Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Librazhd ku një 36-vjeçar u ka grabitur një shumë parash vjehërrve të tij, pasi u dha një dozë të lartë valiumi.
Hetimet e policisë kanë nisur pasi çifti i bashkëshortëve ishin dërguar fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në QSUT, në gjendje të rënduar shëndetësore, të dyshuar për intoksikim.
Nga hetimet rezultoi se dhëndri i tyre, 36-vjeçari Ismail Kllogjri dyshohet se u ka dhënë një dozë të lartë medikamenti qetësues duke u shkaktuar dëmtime të rënda shëndetësore, dhe më pas ka vjedhur një shumë parash në banesën e tyre.
Çifti i bashkëshortëve ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Opportunity”.
Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Librazhd, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve kundër Personit të DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.
I dha çiftit të moshuar një dozë të lartë medikamenti qetësues (valium) dhe më pas vodhi një shumë parash në banesën e tyre; identifikohet dhe vihet në pranga 36-vjeçari.
Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura dhe një celular.
Pas marrjes së njoftimit se dy bashkëshortë ishin dërguar fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në QSUT, në gjendje të rënduar shëndetësore dhe të dyshuar për intoksikim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd organizuan menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara hetimore, të kryera në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit në DVP Elbasan dhe nën drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të operacionit “Opportunity”, u bë e mundur zbardhja e plotë e ngjarjes, si dhe identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit I. K., 36 vjeç.
Nga hetimet rezultoi se autori, i afërm familjar i çiftit të moshuar (dhëndri i tyre), dyshohet se u ka administruar atyre një dozë të lartë medikamenti qetësues, të dyshuar si valium, duke shkaktuar dëmtime të rënda shëndetësore, dhe më pas ka vjedhur një shumë parash në banesën e tyre. Të dy bashkëshortët ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e parave të vjedhura dhe një celular.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Tag: shëndetësore
-

U jep valium dhe u grabit paratë/ Arrestohet dhëndri, vjehërrit në gjendje të rëndë në spital
-

Raporti i OBSH/ Sistemet kombëtare shëndetësore në Europë, pa infrastrukturë për vikimat e dhunës gjinore
Raporti më i fundit i publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thekson se me rritjen e shifrave të dhunës gjinore në të gjithë Europën, sistemet kombëtare shëndetësore ende nuk kanë infrastrukturë për të mbështetur viktimat e dhunës.
“Sektori i shëndetësisë dështon pothuajse një në tre të mbijetuar. Sistemet shëndetësore po i zhgënjejnë të mbijetuarit në momentin e tyre më të prekshëm. Për miliona të mbijetuar, sistemi shëndetësor është vendi i parë dhe shpesh i vetmi vend ku ata drejtohen për ndihmë. Pra, sistemi shëndetësor ose i kap dhe i mbështet ata të mbijetuar ose i humbet ata”,-u tha gjatë prezantimit të raportit.
Mjekët, infermierët dhe punonjësit e ndihmës së shpejtë luajnë një rol thelbësor në ndihmën ndaj viktimave, pasi ata shpesh janë stadi i tyre i parë i thirrjes pasi sulmohen.
Analiza e re tregoi se gati një e treta e vendeve kërkojnë që punonjësit e kujdesit shëndetësor të raportojnë dhunën në familje ose nga partneri intim në polici pa pëlqimin e të mbijetuarve të rritur.
Kjo praktikë shkon kundër rekomandimeve të OBSH-së, pasi konsiderohet se i dekurajon gratë të kërkojnë ndihmë, ndërsa rrit mosbesimin e tyre ndaj ofruesve të kujdesit shëndetësor.
Analiza e OBSH-së zbuloi se kur gratë kërkojnë ndihmë nga profesionistët e kujdesit shëndetësor, ato nuk duan domosdoshmërisht të referohen në strehimore ose shërbime ligjore. Në vend të kësaj, ato kërkojnë njohje dhe vlefshmëri të abuzimit dhe që lëndimet e tyre të trajtohen me kujdesin e duhur. -

Inside Story/ I forti i Durrësit u lirua me justifikimin e sëmundjes, por u arrestua sërish për një krim të rëndë
I forti Indrit Taullai është një tjetër shembull se si “problemet shëndetësore” janë kthyer në një argument të zakonshëm për të fituar lirinë.
