Tag: shembull

  • Spiropali: Shqipëria vend që afrohet përditë me BE, shembull për stabilitetin

    Spiropali: Shqipëria vend që afrohet përditë me BE, shembull për stabilitetin

    Gjatë fjalës së saj në Konferencën e 19-të të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore, kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali theksoi rolin e Shqipërisë si një shtet stabil dhe faktor paqeje në rajon.
    Në këtë konferencë, ajo deklaroi se Shqipëria është gjithnjë e më pranë Bashkimit Europian, falë përkushtimit të të gjitha forcave politike ndaj rrugës së integrimit.
    “Sot, shqiptarët masivisht duan Bashkimin Europian. Është një dëshirë dhe një vizion i përbashkët që ka bashkuar të gjitha partitë politike në Shqipëri – në të shkuarën, në të tashmen dhe do të mbetet i tillë edhe në të ardhmen,” u shpreh Spiropali.
    Ajo vuri në dukje se vendi po unifikon politikat e tij me ato të BE-së dhe është gati për të hapur negociatat në të gjitha grup-kapitujt. Sipas saj, Shqipëria është tashmë një shembull i fqinjësisë së mirë, i bashkëpunimit rajonal dhe i kontributit për stabilitetin në Ballkan.

  • U dorëhoq si kreu i koalicionit Djathtas për Zhvillim/ Shehi: Shembull demokracie, duhet t’ju hapim rrugë të rinjve

    U dorëhoq si kreu i koalicionit Djathtas për Zhvillim/ Shehi: Shembull demokracie, duhet t’ju hapim rrugë të rinjve

    Dashamir Shehi, pasi subjekti politik që përfaqësoi, Koalicioni Djathtas për Zhvillim, nuk mori asnjë mandat në zgjedhjet e 11 majit, dha dorëheqjen.
    Shehi theksoi se me këtë dorëheqje ka dhënë shembull demokracie. Ai shtoi se PS fitoi sepse nuk ka alternativë.
    Sipas Shehit, Berisha nuk duhet të ishte në garë në zgjedhje.
    Dashamir Shehi: Isha kryetar i koalicionit me Djathtas 1912 dhe dhashë dorëheqjen. Edhe shoqëria ka ndryshuar shumë. Pse dhashë dorëheqjen nuk është fundi i botës. Dhashë një shembull demokracie. Në politikë kanë hyrë dhe faktorë të rinj. Duhet t’ju hapim rrugë të rinjve. LZHK ka një emër dhe besoj do qëndrojë si emër. PS fitoi, se nuk kishte alternativë. Edhe PS ka rënë në vota, por se PD ka humbur shumë më tepër vota. Edhe programet nuk votohen, njerëzit pyesin nëse atë që votojnë a e sjell në pushtet. Njerëzit votojnë vetëm lidershipin politik, jo programet. Negociova dhe me parti të tjera të vogla për koalicion, por nuk ia dola. Ne betejën e humbëm pa hyrë në zgjedhje. Unë kam qenë dy herë jashtë parlamentit dhe mund ta bëjë politikën dhe jashtë parlamentit.
    Marrëveshja ka qenë që Rama do jetë kryeministër dhe Berisha kryetar opozite dhe kjo po ndodh. Vjedhje votash në Shqipëri ka pasur e do ketë, por diferenca 300 mijë vota është shumë. Ka rënë profili ideologjik, është luftë votash dhe luftë interesash. Qeveria vjedh, por edhe PD ka njerëz të korruptuar dhe nëse do vinin vetë në pushtet do vidhnin edhe ata. Prandaj, çdo gjë është biznes. Në politikë sot nuk fiton dot po nuk ke para, duhet të jesh biznesmen njëherë e më pas të hysh në Kuvend. Sali Berisha as nuk duhet të kishte hyrë në këtë garë. Opozita ka konsumuar personazhet. Një pjesë kanë humbur fytyrën.

