Tag: shëndetësore

  • Bregu, pjesë e Komisionit të OBSH për Klimën dhe Shëndetin: Ballkani përballet me kosto të rënda nga ndryshimet klimatike

    Bregu, pjesë e Komisionit të OBSH për Klimën dhe Shëndetin: Ballkani përballet me kosto të rënda nga ndryshimet klimatike

    Përballë krizës së dyfishtë klimatike dhe shëndetësore, Organizata Botërore e Shëndetësisë për Evropën ka krijuar Komisionin Panevropian për Klimën dhe Shëndetin (PECCH), një nismë e re që synon të japë zgjidhje konkrete për ndikimet gjithnjë e më të rënda të klimës mbi shëndetin publik. Ndër 11 komisionerët e përzgjedhur ndodhet edhe ish-Ministrja e Integrimit Evropian dhe ish-Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, e cila do të përfaqësojë zërin e Ballkanit Perëndimor në këtë tryezë ndërkombëtare.

    Duke komentuar mbi përfshirjen e saj në këtë Komision, znj. Bregu thekson se edhe Ballkani Perëndimor nuk mbetet i paprekur nga efektet shkatërruese të ndryshimeve klimatike. “Përmbytjet, valët e të nxehtit dhe thatësirat janë realitet i përditshëm për vendet tona. Vetëm në Shqipëri, përmbytjet e vitit 2017 prekën 15 mijë hektarë tokë bujqësore, ndërsa në Bosnje e Hercegovinë përmbytjet e vitit 2014 sollën dëme të rënda ekonomike dhe humbjen e mijëra vendeve të punës”, deklaroi ajo.
    Sipas znj. Bregu, pa veprime të menjëhershme dhe investime të mirëmenaxhuara, rreziqet klimatike mund të shkaktojnë humbje të ndjeshme ekonomike për rajonin deri në vitin 2050.
    Ajo citoi të dhënat e Bankës Botërore, sipas të cilave, mungesa e ndërhyrjeve mund të çojë në tkurrje të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) të vendeve të Ballkanit Perëndimor me 4 deri në 16%.
    Nga ana tjetër, çdo 1 dollar i investuar në masa parandaluese si mbrojtja nga përmbytjet, sistemet paralajmëruese dhe kultivimi i qëndrueshëm, mund të sjellë deri në 10 dollarë fitim në formë dëmesh të shmangura.
    Komisioni, i cili drejtohet nga ish-kryeministrja e Islandës, Katrin Jakobsdottir, synon të ofrojë rekomandime të zbatueshme për qeveritë dhe sistemet shëndetësore, duke përgatitur komunitetet për sfidat e ardhshme dhe duke ulur kostot e larta shëndetësore që po shkakton kriza klimatike.

    “Ka ardhur koha të pranojmë se kriza klimatike është tashmë edhe krizë shëndetësore”, deklaroi Dr. Hans Henri P. Kluge, Drejtor Rajonal i OBSH për Evropën. Ndërkohë, znj. Jakobsdottir e cilësoi situatën si “një emergjencë që kërkon veprim të menjëhershëm, përndryshe pasojat do të jenë katastrofike jo vetëm për mjedisin, por edhe për jetën e njerëzve.”
    Roli i znj. Bregu në këtë komision vjen në një moment kur diskutimi për klimën dhe shëndetin po bëhet gjithnjë e më urgjent edhe për rajonin tonë, i cili ndodhet në vijën e parë të goditjeve klimatike, por shpesh me kapacitete të kufizuara për t’u përballur me to.

  • Mjaltë dhe uthull molle, dy përbërës natyral me vlera fantastike shëndetësore

    Mjaltë dhe uthull molle, dy përbërës natyral me vlera fantastike shëndetësore

    Uthulla e mollës dhe mjalti janë dy substanca natyrale me vlera fantastike shëndetësore. Në formën e tyre të papërpunuar, si mjalti ashtu edhe uthulla mund të trajtojnë një sërë problemesh shëndetësore.

    Duke i kombinuar së bashku, ju mund të dyfishoni vlerat e tyre. Për më tepër ëmbëlsia e mjaltit kombinohet mjaft mirë me uthullën e mollës dhe e bën pirjen e të dyjave një eksperiencë të këndshme.

    Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se konsumi i uthullës së mollës dhe mjaltit ndihmon në mposhtjen e dhimbjeve, inflamacionit, shërimin e problemeve me tretjen dhe një sërë problemesh të tjera shëndetësore.

    Mjalti me uthullën së bashku janë dyfish të fuqishëm kundër baktereve, inflamacionit dhe mykut.

    Vlerat shëndetësore të Uthullës së Mollës dhe Mjaltit

    Ulin kolesterolin

    Studimet kanë treguar se mjalti ul kolesterolin e keq dhe rrit kolesterolin e mirë. Këto aftësi vihen re sidomos gjatë konsumit të rregullit të mjaltit me uthull molle.

    Ulin tensionin e gjakut

    Mjalti me uthullën e mollës i bëjnë mirë zemrës duke ulur tensionin e gjakut në mënyrë natyrale. Të dyja së bashku funksionojnë mirë kundër hipertensionit.

    Ato ulin nivelin e sheqerit në gjak, fuqizojnë energjinë, largojnë kollën dhe përmirësojnë lëkurën.

    Largojnë dhimbjet e gjymtyrëve

    Konsumi i rregullt i uthullës së mollës dhe mjaltit ndihmon në menaxhimin dhe largimin natyral të inflamacionit që shkakton dhimbjet e gjymtyrëve.

    Kjo aftësi e bën këtë kombinim të rëndësishëm kundër reumatizmës dhe problemeve të tjera të ngjashme.

    Trajtojnë urthin dhe refluksin acidik

    Konsumimi i uthullës me mjaltë ofron zgjidhje natyrale kundër simptomave të urthit, balancon acidin në stomak si dhe qetëson fytin. Për më tepër, të dyja së bashku forcojnë shëndetin e sistemit tretës.

    Rënia në peshë

    Pirja e uthullës së mollës me mjaltin ndihmon në rënien në peshë. Të dhënat e një studimi mjaft interesant tregojnë se nëse tresni 30 ml uthull në 500 ml ujë, duke i shtuar pak mjaltë dhe e pini çdo ditë, do të arrini të pakësoni masën e yndyrnave në trup dhe të humbni në peshë, sidomos nëse jeni obezë./AgroWeb.org

  • Sa ujë duhet të pijë një njeri në ditë?

    Sa ujë duhet të pijë një njeri në ditë?

    Uji është përbërësi kryesor i trupit të njeriut dhe një nga elementët më të rëndësishëm për shëndetin tonë. Por sa ujë duhet të konsumojë një person në ditë për të qëndruar i hidratuar dhe i shëndetshëm?

    Sipas ekspertëve të shëndetit, sasia e ujit që duhet të pijë një person varet nga disa faktorë, si: mosha, gjinia, aktiviteti fizik, klima, si dhe gjendja shëndetësore.
    Rekomandimi bazë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe institucioneve të tjera mjekësore është:rreth 2 litra në ditë për gratë (afërsisht 8 gota) dhe 2.5 litra në ditë për burrat (afërsisht 10 gota).

    Megjithatë, nëse një person kryen aktivitet fizik të shtuar, qëndron në ambiente të nxehta ose është i sëmurë, nevojat për ujë rriten ndjeshëm.
    Ekspertët theksojnë se ndjesia e etjes nuk është gjithmonë tregues i mjaftueshëm për të përcaktuar dehidratimin. Simptoma si lodhja, dhimbjet e kokës, përqendrimi i ulët dhe urina e errët janë sinjale që trupi kërkon më shumë lëngje.
    Mjekët rekomandojnë që uji të konsumohet rregullisht gjatë gjithë ditës dhe jo vetëm kur ndiejmë etje, për të mbajtur në funksion të plotë organizmin dhe për të parandaluar probleme shëndetësore të lidhura me dehidratimin.