Në vitin 2016, avokati i tij, Alban Bengasi, paraqiti një raport nga Spitali i Burgut, sipas të cilit Taullai ndodhej në “gjendje tepër të rëndë shëndetësore” për shkak të një “sindromi koronar akut”.
Por pavarësisht konstatimit të mjekëve, si Gjykata e Elbasanit ashtu edhe ajo e Apelit Durrës e rrëzuan kërkesën për lirim të Indrit Taullait me argumentin se nuk plotësoheshin kushtet për të fituar lirinë.
Taullai nuk e la me kaq, ai ju drejtua me rekurs Gjykatës së Lartë, e cila më 29 qershor, vendosi të rrëzojë dy vendimet gjyqësore të shkallëve më të ulëta, duke i dhënë të drejtë kërkesës për lirim të anëtarit të së ashtuquajturës “Bandë e Durrësit”.“Gjykatat e themelit kur gjykojnë kërkesa që kanë të bëjmë me mbrojtjen e së drejtës themelore të jetës, nuk mund të përdorin arsyetimin e rasteve analoge për të vendosur rrëzimin e kërkesës me objekt të tillë, pasi çdo rast është i lidhur me kushtet shëndetësore, gjendjen e të sëmurit, dhe rrethanat e tjera personale dhe të veçanta që ndryshojnë rast pas rasti”.
Taullai nuk u e shijoj lirinë për shumë vite. Pavarësisht se emri i tij nuk u lakua shpesh në ngjarje kriminale, ai në vitin 2023 u arrestua me urdhër të SPAK si i përfshirë në vrasjen e Klodian Saliut, ngjarje e ndodhur në vitin 2005.Rastet e lartëpërmendura tregojnë se sistemi i drejtësisë, i cili duhet të jetë një forcë për të mbrojtur shoqërinë, po shfrytëzohet si një mekanizëm çlirimi për individë që vazhdojnë të kontribuojnë në thellimin e krimit të organizuar.
‘Në përgjithësi thashë që gjykata është referuar dhe ka marre si provë formatin, raportin e stafit të burgut dhe kur raporti ka qenë negativ, ka pasur raste shumë të rralla që gjykatësi ka miratuar liri me kusht se nuk ka qenë i miratuar nga ana e stafit’, u shpreh Fehmi Sufaj, ZV.Drejtor i Burgjeve.Top Channel
-

Projektbuxheti 2026, ministrja Sala: Garanton shërbime cilësore dhe rikthen dinjitetin për qytetarët
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, tha në Kuvend se projektbuxheti për vitin 2026 është një instrument që forcon reformën, modernizon sistemet tona, garanton shërbime cilësore dhe rikthen dinjitetin për qytetarët.
Fjala e ministres Evis Sala:
Buxheti i vitit 2026 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale është udhëhequr nga një parim i vetëm: “Forcimi i sistemit të kujdesit shëndetësor dhe mirëqenies sociale, me në qendër pacientin, qytetarin dhe çdo individ në nevojë.”
Qëllimi ynë është i thjeshtë dhe i panegociueshëm: shërbime më të mira shëndetësore dhe një sistem më i fortë, mirëqenie sociale për çdo shqiptar.Gjatë dekadës së fundit, Shqipëria ka arritur përmirësime të dukshme në treguesit kryesorë të shëndetit.
Sot:Ne jemi vendi me jetëgjatësinë më të lartë në Ballkanin Perëndimor (79 vjeç, në krahasim me 75 të mesatares në rajon) dhe shumë afër nivelit të Bashkimit Europian (81 vjeç).Mortaliteti i fëmijëve nën 5 vjeç ka rënë ndjeshëm: nga 20 për 1000 lindje në vitin 2005 në 9 për 1000 lindje në vitin 2023.
