Tag: shëndetësisë

  • Rama rishpërndan postimin e Berishës për situatën në spitale në 2013-ën: Gjykoni vetë

    Rama rishpërndan postimin e Berishës për situatën në spitale në 2013-ën: Gjykoni vetë

    Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një postim të kreut të PD-së, Sali Berisha, ku prezanton programin e shëndetësisë.Berisha në postimin e tij paraqet gjendjen në spitalet e vendit në vitin 2013, kur ai edhe humbi zjgedhjet dhe Partia Socialiste mori pushtetin.Në pamje duket një situatë e rënduar në spitalet e vendit.“Programi i shëndetësisë madhështore. Më mirë gjykoni vetë, sepse kam filluar të dyshoj se mos i bie në qafë një të shumëmoshuari në fazë roitjeje”, shkruan Rama.

  • ‘Sterilizimi’/ Ish-ministri Ilir Beqaj sëmuret, shtyhet seanca në GJKKO

    ‘Sterilizimi’/ Ish-ministri Ilir Beqaj sëmuret, shtyhet seanca në GJKKO

    Ilir Beqaj

    TIRANË-Seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen e Sterilizimit është shtyrë. Shkak është bërë mungesa e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Ish-ministri informonte gjykatën se nuk mund të paraqitej për arsye shëndetësore.
    Në GJKKO nuk ishte i pranishëm as avokati i Beqajt, por as mbrojtja e të pandehurit Ilir Rrapaj. Seanca e radhës pritet të mbahet më 17 prill.
    Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen “Sterilizimi”. Të pandehurit Ilir Beqaj, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj do të përballen në gjyq me akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup i strukturuar kriminal”. Beqaj do të gjykohet për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal në procedurat e koncesionit dhjetëvjeçar të sterilizimeve kirurgjikale prej 100 milionë eurosh.
    Lidhur me dy koncensionet në Shëndetësi, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është vënë nën hetim nga SPAK prej më shumë se një viti. Beqaj është i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check up. Këto 2 çështje janë duke u hetuar nga 3 prokurorë. Koncensionin e sterilizimit po e hetojnë prokurorët Edvin Kondilli dhe Ened Nakuçi, ndërsa atë të ‘check up’ po e heton prokurorja Elida Kaçkini.
    SPAK ka përfunduar hetimet për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj edhe për abuzimin me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), për çështje të cilën ndodhet në burg prej datës 4 korrik 2024./ZËRI

  • Dosja “Sterilizimi”/ Shtyhet seanca në GJKKO për Ilir Beqajn, ja shkaku i mungesës së ish-ministrit të shëndetësisë

    Dosja “Sterilizimi”/ Shtyhet seanca në GJKKO për Ilir Beqajn, ja shkaku i mungesës së ish-ministrit të shëndetësisë

    Seanca e radhës për çështjen e “Sterilizimit” në Gjykatën e Posaçme është shtyrë për shkak të mungesës së ish-ministrit Ilir Beqaj. Përmes një shkrese, Beqaj informoi gjykatën se nuk mund të paraqitej për arsye shëndetësore dhe kërkoi që seanca të mos zhvillohej pa praninë e tij. Në këtë seancë, nuk ishte i pranishëm as avokati i Beqajt, as ai i të pandehurit Ilir Rrapaj. Pas kësaj, gjykata vendosi të caktojë seancën e radhës më 17 prill.
    Akuzat e SPAK
    SPAK e akuzon Ilir Beqaj për shpërdorim detyre për lidhur me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, kontrata koncesionare 10-vjeçare afro 100 milionë dollarëshe, e cila u firmos në dhjetor 2015 dhe ende vijon.
    Ish-ministri i Shëndetësisë do të hetohet për “shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim” në procedurat e koncesionit nën masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” dhe “ndalim të udhëtimit jashtë”. Ndërsa u vendos në pranga lidhur me abuzimet në SASPAC, gjatë kohës që ai ishte në krye të saj.
    Në një njoftim zyrtar, Prokuroria e Posaçme bën me dije se ishministri ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës në lidhje me procedurat e ndjekura për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë euro. Kështu, sipas hetimeve të zhvilluara deri në këtë fazë, ish-ministri akuzohet për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike. Krahas masës së sigurisë, ndaj ishministrit është caktuar dhe masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit. Sipas SPAK, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duhet të anulonte kontratën koncesionare të sterilizimit, pasi kompania fituese dha një ofertë më të lartë se sa vlera e përcaktuar nga autoriteti kontraktor.
    Ai nuk mori asnjë masë për vënien në punë të qendrës së sterilizimit, çka do të ishte më e favorshme ekonomikisht, por kaloi direkt të procedura e dhënies me koncesion të shërbimit për sterilizimin e pajisjeve mjekësore. Nuk parandaloi konfliktin e interesit mes biznesmenit Ilir Rrapaj dhe ish- zv.ministrit Klodian Rjepaj, si dhe kreu veprime që favorizuan kompaninë fituese. Në dosjen penale ndër të tjera arsyetohet se Ilir Beqaj, ndonëse ishte në dijeni të qendrës moderne të sterilizimit, të ngritur në QSUT, nuk mori asnjë masë për vënien e saj në funksion. Ai nuk bëri asnjë studim paraprak, për të vlerësuar nëse vënia në funksion e qendrës së sterilizimit do të ishte më e favorshme ekonomikisht. Gjithasut analizohen edhe udhëtimet që Ilir Beqaj ka bërë me biznesmenin Ilir Rrapaj, i cili zotëron 40 për qind të kontratës koncesionare dhe që aktualisht ndodhet në burg për të njëjtën çështje.