  • “Ancelotti është shembull për Real Madridin, parashikoj vështirësi për atë që do të vijë pas tij”

    “Ancelotti është shembull për Real Madridin, parashikoj vështirësi për atë që do të vijë pas tij”

    Vicente del Bosque ka komentuar largimin e Carlo Ancelottit nga Real Madridi. Ish-trajneri i kombëtares spanjolle ka lavdëruar kolegun italian dhe ka parashikuar se “do të jetë e vështirë për këdo që do të vijë pas tij” që t’i përmirësojë rezultatet dhe mënyrën si ai e ka menaxhuar skuadrën e bardhë.
    Sipas Del Bosque, Ancelotti ka qenë “shembull i njohurive futbollistike dhe, mbi të gjitha, i një dhome zhveshjeje të koordinuar mirë. Dhe ia ka dalë përmes një rruge fantastike. Do të jetë e vështirë për këdo që do të vijë pas tij”.
    Tani vjen ekepsrienca në stolin e kombëtares së Brazilit për italianin: “Një skuadër dhe një kombëtare kanë disa gjëra të përbashkëta. Në jetën e përditshme, ke më shumë kontakte me lojtarët e skuadrës dhe më pak me ata të kombëtares, por në fund të fundit, Ancelotti është një trajner i besueshëm për lojtarët”.
    Del Bosque foli gjithashtu për anësorin e Barcelonës, Lamine Yamal, duke theksuar se, pavarësisht moshës së re, “po tregon një sjellje të jashtëzakonshme si futbollist dhe edhe si person”.
    Kur u pyet nëse Yamal do të kishte qenë titullar në kombëtaren spanjolle që fitoi Kupën e Botës në vitin 2010 nën drejtimin e tij, Del Bosque u përgjigj: “Ka luajtur shumë mirë me skuadrën që fitoi Europianin. Do të kishte qenë një lojtar i rëndësishëm, nuk kam asnjë dyshim, edhe në moshën 17-vjeçare”.

  • Presidenti i El Salvadorit akuza të rënda Soros për terrorizëm/ Bukele: Rrënoi bizneset, shembull i keq për vendet që duan të jetojnë në paqe

    Presidenti i El Salvadorit akuza të rënda Soros për terrorizëm/ Bukele: Rrënoi bizneset, shembull i keq për vendet që duan të jetojnë në paqe

    Presidenti i El Salvadorit akuza të rënda Soros për terrorizëm/ Bukele: Rrënoi bizneset, shembull i keq për vendet që duan të jetojnë në paqe

    Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele ka dalë hapur kundër manjatit George Soros, duke e akuzuar për rrënimin e ekonomisë së vendit të tij.

    Përmes një statusi në mediat sociale, presidenti Bukele ka qenë i ashpër, duke lënë të nënkuptohet se Soros është shkaktar për gjendjen e rënduar ekonomike, që shpesh herë është derdhur edhe gjak dhe janë marrë jetë të pafajshme.

    Është e qartë që një vend në paqe, pa të vdekur, pa shantazhe, pa gjak, pa kufoma çdo ditë, pa nëna që qajnë për fëmijët e tyre, nuk është fitimprurës për OJQ-të e të drejtave të njeriut, as për mediat globaliste, as për elitat, as për Sorosin’, shkruan në reagimin e tij, kreu i shtetit të El Salvadorit.

    Bukele thekson se problem i Soros me El Salvador, nuk është vetëm rrënimi i bizneseve dhe ekonomisë, ashtu sikurse po bëhet një shembull i keq për vendet e tjera, sipas tij, nëse mund të mposhtin terrorizmin dhe të jetojnë në paqe

    Problemi i tij me El Salvadorin nuk është vetëm që i bëri të humbasin biznesin këtu, por se po bëhet një shembull për vendet e tjera: që nëse mund të mposhtet terrorizmi, që nëse mund të jetojë në paqe”, përmbyll reagimin e tij, presidenti Nayib Bukele.