Për të njëjtën periudhë, mortaliteti i nënave gjatë lindjes është përgjysmuar, nga 12 në 7 për 100 000 lindje.
Gjatë dekadës së fundit, qeveria ka bërë investime të konsiderueshme në përmirësimin të infrastrukturës shëndetësore, trajnimin e stafit, zgjerimin e skemës së sigurimit shëndetësor, përmirësimin e shërbimeve të specializuara dhe rritjen e pagave.Pavarësisht arritjeve, sfidat janë të shumta:Mosha mesatare në rritje e popullatës, ndryshimet demografike dhe zhvillimet socio-ekonomike po favorizojnë një rritje të sëmundjeve kardiovaskulare; tumorale, pulmonare apo ato neurologjike (si Alzheimer).
Gjithashtu, përparimi i shpejtë në teknologji, dixhitalizimi i sistemeve dhe përdorimi i Inteligjencës Artificiale kërkojnë reformim të sistemit, për t’iu përgjigjur nevojave globale në shëndetësi.
Buxheti i vitit 2026 është një fillim i mirë për t’iu përgjigjur këtyre sfidave dhe për të filluar adresimin e disa objektivave që mbeten gjithnjë të rëndësishme për qeverinë.
Gjatë ditëve të fundit kam dëgjuar kolegë deputetë të thonë se ky buxhet nuk mjafton.Në të vërtetë, ky buxhet fillon të adresojë një prioritetesh të rëndësishme:rritja e pagave për mjekët dhe personelin mjekësor;rritja e fondit të dedikuar për barnat antitumorale;zgjerimi i paketave të shërbimeve shëndetësore, duke përfshirë nisjen e shërbimeve të munguara si: trombektomia, rikonstruksioni i gjirit për gratë e prekura nga tumori; transplantet e kornesë dhe ofrimi i paketës së stomës;si dhe mbulimin me shërbime sociale të integruara në 61 bashkitë, me një rritje prej 22% të Fondit Social.
Duke u ndalur në shifrat konkrete, buxheti prej 108.8 miliardë lekësh për vitin 2026 financohet nga:buxheti i shtetit në masën 75% (ose 82.5 miliardë lekë)kontributet e sigurimeve shëndetësore në masën 25% (ose 26.3 miliardë lekë)
Ky buxhet zë 12.3% të buxhetit të shtetit ose 3.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe ka një rritje prej afro 4.2% krahasuar me vitin 2025.Të nderuar deputetë,Lufta kundër kancerit mbetet një nga sfidat tona më të mëdha. Në vitin 2026, për herë të parë, të gjitha barnat antitumorale do të rimbursohen plotësisht.
Fondi prej 15 milionë euro shtesë për barnat antitumorale është një investim serioz për përballimin e kësaj sfide.
Kemi një strategji të qartë për modernizimin e kujdesit onkologjik në gjithë ciklin: nga depistimi dhe diagnoza e hershme, te trajtimet më të avancuara.
Po ashtu, po dixhitalizojmë tërësisht shërbimet onkologjike, duke i mundësuar çdo pacienti një dosje elektronike, e cila lidh të dhënat diagnostike, recetat online dhe ndjekjen terapeutike, duke garantuar planifikim më të mirë dhe monitorim të vazhdueshëm të cilësisë.
Shqipëria 2030 do të ketë Institutin Kombëtar të Kancerit dhe Rrjetin Kombëtar të Kancerit, sipas modeleve më bashkëkohore.Këto mekanizma janë baza për standardizimin e protokolleve të trajtimit në të gjithë vendin dhe, mbi të gjitha, do të sigurojnë që çdo pacient, pavarësisht vendndodhjes gjeografike apo statusit socio-ekonomik, të ketë akses në kujdes onkologjik me cilësi të lartë.