  • Meta fton gazetaren ta vizitojë në burg: SPAK ka keqinformuar për shëndetin tim, jam kampion në ping-pong

    Meta fton gazetaren ta vizitojë në burg: SPAK ka keqinformuar për shëndetin tim, jam kampion në ping-pong

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vijon që të përdorë rrjetin social Facebook, edhe pse ndodhet në burg. Ai këtë herë ka akuzuar SPAK për keqinformim që u ka bërë gazetarëve ndaj shëndetit të tij dhe pretendon se është ndaluar transmetimi i pamjeve të votimit të tij për të fshehur gjendjen e mirë fizike. Sakaq Meta fton edhe gazetaren Anduena Llabani që ta vizitojë në ambientet e burgut, pas deklaratave të saj në media për gjendjen shëndetësore e psikologjike të tij. ”Nuk njihemi nga afër se nuk na ka rënë rasti, por ju ndoqa në një debat me avokatin tim të nderuar, Kujtim Bej Cakrani. M’u duke e shqetësuar për gjendjen time shëndetësore dhe psikiatrike, por të siguroj se je totalisht e dezinformuar’‘,-shkruan Meta.
    Postimi i plotë

    Një ftesë të sinqertë për gazetaren, znj. Anduena Llabani! E dashur Anduena, Nuk njihemi nga afër se nuk na ka rënë rasti, por ju ndoqa në një debat me avokatin tim të nderuar, Kujtim Bej Cakrani. M’u duke e shqetësuar për gjendjen time shëndetësore dhe psikiatrike, por të siguroj se je totalisht e dezinformuar. Ndaj, meqënëse i beson kaq shumë SPAK-ut për shkak të marrëdhënieve të afërta profesionale që mund të keni me këtë institucion, për t’ju hequr këtë shqetësim që përhapët në publik, ju ftoj të takohemi këtu në ambientet e IEVP “Jordan Misja”.
    Jam i sigurt që nuk ka asnjë arsye që ju të mos e siguroni një ftesë nga SPAK edhe pse deri tani deputetët e Partisë së Lirisë apo edhe deputeti Dule dhe eurodeputeti Beleri nuk e kanë siguruar dot. Besoj se ju keni prioritet profesionalizmin dhe objektivitetin në raport me opinionin publik. Kështu që unë do të isha shumë i hapur për ju edhe për bisedë, edhe për intervistë me kamera, siç kam ftuar edhe znj.Grida Duma dhe gazetarët që sipas mendimit tim ishin të keqinformuar nga SPAK-u dhe jam i bindur se pas intervistës do të keni një mendim shumë të kthjellët, jo vetëm për fletërrufenë e SPAK-ut që e ka diktuar Edi Rama dhe ka zero provë apo fakt penal ndaj Ilir Metës, por edhe për gjendjen time më të mrekullueshme shëndetësore që kam patur ndonjëherë, me parametra piloti dhe kampion absolut në ping-pong, deri tani.
    Sa i takon shqetësimit tënd për ata që më kanë tradhtuar mua, mos u shqetëso fare se ata janë viktima të shkeljeve të ligjeve që kanë bërë vet dhe nuk e justifikojnë dot asnjë akuzë ndaj Ilir Metës në këto 32 vite shërbim publik. Ju ngritët shqetësimin edhe të retorikës time në të kaluarën ndaj ndërkombëtarëve, që në fakt ka qenë qëndrimi im ndaj dhunimit që ata i kanë bërë Kushtetutës, si përfaqësues të George Sorosit në Shqipëri, me qëllim kapjen totale të shtetit dhe shndërrimin e Reformës në Drejtësi në Ramaformë dhe të shtetit të së drejtës në Narkoshtet siç jemi sot.
    Ju e dini që jo vetëm populli i Shqipërisë e ka përkrahur qëndrimin dhe retorikën time në mitingun e jashtëzakonshëm të 2 Marsit në mbrojtje të Kushtetutës, por edhe Komisioni i Venecias, në të gjitha përballjet e mia Kuvendin njëpartiak prej 122 kartonash, më ka dhënë të drejtë, madje edhe vet Gjykata Kushtetuese e Edi Ramës.Kjo është një ftesë për të hequr shqetësimin tuaj nga ndonjë dezinformim që është shpërndarë nga SPAK (ose nga ndonjë bashkëpunëtor ose bashkëpunëtore e tij), që me urdhër të Edi Ramës ndaloi edhe gazetarët që ishin ftuar ditën e votimit për të filmuar votimin tim, gjoja për arsye teknike në mënyrë që qytetarët dhe votuesit të mos e shikonin që Ilir Meta është në top formë si asnjëherë tjetër.
    Për kthjelltësinë time të siguroj, madje do ta shohësh edhe vetë nëse të japin leje, që është shumë më e mirë se sa e ndonjë spakisti që mund t’ju ketë dezinformuar juve sepse prej 8 muajsh unë zonjë e nderuar pi vetëm lëng boronicë Puke. Ndërsa ata të SPAK-ut nga euforia e 83 mandateve që i kanë dhënë Edi Ramës edhe mund ta teprojnë me verë, ndoshta jo aq të shtrenjtë sa e pi ai. Sidoqoftë ju përshëndes, por meqenëse kuptova një shqetësim që ju kishit, që është një dezinformacion për shkak të burimeve të tua të njëanshme, unë ju mirëpres në çdo kohë. Sigurisht që zgjedhja është e juaja!

