Tag: shembull

  • FOTO/ “Na falni për tavanin”, djemtë e Kombëtares japin shembull në Serbi: Pastrojnë dhomën e zhveshjes para largimit

    FOTO/ “Na falni për tavanin”, djemtë e Kombëtares japin shembull në Serbi: Pastrojnë dhomën e zhveshjes para largimit

    Pas fitores historike ndaj Serbisë, Kombëtarja shqiptare tregoi edhe një herë kulturë dhe dinjitet.
    Serbi
    Para se të largoheshin nga stadiumi në Leskovac, kuqezinjtë pastruan plotësisht dhomën e zhveshjes, duke e lënë çdo gjë në rregull.

    Një shembull që tregon se fitorja nuk është vetëm në fushë, por edhe në sjellje.
     
    © BalkanWeb

  • Letra e Oriana Fallaçit për të dashurin e saj: Më prit… edhe unë të kam pritur pa fund…

    Letra e Oriana Fallaçit për të dashurin e saj: Më prit… edhe unë të kam pritur pa fund…

    Letra e dashurisë e Oriana Fallaçit për Alekos Panagulis

    Bon, 26 gusht 1973Alekos i dashur,Unë të shkruaj rishtas për të të thënë se u ndjeva e lumtur, kur të dëgjova për herën e dytë në telefon. Edhe pse ne nuk mund të themi shumë, sepse ti nuk kupton asgjë nga ato që të them dhe unë nuk kuptoj asgjë nga ato që më thua, të dëgjoja zërin tënd ishte mrekulli.

    Pas atij momenti u ndjeva shumë mirë. Të falënderoj për përgjigjen që i dhe pyetjes sime se “Çfarë do të thotë për ty të jesh burrë?”. Kisha nevojë të dëgjoja përgjigjen tënde. Ishte një përgjigje e hatashme, më e mirë se poezia e Kipling.

    Ndoshta mund ta përdor, duke i shtuar fjalët e mia pyetjes tënde: “E për ty, çfarë do të thotë të jesh burrë?”. Unë mund t’i përgjigjem në këtë mënyrë: “Një burrë është … një krijesë si ti. Ti je burri”. E megjithatë një detaj i përgjigjes tënde, më turbulloi shumë. Ajo çfarë Andreas ka përkthyer: “To love without permitting one love to become an handicap” (“Të duash pa e lejuar dashurinë të kthehet në pengesë”). Besoja se e kisha kuptuar se kjo ishte për mua dhe jo për të tjerët.

    E pra, nuk jam dhe nuk do të jem kurrë një pengesë. Unë e di se ekzistojnë gjëra më të mëdha se dashuria e një njeriu, apo dashuria për një njeri. 

    Për shembull, një ëndërr, për shembull një luftë. Për shembull, një ide. Mirupafshim të shtunën. Më së shumti, të dielën. Dhe, nëse do të mundem, përpara së shtunës ose përpara së dielës.

    Sa të mbaroj punë në Bon, do të ndalem pak në Itali të takohem me nënën se është e sëmurë. Pastaj do të fluturoj menjëherë tek ty. 

    Mos mendo asnjë moment ta lësh klinikën, meqë jam duke ardhur unë. Nëse duhet të rrish atje, atje rri. Unë do të të bëj shoqëri në klinikë duke të folur greqisht. Ose duke luajtur shah me ty.Ok?Më prit. Edhe unë të kam pritur pa fund.

    Oriana

    ObserverKult

    ————————

    Lexo edhe:

    FLUTURA AÇKA: NJË BURRË SI TI

  • ‘Sulmi me tritol në banesën e tij’, Mziu: Shembull i mënyrës si qeveria sillet ndaj opozitës, s’kam konflikte me askënd

    ‘Sulmi me tritol në banesën e tij’, Mziu: Shembull i mënyrës si qeveria sillet ndaj opozitës, s’kam konflikte me askënd

    Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka komentuar sot lidhur me incidentin e ndodhur disa ditë më parë, kur persona të paidentifikuar vendosën tritol pranë murit të banesës së tij në Kamëz.

