Ky fëmijë vetëm 7 vjeç, për shkak të problemeve shëndetësore duhet të ndjekë terapinë kuruese pranë Pediatrisë së QSUT, duke munguar me ditë të tëra në shkollë, por edhe duke u mbyllur brenda ambienteve spitalore.
Nëpërmjet klasave multidisiplinare dhe asaj studio arti, të gjithë fëmijët si ky 7-vjeçar mund të ndjekin lëndët mësimore, por edhe të argëtohen duke u shkëputur njëkohësisht nga shtrati dhe dhoma spitalore.
“Në Pediatrinë e specialiteteve në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza funksionojnë dy klasa dixhitale, të cilat u vijnë në ndihmë të gjithë pacientëve të vegjël të hospitalizuar me probleme të ndryshme shëndetësore”, raporton gazetarja Erikleda Dorezi.
Janë 4 mësues të vendosur në dispozicion të fëmijëve të shtruar në Pediatri. Fokusi kryesor është largimi i të vegjëlve të hospitalizuar nga rutina spitalore.
Për grupmoshat më të vogla, që ende nuk e kanë filluar shkollën, janë vënë në dispozicion mjete argëtuese dhe krijuese.
Janë të shumtë të vegjlit, që për shkak të diagnozave të ndryshme, janë të detyruar të qëndrojnë gjatë në spital, duke ndikuar edhe në gjendjen e tyre emocionale.
Për ketë arsye, stafi pedagogjik në këto dy klasa mësimore do të bazohet më shumë tek dëshira e fëmijës. Për këtë projekt, institucionet shëndetësore kanë ndjekur modelin izraelit.
Tv Klan
Tag: shëndetësore
-

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT
-

Nuk ka raste të dyshta të lisë së majmunit, hapen dy linja telefonike për informacione
Janë hapur dy linja të reja telefonike për të informuar qytetarët dhe personat shëndetësorë me linë e majmunit.
Qytetarët mund të marrin informacione në numrin e telefonit 076/233-791, ndërsa punonjësit shëndetësorë në numrin 076/233-792.
Nga Instituti për Shëndet Publik informojnë se epidemiologët kanë kontaktuar me personat që kanë qenë në kontakt me personat pozitivë me Mpox dhe se ata nuk kanë asnjë simptomë të sëmundjes. Dy personat që rezultuan pozitivë për virusin, siç informon ISHP, janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Nga Instituti njoftojnë se nuk ka raste të reja të dyshuara që janë dërguar për testim.
“Gjatë ditës së djeshme, në faqen e internetit të ISHP-së u publikuan rekomandime për qytetarët. Për më tepër, ISHP-ja përpunoi një udhëzues të shkurtër për punonjësit shëndetësorë me rekomandime dhe rrugë lëvizjeje për rastet e dyshuara, i cili iu dorëzua Ministrisë së Shëndetësisë, e cila ua përcolli institucioneve kompetente shëndetësore. Instituti për Shëndet Publik, Ministria e Shëndetësisë, së bashku me institucionet e tjera kompetente, janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm dhe mbeten të përkushtuara për monitorimin e situatës aktuale dhe përballimin e saj. Për momentin, rreziku i përhapjes së kësaj sëmundjeje në vendin tonë mbetet i ulët”, theksohet në kumtesën e ISHP.
-