Përmes buxhetit të vitit të ardhshëm bëhet e mundur kryerja e një sërë shërbimesh të reja spitalore. Për herë të parë:Do të ofrohet shërbimi i trombektomisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Vajzave dhe grave të prekura nga kanceri i gjirit do t’u ofrohet rikonstrulsioni i gjirit përmes fondit të dedikuar.Një tjetër lajm pozitiv është transplanti i kornesë, duke zgjidhur një problem shumëvjeçar të pacientëve me probleme të shikimit.
Në vitin 2026 nuk do të sjellim vetëm shërbime të reja, por do të zgjerojmë dhe standardizojmë shërbimet ekzistuese në mbarë vendin, duke rritur cilësinë dhe duke konsoliduar strukturat shëndetësore. Në këtë kuadër do të vijojë financimi për:Trajtimin e 322 mijë pacientëve në spitalet terciare, rajonale dhe bashkiake;Kryerjen falas të dializës;Mbështetjen për paketën e kardiologjisë;Mbështetjen për transplantet renale;Trajtimin e pacientëve me katarakt.
Kujdesi parësor është shtylla kurrizore e çdo sistemi modern shëndetësor. Për vitin 2026 parashikohet mbështetja për:7.6 milionë vizita në kujdesin parësor, të financuara me 2.3 miliardë lekë;check-up mjekësor falas për qytetarët 35–70 vjeç;rimbursim të barnave për 400,000 pacientë, me një buxhet prej 13.5 miliardë lekësh, 7% më shumë se vitin e kaluar;vijimin e stripave falas për diabetikët mbi 65 vjeç, personat me aftësi të kufizuara dhe invalidët e punës. -

‘Shërbime më të mira shëndetësore’, Sala: Buxheti nis të adresojë problematikat
Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala ka prezantuar në Kuvend buxhetin e vitit 2026 për shëndetësinë dhe deklaroi se ky buxhet synon adresimin e sfidave dhe problemeve.
Sala tha se për vitin 2026 për shëndetësinë ka një buxhet 109 miliardë lekë ku fokusi është lufta kundër kancerit me një fond prej 15 milionë eurosh dhe programi për kujdesin social 27.7 miliardë lekë.
Ministrja deklaroi se për hërë të parë në vitin 2026 do të ofrohen trombektomia, rikonstruksioni i gjirit dhe transplant i kornesë., vaksinimi HPV për djemtë, vaksinimi falas kundër gripit për gratë shtatzëna, fëmijët, të moshuarit.
“Buxheti i vitit 2026 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale është udhëhequr nga një parim i vetëm: Forcimi i sistemit të kujdesit shëndetësor dhe mirëqenies sociale, me në qendër pacientin, qytetarin dhe çdo individ në nevojë.
Qëllimi ynë është i thjeshtë dhe i panegociueshëm: shërbime më të mira shëndetësore dhe një sistem më i fortë, mirëqenie sociale për çdo shqiptar.
Sot jemi vendi me mesataren e jetëgjatësisë më të lartë, me 79 vjeç përkundrejt 75 të rajonit.
Mortaliteti i fëmijëve nën 5 vjeç ka rënë ndjeshëm: nga 20 për 1000 lindje në vitin 2005 në 9 për 1000 lindje në vitin 2023.
Për të njëjtën periudhë, mortaliteti i nënave gjatë lindjes është përgjysmuar, nga 12 në 7 për 100 000 lindje.
Gjatë dekadës së fundit qeveria ka bërë përmirësime të dukshme në rritjen e pagave, në infrastrukturën spitalore.
Ka edhe sfida pasi rritja e moshës së popullsisë ka rritur sëmundjet kardiovaskulare, pulmonare, tumorale.
Buxheti i vitit 2026 fillon të adresojë një sërë problemesh: rritja e pagave të mjekëve, transpalnti i kornesë, infrastruktura spitalore etj.
Ka rritje më 22% të fondit social.
Duke u ndalur në shifrat konkrete, buxheti prej 108.8 miliardë lekësh për vitin 2026 financohet nga:
buxheti i shtetit në masën 75% (ose 82.5 miliardë lekë)
kontributet e sigurimeve shëndetësore në masën 25% (ose 26.3 miliardë lekë)
Ky buxhet zë 12.3% të buxhetit të shtetit ose 3.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe ka një rritje prej afro 4.2% krahasuar me vitin 2025.
