Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale po zhvillon sot mbledhjen e radhës ku do të shqyrtohet nen për nen projektligji “Për buxhetin e vitit 2026”.
Deputeti Tritan Shehu u shpreh gjatë fjalës së tij se buxheti për shëndetësinë është i pamjaftueshëm, ndërsa theksoi se sistemi shëndetësor në Shqipëri është i varfër dhe antisocial. Ai shtoi më tej se pesha kryesore e shpenzimeve bie mbi pagesat direkte të qytetarëve.
“Shëndetësia falas është gënjeshtra më e madhe që mund të thuhet. Shëndetësia kushton shumë. Në vendet e zhvilluara sistemi shëndetësor është i pari në GDP, në shpenzimet e tij. Jemi në një situatë të tillë varfërie të sistemit shëndetësor, e cila pasqyrohet në dy drejtime: në mangësitë e sistemit shëndetësor, që lë shumë për të dëshiruar sidomos ai public dhe në rënien e peshës të shpenzimeve për shëndetësinë të qytetaëve.
Sot kemi një sistem shëndetësor thellësisht të varfër dhe antisocial. Sepse një sistem ku pesha kryesore e shpenzimeve bie mbi pagesat direkte të qytetarëve, është tmerrësisht antisociale. Kemi dominim të plotë të pagesave direkt nga xhepi i pacientëve”, tha Shehu.
Tag: shëndetësia
-

Shëndetësia falas? Shehu: Gënjeshtra më e madhe e qeverisë, sistemi më i varfër në rajon
-

‘Shëndetësia zë vetëm 2.9% të PBB-së’/ Spahia: Koncesionet në këtë sektor…
Kryetari i Komisionit të Shëndetësisë Bardh Spahia në fjalën e tij në Kuvend deklaroi se buxheti i vitit 2026 është i padrehrë dhe rrit vetëm shpenzimet operative të qeverisë përmes PPP-ve.
Spahia tha se koncesionet në shëndetësi për vitin 2026 janë mbi 40 milionë euro, të barabarta me shpenzimet kapitale për spitalet në të gjithë vendin dhe shëndetësia zë vetëm 2.9% të PBB-së.
“Ky buxhet është thellësisht i padrejtë pasi rrit shpenzimet operative të qeverisë me PPP
Buxheti për shëndetësinë është 2.9% e PBB-së, ka rënie krahasuar me vitin 2025. Në vendet e rajonit shëndetësia financohet më shumë deri në 10% të PBB-së.
Kjo është tërheqje nga përgjegjësia. Pesha e përgjithshme ka rënë me 9.3%, kjo do të thotë më pak fonde për spitalet rajonale, për barna, kjo do të thotë mungesë trajtimesh.
Nuk do të ndryshojë asgjë në “Onkologjik”, ka nevojë urgjente për kushte higjeno-sanitare, ka nevojë për barna për PetScann, për brakoterapi, për shtretër.
Pagesat e shqiptarëve janë 60% direkt nga xhepi. 5 milionë euro janë ulur financimet për pacientët spitalorë.
PPP-të në shëndetësi janë mbi 40 milionë euro, të barabarta me shpenzimet kapitale për spitalet në të gjithë vendin.
Pagesa mujore është 100 euro për ata me ndihmë ekonomike, kjo nuk mbulon as nevojat.
Bonusi i pensionistëve rritet vetëm me 3%, nuk është përcaktuar minimumi jetik.
Fondet për mirëqenien sociale rriten me 1.2% ose 2.5 milionë euro.
Investimet për vitin 2026 në 4 qarqet e veriut janë vetëm 95 milionë euro, 5.7% të buxhetit”, deklaroi Spahia. -