  • Koçiu në Romë: Vijojmë partneritetin për kryerjen e ndërhyrjeve të avancuara edhe në Shqipëri

    Koçiu në Romë: Vijojmë partneritetin për kryerjen e ndërhyrjeve të avancuara edhe në Shqipëri

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Romë, me qëllim vijimin e bashkëpunimit ndërmjet Qendrës Universitare Spitalore të Tor Vergatës, Universitetit dhe Kompleksit Spitalor të Kieti-Peskarës dhe Universitetit të Mjekësisë Tiranë, konkretizuar me marrëveshjen dypalëshe, e cila kishte nisur në parim që në vitin 2023.
    Lajmi i mirë për qytetarët shqiptarë është se kjo marrëveshje parashikon bashkëpunimin në disa fusha shumë të avancuara dhe komplekse, duke përfshirë kujdesin shëndetësor për pacientët si dhe trajnime të avancuara profesionale për stafin mjekësor, me qëllim rritjen më tej të kapaciteteve të QSUNT-së.
    Sipas Koçiut, “partneriteti, i cili ka nisur prej dy vitesh tashmë në fusha të avancuara si transplantet e veshkës, mëlçisë dhe pankreasit, parashikon mundësi për trajtimin e pacientëve shqiptarë dhe trajnimin e mjekëve tanë, me synimin që këto procedura të realizohen gjithnjë e më shumë edhe në vendin tonë”.
    Në komunikimin e saj, ministrja e Shëndetësisë nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me strukturat e specializuara shëndetësore në Europë e më gjerë, duke përmirësuar më tej shërbimin ndaj qytetarëve.
    “Nga Sheba Medical Center javën e kaluar dhe sot nga Policlinico Tor Vergata vijojmë përpara me partnerët tanë ndërkombëtarë për të ndërtuar një sistem shëndetësor ku çdo qytetar shqiptar të marrë shërbime falas, me dinjitet dhe të barabarta me ato të çdo qytetari europian.
    Muajin e kaluar ishte në një vizitë zyrtare në Tiranë ministri italian i Shëndetësisë prof. Orazio Schillaci, me të cilin u nënshkrua dhe Deklarata e Mirëkuptimit, në fushën e përmirësimit të shërbimit neonatal në maternitetet e Tiranës, Fierit dhe Dibrës, në sektorin farmaceutik me fokus trajtimin e sëmundjeve të rralla, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit akademik dhe kërkimit shkencor.

  • Koçiu vizitë në Spitalin Tor Vergata në Romë: Vijojmë partneritetin për kryerjen e ndërhyrjeve të avancuara edhe në Shqipëri

    Koçiu vizitë në Spitalin Tor Vergata në Romë: Vijojmë partneritetin për kryerjen e ndërhyrjeve të avancuara edhe në Shqipëri

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Romë, me qëllim vijimin e bashkëpunimit ndërmjet Qendrës Universitare Spitalore të Tor Vergatës Universitetin dhe Kompleksin Spitalor të Kieti-Pescara dhe Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, konkretizuar me marrëveshjen dypalëshe, e cila kish nisur në parim që në vitin 2023.
    Lajmi i mirë për qytetarët shqiptarë është se kjo marrëveshje parashikon bashkëpunimin në disa fusha shumë të avancuara dhe komplekse, duke përfshirë kujdesin shëndetësor për pacientët si dhe trajnime të avancuara profesionale për stafin mjekësor, me qëllim rritjen më tej të kapaciteteve të QSUNT-së.

    Sipas Koçiut “Partneriteti, i cili ka nisur prej dy vitesh tashmë në fusha të avancuara si transplantet e veshkës, mëlçisë dhe pankreasit, parashikon mundësi për trajtimin e pacientëve shqiptarë dhe trajnimin e mjekëve tanë, me synimin që këto procedura të realizohen gjithnjë e më shumë edhe në vendin tonë”.
    Në komunikimin e saj Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me strukturat e specializuara shëndetësore në Europë e më gjerë, duke përmirësuar më tej shërbimin ndaj qytetarëve. ”Nga Sheba Medical Center javën e kaluar dhe sot nga Policlinico Tor Vergata vijojmë përpara me partnerët tanë ndërkombëtarë për të ndërtuar një sistem shëndetësor ku çdo qytetar shqiptar të marrë shërbime falas, me dinjitet dhe të barabarta me ato të çdo qytetari europian”, tha Koçiu.
    Muajin e kaluar ishte në një vizitë zyrtare në Tiranë Ministri i Shëndetësisë prof. Orazio Schillaci, me të cilin u nënshkrua dhe Deklarata e Mirekutimit, në fushën e përmirësimit të shërbimit neonatal në maternitëtët e Tiranës, Fierit dhe Dibrës, në sektorin farmaceutik me focus trajtimin e sëmundeve të rralla, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit akademik dhe kërkimit shkencor.