Lufta kundër kancerit mbetet sfida më e madhe përmes një fondi prej 15 milionë eurosh shtesë, nga depistimi deri të trajtimi i avancuar. Po i mundësojmë çdo pacienti një dosje online për të rritur cilësinë e shërbimit.
Shqipëria do të ketë Institutin e Kancerit.
Përmes buxhetit të vitit të ardhshëm për herë të parë do të ofrohet trombektomia, rikonstruksioni i gjirit dhe transplant i kornesë.
Do të trajtohen 320 mijë pacientë në spitale qendrore dhe rajonale.
Check Up falas, vaksinimi HPV për djemtë për herë të parë, vaksinimi kundër gripit falas për gratë shtatzëna, të moshuarit dhe fëmijët.
Do të përmirësohet shërbimi i urgjencës me pajisje të reja spitalore.
Do të kemi një skemë transparente të kontributeve shëndetësore.
Çdo spital do të ketë autonominë e vet”, tha Sala.
Në fokus të buxhetit të qeverisë do të jenë edhe burimet njerëzore dhe për vitin 2026 do të ketë rritje pagash për 19 mijë profesionistë dhe do të punohet për të sjellë profesionistë shqiptarë nga jashtë.
“Asnjë nismë dhe program qeveritar nuk mund të jetë sukses pa mjekët dhe personelin, në vitin 2026 do të rrisim pagat për 19 mijë profesionistë.
Në vitin 2026 do të punojmë për një mekanizëm për të sjellë profesionistë shqiptarë nga jashtë.
Krahas shëndetësisë do të konsolidojmë mbrojtjen sociale dhe integrimin pjesë e kapitullit të “Themelorëve”.
33% e zë program i kujdesit social. Programi për kujdesin social është 27.7 miliardë lekë.
Buxheti 2026 nuk është grup shifrash por investim të dinjiteti, modernizimi, mbështetje e profesionistëve, përafrimi me standardet e BE-së”, deklaroi ministrja. -

Çrregullimet e të ngrënit mund të rrisin rreziqet shëndetësore deri në një dekadë pas diagnozës
Çrregullimet e të ngrënit mund të rrisin rrezikun e problemeve serioze shëndetësore edhe vite më vonë, ka zbuluar një analizë e re.
Njerëzit me çrregullime të të ngrënit kanë më shumë gjasa të raportojnë probleme me mëlçinë, diabetin, osteoporozën dhe depresionin brenda një viti nga diagnostikimi – dhe këto rreziqe mbeten deri në një dekadë më vonë, sipas studimit, i cili u botua në revistën BMJ Medicine.
Gjetjet mund të kenë implikime për 16 milionë njerëz në mbarë botën që vuajnë nga çrregullime të të ngrënit si anoreksia nervore ose bulimia nervore, të cilat janë gjendje mjekësore që përfshijnë zakone jonormale të të ngrënit dhe fiksime në ushqim dhe imazhin e trupit.
Ekipi kërkimor me bazë në Mbretërinë e Bashkuar analizoi të dhënat e rreth 24,700 njerëzve në Angli, të cilëve iu diagnostikua një çrregullim i të ngrënit dhe i krahasoi ata me rreth 493,000 njerëz që kishin prejardhje të ngjashme, por pa çrregullime të të ngrënit.
Vajzat dhe gratë përbënin 89 përqind të personave në studim. Midis atyre me çrregullime të të ngrënit, rreth 15 përqind kishin anoreksi, 21 përqind kishin bulimi dhe 5 përqind kishin një çrregullim të të ngrënit me tepri, ndërsa çrregullime të tjera ose të paspecifikuara përbënin 60 përqindëshin e mbetur.
Brenda vitit të parë të diagnozës, njerëzit me çrregullime të të ngrënit kishin dukshëm më shumë gjasa të kishin sëmundje të mëlçisë, dështim të veshkave, osteoporozë, diabet, dështim të zemrës, depresion, vetëlëndim dhe vetëvrasje krahasuar me ata që nuk kishin një çrregullim të të ngrënit.