‘Shëndetësia në koma, arsimi në krizë’, Teliti për buxhetin 2026: Qindra mln euro hidhen për lukse dhe PPP
Dorian Teliti ka kritikuar ashpër projektbuxhetin për vitin 2026, duke theksuar se Shëndetësia dhe Arsimi, dy shtyllat kryesore të një shoqërie të suksesshme, mbeten në fund të prioritetve.
Teliti shprehet se, ndonëse qeveria kishte premtuar një financim prej 5% të PBB-së, projekti i buxhetit për vitin 2026 parashikon vetëm: 2.9% të PBB-së për Shëndetësinë dhe 2.5% të PBB-së për Arsimin.
“13 vite premtime të bukura, por realiteti sot flet për spitale pa barna, mjekë që largohen dhe shkolla pa mësues e nxënës,” deklaron Teliti.
Sipas tij, buxheti 2026 nuk financon dijen dhe shëndetin, por varfërinë dhe emigracionin, duke theksuar një prioritet të qartë për lukse dhe projekte PPP, në vend të investimeve në sektorët kyç për qytetarët.
Postimi i plotë:
BUXHETI 2026: SHËNDETËSIA NË KOMA, ARSIMI NË KRIZË!Shëndetësia dhe Arsimi, dy shtyllat kryesore të një shoqërie të suksesshme, vazhdojnë të lihen në fund të listës, ndërkohë që qindra milionë euro derdhen në drejtime krejt të tjera, në lukse e PPP.Ndonëse u premtua financim 5% të PBB-së, realiteti vazhdon të jetë krejt ndryshe edhe në projektbuxhetin 2026.👉 2.9% të PBB-së financim për Shëndetësinë.👉 2.5% të PBB-së financim për Arsimin.13 vite premtime të bukura, por realiteti sot flet për spitale pa barna, mjeke që largohen dhe shkolla pa mësues e nxënës!Buxheti 2026 nuk financon dijen dhe shëndetin, por varfërinë dhe emigracionin. -

“Nga shëndetësia falas, sot o paguaj o vdis”, Shehu shpërthen: Rama e ka kthyer shëndetësinë në sistem të pashpirt
Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ngre alarmin për gjendjen dramatike të shëndetësisë në Shqipëri, duke kritikuar qeverinë Rama për degradimin e një sektori jetik pas 12 viteve në pushtet.
Në një status në FB, Shehu thekson se premtimi fillestar për “shëndetësi falas” është kthyer sot në një sistem të pashpirt, ku qytetarët përballen me zgjedhjen tragjike: ose të paguajnë, ose të vdesin. Sipas Shehut, mungesa e politikave të mirëfillta, centralizimi ekstrem, korrupsioni dhe kontrolli politik kanë shkatërruar çdo shpresë për përmirësim.
Postimi i plotë në FB:
Rama e filloi me “shëndetësi falas” e ka arritur tek “o paguaj o vdis” mbas 12 vitesh qeverisje!
Asnjë sinjal real për përmirësim, përkundrazi!
Shëndetësia drejtohet me politika që mungojnë dhe vullnete politike të Qeverise, që nuk ekzistojnë!
E vetmja “politike” është centralizmi ekstrem i lidhur me korrupsionin e kontrollit politik të sistemit!
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, të mbështesim një herë inteligjencën njerëzore të personelit mjekësor?!
Universiteti mjekësor publik pranë spitalit Memorial, Rama harron se ai spital nuk është pjese integrale e sistemit! -

Nga Petrit Vasili: Shendetesia behet, dhe shpejt bile, por kurre me keta, qe e rrënuan per 12 vjet!
Nga Petrit Vasili: Shendetesia behet, dhe shpejt bile, por kurre me keta, qe e rrënuan per 12 vjet!
Pyetja e madhe qe te gjithe me te drejte bejne eshte: A behet dot shpejt ndryshimi ne shendetesi?
Pergjigja eshte e thjeshte: Shendetesia behet, dhe shpejt bile!!
Shifrat dhe faktet jane shume kokeforte.
Shendetesia sot eshte shume me keq ndonese merr fonde financiare shume me teper se ne 2013.
Shendetesia eshte me keq edhe pse i sherben nje popullsie me te vogel se ne 2013, sepse gati 1 milion shqiptare jane larguar ne keto 12 vite.
Shendetesia eshte me keq sepse sot shqiptaret paguajne gati 900 milion euro nga xhepi, nderkohe qe ne 2013 paguanin rreth 350 milion per nje popullsi 1 milion me te madhe.
Shendetesia eshte me keq sepse sot klinikat e spitalet private jane pese here me shume se ne 2013 sepse atehere shumicen derrmuese te punes e perballonte shteti, ndersa sot qe shteti ne shendetesi ka falimentuar qytetaret detyrohen ta marrin sherbimin ne privat.
Shendetesia eshte sot me keq sepse koncesionet perpijne fonde pa mbarim.
Shendetesia eshte sot me keq sepse eshte goditur ne zemer kujdesi shendetesor paresor dhe shendeti publik.
Shendetesia eshte me keq se eshte rrenuar sistemi i referimit dhe ne QSU dynden dhjetra mijra qytetare çdo dite.
Shendetesia eshte me keq, sepse sot pritet radha per vizita dge ekzaminime me muaj te tere, ndersa perpara 2013 Shqiperia ishim nder kater vendet me aksesin me te shpejte per sherbim shendetesor.
Shendetesia eshte me keq sepse qytetaret u mashtruan duke ju thene se shendetesia eshte falas.
Shendetesia behet, po po behet!➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️
Shendetesia behet edhe shpejt bile, sepse te gjitha keto mund te ndryshohen menjehere ne se ka vullnet dhe ndershmeri.
Shendetesise mund ti kthehen menjehere kolonat mbajtese te saj, te ndalen koncesionet, te kthehet roli aktiv profesional i spitaleve neper qarqet e vendit, te kthehet nje sistem i disiplinuar referimi, te ndalen investimet per fasade, qe marrin flake, te paiset onkologjia me barna, te vendoset gadishmeria e aparaturave mjeksore duke financuar mirmbajtjen.
Pra zgjidhjet jane, bile jane aplkuar edhe ne te shkuaren me sukses, por korrupsioni i Edi Rames i asgjesoi pa meshire.
Shendetesia nuk behet me propaganden,korrupsionin dhe injorancen e Rames, qe kur s’ka pune mban pallavra me ore te tera ne QSU.
Shendetesia behet me perkushtim, me modesti, duke degjuar mjeket e shumte te zotë, qe sherbejne ne sistemin shendetesor, duke degjuar qytetaret per shqetesimet, qe kane, duke degjuar mediat per çdo problem qe konstatojne.
Ndersa agresiviteti, arroganca dhe makutëria veçse e kane shkaterruar shendetesine ne keto 12 vjet.
Kini besim, shendetesia behet edhe shpejt bile, por kurre nuk mund te behet me këta, qe e kthyen ne placke tregu keto 12 vjet.
-