  • Trazira në Departamentin amerikan të Shëndetësisë, shkencëtari më i lartë dorëhiqet pas ardhjes së Kennedyt në detyrë

    Trazira në Departamentin amerikan të Shëndetësisë, shkencëtari më i lartë dorëhiqet pas ardhjes së Kennedyt në detyrë

    Shkencëtari më i lartë dhe kreu i rregullatorit të vaksinave të Shteteve të Bashkuara, Dr. Peter Marx, ka dhënë dorëheqjen, duke denoncuar pozicionet joshkencore të Sekretarit të ri të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Robert Kennedy Jr.

    Në një letër, Dr. Marks akuzon Kenedin për përhapjen e dezinformatave dhe gënjeshtrave, të cilat ai i përshkroi si “të papërgjegjshme, të dëmshme për shëndetin publik dhe një kërcënim të qartë për sigurinë kombëtare të vendit”.
    “Nëse Peter Marx nuk është i gatshëm të mbështesë rivendosjen e shkencës në standardin e saj të artë dhe të promovojë transparencën radikale, atëherë ai nuk ka vend në FDA nën udhëheqjen e fortë të Sekretarit Kennedy”, th një zëdhënës i Departamentit të Shëndëtësisë.
    Dr. Marx kishte luajtur një rol qendror në miratimin e vaksinave të para COVID-19 në vitin 2020. Drejtues i Qendrës për Vlerësimin dhe Kërkimin Biologjik të FDA-së që nga viti 2016, ai ishte përgjegjës për sigurinë dhe efektivitetin e vaksinave dhe ilaçeve të tjera biologjike.
    “Kennedy nuk do të vërtetën, ai do konfirmimin e gënjeshtrave të tij”, tha Marx
    Në letrën e tij të dorëheqjes, Dr. Marx vuri në dukje se fillimisht ishte i gatshëm të punonte me sekretarin e ri për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me sigurinë e vaksinave dhe për të rritur transparencën. Megjithatë, tha ai, “është bërë e qartë se e vërteta dhe transparenca nuk janë ato që kërkon ai, por konfirmimi i nënshtruar i dezinformatave dhe gënjeshtrave të tij”.

    Top Channel

  • Kalimi nga shëndetësia në politikë, flet Alimehmeti: Jam mësuar t’ju shërbej njerëzve

    Kalimi nga shëndetësia në politikë, flet Alimehmeti: Jam mësuar t’ju shërbej njerëzve

    Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti ka folur në lidhje me kalimin e tij nga shëndetësia në politikë.
    Duke iu përgjigjur pytjeve, në një emision, Alimehmeti tha se shëndeti publik dhe shërbimi publik janë pothuajse e njëjta gjë.
    Ai shtoi më tej, se ndryshe nga mjekësia e cila është një punë në grup, në politikë shkalla e përgjegjësisë rritet.
    “Shëndeti publik dhe shërbimi publik janë thuajse e njëjta gjë, në mjekësi punon me komunitetin. Shërbimi publik thuajse është e njëjta gjë. Jam mësuar t’ju shërbej njerëzve. Mjekësia është dhe punë në grup dhe nuk ka gjë të re. Në politikë, shkalla e përgjegjësisë rritet. PS është zhytur dy metra nën ujë. Njerëzit sot duhet të pyesin a janë më mirë apo më keq?”, u shpreh ai.
    Alimehmeti vuri në dukje gjithashtu se ka mbështetur dhe implementuar ide dhe modele perëndimore për zhvillimin e shëndetësisë dhe fusha të tjera, duke synuar një qasje të përparuar dhe të qëndrueshme për mirëqenien e qytetarëve.
    “Unë mendoj se është e vërtetë ajo që thotë profesori Afrim Osmani, që vjen nga diku, qëndron për diçka, por ke dhe ide për atë që do të bësh. Në fund fare, politika është një e mirë publike. Nëse qytetarët mendojnë për të mirën publike, të zgjedhin të drejtën. Të mirën publike të zgjedhin tek secila palë të jetë. Ne kemi marrë model perëndimor në idetë për zhvillimin e shëndetësisë dhe jo vetëm”, shtoi ai.
    Ai theksoi se qeveria aktuale, nën drejtimin e Edi Ramës, ka krijuar vetëm fasada dhe nuk ka arritur të adresojë problemet kryesore, si mungesa e mjekëve dhe ilaçeve, që ka nevojë qytetari i zakonshëm.
    Alimehmeti shprehu shqetësim për menaxhimin e dobët dhe abuzimet që, sipas tij, ndodhin në sektorin e shëndetësisë. Ai tha se ka ardhur koha për të rritur buxhetin e shëndetësisë, për ta dërguar tek 5% të Produktit të Brendshëm Bruto (PPB), siç ishte premtuar nga Rama, por që aktualisht nuk është realizuar.