Tag: shembur

  • Bashkia Delvinë kërkon ndihmë, banorë të tre fshatrave të bllokuar nga shembja e rrugës

    Bashkia Delvinë kërkon ndihmë, banorë të tre fshatrave të bllokuar nga shembja e rrugës

    Prej më shumë se 10 ditësh, banorët e fshatrave Vllahat, Kostar dhe Pralat në bashkinë e Delvinës janë të izoluar, për shkak të rrëshqitjeve të dherave që kanë shembur rrugën që lidh këto tre fshatra me qendrën urbane. Që nga ai moment, jeta e këtyre banorëve është vështirësuar së tepërmi, pasi detyrohen të transportojnë në krahë jo vetëm prodhimet e tyre, të cilat përbëjnë bazën kryesore të të ardhurave ekonomike, por edhe të sëmurët në rastet e urgjencave shëndetësore.
    “Pothuajse vajtën 10 15 ditë që kur ranë ato shirat e mëdha na është shembur rruga. Jemi të bllokuar, kemi pleq të sëmurë, na duhet rruga, na duhet me patjetër”, thotë një banor.
    “Kalojmë gjërat me krah këtej, janë dy tre fshatra që janë të izoluara nga kjo punë e kësaj rruge”, thotë një tjetër për A2 CNN. “Kanë ardhur edhe këta të bashkisë edhe këtu akoma s’kanë ndërhyrë akoma dhe kërkojmë ndihmë që të na rregullohet rruga”, thotë një banore.
    Në lidhje me këtë situatë, jashtë kamerave, zyrtarë të bashkisë së Delvinës janë shprehur se kanë lajmëruar prefekturën e Vlorës për ndihmë, pasi me kapacitetet dhe mundësitë financiare të bashkisë nuk kanë mundësi të riparojnë rrugën e shembur.

  • Pogradec/ Iu shemb banesa, banori apel për ndihmë

    Pogradec/ Iu shemb banesa, banori apel për ndihmë

    Një banesë është shembur në fshatin Rëmenj të Pogradecit, si pasojë e prurjeve të ujit nga reshjet e dendura që kanë pushtuar vendin tonë që prej ditës së hënë.
    Pronari i banesës së shembur, bën apel për ndihmë. Mes lotësh ai thotë se është i sëmurë dh se bën kimioterapi në Tiranë.
    Ai shprehet i dëshpëruar për të ardhmen dhe fëmijët e tij.
    “Bëj kimio, ku të vete unë, jam vetë i gjashti. Ku të fle sot unë? Fëmijët i kam çuar te komshia”, tha banori.
    Situtata e përditësuar nga reshjet e shiut në Bashkinë Pogradec:
    Pati prurje nga lumi i Vërdovës, Rëmenjit dhe Qytetit.Në fshatrat Rëmenj e Gështenjas raportohet për prezencë uji në banesa.
    Në fshatrat Dardhas, Proptisht e Çërravë ka pasur rrëshqitje të dherave.
    Po punohet në hidrovori i Tushemishtit për stabilizimin e situatës.Strukturat e Bashkisë, si grupet e ujësjellës–kanalizimeve dhe shërbimi zjarrfikës, vazhdojnë të jenë në terren për menaxhimin e situatës.

  • Ura e shembur lë pesë fshatra në Dropull pa rrugë dhe shërbime bazë

    Ura e shembur lë pesë fshatra në Dropull pa rrugë dhe shërbime bazë

    Kronikë E Premte, 21 Nëntor 2025 14:18
    Pesë fshatra në zonën e Rrëzës, Bashkia Dropull, kanë mbetur të izoluar që nga paradita e sotme, pasi ujërat e lumit Drino kanë nxjerrë jashtë funksionit urën e Glinës, e cila lidh komunitetet me rrugët kryesore të qarkut.
    Rreth 200 banorë shprehin shqetësimin e tyre për mungesën e shërbimeve bazë, duke përfshirë furnizimin me ushqime, ilaçe dhe shërbime mjekësore. Problem është regjistruar edhe në aksin Vrisera–Likomil, ku qarkullimi i automjeteve është vështirësuar ndjeshëm, duke penguar lëvizjen e banorëve dhe furnizimin e zonave fqinje.

    Situata e rënduar vjen pas reshjeve të shumta të ditëve të fundit, që kanë sjellë rritje të prurjeve të lumenjve dhe përmbytje në zona të ulëta. Përveç urës së Glinës, disa segmente rrugore kanë pësuar dëmtime, duke krijuar rrezik për banorët dhe automjetet që kalojnë aty.