Shëndetësia bëhet, dhe shpejt bile, por kurrë me këta që e rrënuan për 12 vjet!
Nga Petrit Vasili
Pyetja e madhe që të gjithë, me të drejtë, bëjnë është: A bëhet dot shpejt ndryshimi në shëndetësi?
Përgjigja është e thjeshtë: Shëndetësia bëhet, dhe shpejt bile!!Shifrat dhe faktet janë shumë kokëforte.
Shëndetësia sot është shumë më keq, ndonëse merr fonde financiare shumë më tepër se në 2013.
Shëndetësia është më keq, edhe pse i shërben një popullsie më të vogël se në 2013, sepse gati 1 milion shqiptarë janë larguar në këto 12 vjet.
Shëndetësia është më keq, sepse sot shqiptarët paguajnë gati 900 milion euro nga xhepi, ndërkohë që në 2013 paguanin rreth 350 milion për një popullsi 1 milion më të madhe.
Shëndetësia është më keq, sepse sot klinikat dhe spitalet private janë pesë herë më shumë se në 2013, sepse atëherë shumicën dërrmuese të punës e përballonte shteti, ndërsa sot, që shteti në shëndetësi ka falimentuar, qytetarët detyrohen ta marrin shërbimin në privat.
Shëndetësia është sot më keq, sepse koncesionet përpijnë fonde pa mbarim.
Shëndetësia është sot më keq, sepse është goditur në zemër kujdesi shëndetësor parësor dhe shëndeti publik.
Shëndetësia është më keq, sepse është shkatërruar sistemi i referimit dhe në QSU dynden dhjetëra mijëra qytetarë çdo ditë.
Shëndetësia është më keq, sepse sot pritet radha për vizita dhe ekzaminime me muaj të tërë, ndërsa para 2013 Shqipëria ishte ndër katër vendet me aksesin më të shpejtë për shërbim shëndetësor.
Shëndetësia është më keq, sepse qytetarët u mashtruan duke u thënë se shëndetësia është falas.Shëndetësia bëhet, po, po bëhet!
Shëndetësia bëhet edhe shpejt bile, sepse të gjitha këto mund të ndryshohen menjëherë nëse ka vullnet dhe ndershmëri.
Shëndetësisë mund t’i kthehen menjëherë kolonat mbështetëse të saj, të ndalen koncesionet, të kthehet roli aktiv profesional i spitaleve nëpër qarqet e vendit, të kthehet një sistem i disiplinuar referimi, të ndalen investimet për fasada që marrin flakë, të paiset onkologjia me barna, të vendoset gatishmëria e aparaturave mjekësore duke financuar mirëmbajtjen.
Pra, zgjidhjet janë, bile janë aplikuar edhe në të shkuarën me sukses, por korrupsioni i Edi Ramës i asgjësoi pa mëshirë.Shëndetësia nuk bëhet me propagandën, korrupsionin dhe injorancën e Ramës, që kur s’ka punë mban pallavra me orë të tera në QSU.
Shëndetësia bëhet me përkushtim, me modesti, duke dëgjuar mjekët e shumtë të zotë që shërbejnë në sistemin shëndetësor, duke dëgjuar qytetarët për shqetësimet që kanë, duke dëgjuar mediat për çdo problem që konstatojnë.
Ndërsa agresiviteti, arroganca dhe makutëria vetëm se e kanë shkatërruar shëndetësinë në këto 12 vjet.Kini besim, shëndetësia bëhet edhe shpejt bile, por kurrë nuk mund të bëhet me këta që e kthyen në plaçkë tregu këto 12 vjet.
-