  • Koçiu: 24 orë shërbim shëndetësor në zonat turistike nga jugu në veri

    Koçiu: 24 orë shërbim shëndetësor në zonat turistike nga jugu në veri

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri me dije sot se nga veriu në jug të vendit janë hapur 36 qendra shëndetësore verore.
    Për një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm, ministrja Koçiu tha se pesë qendra shëndetësore verore janë pozicionuar në zonat malore të vendit, 28 në bregdet dhe tre qendra të reja në zonat turistike me interes të lartë fetar dhe kulturor, si kisha e Shna Ndout, kalaja e Gjirokastrës dhe kalaja e Beratit.
    Sipas ministres Koçiu, 227 punonjës shëndetësorë janë angazhuar në qendrat shëndetësore verore, krahas 20 vendqëndrimeve të autoambulancave në shërbim 24/7 për të gjithë pushuesit dhe komunitetet lokale.
    “Pas një procesi rekrutimi të gjatë, u seleksionuan me sukses 295 profesionistë që do të ofrojnë shërbim të pandërprerë në 36 qendrat shëndetësore. Kemi gati “300 spartanë”, mes tyre 93 mjekë, 129 infermierë, 49 shoferë ambulance dhe 24 sanitarë, që vendosen në vijën e parë të frontit, në zonat më të frekuentuara të vendit”, u shpreh ministrja Koçiu.
    MSHMS edhe këtë vit ka marrë masa për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për pushuesit dhe turistët e huaj të cilët do të zgjedhin për të kaluar pushimet në vendin tonë.
    I gjithë sistemi shëndetësor nga Thethi në Ksamil do të jetë në gatishmëri përgjatë gjithë sezonit veror për të garantuar ofrimin e shërbimeve në kohë dhe sa më pranë turistëve

  • Qendër shëndetësore verore në Kalanë e Beratit, ministrja Koçiu: Kujdes për turistët

    Qendër shëndetësore verore në Kalanë e Beratit, ministrja Koçiu: Kujdes për turistët

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe këtë vit ka marrë masa për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për pushuesit dhe turistët e huaj të cilët do të zgjedhin vendin tonë për të kaluar pushimet verore. Një nga këto qendra është edhe ajo në kalanë e Beratit. Ministrja Albana Koçiu teksa ka shpërndarë pamjet nga vizita në këtë qendër shkruan se ajo do të jetë e pajisur me staf mjekësor 24/7.
    Postimi i plotë

    Për herë të parë, në zemër të trashëgimisë sonë kulturore Kalaja e Beratit është hapur qendra shëndetësore verore, në shërbim të vizitorëve vendas dhe të huaj gjatë gjithë sezonit turistik.
    E pajisur me staf mjekësor 24/7, kjo qendër do te garantoje ndërhyrje të menjëhershme dhe kujdes cilësor për turistët dhe banorët që zgjedhin të vizitojnë këtë simbol të historisë shqiptare.
    Falë bashkëpunimit me Ministrinë e Turizmit, të gjitha qendrat shëndetësore verore tashmë janë të aksesueshme përmes aplikacionit TEA, për t’i gjetur lehtësisht, kudo që të ndodheni në Shqipëri.
    Shërbime më pranë njerëzve. Më shumë siguri për pushime të qeta!

