Tag: shembur

  • Banorët e Thethit bllokojnë rrugën, Rama: Marrëzi kriminale!

    Banorët e Thethit bllokojnë rrugën, Rama: Marrëzi kriminale!

    Mbrëmjen e sotme një grup banorësh të Thethit kanë bllokuar një nga rrugët kryesore të fshatit për të mos lejuar kalimin e fadromave të IKMT. Në fshat kanë mbetur edhe 2 ndërtesa për t’u shembur, njëra prej tyre e konsiderueshme.
    Por kryeministri Edi Rama shprehet i vendosur për t’i shkuar deri në fund aksionit.
    “Ka nisur sot në Theth me mbështetjen e forcave të xhenjos, pastrimi i mbetjeve inerte të ekzekutimit të vendimeve në ngarkim të 40 subjekteve që kishin mbjellë mbi 100 ngrehina pa leje – nga ato me mure tek ato me konstruksion metalik e me dru – në dhunim ekstrem të ligjit për zonat e mbrojtura, të historisë e të peizazhit magjepsës të asaj zone dhe të turizmit që kanë kultivuar në vite ata që kanë sakrifikuar për ta bërë Thethin destinacionin që është sot.
    Forcat e xhenjos nuk do të largohen nga Thethi deri kur të jetë hequr edhe mbeturina e fundit, ndërkohë që mbetet edhe një godinë masive për t’u shembur, që të përmbyllet ekzekutimi i plotë i vendimeve të IKMT dhe rikthimi i Thethit në normalitetin e para kësaj marrëzie kriminale Ka filluar Rilindja Urbane 2.0 si domosdoshmëri jetike për Shqipërinë 2030 në BE” – shkruan Rama.

  • Prishet pas disa orëve tensione banesa e fundit e paligjshme në Theth! Banorët u futën në godinë, përplasje me policinë

    Prishet pas disa orëve tensione banesa e fundit e paligjshme në Theth! Banorët u futën në godinë, përplasje me policinë

    Prishja e godinës së fundit pa leje në Theth është shoqëruar me përplasje.
    Fadroma e IKMT mbërriti në objektin e fundit që ishte llogaritur për t’u shembur, por banorët e kanë kundërshtuar.
    Ata kërkuan nga IKMT një vendim gjykate ku thuhet se objekti duhet shembur.
    Banorët fillimisht bllokuan rrugën duke u ulur dhe penguan kalimin e automjeteve të IKMT.
    Teksa policia krijoi kordonin e sigurisë duke larguar familjarë e banorë, ata janë futur në banesë për ta parandaluar.
    Pas disa orëve tensione dhe përplasjeve, godina është shembur.

  • Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje/ Përplasje mes banorëve dhe policëve në Theth

    Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje/ Përplasje mes banorëve dhe policëve në Theth

    Sërish përplasje në Theth.

    Familjarët kundërshtojnë prishjen e banesës.
    Sonte, fadroma e IKMT ka mbërritur në objektin e fundit që ishte llogaritur për t’u shembur,  por banorët e kundërshtojnë. Ata kërkojnë nga IKMT një vendim gjykate ku thuhet se objekti duhet shembur.
    Banorët kanë bllokuar rrugën duke u ulur dhe kanë penguar kalimin e automjeteve të IKMT.

    Top Channel

  • Nuk ndalen shembjet në Theth/ IKMT prish objektin 3-katësh, radhën e kanë edhe 6 ndërtesa

    Nuk ndalen shembjet në Theth/ IKMT prish objektin 3-katësh, radhën e kanë edhe 6 ndërtesa

    Vijon me intensitet edhe sot aksioni i IKMT-së i cili është në ditën e katërt të operacionit për rivendosjen e ligjshmërisë në zonën e mbrojtur.
    IKM ka shembur një ndërtesë 3-katëshe, me strukturë beton-arme dhe tulla, i ngritur në kundërshtim flagrant me ligjin dhe standardet mjedisore.
    Kjo është ndërtesa e dytë që shembet ditën e sotme, ndërsa janë edhe 6 të tjera të planifikuara për tu shembur.