Si pesë ashtu edhe dhjetë vjet më vonë, rreziqet ishin më të ulëta, por mbetën të larta.
Gjetjet nënvizojnë “rëndësinë e monitorimit të vazhdueshëm për rezultatet afatgjata të shëndetit fizik tek individët me një histori të çrregullimeve të të ngrënit”, shkruan studiuesit.
Studimi ka disa kufizime, veçanërisht se studiuesit nuk e dinë se sa të rënda ishin çrregullimet e të ngrënit të pacientëve ose se si kjo ashpërsi mund të ketë ndikuar në rezultatet e tyre shëndetësore.
Krahasuar me njerëzit pa çrregullime të të ngrënit, këta pacientë kishin gjithashtu më shumë gjasa të kishin probleme shëndetësore, veçanërisht probleme të shëndetit mendor, përpara diagnozës së tyre. Këto gjendje mund t’i përkeqësojnë çrregullimet e të ngrënit.
Megjithatë, studiuesit thanë se të dhënat hedhin dritë të re mbi pasojat afatgjata të çrregullimeve të të ngrënit.
Ata u bënë thirrje mjekëve të përgjithshëm (MP) të bëjnë më shumë për të mbështetur njerëzit në rikuperim, për shembull, duke u koordinuar më ngushtë me specialistët.
“Ekziston një boshllëk i mundshëm në ofrimin e shërbimeve, ku vështirësitë e pacientëve janë shumë komplekse për ndërhyrje të shkurtra me intensitet të ulët, por jo mjaftueshëm komplekse për ekipet e specializuara”, thanë ata./ Euronews.
-

Nafta në Patos-Marinëz, rriten 300% sëmundjet tumorale në Fier
Në Roskovec, 1200% më shumë me sëmundje respiratore
Fier, Ballsh, Mallakastër, mbi 100% sëmundjet e zemrës
Shifrat alarmante në Raportin e KLSH
Ndërkohë që naftëtarët e Patoz-Marinëz ishin në grevë urie për kushte më të mira të punës, situata shëndetësore e tyre dhe e të gjithë banorëve që jetojnë pranë fushës naftë-mbajtëse po shënon një përkeqësim me shifra alarmante për shkak të cilësisë së ajrit dhe natyrës.
Në zonën e Roskovecit raportohet janë rritur me 1200 përqind rastet e sëmundjeve respiratore nga viti 2021 e deri më tani. Sipas shifrave zyrtare, rezulton se 4 vjet më parë, numri i rasteve të raportuara me këtë sëmundje ishte vetëm 20 për 10 mijë banorë. Aktualisht, kjo shifër ka arritur në vlerën e 243 raste për 10 mijë banorë.
Situata është gjithashtu e rëndë edhe për sëmundjet malinje. Në zonën e Fierit, numri i pacientëve me sëmundje tumorale është rritur me 300 përqind, krahasuar me vitin 2025. Një dekadë më parë, në qytet ishin regjistruar 393 persona, ndërkohë që aktualisht, shifra ka tejkaluar numrin 1300, duke e renditur Spitalin e Fierit në numrin e dytë me trajtimin e rasteve të tilla, pas Tiranës.
Ndërkohë, në Roskovec, numri i pacientëve me sëmundje malinje është rritur me 90 përqind në të njëjtin hark kohor.
Edhe rastet e personave me sëmundje kardivaskulare në zonat pranë fushës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, gjithashtu kanë shënuar rritje alarmante.
Vetëm për periudhën 2021-2024, raportohet një rritje me rreth 100 përqind të pacientëve me këto sëmundje në zonën e Roskovecit, Fierit, Ballshit e Mallakastrës.
Të dhënat shumë shqetësuese janë përmbledhur në një Raport Performance, të miratuar së fundmi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Audituesit, krahas situatës alarmante, kanë konstatuar një neglizhencë totale nga strukturat shtetërore, përfshirë Institutin e Shëndetit Publik, i cili ka rreth 10 vite që nuk ka kryer asnjë studim për situatën shëndetësore për banorët e zonës së Patoz-Marinëz.