  • Qendër shëndetësore verore në Kalanë e Beratit, Koçiu: 36 në të gjithë vendin, shërbime pranë pushuesve

    Qendër shëndetësore verore në Kalanë e Beratit, Koçiu: 36 në të gjithë vendin, shërbime pranë pushuesve

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe këtë vit ka marrë masa për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për pushuesit dhe turistët e huaj të cilët do të zgjedhin vendin tonë për të kaluar pushimet verore.
    I gjithë sistemi shëndetësor nga Thethi në Ksamil do të jetë në gatishmëri përgjatë gjithë sezonit veror për të garantuar ofrimin e shërbimeve në kohë dhe sa më pranë turistëve.
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu së bashku me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe deputetin e sapozgjedhur të PS-së, Ervin Demo prezantuan në Berat programin e Qendrave Shëndetësore Verore, përfshirë Qendrën e re Shëndetësore në Kalanë e Beratit.
    Ministrja Koçiu gjatë fjalës së saj theksoi masat e marra nga të gjithë strukturat shëndetësore në vend për mbarëvajtjen e sezonit turistik.
    “Të gjithë strukturave u duhet të jenë të përgatitura gjithashtu për të pritur emergjencat dhe të papriturat që sjellin çdo vit, 700-800 mijë, deri 1 milion vizitorë. Në të gjithë vendin situata është e njëjtë. Spitalet, Urgjenca Kombëtare dhe e gjithë infrastruktura jonë shëndetësore nuk i shërben vetëm 2.5-3 milionë rezidentëve, por edhe nevojave shëndetësore që lindin gjatë vizitës së 12-15 milionë turistëve”, sqaroi Koçiu.
    Ministrja e Shëndetësisë tha se me rritjen e fluksit të turistëve në vend dhe me qëllim ofrimin e shërbimit sa më pranë qytetarëve edhe këtë vit do të vijojnë të funksionojnë Qendrat Shëndetësore Verore në vend.
    “Një vit më parë, falë zgjerimit të hartës dhe zgjatjes së kohës së qëndrimit hapur, nga 3 në 4 muaj, numri i pushuesve që përfituan asistencë në qendrat verore u rrit nga 55 në 80 mijë. Rreth një e treta e tyre ishin pushues të huaj.
 Duke u bazuar në këtë përvojë shumë të suksesshme, do të vijojmë të ofrojmë shërbim përmes qendrave verore nga Thethi, deri në Ksamil, e kudo tjetër, në pikat më të frekuentuara turistike të vendit”, u shpreh Koçiu.
    Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se nga 1 qershori deri në 30 shtator 2025, do të kemi në funksion më shumë qendra verore se kurrë më parë, 36 në total me pajisjet e nevojshme jetëshpëtuese.
    Gjithashtu, Koçiu tha se tashmë është gati i gjithë personeli mjekësor që do të shërbejë me profesionalizëm në këto Qendra.
    “Pas një procesi rekrutimi të gjatë, u seleksionuan me sukses 295 profesionistë që do të ofrojnë shërbim të pandërprerë në 36 qendrat shëndetësore.“Kemi gati “300 spartanë”, mes tyre 93 mjekë, 129 infermierë, 49 shoferë ambulance dhe 24 sanitarë, që vendosen në vijën e parë të frontit, në zonat më të frekuentuara të vendit”- u shpreh ministrja Koçiu.
    Në përfundim të fjalës së saj, Koçiu theksoi se të gjithë këto kapacitete shtesë përforcojnë sistemin tonë shëndetësor, por nuk janë të vetmet në mbështetje të pushuesve.
    “I gjithë sistemi ynë shëndetësor, me qendrat spitalore, spitalet rajonale dhe bashkiake, si dhe 400 qendra shëndetësore të rinovuara tërësisht i përgjigjet realitetit të një turizmi që nuk zhvillohet më vetëm në disa pika kyçe apo vetëm për 2-3 muaj në vit, por një sektori turistik të zhvilluar në të gjithë territorin dhe aktiv gjatë të gjithë vitit”, përfundoi Koçiu.
    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se “në Shqipëri kemi pritur 5 milionë vizitorë ose 1 milion më shumë sesa viti 2023. Ndërkohë për këtë vit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, 1 janar- 30 prill kemi 7-8% më shumë vizitorë”.
    Ndërsa Demo u shpreh se “jam shumë i lumtur që do të kemi një Qendër Shëndetësore në kala, jo vetëm për vendasit por edhe për ata qindra mijëra vizitorë që e vizitojnë kalanë gjatë kësaj periudhe”.