    Në një intervistë për ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Mziu theksoi se ky sulm nuk ka lidhje me ndonjë konflikt personal, por është një veprim që ai e sheh si presion të drejtpërdrejtë ndaj opozitës dhe një mënyrë për të frikësuar qytetarët dhe figurat politike që guxojnë të denoncojnë qeverisjen aktuale.

    Deputeti Mziu shprehu se përplasjet politike dhe tentativat për intimidim janë bërë pjesë e përditshmërisë së tij gjatë fushatave dhe aktivitetit politik, por se fokusi i tij ka qenë gjithmonë tek qeverisja dhe jo individët. 

    Mziu deklaroi gjithashtu se nuk ka pasur asnjë konflikt personal me ndonjë individ dhe se lëvizjet e tij në të gjithë vendin janë gjithmonë pa shoqërues të sigurisë, duke treguar kështu se sulmi i fundit është një akt presioni politik dhe jo një pasojë e ndonjë mosmarrëveshjeje personale.

    Ai e konsideron këtë incident si një shembull të mënyrës sesi qeveria dhe pushteti qendror përpiqen të imponojnë frikë dhe të kontrollojnë çdo zë opozitar në Shqipëri.

    Xhelal Mziu:

    “Në fakt nuk është se e kam ndjerë vetë se jemi mësuar me këto përplasjet se e dimë edhe efektin e politikës, por në raport me familjen, por pse jo edhe komshinjtë të cilët realisht që të gjithë dolën jashtë dhe dukej si një vullkan në aspektin e shpërthimit dhe ishte vërtet e frikshme.

    Unë pothuajse sa herë që kam fushata, pothuajse është dhe fushatë intensive dhe gjithë beteja ime sa herë bëj fushatë ka një fokus, ka qeverisjen dhe jo individë.

    Absolutisht terreni që ne sot kemi ku qeveria është bërë një me krimin, i impulsion ato dhe ju krijon terrenin e nevojshëm duke i ndarë kush janë armiqtë e qeverisë dhe në këtë kontekst absolutisht unë e konsideroj një dorë të pastër të qeverisë që e ka përdorur këtë për të na trembur e joshur, për të na bërë që të mos merremi me qeverinë.

    Ajo se çfarë ndodhi me mua e quaj fiks se si kjo qeveri po sillet në raport me opozitën dhe i duhej për të bërë edhe një veprim të tillë.

    Ju e patë se çfarë thoshte Mane, thonte që Rama pastaj rilindja, ose po të shohësh sloganin që ta kishin në fushatë thoshte “me Edin dhe me PS” andej nga fundi, pra individin fillimisht.

    Në këtë kontekst ai tenton të bëjë piramidën e strukturës që ka vetëm një person në Shqipëri, nuk ka as parlament as qeveri as drejtësi, nuk ka asgjë – është vetëm një person dhe ky është Edi.

    E kam vrarë mendjen gjithë këto ditë por nuk po gjej asnjë argument qoftë edhe konflikti që unë mund të kem patur qoftë edhe verbal me asnjë person, është përdorur ky instrument për të presionuar opozitën siç bëjnë veprime të tilla ndaj ndonjë biznesi për t’ju dhënë shembull të tjerëve apo rrëshqitje në një vend tjetër pavarësisht se objekti është me leje.

    Kjo absolutisht është sjellje e bablokut ose atij që është vetëm një person dhe përfaqëson çdo zë e çdo institucion.

    Unë nuk kam asnjë konflikt, edhe kur iki në Dibër edhe në Tiranë nuk kam asnjë bodyguard, lëviz vetën si ditën si natën, në të gjithë Shqipërinë e në çdo njësi vendore të qarkut Dibër dhe nëse do kisha pasur konflikt do e kisha pasur një shoqërues.

    Kështu që unë realisht nuk kam asnjë konflikt me asnjë person e nuk kam asnjë argument për të thënë se kjo erdhi nga ky konflikt apo një tjetër”.