Konfirmohen dy rastet e para me linë e majmunëve në Maqedoninë e Veriut
Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut njoftoi këtë të premte se janë konfirmuar dy raste të para të lisë së majmunëve në vend. Ky është konstatimi i parë zyrtar i këtij infeksioni viral në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe ka shkaktuar menjëherë reagim nga autoritetet shëndetësore.
Sipas njoftimit të ISHP-së, të dy pacientët e infektuar janë referuar nga Klinika e Sëmundjeve të Lëkurës si të dyshuar për li majmuni, dhe në përputhje me protokollet mjekësore, iu janë bërë një sërë analizash, përfshirë testime për HIV, sifiliz dhe herpes. Pas këtyre ekzaminimeve, analizat laboratorike të kryera me tre metoda të ndryshme e konfirmuan praninë e virusit të lisë së majmunëve.
“Me marrjen e rezultateve pozitive, është aktivizuar menjëherë një plan reagimi institucional. Janë njoftuar të gjitha strukturat përkatëse, përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë, Klinikën e Sëmundjeve të Lëkurës dhe Klinikën e Sëmundjeve Infektive”, bëhet e ditur në deklaratën e ISHP-së.
Për të identifikuar burimin e infeksionit dhe për të kufizuar përhapjen e mundshme, epidemiologët e ISHP-së kanë nisur një anketim të hollësishëm epidemiologjik me të dy pacientët. Anketa është në proces dhe synon të mbledhë të dhëna të rëndësishme që do të shërbejnë për vendimmarrje të mëtejshme shëndetësore.“Ekspertët tanë janë kthyer menjëherë në terren për të ndjekur gjurmët e kontaktit dhe për të ndërmarrë çdo masë parandaluese të nevojshme. Pacientëve të prekur u është rekomanduar të ndjekin trajtim dhe vëzhgim të mëtejshëm në Klinikën e Sëmundjeve Infektive”, thuhet më tej nga ISHP.
Instituti siguroi qytetarët se aktualisht nuk ka arsye për panik. Të gjitha masat e nevojshme janë marrë në kohë dhe po zbatohen në përputhje me udhëzimet ndërkombëtare për trajtimin dhe parandalimin e lisë së majmunëve. Në të njëjtën kohë, është theksuar se janë mobilizuar të gjitha kapacitetet institucionale për të menaxhuar situatën dhe për të kufizuar çdo rrezik potencial për popullatën.
“Vazhdimisht do të monitorojmë nga afër situatën dhe do të informojmë publikun për çdo zhvillim të mëtejshëm. Qytetarët duhet të qëndrojnë të informuar vetëm përmes burimeve zyrtare dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve shëndetësore”, përfundon deklarata e ISHP-së.
-

Qendër e re Shëndetësore në Laprakë, Koçiu: Shërbime pranë vendbanimit për rreth 5 mijë banorë të rrugës “Josif Pashko”
Një qendër e re shëndetësore është hapur për banorët e Njësisë 11 në Laprakë, një bashkëpunim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me Kishën Katolike.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar nga drejtoresha e OSHKSH, Jeta Deda dhe drejtori rajonal i OSHKSH Tiranë, Lorenc Hashorva, panë nga afër ambientet e reja të kësaj qendre në rrugën “Josif Pashko”, ku do mund të marrin shërbime shëndetësore më të shpejta dhe më të aksesueshme rreth 5 mijë banorë të kësaj zone.
Me hapjen e qendrës së re, qytetarët do të kenë mundësi të përfitojnë shërbime shëndetësore vetëm 3 minuta larg nga banesat e tyre pa patur nevojë të shkojnë në Qendrën Socio-Shëndetësore Nr. 7 në Laprakë.
Ministrja Koçiu theksoi se “kjo qendër shkurton distancën e marrjes së shërbimeve shëndetësore për banorët e Unazës” si dhe nënvizoi se “në këtë strukturë do të ofrohen edhe shërbime të shtuara në aspektin social”.
Ajo vlerësoi bashkëpunimin me Kishën Katolike e cila mundësoi vënien në dispozicion të godinës.
“Kjo mundësi që na dhatë për t’i shërbyer 5000 qytetarëve që marrin shërbim në këtë pikë të sapohapur është një mundësi fantastike. Një falenderim edhe për ju që e bëtë të mundur, sepse vërtet i shërben të gjithë komunitetit”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.
Ndërsa drejtori rajonal i OSHKSH Tiranë, Lorenc Hashorva sqaroi se “në këtë qendër do të ofrohet shërbimi i mjekut të familjes për të gjithë grup-moshat, kryerja e analizave të kontrollit mjekësor bazë, injeksione dhe vaksinat”.
Nga ana tjetër, kjo qendër jo vetëm do të mundësojë shërbime socio-shëndetësore të dedikuara, por edhe do të ndikojë në reduktimin e fluksit në Qendrën Socio-Shëndetësore Nr. 7 në Laprakë duke rritur më tej cilësinë e shërbimit për qytetarët. -