    Ndërkohë, situata në Pogon vazhdon të jetë e vështirë, ku shtatë fshatra janë izoluar për tre ditë radhazi, duke e bërë të pamundur lëvizjen dhe komunikimin e komuniteteve me qendrat administrative.

    Ekipet emergjente të bashkisë dhe strukturat e Mbrojtjes Civile janë në terren, duke punuar për pastrimin e rrugëve, rivendosjen e shërbimeve dhe nisjen e punimeve për riparimin e urës së shembur. Autoritetet bëjnë apel për kujdes maksimal dhe shmangien e lëvizjes në zonat e rrezikuara deri në stabilizimin e situatës.
    Banorët shprehin shqetësim për qëndrimin pa shërbime bazë, ndërsa institucionet lokale po bashkëpunojnë me autoritetet qendrore për të siguruar furnizime emergjente dhe mbështetje për komunitetet e prekur.

  • Përmbytjet në Delvinë, shembet ura që lidh 3 fshatrat, banorët mbeten të izoluar

    Përmbytjet në Delvinë, shembet ura që lidh 3 fshatrat, banorët mbeten të izoluar

    Në Delvinë është shembur ura që lidh fshatrat Kakodhiq, Lefterhor dhe Varfaj me qytetin e Delvinës dhe me Sarandën, duke izoluar plotësisht banorët e këtyre tre komuniteteve.
    Sipas informacioneve nga terreni, një tombino e shembur pranë urës ka shkaktuar dëmtime serioze në strukturën e saj, duke bërë që rruga të thellohet ndjeshëm dhe të bëhet totalisht e pakalueshme.
    Për momentin, banorët nuk kanë asnjë akses rrugor drejt qendrave më të afërta, ndërsa pritet ndërhyrja e autoriteteve për të vlerësuar dëmin dhe për të rikthyer sa më shpejt lëvizshmërinë në zonë.

  • “PD e ka shembur vetë Kushtetutën”, Nard Ndoka akuzon Berishën: Je fajtor, e djathta nuk vjen kurrë në pushtet

    “PD e ka shembur vetë Kushtetutën”, Nard Ndoka akuzon Berishën: Je fajtor, e djathta nuk vjen kurrë në pushtet

    Një ditë pasi kreu demokrat Sali Berisha shprehu gatishmërinë për t’u ulur me kryeministrin Edi Rama për të ndryshuar kushtetutën, kreu i PDK-së Nard Ndoka ka reaguar ashpër ndaj kryedemokratit. Në një emision televiziv ai e akuzoi Berishën se ka shembur kushtetutën dhe tha se është fajtor për humbjen e PD-së.
    “Sot i kërkojnë presidentit të jetë mbi palët, kur vetë PD e ka shembur kushtetutën. Presidenti është palë. Kjo është gangrena se vetë Berisha dhe PD e specialistët e tij, se fajin e ka Berisha, askush prej këtyre delenxhinjve të tjerë se ka sa të duash aty”, u shpreh Ndoka.Sipas tij me këtë kod zgjedhor PD dhe e djathta nuk vjen kurrë në pushtet.
    “Nëse marrim rezultate e zgjedhjeve nga 91 ne nuk i fitojmë kurrë zgjedhjet si e djathtë. Ne edhe në Shkodër që kemi bastion tonin kemi humbur. Nuk bëhet fjalë për fitore të së djathtës me këtë kod zgjedhor. Dy qarqe në jug të vendit përcaktojnë rezultatin përjetësisht të së djathtës. Kurrë nuk fitojmë ne, se e nisin me 13 mandate plus”

  • “PD e ka shembur vetë Kushtetutën”, Nard Ndoka akuzon Berishën: Je fajtor! E djathta nuk vjen kurrë në pushtet

    “PD e ka shembur vetë Kushtetutën”, Nard Ndoka akuzon Berishën: Je fajtor! E djathta nuk vjen kurrë në pushtet