  • Rrezik bllokadash politike”/ Pasojat e rënies së qeverisë franceze mund të ndikojnë në BE dhe Ukrainë

    Rrezik bllokadash politike”/ Pasojat e rënies së qeverisë franceze mund të ndikojnë në BE dhe Ukrainë

    Pasojat e rënies së qeverisë së tretë franceze brenda 12 muajsh mund të ndikojnë edhe në BE dhe Ukrainë.
    Rrëzimi i qeverisë franceze pritet të shkaktojë shumë paqëndrueshmëri për Francën, ekonominë e dytë më të madhe të Bashkimit Evropian pas Gjermanisë. Këto vende quhen shpesh “motori i integrimit evropian”, prandaj Brukseli po i ndjek me interes zhvillimet në Paris.
    Eric Maurice, analist politikash pranë Qendrës së Politikave Evropiane, nuk pret që ndikimi të jetë aq i rëndë sa gjatë krizës së euros që filloi në vitin 2008. Megjithatë paqëndrueshmëria në Francë mund të ketë pasoja ekonomike për pjesën tjetër të BE-së – për shembull, për shkak të mungesës së investimeve ose të uljes së produktivitetit.
    Rrezik bllokadash politike
    Tani presidenti Macron do të detyrohet të gjejë sërish një pasues, të cilit do t’i duhet të punojë në të njëjtin mjedis të brishtë dhe të përballet me të njëjtat probleme buxhetore si edhe François Bayrou, që humbi votëbesimin në parlament, apo paraardhësit e tij. Asambleja Kombëtare e Francës ka 577 deputetë. Deputetët e ekstremit të djathtë dhe të majtë, të cilët para seancës së votëbesimit për kryeministrin Bayrou kishin thënë se do të votonin kundër qeverisë së ttij, kanë mbi 320 vende në Asamblenë Kombëtare, ndërsa centristët dhe aleatët konservatorë kanë 210 vende.
    Pasoja politike për BE-në
    Pra në rast se Franca do të përballet me bllokada politike, kjo do të kishte pasoja politike edhe për BE-në. Për shembull, pa një qeveri të re ka mundësi që Franca të mos pozicionohet qartë dhe të mos mbajë qëndrim brenda BE-së lidhur me çështje të tilla si migracionin, politikën bujqësore, tregtare apo industriale. Po ashtu nën një qeveri të re mund të ndryshojë edhe roli i Francës në BE.
    Në frontin e politikës së jashtme nuk pritet të ndryshojë asgjë, për shembull në lidhje me Ukrainën, për sa kohë që presidenti Macron mbetet në detyrë. Megjithatë politologu Maurice thotë se për Macronin do të jetë e vështirë që t’i përmbushë planet tij. Për shembull rritja e planifikuar e buxhetit të mbrojtjes do të jetë e vështirë, nëse nuk ka buxhet ose nëse miratimi i tij shtyhet./DW

  • Analiza e DW: Çfarë pasojash mund të ketë kriza qeveritare e Francës për BE-në?

    Analiza e DW: Çfarë pasojash mund të ketë kriza qeveritare e Francës për BE-në?

    Foto ilustruese

    FRANCË- Pasojat e rënies së qeverisë së tretë franceze brenda 12 muajsh mund të ndikojnë edhe në BE dhe Ukrainë.
    Rrëzimi i qeverisë franceze pritet të shkaktojë shumë paqëndrueshmëri për Francën, ekonominë e dytë më të madhe të Bashkimit Evropian pas Gjermanisë. Këto vende quhen shpesh “motori i integrimit evropian”, prandaj Brukseli po i ndjek me interes zhvillimet në Paris.
    Eric Maurice, analist politikash pranë Qendrës së Politikave Evropiane, nuk pret që ndikimi të jetë aq i rëndë sa gjatë krizës së euros që filloi në vitin 2008. Megjithatë paqëndrueshmëria në Francë mund të ketë pasoja ekonomike për pjesën tjetër të BE-së – për shembull, për shkak të mungesës së investimeve ose të uljes së produktivitetit.
    Rrezik bllokadash politike
    Tani presidenti Macron do të detyrohet të gjejë sërish një pasues, të cilit do t’i duhet të punojë në të njëjtin mjedis të brishtë dhe të përballet me të njëjtat probleme buxhetore si edhe François Bayrou, që humbi votëbesimin në parlament, apo paraardhësit e tij. Asambleja Kombëtare e Francës ka 577 deputetë. Deputetët e ekstremit të djathtë dhe të majtë, të cilët para seancës së votëbesimit për kryeministrin Bayrou kishin thënë se do të votonin kundër qeverisë së ttij, kanë mbi 320 vende në Asamblenë Kombëtare, ndërsa centristët dhe aleatët konservatorë kanë 210 vende.
    Pasoja politike për BE-në
    Pra në rast se Franca do të përballet me bllokada politike, kjo do të kishte pasoja politike edhe për BE-në. Për shembull, pa një qeveri të re ka mundësi që Franca të mos pozicionohet qartë dhe të mos mbajë qëndrim brenda BE-së lidhur me çështje të tilla si migracionin, politikën bujqësore, tregtare apo industriale. Po ashtu nën një qeveri të re mund të ndryshojë edhe roli i Francës në BE.
    Në frontin e politikës së jashtme nuk pritet të ndryshojë asgjë, për shembull në lidhje me Ukrainën, për sa kohë që presidenti Macron mbetet në detyrë. Megjithatë politologu Maurice thotë se për Macronin do të jetë e vështirë që t’i përmbushë planet tij. Për shembull rritja e planifikuar e buxhetit të mbrojtjes do të jetë e vështirë, nëse nuk ka buxhet ose nëse miratimi i tij shtyhet./DW

