriut.
    Shumë njerëz përdorin rrënjët dhe bishtat nëntokës së luleborës duke i zier në ujë të bollshëm për pesë minuta dhe duke e konsumuar lëngun si çaj.
    Në të vërtetë shumë çajra në botë që luftojnë gurët në veshka përmbajnë elementin hydrangea, por edhe bimë të tjera si lulerradhiqja.
    Studiuesit Japonezë tregojnë se lëngu nga rrënjët e luleborës ndihmon në shkarkimin e gurëve të vegjël nga veshkat pa patur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.
    Sipas të njëjtëve studiues, ky lëng përdoret për trajtimin e dhimbjeve kronike të kraharorit që shkaktohen nga bronkiti.

    E megjithatë, lulebora konsiderohet edhe si një lule me një bukuri vrastare. Lulebora shkakton helmime serioze.
    Në rast se konsumoni gjethet dhe gonxhet e luleve atëherë jeni në rrezik. Simptomat e helmimit të shkaktuar nga kjo lule përfshijnë të vjellat, dhimbjet e barkut, frymëmarrje të rënduar, etj.
    Herën tjetër kur ta shikoni këtë lule të jashtëzakonshme, kujtoni që pavarësisht rreziqeve, nëna natyrë na ka ofruar shumë ndihmë për të luftuar problemet tona shëndetësore./AgroWeb.org

  • I shtruar në Spitalin Ushtarak, si është gjendja e Vuçiç?

    I shtruar në Spitalin Ushtarak, si është gjendja e Vuçiç?

    Gjendja shëndetësore e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, është stabile dhe e kënaqshme, pas kontrolleve të kryera në spitalin ushtarak në Beograd. Kështu deklaroi Dragan Dinçiq, kardiolog në këtë spital.
    Vuçiq, siç është konfirmuar nga Dinçiq, ishte sëmurë gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara dhe menjëherë kishte marrë ndihmë mjekësore. Pas kontrollit shëndetësor, ai kishte vendosur që të kthehej në Serbi.
    “Në ditët në vijim, nuk është reale të pritet që presidenti të jetë në gjendje t’i kthehet aktiviteteve të tij të rregullta”, shtoi Dinçiq.
    Dinçiq, i cili po ashtu është kreu i Administratës Shëndetësore Ushtarake në Ministrinë serbe të Mbrojtjes, tha se Vuçiq do të largohet nga spitali ushtarak gjatë ditës, pasi t’iu nënshtrohet kontrolleve dhe analizave.
    Ai shtoi se nuk mund të flasë në detaje për gjendjen shëndetësore, por Vuçiq gjatë vizitës në SHBA kishte përjetuar dhimbje në gjoks, të shoqëruara me presion të lartë të gjakut.
    Vuçiq, tha ai, ka marrë terapi shtesë dhe në SHBA ishte kontrolluar një ekip i mjekëve që e diagnostikuan me presion të lartë të gjakut.
    “Mjekët në Amerikë kryen të gjitha kontrollet dhe presidenti, në kundërshtim me rekomandimin e tyre, vendosi të kthehej në Serbi”, tha Dinçiq.
    Ai tha se Vuçiq nuk kishte pasur probleme gjatë udhëtimit të tij për në Serbi dhe kur arriti në spitalin ushtarak në Beograd, ndihej mirë.
    Vuçiq gjatë qëndrimit në SHBA u takua me ish-kryetarin e Nju Jorkut, Rudy Giuliani.
    Ai ishte paraparë që të takohej me disa zyrtarë të lartë të Partisë Republikane, para se të ndërpriste vizitën në SHBA, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, sipas mediave serbe.
    I dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell, i ka uruar shërim të shpejtë Vuçiqit, pasi udhëheqësi serb ndërpreu vizitën papritur.
    Në një postim në X, Grenell po ashtu ka shprehur keqardhje që nuk ka mundur të takohet me udhëheqësin serb.
    Vizita e Vuçiqit në SHBA u zhvillua disa ditë para se ai të marrë pjesë në Ditën e Fitores në Moskë më 9 maj. Kjo vizitë e tij në Rusi është kritikuar nga Bashkimi Evropian.
    Serbia, që ka raporte të mira me Rusinë, deri më tani nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës.
    Bashkimi Evropian disa herë i ka bërë thirrje Serbisë, shtet që synon të antarësohet në bllok, që të harmonizojë politikën e jashtme me atë të Brukselit.

  • Pesë të plagosur nga të shtënat me armë në Laç! Dy prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore

    Pesë të plagosur nga të shtënat me armë në Laç! Dy prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore

    Të shtënat me armë zjarri plagosën pesë persona në Laç.

    Mësohet nga gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda, se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
    Pacientët e plagosur me armë zjarri në Laç të cilët po marrin shërbim mjekësor dhe janë në kujdes intensiv nga stafi mjekësor i Spitalit Universitar të Traumës janë Amarildo Ndoj 26 vjeç dhe Geri Bitri 24 vjeç në gjendje rëndë shëndetësore (me plagë në zonën e legenit të dy).
    Daniel Gjeloshi 26 vjeç, Liridon Ismaili 26 vjeç, dhe Angjelina Gjezaj 58 vjeç, janë në gjendje shëndetësore stabël koshient, dëmtime në gjymtyrët e poshtme të gjithë pacientët.

    Top Channel

  • 5 të plagosur nga të shtënat me armë në Laç, dy prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore

    5 të plagosur nga të shtënat me armë në Laç, dy prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore

    Aktualitet E Shtunë, 3 Maj 2025 16:01

    Pacientët e plagosur me armë zjarri në Laç të cilët po marrin shërbim mjekësor dhe janë në kujdes intensiv nga stafi mjekësor i Spitalit Universitar të Traumës janë A.N. 26 vjeç dhe G.B. 24 vjeç gjendje rëndë shëndetësore (me burime plage në zonën e legenit të dy), D. GJ. 26 vjeç l, L.I. 26 vjeç, A. GJ. 58 vjeç gjendje shëndetësore stabël koshient, dëmtime në gjymtyrët e poshtme të gjithë pacientët.