    Image

  • Armët e pazakonta në Vatikan, ja si po i rrëzojnë dronët ushtarët italianë

    Armët e pazakonta në Vatikan, ja si po i rrëzojnë dronët ushtarët italianë

    Përhapja e shpejtë e dronëve ka krijuar sfida të reja sigurie, veçanërisht në zonat me rrezik të lartë dhe ngjarje të profilit të lartë. Nga operacionet ushtarake tek mbrojtja VIP dhe turma, janë zhvilluar sisteme anti-drone për të zbuluar dhe neutralizuar dronët kërcënues.
    Këto sisteme ndryshojnë në mënyrën e tyre të funksionimit, nga “armët” e bllokimit elektronik që neutralizojnë dronët deri te mjetet fizike të kapjes ose rrëzimit. Gjatë ceremonive në Vatikan – si gjatë procesionit funeral të Papa Françeskut – personeli ushtarak italian u pa i pajisur me një sistem të posaçëm portativ anti-dron ose “bazuka”. Kjo armë ka pamjen e një pushke të madhe me tyta/antena të shumta dhe përdoret për të neutralizuar dronët në një zonë ndalim-fluturimi.
    Ky është një bllokues elektromagnetik portativ që ndërhyn në sinjalet e komunikimit të dronit, duke e detyruar atë ose të ulet në mënyrë të kontrolluar ose të rrëzohet. Burimet ushtarake e përshkruajnë atë si “një pajisje parandaluese që, në rast të një droni të paautorizuar, neutralizon valët e tij të radios, duke bërë që ai të bjerë ose të zbresë në tokë“.
    Në praktikë, sistemi identifikon shpejt frekuencat e kontrollit të dronit dhe ndërpret lidhjen e tij me operatorin e ushtrisë italiane.
    Këto “pushkë” anti-dron u vendosën në misionin e NATO-s në Kosovë në vitin 2019, u përdorën në operacionet e vitit 2020-22 si dhe në Kupën e Botës në Katar nga Forcat Ajrore, por brenda Italisë gjatë vizitave të nivelit të lartë (vizita e presidentit ukrainas Zelensky në Romë).
    Në foton që u bë virale nga Vatikani, shihet një ushtar italian duke mbajtur në krahë bllokuesin portativ me antena të shumta. Kjo formë e “mitralozit” është për shkak të antenave të integruara të drejtimit për breza të ndryshëm frekuencash.
    Shumica e sistemeve portative anti-dronë funksionojnë me neutralizimin elektronik të objektivit.
    Karakteristikat kryesore teknike të tyre përfshijnë:
    Mënyra e funksionimit: Në shumicën e rasteve, ndërhyrja e sinjalit (bllokimi) zbatohet në frekuencat e komunikimit të dronit. Arma lëshon sinjale të forta elektromagnetike në brezat ku një dron komercial zakonisht komunikon me telekomandën e tij (p.sh. brezat ISM 2.4 GHz dhe 5.8 GHz, frekuencat GPS, etj.). Kjo bën që droni të humbasë kontrollin dhe ai ose kryen automatikisht një funksion sigurie (ulje vertikalisht ose kthim në pikën e ngritjes), ose thjesht mbetet i pakontrolluar dhe bie. Sistemi në Vatikan, për shembull, përdor impulse elektromagnetike për të çaktivizuar aftësinë e operatorit për të kontrolluar dronin.
    Disa sisteme të avancuara mund të provojnë në mënyrë alternative “GPS Spoofing” ose marrjen në dorë të kontrollit, në vend që ta bllokojnë. Ata e mashtrojnë dronin duke dërguar një sinjal të rremë GPS ose komanda uljeje. Për shembull, sistemi SkyDroner mund t’i dërgojë dronit një komandë kthimi në bazë ose ulje (shpërqendrimi) përpara se të përdorë ndërhyrjen e plotë (çaktivizimin).
    Megjithatë, praktika më e përhapur në pajisjet portative është bllokimi i valëve për shkak të besueshmërisë së tij në një gamë të gjerë kërcënimesh.
    Gama: Ndryshon sipas modelit dhe kushteve. Sistemet e fuqishme ushtarake kanë rreze efektive prej qindra metrash deri në 1-2 kilometra. DroneShield’s për shembull, raporton një distancë deri në 1 km në kushte tipike, ndërsa në një fushë të hapur është regjistruar deri në 2 km largësia maksimale.
    Kostoja: Kostoja e blerjes së sistemeve anti-drone ndryshon ndjeshëm, në varësi të aftësive dhe prodhuesit. Në përgjithësi, bllokuesit manualë të nivelit të lartë kanë çmime në dhjetëra mijëra euro/dollar për njësi. Për shembull, një pajisje DroneGun ose DroneDefender zakonisht vlerësohet në rreth 20-50 mijë dollarë. Prandaj, platformat e integruara me sensorë të shumtë dhe një rrjet (gjurmuesi Dedrone me nyje të shumta zbulimi) mund të kushtojnë nga disa qindra mijëra në miliona, në varësi të shkallës së zonës së mbrojtur. Në treg ka edhe zgjidhje më të lira – kryesisht me origjinë kineze – me çmime në rangun e disa mijëra eurove. Për shembull, një bllokues portativ 120 W është i disponueshëm në treg për rreth 7.5 mijë dollarë dhe arrin një distancë prej 2.5 km në kushte ideale.