Shendetesia e te ardhmes? Petrit Vasili: 12 pyetjet qe Rama nuk ju pergjigj dje ne QSUT, per shendetesine e 12 viteve qeverisje
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Berisha: Shëndetësia sot si në vitet ’60. Problem eksodi i mjekëve
Gjatë një takimi me studentët e Fakultetit të Mjekësisë, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, prezantoi alternativën e tij për arsimin, rininë dhe shëndetësinë.
Në fjalimin e tij, Berisha vuri theksin te gjendja alarmante e sistemit shëndetësor shqiptar.
“Shëndetësia në Shqipëri ka degraduar në një nivel që më rikujton vitet ’60. Kemi katër herë më pak mjekë se mesatarja e BE-së,” pohoi Berisha.
Berisha solli në vëmendje shembuj konkretë nga spitalet rajonale, përfshirë atë të Kukësit, që sipas tij, edhe pse ndërtuar me fonde publike, vuan mungesën ekstreme të mjekëve dhe specialistëve.
Gjithashtu, kreu i PD nuk la pa përmendur eksodin masiv të mjekëve dhe studentëve të mjekësisë ku theksoi se në vitin 2013 Shqipëria kishte një mjek për çdo 600 banorë, ndërsa sot ka vetëm një për 1100.
“BE ka një për 300-350 banorë. Jemi larg çdo standardi,” tha ai.
Në fund të takimit, kreu i PD Berisha e përmbylli fjalimin e tij me një thirrje për studentët që të jenë pjesë e ndryshimit dhe e cilësoi rininë shqiptare si “potencialin më të madh për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë dhe më humane”. -