    Një ditë pasi kreu demokrat Sali Berisha shprehu gatishmërinë për t’u ulur me kryeministrin Edi Rama për të ndryshuar kushtetutën, kreu i PDK-së Nard Ndoka ka reaguar ashpër ndaj kryedemokratit. Në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN ai e akuzoi Berishën se ka shembur kushtetutën dhe tha se është fajtor për humbjen e PD-së. 
    “Sot i kërkojnë presidentit të jetë mbi palët, kur vetë PD e ka shembur kushtetutën. Presidenti është palë. Kjo është gangrena se vetë Berisha dhe PD e specialistët e tij, se fajin e ka Berisha, askush prej këtyre delenxhinjve të tjerë se ka sa të duash aty”, u shpreh Ndoka në A2 CNN. 
    Sipas tij me këtë kod zgjedhor PD dhe e djathta nuk vjen kurrë në pushtet. 
    “Nëse marrim rezultate e zgjedhjeve nga 91 ne nuk i fitojmë kurrë zgjedhjet si e djathtë. Ne edhe në Shkodër që kemi bastion tonin kemi humbur. Nuk bëhet fjalë për fitore të së djathtës me këtë kod zgjedhor. Dy qarqe në jug të vendit përcaktojnë rezultatin përjetësisht të së djathtës. Kurrë nuk fitojmë ne, se e nisin me 13 mandate plus”. 

  • Tragjedi në Turqi: Pesë persona të bllokuar pas rrënimit të ndërtesës

    Tragjedi në Turqi: Pesë persona të bllokuar pas rrënimit të ndërtesës

    Një ndërtesë 7-katëshe është shembur në distriktin Gebze të provincës Kocaeli në Turqi, duke lënë të paktën pesë persona të bllokuar nën rrënoja.
    Autoritetet po zhvillojnë operacione intensive kërkim-shpëtimi me ndihmën e 147 punonjësve, përfshirë ekipe nga AFAD, zjarrfikësit, policia dhe organizata të tjera.
    Guvernatori İlhami Aktaş deklaroi se shkaku i shembjes ende nuk dihet, ndërsa prioritet mbetet shpëtimi i personave të mbetur poshtë rrënojave.
    Sipas raportimeve, pesë anëtarë të një familjeje ndodheshin në ndërtesë në momentin e incidentit.
    Në vendngjarje janë angazhuar qentë shpëtimtarë, pajisje për zbulimin e rrënojave, dronë dhe automjete speciale.
    Dëshmitarët kanë dëgjuar zëra nga nën rrënoja, ndërsa dyshohet se ndërtesa mund të jetë shembur për shkak të punimeve nëntokësore që po kryheshin pranë saj.

  • IKMT rikthehet në Theth, në listë për t’u shembur 8 objekte pa leje

    IKMT rikthehet në Theth, në listë për t’u shembur 8 objekte pa leje

    Dhjetëra forca policie bashkë me inspektorët e IKMT, IMt të bashkisë, forcat xhenio dhe fadroma kanë mbërritur që në orët e para të mëngjesit në fshatin turistik të Thethit duke vijuar aksionin e lënë në mes gjatë verës për prishjen e ndërtimeve pa leje.
    Fillimisht ndërhyrja ka nisur tek një objekt trekatësh i ngritur vitin e fundit. Kjo godinë është vendosur që të shembet me eksploziv tritol për shkak të lartësisë dhe pamundësisë për ta shembur përmes fadromave.Në total janë 8 objekte në listë që priten të shemben fillimisht, godina trekatëshe dhe 7 shtëpiza druri të ndërtuara pa leje për të cilat janë marrë vendimet përkatëse nga IMT.

  • Shembet godina e fundit 3-katëshe me tritol në Theth

    Shembet godina e fundit 3-katëshe me tritol në Theth

    IKMT ka mbyllur aksionin e prishjeve të ndërtimeve pa leje në Theth, pasi ditën e sotme ka shembur edhe objektin e fundit.  Sot është prishur me shpërthim të kontrolluar një godinë 3-katëshe, teksa në total janë shembur mbi 100 objekte.
    Kaq ishte aksioni.

  • VIDEO/ Aksioni në Theth! Prishet banesa pas disa orëve tensione! Banorët u futën në godinë, përplasje me policinë

    VIDEO/ Aksioni në Theth! Prishet banesa pas disa orëve tensione! Banorët u futën në godinë, përplasje me policinë

    Prishja e godinës së fundit pa leje në Theth është shoqëruar me përplasje.

    Fadroma e IKMT mbërriti në objektin e fundit që ishte llogaritur për t’u shembur, por banorët e kanë kundërshtuar.
    Ata kërkuan nga IKMT një vendim gjykate ku thuhet se objekti duhet shembur.
    Banorët fillimisht bllokuan rrugën duke u ulur dhe penguan kalimin e automjeteve të IKMT.
    Teksa policia krijoi kordonin e sigurisë duke larguar familjarë e banorë, ata janë futur në banesë për ta parandaluar.
    Pas disa orëve tensione dhe përplasjeve, godina është shembur.

    Top Channel