Qendër e re Shëndetësore në Laprakë, ministrja Koçiu: Shërbime për rreth 5000 banorë të rrugës “Josif Pashko”
Një qendër e re shëndetësore është hapur për banorët e Njësisë 11 në Laprakë, një bashkëpunim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me Kishën Katolike.Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu shoqëruar nga Drejtoresha e OSHKSH, Jeta Deda dhe Drejtori rajonal i OSHKSH Tiranë, Lorenc Hashorva pa nga afër ambientet e reja të kësaj qendre në rrugën “Josif Pashko” ku do mund të marrin shërbime shëndetësore më të shpejta dhe më të aksesueshme rreth 5 000 banorë të kësaj zone.
Me hapjen e qendrës së re, qytetarët do të kenë mundësi të përfitojnë shërbime shëndetësore vetëm 3 minuta larg nga banesat e tyre pa patur nevojë të shkojnë në Qendrën Socio-Shëndetësore Nr.7 në Laprakë. Ministrja Koçiu theksoi se “kjo qendër shkurton distancën e marrjes së shërbimeve shëndetësore për banorët e unazës” si dhe nënvizoi se “në këtë strukturë do të ofrohen edhe shërbime të shtuara në aspektin social”.Ajo vlerësoi bashkëpunimin me Kishën Katolike të cilët mundësuan vënien në dispozicion të godinës. “Kjo mundësi që na dhatë për t’i shërbyer 5000 qytetarëve që marrin shërbim në këtë pikë të sapo hapur është një mundësi fantastike. Një falenderim edhe për ju që e bëtë të mundur sepse vërtet i shërben të gjithë komunitetit”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.
Ndërsa drejtori rajonal i OSHKSh Tiranë, Lorenc Hashorva sqaroi se “në këtë qendër do të ofrohet shërbimi i mjekut të familjes për të gjithë grupmoshat, kryerja e analizave të kontrollit mjekësor bazë, injeksione dhe vaksinat”. Nga ana tjetër, kjo qendër jo vetëm do të mundësojë shërbime socio-shëndetësore të dedikuar, por edhe do të ndikojë në reduktimin e fluksit në Qendrën Socio-Shëndetësore Nr.7 në Laprakë duke rritur më tej cilësinë shërbimit për qytetarët. -

Qendër e re Shëndetësore në Laprakë/ Koçiu: Shkurton distancën e marrjes së shërbimeve për banorët e Unazës
Një qendër e re shëndetësore është hapur për banorët e Njësisë 11 në Laprakë, një bashkëpunim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me Kishën Katolike.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu shoqëruar nga Drejtoresha e OSHKSH, Jeta Deda dhe Drejtori rajonal i OSHKSH Tiranë, Lorenc Hashorva pa nga afër ambientet e reja të kësaj qendre në rrugën “Josif Pashko” ku do mund të marrin shërbime shëndetësore më të shpejta dhe më të aksesueshme rreth 5 000 banorë të kësaj zone.
Me hapjen e qendrës së re, qytetarët do të kenë mundësi të përfitojnë shërbime shëndetësore vetëm 3 minuta larg nga banesat e tyre pa patur nevojë të shkojnë në Qendrën Socio-Shëndetësore Nr.7 në Laprakë.
Ministrja Koçiu theksoi se “kjo qendër shkurton distancën e marrjes së shërbimeve shëndetësore për banorët e unazës” si dhe nënvizoi se “në këtë strukturë do të ofrohen edhe shërbime të shtuara në aspektin social”.
Ajo vlerësoi bashkëpunimin me Kishën Katolike të cilët mundësuan vënien në dispozicion të godinës.
“Kjo mundësi që na dhatë për t’i shërbyer 5000 qytetarëve që marrin shërbim në këtë pikë të sapo hapur është një mundësi fantastike. Një falenderim edhe për ju që e bëtë të mundur sepse vërtet i shërben të gjithë komunitetit”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.
Ndërsa drejtori rajonal i OSHKSh Tiranë, Lorenc Hashorva sqaroi se “në këtë qendër do të ofrohet shërbimi i mjekut të familjes për të gjithë grupmoshat, kryerja e analizave të kontrollit mjekësor bazë, injeksione dhe vaksinat”.
Nga ana tjetër, kjo qendër jo vetëm do të mundësojë shërbime socio-shëndetësore të dedikuar, por edhe do të ndikojë në reduktimin e fluksit në Qendrën Socio-Shëndetësore Nr.7 në Laprakë duke rritur më tej cilësinë shërbimit për qytetarët. -