  • Ministri Gonxhja: Shqipëria shihet si shembull në rajon për dixhitalizimin

    Ministri Gonxhja: Shqipëria shihet si shembull në rajon për dixhitalizimin

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi se Shqipëria po merret si shembull në rajon sa i përket dixhitalizimit dhe inovacionit.
    Gonxhja tha se fokusi është që vendi ynë të kthehet në një pikë referimi teknologjie për Evropën Juglindore.

    “Sot Shqipëria nuk është një vend që përpiqet të arrijë të tjerët, por shikohet si shembull në rajon dhe më gjerë si qasje ndaj digjitalizimit dhe inovacionit, që po merret tashmë edhe si model nga të tjerët. Kjo është arritur me punë dhe me besimin se teknologjia është e ardhmja, jo vetëm e administratës sonë por e gjithë zhvillimit ekonomik.
    Për këtë arsye, fokusi ynë është i gjerë, edukimi digjital, sipërmarrja teknologjike, bashkëpunimi me sektorin privat, krijimi i kushteve për start up që ndërtojmë këtu dhe konkurrojnë me jashtë, krijimi i një Shqipërie që tenton të bëhet krijuese e teknologjisë. Ky është momenti për të çuar me tej gjithçka kemi ndërtuar, investuar më shumë në burime njerëzore, për të mbështetur talentet dhe për ta kthyer Shqipërinë në pikë referimi për Evropën juglindore. Transformimi i nisur është i pakthyeshëm por i vazhdueshëm“, tha mes të tjerash Gonxhja.