  • “Rrezik bllokadash politike…”, DW: Pasojat që mund të ketë kriza qeveritare e Francës për BE-në dhe Ukrainën

    “Rrezik bllokadash politike…”, DW: Pasojat që mund të ketë kriza qeveritare e Francës për BE-në dhe Ukrainën

    Pasojat e rënies së qeverisë së tretë franceze brenda 12 muajsh mund të ndikojnë edhe në BE dhe Ukrainë.
    Rrëzimi i qeverisë franceze pritet të shkaktojë shumë paqëndrueshmëri për Francën, ekonominë e dytë më të madhe të Bashkimit Evropian pas Gjermanisë. Këto vende quhen shpesh “motori i integrimit evropian”, prandaj Brukseli po i ndjek me interes zhvillimet në Paris.

    Eric Maurice, analist politikash pranë Qendrës së Politikave Evropiane, nuk pret që ndikimi të jetë aq i rëndë sa gjatë krizës së euros që filloi në vitin 2008. Megjithatë paqëndrueshmëria në Francë mund të ketë pasoja ekonomike për pjesën tjetër të BE-së – për shembull, për shkak të mungesës së investimeve ose të uljes së produktivitetit.
    Rrezik bllokadash politikeTani presidenti Macron do të detyrohet të gjejë sërish një pasues, të cilit do t’i duhet të punojë në të njëjtin mjedis të brishtë dhe të përballet me të njëjtat probleme buxhetore si edhe François Bayrou, që humbi votëbesimin në parlament, apo paraardhësit e tij. Asambleja Kombëtare e Francës ka 577 deputetë. Deputetët e ekstremit të djathtë dhe të majtë, të cilët para seancës së votëbesimit për kryeministrin Bayrou kishin thënë se do të votonin kundër qeverisë së ttij, kanë mbi 320 vende në Asamblenë Kombëtare, ndërsa centristët dhe aleatët konservatorë kanë 210 vende.
    Pasoja politike për BE-nëPra në rast se Franca do të përballet me bllokada politike, kjo do të kishte pasoja politike edhe për BE-në. Për shembull, pa një qeveri të re ka mundësi që Franca të mos pozicionohet qartë dhe të mos mbajë qëndrim brenda BE-së lidhur me çështje të tilla si migracionin, politikën bujqësore, tregtare apo industriale. Po ashtu nën një qeveri të re mund të ndryshojë edhe roli i Francës në BE.
    Në frontin e politikës së jashtme nuk pritet të ndryshojë asgjë, për shembull në lidhje me Ukrainën, për sa kohë që presidenti Macron mbetet në detyrë. Megjithatë politologu Maurice thotë se për Macronin do të jetë e vështirë që t’i përmbushë planet tij. Për shembull rritja e planifikuar e buxhetit të mbrojtjes do të jetë e vështirë, nëse nuk ka buxhet ose nëse miratimi i tij shtyhet. Nga DW

  • Analiza: Çfarë pasojash mund të ketë kriza qeveritare e Francës për BE-në?