  • Koçiu e Kumbaro në Berat: Shërbim shëndetësor për pushuesit, 36 qendra verore të hapura deri më 30 shtator

    Koçiu e Kumbaro në Berat: Shërbim shëndetësor për pushuesit, 36 qendra verore të hapura deri më 30 shtator

    I gjithë sistemi shëndetësor nga Thethi në Ksamil do të jetë në gatishmëri përgjatë gjithë sezonit veror për të garantuar ofrimin e shërbimeve në kohë dhe sa më pranë turistëve. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu së bashku me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe Kryetarin e Bashkisë Berat, Ervin Demo prezantuan në Berat programin e Qendrave Shëndetësore Verore, përfshirë Qendrën e re Shëndetësore në Kalanë e Beratit.
    Ministrja Koçiu gjatë fjalës së saj theksoi masat e marra nga të gjithë strukturat shëndetësore në vend për mbarëvajtjen e sezonit turistik. “Të gjithë strukturave u duhet të jenë të përgatitura gjithashtu për të pritur emergjencat dhe të papriturat që sjellin çdo vit, 700-800 mijë, deri 1 milionë vizitorë. Në të gjithë vendin situata është e njëjtë. Spitalet, Urgjenca Kombëtare dhe e gjithë infrastruktura jonë shëndetësore nuk i shërben vetëm 2.5-3 milionë rezidentëve, por edhe nevojave shëndetësore që lindin gjatë vizitës së 12-15 milionë turistëve”, sqaroi Koçiu.

    Minsitrja e Shëndetësisë tha se me rritjen e fluksit të turistëve në vend dhe me qëllim ofrimin e shërbimit sa më pranë qytetarëve dhe këtë vit do të vijojnë të funsksionojnë Qendrat Shëndetësore Verore në vend. ”Një vit më parë, falë zgjerimit të hartës dhe zgjatjes së kohës së qëndrimit hapur, nga 3 në 4 muaj, numri i pushuesve qëpërfituan asistencë në qendrat verore u rrit nga 55 në 80 mijë. Rreth një e treta e tyre ishin pushues të huaj.
Duke u bazuar në këtë përvojë shumë të suksesshme, do të vijojmë të ofrojmë shërbim përmes qendrave verore nga Thethi, deri në Ksamil, e kudo tjetër, në pikat më të frekuentuara turistike të vendit”, u shpreh Koçiu.
    Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se nga 1 qershori deri në 30 shtator 2025, do të kemi në funksion më shumë qendra verore se kurrë më parë, 36 në total me pajisjet e nevojshme jetëshpëtuese. Ajo tha se tashmë është gati i gjithë personeli mjekësor që do të shërbejë me profesionalizëm në këto Qendra. ”Pas një procesi rekrutimi të gjatë, u seleksionuan me sukses 295 profesonistë që do të ofrojnë shërbim të pandërprerë në 36 qendrat shëndetësore. Kemi gati “300 spartanë”, mes tyre 93 mjekë, 129 infermierë, 49 shoferë ambulance dhe 24 sanitarë, që vendosen në vijën e parë të frontit, në zonat më të frekuentuara të vendit”,-u shpreh minstrja Koçiu.
    Në përfundim të fjalës së saj, ministrja Albana Koçiu theksoi se të gjithë këto kapacitete shtesë përforcojnë sistemin tonë shëndetësor, por nuk janë të vetmet në mbështetje të pushuesve. ”I gjithë sistemi ynë shëndetësor, me qendrat spitalore, spitalet rajonale dhe bashkiake, si dhe 400 qendra shëndetësore të rinovuara tërësisht i përgjigjet realitetit të një turizmi që nuk zhvillohet më vetëm në disa pika kyçe apo vetëm për 2-3 muaj në vit, por një sektori turistik të zhvilluar në të gjithë territorin dhe aktiv gjatë të gjithë vitit”,-përfundoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu.
    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se “në Shqipëri kemi pritur 5 milionë vizitorë ose 1 milion më shumë sesa viti 2023. Për këtë vit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, 1 janar-30 prill kemi 7-8% më shumë vizitorë”. Ndërsa Kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Demo u shpreh se “jam shumë i lumtur që do të kemi një Qendër Shëndetësore në kala, jo vetëm për vendasit por edhe për ata qindra mijëra vizitorë që e vizitojnë kalanë gjatë kësaj periudhe”.