Berisha me studentët e Mjekësisë: Shëndetësia mori goditjet më të rënda 4 vitet e fundit! Gjithçka më rikujton vitet ’60
Berisha me studentët e Mjekësisë: Shëndetësia mori goditjet më të rënda 4 vitet e fundit! Gjithçka më rikujton vitet ’60Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një takimi me studentë të Mjekësisë u shpreh se, shëndetësia ka marrë goditjet më të rënda në 4 vitet e fundit, duke i sjellë në memorie shëndetësinë e viteve ’60.
Sipas Berishës, në vitin 2013, kohë kur PD dorëzoi pushtetin, për 600 banorë kishte një mjek, ndëra kjo shifër është dyfishuar në një mjek për 1100 banorë.
Berisha solli si shembull edhe spitalin e Kukësit, ku sipas tij edhe pse i ndërtuar me paratë e taksapaguesve, me një investim të ri 3 milionë euro, është sot pa mjek.
“Së pari, u përshëndes shumë përzemërsisht ju, të gjithë studentët e Fakultetit të Mjekësisë, studentët e universiteteve të vendit kudo që janë.
Shpreh kënaqësinë e veçantë që u takoj ju për të paraqitur para jush alternativën tonë për rininë, për studentët, për arsimin dhe shëndetësinë.
Po të mbyllësh sytë për një moment dhe të ndalesh në gjendjen aktuale, Shqipëria është në një rrokullisje që në shumë aspekte tejkalon imagjinatën tonë.
Ngado që ta nisësh, përveç betonit të narkoeurove, në çdo aspekt tjetër ky vend ka në rrokullim.
Po vij nga Gjirokastra. Universiteti drejt një pakësimi studentësh dramatik. 80 përqind e maturantëve largohen për arsye të ndryshme, por largohen jashtë vendit.
Në qoftë se marrim shëndetësinë, në memorien time shëndetësia sot ka një degradim në Shqipëri që në shumë aspekte afrohet me vitet ’60.
Në cilat konkretisht se jeni studentë mjekësie? Sot ne kemi mjekë 4 herë më pak se mesatarja e BE.
Në vitin 2013 ne kishim një mjek për 600 banorë, sot kemi një mjek për 1100 banorë. BE ka një mjek për 300-350 banorë.
Këtu jemi ne.
Por po të ndalemi në aspekte të tjera, spitali i Kukësit, i ndërtuar me paratë e taksapaguesve, spitali i ri 3 milionë euro, pa mjek. Për t’u operuar për apandesit ka një mjek humanist që ka lënë numrin e tij, një kirurg që vjen dhe operon në spitalin e Kukësit përkundrejt një pagese sigurisht.
Kurse, spitalet e tjera janë me mungesa të jashtëzakonshme specialistësh.
Gjithçka më rikujton vitet ’60, kur atëherë filluan në rrethe të shfaqen pediatrit e parë se nuk kishte pediatër.
Shëndetësia mori goditjet më të rënda 4 vitet e fundit. Eksodi i mjekëve u bë masiv.
Ju përsëri jeni njerëz që keni studiuar fiziologjinë, biokiminë dhe në një formë tepër shqetësuese është shfaqur uria kronike.
Uria kronike, ju e dini, është uria në të cilën njeriu nuk plotëson dot minimumin proteinik, nuk plotëson dot përbërësit për funksionimin e trupit të tij dhe pastaj i merr këto nga indet e veta.
Një studim i UNICEF, i pavarur, tregon se 21 përqind e familjeve nuk ushqejnë dot me më shumë se 2 vakte fëmijët e tyre. 21 përqind!
Pensionistët, të cilët janë rreth 760 mijë, nga këta 57 përqind e tyre marrin një pension më të ulët se 170 euro në muaj. Por ju e kuptoni vetë, pensionistët janë gjithashtu qytetarët me nevojat më të mëdha për ilaçet.
Ndërkohë që, sot çmimet në këtë vend janë rritur më shpejt dhe më shumë se në çdo vend tjetër.
Në qoftë se më para gjeje një banesë me qira 150-200 euro në vitin 2013 e kam fjalën, sot të duhen 500-600 euro për të njëjtën sipërfaqe.
Në qoftë se më përpara e merrja kilogramin e bukës 400 lekë, sot e merr 900-1000 lekë.
Po kështu mishi e produktet e tjera me radhë.
Prapë po ndalem te ky element se është shumë i rëndësishëm, pensionistët, të cilët në vitin 2013 merrnin si pension mesatar 143 mijë lekë, në rast se qeveria do të respektonte, do t’i ndihmonte të përballonin rritjen e çmimeve, ata sot duhej të kishin një pension jo 170 mijë lekë, por 390 mijë lekë.
Tani, imagjinoni ju pra se si këta, një e treta e popullatës sot, përballojnë jetën e tyre vetëm në sajë të lëmoshave që u japin të tjerët. Familjarët sigurisht. Pra, kjo është një situatë në themel shumë e vështirë”, u shpreh Berisha.
-

“Shëndetësia falas nuk ekziston”, Xhaferri shpërthen ndaj PS: Shqiptarët s’mashtrohen më nga ekrani
Kryetari FRPD-së, Besart Xhaferri ka reaguar sot ndaj mënyrës sesi do të votohet në zgjedhjet e 11 majit. Xhaferri tha se atyre që iu larguan fëmijët këto 12 vite do reagojnë me votë.
Në një dalje televizive, Xhaferri tha se programi i fundit i Partisë Socialiste është i vitit 2013.
Xhaferri u shpreh se nuk ka shëndetësi falas dhe ujë 24 orë, sikundër kishte premtuar PS-ja në zgjedhjet e fundit.
Xhaferri shtoi se shqiptarët nuk ndikohen më nga televizori dhe vota e tyre do ndikohet nga eksodi i fëmijëve dhe nipërve të tyre.
“Programi i fundit që kemi dëgjuar i Partisë Socialiste është i vitit 2013. Shëndetësia falas nuk është. Uji 24 orë nuk është. Arsimi më i mirë nuk është. Taksat më të drejta, nuk janë.
Shqiptarët nuk ndikohen më nga televizori dhe vota e tyre do ndikohet nga eksodi i fëmijëve dhe nipërve të tyre. Në 12 vite, shqiptarët e kuptuan se shëndetësia falas, legalizimet falas e uji 24 orë mbetën vetëm në 3D, dhe realiteti është ai që prekim çdo ditë”,-tha Xhaferri.