  • Shembet muri i një banese në Fier, 4-vjeçarja humb jetën në vend

    Shembet muri i një banese në Fier, 4-vjeçarja humb jetën në vend

    Foto Ilustruese

    FIER- Një 4-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Fier. E vogla ka qenë duke luajtur në momentin që është shembur muri rrethuar i një banese dhe e ka zënë sipër. E mitura ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ajo është dërguar pa shenja jete në qendrën shëndetësore të Roskovecit. Policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
    Njoftimi i policisë:
    Fier/Informacion paraprak
    Rreth orës 12:40, në fshatin Suk 2, Roskovec, dyshohet se është shembur një mur rrethues në pronësi të shtetasit L. T., dhe për pasojë ka zënë poshtë vajzën e tij të mitur rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

  • E rëndë/ Shembet muri i banesës, ndërron jetë vajza 4-vjeçare

    E rëndë/ Shembet muri i banesës, ndërron jetë vajza 4-vjeçare

    Në Suk 2 të Roskovecit është shembur muri rrethues i amortizuar i një banese dhe ka zënë poshtë të miturën 4-vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. E mitura është dërguar pa shenja jete në qendrën shëndetësore të Roskovecit.
    “Rreth orës 12:40, në fshatin Suk 2, Roskovec, dyshohet se është shembur një mur rrethues në pronësi të shtetasit L. T., dhe për pasojë ka zënë poshtë vajzën e tij të mitur rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

  • Shembet kanali i një hidrocentrali në Gramsh! Gjenden trupat e pajetë të dy punëtorëve…

    Shembet kanali i një hidrocentrali në Gramsh! Gjenden trupat e pajetë të dy punëtorëve…

    Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Gramsh pasi është shembur kanali i një hidrocentrali në fshatin Poroçan.
    Dyshohet se masivi i dheut i shembur nga kanali ka zënë poshtë dy punëtorë.
    Zjarrfikësja dhe policia janë në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e trupave.
    Pas përpjekjeve të forcave të emergjencës dhe zjarrfikësve është gjetur trupi i pajetë i një punëtori.
    Pas kërkimeve është gjetur edhe trupi i pajetë i punëtorit të dytë.
    Viktimat janë identifikuar si 22-vjeçari Abas Basha dhe 32-vjeçari Egzon Lleshi.
    Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të verifikuar nëse janë respektuar standardet e sigurisë në kantierin e punimeve.
    Njoftimi i policise
    Gramsh/Informacion paraprak
    Në fshatin Holta, gjatë punës në një kantier ndërtimi, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur një masiv dheu, dhe për pasojë kanë humbur jetën shtetasit A. B., 22 vjeç dhe E. Ll., 32 vjeç.
    Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

  • Klos/ Shembet masivi i kromit, merr para fadromën bashkë me drejtuesin

    Klos/ Shembet masivi i kromit, merr para fadromën bashkë me drejtuesin

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e njohur si Qafë Burrel.
    Mësohet se një masiv stoku kromi që grumbullohej nga përpunimi i këtij minerali është shembur, duke marrë me vete një fadromë me të cilën po punonte një punëtor.
    “Rreth orës 14:00, në qafën e Burrelit, në fabrikën e pasurimit të kromit, e marrë me qira nga një shoqëri kineze, shtetasi A.B., teksa po punonte me një automjet fadromë për gërryerjen e një rezervuari, dyshohet se është shembur një masiv dheu dhe, për pasojë, ka zënë poshtë punëtorin bashkë me mjetin e punës.
    Shërbimet e Policisë dhe ato të ekipit të urgjencës po punojnë për gjetjen e shtetasit A.B.”, njofton policia.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./Opinion.al

  • Stogu i mineralit merr para fadromën në Klos, zë poshtë drejtuesin e mjetit! Policia jep detaje për ngjarjen e rëndë

    Stogu i mineralit merr para fadromën në Klos, zë poshtë drejtuesin e mjetit! Policia jep detaje për ngjarjen e rëndë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e njohur si Qaf Burrel, ku një masiv minerali që grumbullohej nga përpunimi i kromit është shembur, duke marrë me vete një mjet tip fadrom me të cilin po punonte një i ri.
    Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe policia e cila ka dhënë detaje. Në njoftim theksohet se rreth Rreth orës 14:00, në qafën e Burrelit, në fabrikën e pasurimit të kromit, e marrë me qira nga një shoqëri kineze, shtetasi A.B., teksa po punonte me një automjet fadromë për gërryerjen e një rezervuari, dyshohet se është shembur një masiv dheu dhe, për pasojë, ka zënë poshtë punëtorin bashkë me mjetin e punës.Lexo edhe :Related Posts
    Shërbimet e Policisë dhe ato të ekipit të urgjencës po punojnë për gjetjen e shtetasit A.B.