  • Koçiu e Kumbaro në Berat: Shërbim shëndetësor sa më pranë pushuesve, 36 qendra të hapura deri më 30 shtator

    Koçiu e Kumbaro në Berat: Shërbim shëndetësor sa më pranë pushuesve, 36 qendra të hapura deri më 30 shtator

    MSHMS edhe këtë vit ka marrë masa për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për pushuesit dhe turistët e huaj të cilët do të zgjedhin për të kaluar pushimet në vendin tonë.
    I gjithë sistemi shëndetësor nga Thethi  në Ksamil do të jetë në gatishmëri përgjatë gjithë sezonit veror për të garantuar ofrimin e shërbimeve në kohë dhe sa më pranë turistëve.
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu së bashku me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe Kryetarin e Bashkisë Berat, Ervin Demo prezantuan në Berat programin e Qendrave Shëndetësore Verore, përfshirë Qendrën e re Shëndetësore në Kalanë e Beratit.
    Ministrja Koçiu gjatë fjalës së saj theksoi masat e marra nga të gjithë strukturat shëndetësore në vend për mbarëvajtjen e sezonit turistik.
    “Të gjithë strukturave u duhet të jenë të përgatitura gjithashtu për të pritur emergjencat dhe të papriturat që sjellin çdo vit, 700-800 mijë, deri 1 milionë vizitorë. Në të gjithë vendin situata është e njëjtë. Spitalet, Urgjenca Kombëtare dhe e gjithë infrastruktura jonë shëndetësore nuk i shërben vetëm 2.5-3 milionë rezidentëve, por edhe nevojave shëndetësore që lindin gjatë vizitës së 12-15 milionë turistëve”, sqaroi Koçiu.
    Minsitrja e Shëndetësisë tha se me rritjen e fluksit të turistëve në vend dhe me qëllim ofrimin e shërbimit sa më pranë qytetarëve edhe këtë vit do të vijojnë të funsksionojnë Qendrat Shëndetësore Verore në vend.
    “Një vit më parë, falë zgjerimit të hartës dhe zgjatjes së kohës së qëndrimit hapur, nga 3 në 4 muaj, numri i pushuesve qëpërfituan asistencë në qendrat verore u rrit nga 55 në 80 mijë. Rreth një e treta e tyre ishin pushues të huaj.
Duke u bazuar në këtë përvojë shumë të suksesshme, do të vijojmë të ofrojmë shërbim përmes qendrave verore nga Thethi, deri në Ksamil, e kudo tjetër, në pikat më të frekuentuara turistike të vendit”, u shpreh Koçiu.
    Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se nga 1 qershori deri në 30 shtator 2025, do të kemi në funksion më shumë qendra verore se kurrë më parë, 36 në total me pajisjet e nevojshme jetëshpëtuese.
    Gjithashtu, ajo tha se tashmë është gati i gjithë personeli mjekësor që do të shërbejë me profesionalizëm në këto Qendra.
    “Pas një procesi rekrutimi të gjatë, u seleksionuan me sukses 295 profesonistë që do të ofrojnë shërbim të pandërprerë në36 qendrat shëndetësore. “Kemi gati “300 spartanë”, mes tyre 93 mjekë, 129 infermierë, 49 shoferë ambulance dhe 24 sanitarë, që vendosen në vijën e parë të frontit, në zonat më të frekuentuara të vendit”- u shpreh minstrja Koçiu.
    Në përfundim të fjalës së saj, ministrja  Albana Koçiu theksoi se të gjithë këto kapacitete shtesë përforcojnë sistemin tonë shëndetësor, por nuk janë të vetmet në mbështetje të pushuesve.
    “I gjithë sistemi ynë shëndetësor, me qendrat spitalore, spitalet rajonale dhe bashkiake, si dhe 400 qendra shëndetësore të rinovuara tërësisht i përgjigjet realitetit të një turizmi që nuk zhvillohet më vetëm në disa pika kyçe apo vetëm për 2-3 muaj në vit, por një sektori turistik të zhvilluar në të gjithë territorin dhe aktiv gjatë të gjithë vitit”- përfundoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale  Albana Koçiu.
    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se “në Shqipëri kemi pritur 5 milionë vizitorë ose 1 milion më shumë sesa viti 2023. Ndërkohë për këtë vit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, 1 janar- 30 prill kemi 7-8% më shumë vizitorë”.
    Ndërsa Kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Demo u shpreh se “jam shumë i lumtur që do të kemi një Qendër Shëndetësore në kala, jo vetëm për vendasit por edhe për ata qindra mijëra vizitorë që e vizitojnë kalanë gjatë kësaj periudhe”.