  • Analiza e CNN: Europa përgatitet për skenarë lufte, udhëzime për mbijetesë

    Analiza e CNN: Europa përgatitet për skenarë lufte, udhëzime për mbijetesë

    Europa po përgatitet për një të ardhme gjithnjë e më të pasigurt, duke i kërkuar qytetarëve të jenë të gatshëm për një krizë të mundshme, përfshirë edhe skenarin më të keq: luftën.Me rritjen e kërcënimeve të sigurisë dhe tensioneve me Rusinë, disa vende europiane po ndërmarrin masa të jashtëzakonshme për të ndërtuar një kulturë të gatishmërisë civile, shkruan CNN.
    Nga gara me kohën te garazhet-bunkerëVendet europiane po përditësojnë planet e emergjencës, përfshirë transformimin e garazheve dhe stacioneve të metrosë në bunkerë, ndërsa udhëzuesit për mbijetesë po shpërndahen në masë. Komisioni Europian ka rekomanduar që çdo familje të ketë furnizime për të paktën 72 orë në rast krize. Udhëzimi i publikuar në mars thekson nevojën për ndërtimin e një kulture të gatishmërisë dhe rezistencës në të gjithë kontinentin.
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi: “Është koha për të kaluar në një mentalitet të kohës së luftës“.
    Shembuj konkretë: Suedia, Gjermania dhe Finlanda
    Suedia ka rifreskuar udhëzuesin e saj të mbijetesës për herë të parë pas gjashtë vjetësh. Fletëpalosja “Nëse vjen kriza ose lufta” u shpërnda në miliona familje dhe përmban informacione për alarmet publike, strehimet ajrore dhe si të menaxhohet ankthi apo të komunikohet me fëmijët gjatë krizave. Gjermania, nga ana tjetër, ka përditësuar Direktivën Kuadër për Mbrojtjen e Përgjithshme, ku parashtrohet transformimi i jetës së përditshme të qytetarëve në rast konflikti.
    Finlanda, e cila ka kufirin më të gjatë tokësor me Rusinë nga të gjitha vendet e NATO-s, është një tjetër shembull i përgatitjes serioze. Prej dekadash, strehimoret kundër bombave janë ndërtuar nën ndërtesa banimi, ndërsa aktualisht janë në dispozicion 50,500 strehimore që mund të strehojnë rreth 4.8 milionë qytetarë në një vend me 5.6 milionë banorë.
    Kultura e gatishmërisë ndryshon nga vendi në vend
    Ekspertët theksojnë se kërcënimi perceptohet ndryshe në pjesë të ndryshme të Europës. Sipas Claudia Major, analiste në Fondin Gjerman Marshall, në vende si Finlanda dhe shtetet baltike, frika nga pushtimi rus është e rrënjosur në kujtesën historike. “Kërcënimi ekzistencial është pjesë e ADN-së së tyre,” tha ajo.Në kontrast, vende si Portugalia, Italia apo Mbretëria e Bashkuar nuk e ndjejnë në të njëjtën mënyrë rrezikun nga Rusia. Në Itali, për shembull, fokusi është më tepër te kërcënimet nga terrorizmi apo paqëndrueshmëria në zonat përreth Mesdheut.
    Nga “Mbroj dhe Mbijeto” te udhëzimet moderne
    Shumë vende po përpiqen të shmangin qasjen naive të së kaluarës. Britania e Madhe, për shembull, gjatë Luftës së Ftohtë shpërndante udhëzues si “Mbroj dhe Mbijeto”, që më vonë u satirizua për sugjerime të pamundura si zbardhja e dritareve për të mbrojtur nga nxehtësia e një shpërthimi bërthamor. Sot, ekspertët thonë se këshillat janë më realiste dhe përfshijnë edhe aspektet psikologjike të përballjes me trauma dhe stres.
    Gatishmëria – faktor vendimtar në mbrojtjen civile
    Ndërkohë që udhëzimet përgatiten, mbetet e paqartë sa seriozisht do t’i marrin qytetarët këto paralajmërime. Claudia Major përmend rëndësinë e “gatishmërisë shoqërore” si një faktor vendimtar për suksesin në rast konflikti: “Nëse shoqëria nuk është e përgatitur dhe nuk është e gatshme të mbështesë një luftë siç bën shoqëria ukrainase aktualisht, atëherë ne nuk do të jemi në gjendje ta përballojmë”.

  • “Europa përgatitet për skenarë lufte”, analiza e CNN: Udhëzime për mbijetesë, evakuim dhe qëndrueshmëri psikologjike

    “Europa përgatitet për skenarë lufte”, analiza e CNN: Udhëzime për mbijetesë, evakuim dhe qëndrueshmëri psikologjike

    Europa po përgatitet për një të ardhme gjithnjë e më të pasigurt, duke i kërkuar qytetarëve të jenë të gatshëm për një krizë të mundshme, përfshirë edhe skenarin më të keq: luftën.