    Njoftimi:
    Rreth orës 14:00, në qafën e Burrelit, në fabrikën e pasurimit të kromit, e marrë me qira nga një shoqëri kineze, shtetasi A.B., teksa po punonte me një automjet fadromë për gërryerjen e një rezervuari, dyshohet se është shembur një masiv dheu dhe, për pasojë, ka zënë poshtë punëtorin bashkë me mjetin e punës.
    Shërbimet e Policisë dhe ato të ekipit të urgjencës po punojnë për gjetjen e shtetasit A.B.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
     

  • Këlliçi: Erion Veliaj ka shembur një vilë për të ndërtuar lulishte për vilën e tij në Qerret

    Këlliçi: Erion Veliaj ka shembur një vilë për të ndërtuar lulishte për vilën e tij në Qerret

    Drejtues politik i PD në Tiranë, ​Belind Këlliçi, u shpreh se Erion Veliaj ka shembur një vilë për të hapur lulishte për vilën e tij në Qerret.

    I ftuar në ‘’Ora e Betit’’, Këlliçi theksoi se ‘nëse ka një grup të strukturuar kriminal ku Veliaj do duhej të ishte pjesë është inceneratori i Tiranës që i përmban të gjitha kushtet e shkruar edhe në vendimin e gjykatës së Apelit që këto i përmbajnë të gjitha kushtet’.

    Këlliçi: Thelbi nuk është tek Erion Veliaj si individ, është tek filozofia e Edi Ramës dhe e Rilindjes pas vitit 2013 që ka nga një Erion Veliaj në çdo zonë.

    Në çdo komunë apo ish komunë apo në çdo bashki të Shqipërisë. ‘5D’ në thelb, kryevepra e Erion Veliajt në bashkinë e Tiranës, mënyra më e sofistikuar që ai kishte gjetur për të vjedhur paratë e qytetarëve të Tiranës me drejtorët e tij është një skemë që po ta shihni është e shpërndarë edhe në institucione të tjera, edhe në ministrinë e Infrastrukturës edhe nëpër ministri të tjera, por është e shpërndarë edhe nëpër ish-komuna.

    Unë vij nga zona e Vaqarrit ku ka një Erion tjetër por që në atë rast quhet Gentian Myrto.

    Një bandit elektoral por jo vetëm, një hajdut i tokave të qytetarëve dhe banorëve të zonës së Vaqarrit i cili ka goditur për vite me radhë të gjithë qytetarët që nuk kanë votuar PS apo që kanë qenë mbështetës të PD.

    E njëjta gjë ndodh në zona të tjera të Tiranës ku kam përmendur shpesh herë Arben Malokun, një prej banditëve më të mëdhenj elektoral që ka sot ende Tirana.

    Adriatik Kupi një person tjetër në zonën e Bërzhitës, Baldushkut. Administratori i Lundrës, hajdut elektoral. 

    Makineria e cila ka blerë dhjetëra mijëra vota në Tiranë që është bashkia e Tiranës sot nuk funksionon ashtu siç ishte më parë.

    Edhe pse Rama ka dhënë garancinë e tij të plotë që është ai tashmë kryetar i bashkisë së Tiranës dhe që është ai që I del garant punonjësve të bashkisë për të vijuar për të vjedhur votat.

    Në thelb po, Veliaj sot nuk është në fushatë. Veliaj nga sot de facto e de jure është banor i qarkut të Durrësit.

    Është votues në qarkun e Durrësit. Automatikisht do duhej të kishtë pasuar një dorëheqje apo një shkarkim I Veliajt nga kryeministri.

    Bazuar edhe në ligjin e Republikës së Shqipërisë, një kryetar bashkie që humbet banimin e përhershëm në zonën ku ai drejton bashkinë nuk mund të jetë më kreu i asaj bashkie.

    Dhe sot Veliaj është banor i Durrësit dhe voton në burgun e Durrësit.

    Është si puna e fustaneve dhe e 1 milion eurove që janë shpenzuar për të blerë rroba të shtrenjta që vlera në fakt duhet të jetë disa herë më e lartë.

    Apo shtëpiat që janë gjetur, që aty në zonën e Qerretit në bazë të informacioneve që i kam parë në media por i kam marrë edhe në rrugë informale aty kulmi ka arritur që Veliaj ka shembur një vilë përballë për të hapur një lulishte për vilën që kishte.

    Pra një vilë që ka qenë e ndërtuar është shembur me mjetet e bashkisë Kavajë në dijeninë time gjatë kohës që administrohej nga e majta bashkia e Kavajës për ti bërë një kënd lojërash, për ti bërë një lulishte Veliajt.

    Por prapë këto janë çikërrima në raport me vjedhjet me ‘5D’ dhe inceneratorin e Tiranës.

    Nëse ka një grup të strukturuar kriminal ku Veliaj do duhej të ishte pjesë është inceneratori i Tiranës që i përmban të gjitha kushtet e shkruar edhe në vendimin e gjykatës së Apelit që këto i përmbajnë të gjitha kushtet.