Atentati në Durrës/ Pamje nga vendi i ngjarjes, plumbat kapën edhe qendrën shëndetësore
Këto janë pamjet nga ngjarje e rëndë që tronditur qytetin e Durrësit natën e kaluar, ku një i ri është qëlluar për vdekje me armë zjarri.
Nga atentati mbeti i vrarë Ermir Dedja 29-vjec, i cili ka humbur jetën ne spital, pas plagëve të marra.
Vrasja sipas policisë ka ndodhur në rrethana ende te paqarta, ndërsa sikurse shihet nga pamjet e siguruara nga Top Channel, plumbat kanë kapur edhe dritaren e qendrës shëndetësore në Durrës.
Sipas informacioneve të para Dedja ka qenë i arrestuar më parë për plagosje dhe trafik droge. 10 vjet më parë, në 2015, ishte arrestuar si i dyshuar për shitjen e një sasie lënde narkotike dy shtetasve nga Hasi, që do e trafikonin në Kosove.
Dy vite më pas, ne 2017, është ndaluar për përkrahje te autorit te një plagosjeje dhe mbajtjen pa leje te një thike që iu gjet gjatë kontrollit fizik.Top Channel
-

Ra nga çatia e kishës/ Rëndohet gjendja shëndetësore e priftit, transportohet me helikopter drejt Tiranës
Rëndohet gjendja shëndetësore e Kristaq Visos, priftit 63-vjeçar i cili ra rënë aksidentalisht nga çatia e Kishës në Korçë.
Viso është transportuar me helikopter drejt Tiranës. Mesohet se prifti po riparonte çatinë e kishës dhe ka rënë brenda ambienteve të kishës, pasi çatia është shembur.
Ngjarja ndodhi paraditen e së hënës në lagjen nr.14. Kristaq Viso ka pësuar dëmtime në kokë dhe u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. -

Lirohet Safet Gjici/ Ish-kryebashkiaku lë qelinë, shkak gjendja shëndetësore
Gjykata e Posaçme e Apelit liron Safet Gjicin, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Ish-kryebashkiaku i Kukësit, u dënua me 4 vjet e 6 muaj burg me gjykim të shkurtuar për “korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë” pas skandalit seksual në zyrë.
Siç raporton Klan News, ai do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi.
Gjici u vu në pranga më 24 Qershor 2023, me urdhër të Gjykatës së Posaçme pas publikimit të një videoje erotike me Alma Kaçin, ku kjo e fundit kërkonte favor për një tender. Kaçi u dënua nga Apeli me një vit burg për “korrupsion aktiv”. -

LAJM I FUNDIT! Lirohet nga burgu Safet Gjici për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore
Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, që u dënua për shpërdorim detyre pas skandalit seksual në zyrë, u lirua nga burgu me vendim të Gjykatë së Apelit.
Gjicit i kishin mbetur edhe rreth 8 muaj vuajtje dënimi, ndërsa vendimi u mor për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar.
Ai kishte dorëzuar dy herë kërkesë në Gjykatën e Elbasanit për liri me kusht. Sipas avokatit, ish-kryebashkiaku i Kukësit vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar. Avokati është shprehur se këto problematika Gjici i ka vuajtur edhe më herët, por gjendja e rënduar psikologjike në burg ka rënduar edhe gjendjen e tij shëndetësore.
Safet Gjici u dënua me 3 vite burgim për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Atij iu hoq edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.
Gjithë ngjarjen me Alma Kaçin, po ashtu e gjetur fajtore nga të dyja shkallët e gjyqësorit, Apeli i Posaçëm e konsideroi si një aferë korruptive. Ndërkohë, për protagonisten u shfuqizua vendimi i shkallës së parë që e shpalli fajtore për prostitucion dhe ajo u dënua për korrupsion aktiv, duke i dhënë në përfundim një vit.