  • Shpëtoi nga mbytja në Durrës, del jashtë rrezikut për jetën 31-vjeçarja angleze: Mjeti u përmbys papritur…

    Shpëtoi nga mbytja në Durrës, del jashtë rrezikut për jetën 31-vjeçarja angleze: Mjeti u përmbys papritur…

    Lidhur me situatën shëndetësore të 31-vjeçares Vera Ruani me shtetësi angleze, e cila shpëtoi nga mbytja pas një aksidenti në ujërat detare të Durrësit teksa lëviznin me motor uji, mësohet se ajo tashmë është jashtë rrezikut për jetën.
    Ajo qysh të dielën pasdite u transferua nga urgjenca në repartin e patologjisë në spitalin e Durrësit.
    Bëhet e ditur se ajo i është nënshtruar të gjitha analizave mjekësore dhe mjekimeve sipas protokollit, por ajo i është nënshtruar edhe rezonancës magnetike si dhe ka kryer grafinë e mushkërive të cilat kanë rezultuar pa probleme.
    Një burim nga spitali deklaroi se ajo tashmë mbahet në spital për procedura administrative që nënkupton pajisjen e saj me dokumentet e identifikimit si dhe verifikimin e kohëqëndrimit në vendin tonë e të tjera që janë jashtë problemeve shëndetësore.
    Ndërkohë nga grupi hetimor bëhet e ditur se vajza ka sqaruar edhe dinamikën e ngjarjes. Ajo ka treguar se kishin vendosur të merrnin një motor uji me qira së bashku me shokun e saj Silvester Dheug. Ajo ka rrëfyer se ata ishin pajisur me jelekët e shpëtimit por jo me skafandra.
    Sapo kishin kaluar korridorin e startit të lëvizjes, ata janë kthyer djathtas dhe rreth 150 m larg bregut, përballë pallatit monstër në Shkëmbin e Kavajës, drejtuesi Dheug, teksa lëvizte me shpejtësi të madhe, ka tentuar një manovër rrethore e cila ka rezultuar fatale.
    Mjeti është përmbysur dhe ata kanë përfunduar në ujë. Vajza ka treguar se ajo përfundoi e shkëputur nga mjeti, kurse djali nën mjet e duket është asfiksuar.
    Në breg ka qenë një patrullë kufitare e cila ka vrapuar te mjeti i tyre dhe u ka shkuar në ndihmë të rinjve. Vajza ka thënë se ishte e koshiente, kurse djali i asfiksuar por ende frymonte. Fatkeqësisht, ai ka humbur jetën kur skafi i kufirit sapo kishte mbërritur në kalatën 0 të portit detar të Durrësit, ku po i priste autoambulanca. Më pas, ajo ka marrë ndihmën mjekësore dhe tashmë është në gjendje normale shëndetësore.