    Me rritjen e kërcënimeve të sigurisë dhe tensioneve me Rusinë, disa vende europiane po ndërmarrin masa të jashtëzakonshme për të ndërtuar një kulturë të gatishmërisë civile, shkruan CNN.
    Nga gara me kohën te garazhet-bunkerë
    Vendet europiane po përditësojnë planet e emergjencës, përfshirë transformimin e garazheve dhe stacioneve të metrosë në bunkerë, ndërsa udhëzuesit për mbijetesë po shpërndahen në masë. Komisioni Europian ka rekomanduar që çdo familje të ketë furnizime për të paktën 72 orë në rast krize. Udhëzimi i publikuar në mars thekson nevojën për ndërtimin e një kulture të gatishmërisë dhe rezistencës në të gjithë kontinentin.
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi: “Është koha për të kaluar në një mentalitet të kohës së luftës“.
    Shembuj konkretë: Suedia, Gjermania dhe Finlanda
    Suedia ka rifreskuar udhëzuesin e saj të mbijetesës për herë të parë pas gjashtë vjetësh. Fletëpalosja “Nëse vjen kriza ose lufta” u shpërnda në miliona familje dhe përmban informacione për alarmet publike, strehimet ajrore dhe si të menaxhohet ankthi apo të komunikohet me fëmijët gjatë krizave. Gjermania, nga ana tjetër, ka përditësuar Direktivën Kuadër për Mbrojtjen e Përgjithshme, ku parashtrohet transformimi i jetës së përditshme të qytetarëve në rast konflikti.
    Finlanda, e cila ka kufirin më të gjatë tokësor me Rusinë nga të gjitha vendet e NATO-s, është një tjetër shembull i përgatitjes serioze. Prej dekadash, strehimoret kundër bombave janë ndërtuar nën ndërtesa banimi, ndërsa aktualisht janë në dispozicion 50,500 strehimore që mund të strehojnë rreth 4.8 milionë qytetarë në një vend me 5.6 milionë banorë.
    Kultura e gatishmërisë ndryshon nga vendi në vend
    Ekspertët theksojnë se kërcënimi perceptohet ndryshe në pjesë të ndryshme të Europës. Sipas Claudia Major, analiste në Fondin Gjerman Marshall, në vende si Finlanda dhe shtetet baltike, frika nga pushtimi rus është e rrënjosur në kujtesën historike. “Kërcënimi ekzistencial është pjesë e ADN-së së tyre,” tha ajo.Në kontrast, vende si Portugalia, Italia apo Mbretëria e Bashkuar nuk e ndjejnë në të njëjtën mënyrë rrezikun nga Rusia. Në Itali, për shembull, fokusi është më tepër te kërcënimet nga terrorizmi apo paqëndrueshmëria në zonat përreth Mesdheut.
    Nga “Mbroj dhe Mbijeto” te udhëzimet moderne
    Shumë vende po përpiqen të shmangin qasjen naive të së kaluarës. Britania e Madhe, për shembull, gjatë Luftës së Ftohtë shpërndante udhëzues si “Mbroj dhe Mbijeto”, që më vonë u satirizua për sugjerime të pamundura si zbardhja e dritareve për të mbrojtur nga nxehtësia e një shpërthimi bërthamor. Sot, ekspertët thonë se këshillat janë më realiste dhe përfshijnë edhe aspektet psikologjike të përballjes me trauma dhe stres.
    Gatishmëria – faktor vendimtar në mbrojtjen civile
    Ndërkohë që udhëzimet përgatiten, mbetet e paqartë sa seriozisht do t’i marrin qytetarët këto paralajmërime. Claudia Major përmend rëndësinë e “gatishmërisë shoqërore” si një faktor vendimtar për suksesin në rast konflikti: “Nëse shoqëria nuk është e përgatitur dhe nuk është e gatshme të mbështesë një luftë siç bën shoqëria ukrainase aktualisht, atëherë ne nuk do të jemi në gjendje ta përballojmë”.

    Top Channel