    Analiza: Çfarë pasojash mund të ketë kriza qeveritare e Francës për BE-në?

    Pasojat e rënies së qeverisë së tretë franceze brenda 12 muajsh mund të ndikojnë edhe në BE dhe Ukrainë.

    Rrëzimi i qeverisë franceze pritet të shkaktojë shumë paqëndrueshmëri për Francën, ekonominë e dytë më të madhe të Bashkimit Evropian pas Gjermanisë. Këto vende quhen shpesh “motori i integrimit evropian”, prandaj Brukseli po i ndjek me interes zhvillimet në Paris.
    Eric Maurice, analist politikash pranë Qendrës së Politikave Evropiane, nuk pret që ndikimi të jetë aq i rëndë sa gjatë krizës së euros që filloi në vitin 2008. Megjithatë paqëndrueshmëria në Francë mund të ketë pasoja ekonomike për pjesën tjetër të BE-së – për shembull, për shkak të mungesës së investimeve ose të uljes së produktivitetit.
    Rrezik bllokadash politike
    Tani presidenti Macron do të detyrohet të gjejë sërish një pasues, të cilit do t’i duhet të punojë në të njëjtin mjedis të brishtë dhe të përballet me të njëjtat probleme buxhetore si edhe François Bayrou, që humbi votëbesimin në parlament, apo paraardhësit e tij. Asambleja Kombëtare e Francës ka 577 deputetë. Deputetët e ekstremit të djathtë dhe të majtë, të cilët para seancës së votëbesimit për kryeministrin Bayrou kishin thënë se do të votonin kundër qeverisë së ttij, kanë mbi 320 vende në Asamblenë Kombëtare, ndërsa centristët dhe aleatët konservatorë kanë 210 vende.
    Pasoja politike për BE-në
    Pra në rast se Franca do të përballet me bllokada politike, kjo do të kishte pasoja politike edhe për BE-në. Për shembull, pa një qeveri të re ka mundësi që Franca të mos pozicionohet qartë dhe të mos mbajë qëndrim brenda BE-së lidhur me çështje të tilla si migracionin, politikën bujqësore, tregtare apo industriale. Po ashtu nën një qeveri të re mund të ndryshojë edhe roli i Francës në BE.
    Në frontin e politikës së jashtme nuk pritet të ndryshojë asgjë, për shembull në lidhje me Ukrainën, për sa kohë që presidenti Macron mbetet në detyrë. Megjithatë politologu Maurice thotë se për Macronin do të jetë e vështirë që t’i përmbushë planet tij. Për shembull rritja e planifikuar e buxhetit të mbrojtjes do të jetë e vështirë, nëse nuk ka buxhet ose nëse miratimi i tij shtyhet./DW

    Top Channel

  • Shembull frymëzues nga Zall-Herri: Mehmet Kadiu, fermeri që ktheu pasionin në zhvillim rural

    Shembull frymëzues nga Zall-Herri: Mehmet Kadiu, fermeri që ktheu pasionin në zhvillim rural

    Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka ndarë me ndjekësit e saj një histori frymëzuese nga fshati Çerkezë në Zall-Herr, ku Mehmet Kadiu ka ndërtuar një model të qëndrueshëm të zhvillimit bujqësor, duke treguar se si pasioni, përkushtimi dhe mbështetja institucionale mund të kthehen në kapacitete reale për gjenerimin e ekonomisë rurale.]

    Në postimin e saj në rrjetet sociale, ministrja Denaj ka vlerësuar përkushtimin e Kadiut në mbarështimin e gjedhëve, duke theksuar se ai kujdeset me pasion për tufën e tij me rreth 22 lopë, një aktivitet që jo vetëm mbështet ekonominë e familjes së tij, por kontribuon edhe në zhvillimin lokal.
    “Qumështi i freskët dhe cilësor që prodhon çdo ditë shkon në baxhot e zonës, ku përpunohet dhe shndërrohet në produkte cilësore Made in Albania, duke rritur vlerën e produkteve shqiptare,” shkruan Denaj, duke nënvizuar rëndësinë e zinxhirit të prodhimit dhe përpunimit në rritjen e konkurrueshmërisë së bujqësisë vendase.
    Mehmet Kadiu është përfitues prej gjashtë vitesh i Skemës Kombëtare të Subvencioneve për mbarështimin e gjedhëve, një mbështetje që i ka mundësuar të zgjerojë dhe forcojë aktivitetin e tij blegtoral. Por ajo që e bën këtë histori edhe më të veçantë është fakti se pasioni për bujqësinë është trashëguar te dy djemtë e tij, të cilët janë kthyer nga Anglia për të punuar në vendlindje dhe për të vazhduar traditën familjare.