Instituti i Shëndetit Publik ka informuar Kontrollin e Lartë të Shtetit se ka në dispozicion vetëm një raport të vitit 2015 mbi vlerësimin e situatës mjedisore dhe shëndetësore në fshatin Marinëz-Fier, ndërkohë që nuk ka kryer asnjëherë një studim për situatën e përgjithshme shëndetësore në Patos-Marinëz.
Sipas Raportit, të dhënat në rritje për sëmundjet malinje, kardiovaskulare e respiratore në bashkitë me ndotje të lartë, tregojnë për një lidhje të mundshme mes ekspozimit afatgjatë ndaj ndotjes industriale dhe përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të popullatës.
-

Zjarri përfshin qendrën shëndetësore në Sukth të Durrësit
Një zjarr ka përfshirë qendrën shëndetësore në Sukth të Durrësit. Si pasojë është shkrumbuar gjithçka edhe pse në vendngjarje kanë shkuar mjetet zjarrfikëse.
Qendra ka qenë e mbyllur në momentin që ka rënë zjarri, ndaj nuk ka të lënduar në njerëz, po vetëm dëme materiale.
Dyshohet se zjarri ka rënë fillimisht në ambientin ngjitur që përdorej si kopsht fëmijësh, ndërkohë që zjarrfikësit kanë shmangur përhapjen e zjarrit që rrezikonte dhe shumë banesa në Vadardhë të Sukthit. -

Mbeti i plagosur në atentatin ku u vra Gilmando Dani, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Muçi Shaljanit
Dy ditë pasi mbeti i plagosur rëndë, gjendja e efektivit të AMP-së Muçi Shalajni vijon të jetë kritike.
Sipas raportimeve mediatike, efektivi vijon te jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka humbur shumë gjak.
Po ashtu raportohet se Shaljani, ka dy plumba në kokë, të cilat e kanë vështirësuar punën e mjekëve për stabilizimin e gjendjes së tij.
Muçi Shaljani mbeti i plagosur në atentatin që u bë në Rinas, ku humbi edhe jetën Grimaldo Dani, i cili konsiderohet si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. -

Mbeti i plagosur te atentati në Rinas, ja si është gjendja shëndetësore e 40-vjeçarit Muçi Shaljani në Spitalin e Traumës
Euronews Albania ka kontaktuar burime nga Spitali i Traumës në Tiranë për të marrë informacionet më të fundit rreth gjendjes shëndetësore të të plagosurit në atentatin e Rinasit, Muçi Shaljani (Sheqeri).
Sipas burimeve nga spitali, gjendja e 40-vjeçarit mbetet e rëndë, ndërsa ai është nën kujdesin intensiv të ekipit mjekësor.
Kujtojmë se një atentat me armë zjarri ndodhi këtë të martë rreth orës 14:20 në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit.
Viktimë e ngjarjes mbeti Gilmando Dani, 47 vjeç, i njohur për lidhjet me Emiljano Shullazin, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur Muçi Shaljani (Sheqeri), rreth 40 vjeç.
Shaljani dhe Dani po udhëtonin me një automjet tip “Mercedes Benz S” kur ndaj tyre është hapur zjarr nga persona ende të paidentifikuar.
Si pasojë e breshërisë së plumbave, Dani humbi jetën në vend, ndërsa Shaljani u transportua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se Shaljani ka marrë një plumb në kokë dhe ndodhet në kujdesin intensiv të mjekëve ndërsa dyshohet se është punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).
Menjëherë pas atentatit, autorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të Fushë-Krujës, ndërsa pak më vonë është gjetur një automjet i djegur në fshatin Halil, që dyshohet se është përdorur prej tyre për të shpëtuar nga vendngjarja.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset kryesore që lidhin Tiranën me Fushë-Krujën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat e plota të atentatit dhe për të identifikuar autorët.