    Ky shembull tregon se investimi në bujqësi nuk është thjesht një çështje ekonomike, por një akt që lidh brezat, forcon komunitetin dhe rikthen besimin te potenciali i tokës shqiptare. Ministrja Denaj ka theksuar se mbështetja për fermerët si Mehmet Kadiu do të vijojë, si pjesë e vizionit për një bujqësi të qëndrueshme dhe konkurruese.
    AV/KJ

  • “Dhërmiu, jo me muzikë që çmend dynjanë dhe me ujërat e zeza në det”/ Rama merr si shembull Himarën: Plazh publik me shërbime

    “Dhërmiu, jo me muzikë që çmend dynjanë dhe me ujërat e zeza në det”/ Rama merr si shembull Himarën: Plazh publik me shërbime

    Edi Rama: Dhërmiu s’ka pse të ketë më subjekte që vijnë nga vende të tjera që çmendin dynjanë me muzikën dhe derdhin ujërat e zeza në det. Kryebashkiaku i Himarës e ka dhënë një shembull me çadrat e loguara të bashkisë dhe me një shërbim të pastër, pa salltanete, por pa asnjë stres.
    Plazhe si i Durrësit, Shëngjinit apo Velipojës janë të mëdha, nuk mund të jenë 100% të administruara nga bashkia, por duhet të vazhdojnë me praktikat më të mira, t’i përgjigjen asaj që qytetari paguan.
    Nuk mund të vendosësh çmime marramendëse për një shezlong vetëm se je ne Ksamil, në një parajsë të natyrës kur nuk ke asnjë kontribut për cilësinë e detit, bukurinë e natyrës. Jo të ofrosh shezlong ku rrezikon të të penetrojë gozhda e ndryshkur.
    Bashkia e Lezhës ka pasur një rol kyç për pastërtinë, ka dyfishuar forcat e pastrimit përmes operacionit të plazheve të pastra. Plazhi duhet të jetë në dispozicion të yt, jo të uzurpatorëve. Bashkitë duhet ta konsiderojnë seriozisht që në pjesën e lirë për publikun nuk mund të ketë vetëm rërë, por të ketë shërbim, si ai që ka ofruar Himara.

    Top Channel

  • Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, reagon shkolla: Shembull i shpirtit të pastër

    Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, reagon shkolla: Shembull i shpirtit të pastër

    Shkolla e Mesme e Bashkuar “Tafil Rexhepi”, ka reaguar për humbjen e jetës së 14-vjeçarit në Maliq të Korçës si pasojë e goditjeve të marra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, institucioni shkruan se viktima ishte një nxënës shembullor, larg mosmarrëveshjeve dhe me ëndrra.
    Në mesazhin prekës, thuhet po ashtu se banka ku ai ulej do të mbetet bosh, por kujtimet do të mbajnë gjithmonë dritën që ai u fali të gjithëve.
    Reagimi i plotë:
    “Lamtumirë, ylli ynë i ndritur Erald!
    Sot zemrat tona janë më të rënda se kurrë. Humbëm jo thjesht një nxënës, por një djalë të mrekullueshëm, plot ëndrra, buzëqeshje dhe mirësjellje. Ti ishe shembull i përkushtimit, i dashurisë për dijen dhe i shpirtit të pastër.
    Shkolla nuk do të jetë më e njëjta pa ty. Banka ku uleshe do të mbetet bosh, por kujtimet tona do të jenë gjithmonë plot me dritën që ti fale.
    Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur dhimbjen, por ti do të mbetesh përjetësisht në zemrat tona.
    🕊 U prehsh në paqe!
    Ti nuk u largove, por u bëre engjëlli më i bukur i Parajsës!
    Ngushëllime familjarëve! Jemi bashkë me ju në këtë dhimbje të madhe”.