Tag: shembja

  • Shembja në Qukës-Qafë Plloçë/ Kushtoi 260 milionë euro, por u dëmtua menjëherë, banorët të pasigurt në rrugën e re

    Shembja në Qukës-Qafë Plloçë/ Kushtoi 260 milionë euro, por u dëmtua menjëherë, banorët të pasigurt në rrugën e re

    Një masiv shkëmbor u shkëput përgjatë aksit Qukës–Qafëplloçë një ditë më parë, duke bllokuar plotësisht korsitë e lëvizjes dhe duke krijuar rrezik serioz për udhëtarët.

    Qarkullimi i mjeteve u devijua vetëm përmes bypass-it provizor të ndërtuar gati një javë më herët, pasi zona është konsideruar problematike për shkak të formacioneve të dobëta gjeologjike.
    Sipas njoftimit të ARRSH, shembja erdhi si pasojë e motit të keq, i cili shkaktoi çarje në skarpatë dhe rrëshqitje gurësh në trup të rrugës, konkretisht në kilometrin e 35 të saj. Një ditë pas ngjarjes, në terren vijojnë punimet për pastrimin dhe stabilizimin e plotë të segmentit, me qëllim rikthimin e qarkullimit normal ndërsa jashtë kamerës punonjësit pohojnë se rreziku i shembjes ishte konstatuar më herët ndaj edhe ishte ndërtuar bypassi.
    Megjithëse autoritetet kanë njoftuar se rruga është e kalueshme dhe nuk paraqet rrezik për drejtuesit e mjeteve, situata në terren tregon të kundërtën: lëvizja është ulur, ndërsa shumë udhëtarë zgjedhin të shmangin zonën për shkak të pasigurisë.   Banorët e zonës por edhe ata që kalojnë për të fituar kohë kërkojnë më shumë siguri
    Kjo situatë ngre sërish pikëpyetje për një nga projektet më të gjata dhe më të kushtueshme të infrastrukturës shqiptare. Për ndërtimin e kësaj rruge, që kap vlerën e afro 260 milionë dollarëve, qytetarët pritën plot 16 vite një pritje e gjatë që sot përballet me problematika serioze sigurie, vetëm pak kohë pas përfundimit të saj.

    Top Channel

  • Shembja masive e shkëmbinjve bllokon aksin Qukës-Qafë Pllocë/ Devijohet qarkullimi i automjeteve

    Shembja masive e shkëmbinjve bllokon aksin Qukës-Qafë Pllocë/ Devijohet qarkullimi i automjeteve

    Një tjetër shembje masive ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, ku një masiv dheu e gurë janë shkëputur nga skarpatat e rrugës dhe ka rënë në rrugë duke bërë bllokimin e saj. Kjo ka ardhur si pasojë e reshjeve të shumta të ditëve të fundit.

    Për shkak të rrezikut dhe për të garantuar sigurinë e përdoruesve të rrugës, qarkullimi i automjeteve është devijuar në një korsi të re, e cila ishte hapur disa ditë më parë, pasi pritej që një situatë e tillë të ndodhte.

    Nga ana e kompanisë ndërtuese është realizuar një bypass, i cili mundëson kalimin e mjeteve në të dy drejtimet, duke shmangur bllokimin total të qarkullimit në këtë segment problematik.

    Shembje të tilla janë përsëritur disa herë në këtë aks, veçanërisht në lotin e tretë, ndërsa kjo konsiderohet shembja e dytë masive në këtë segment rrugor. Sipas specialistëve, situata ishte e parashikueshme, pasi terreni ku është ndërtuar rruga paraqet paqëndrueshmëri të theksuar.

    Autoritetet dhe policia rrugore po monitorojnë situatën në terren dhe u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit në këtë zonë.

  • Bllokohet segmenti rrugor/ Reshjet e shiut, shembja masive dherash në Pukë – Fushë Arrëz

    Bllokohet segmenti rrugor/ Reshjet e shiut, shembja masive dherash në Pukë – Fushë Arrëz

    Që prej ditës së djeshme qarku i Shkodrës është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut.
    Për shkak të këtyre kushteve atmosferike një shembje masive e dherave ka bllokuar segmentin Pukë -Fushë Arrëz.
    Shembja ndodhi gjatë orëve të mesnatës pranë kroit të Zojës.

  • Si arrin ‘gjynahqari’ Vuçiç të manipulojë ndjekësit e tij dhe të besojnë teoritë konspirative

    Si arrin ‘gjynahqari’ Vuçiç të manipulojë ndjekësit e tij dhe të besojnë teoritë konspirative

    Teoria e konspiracionit se shembja e mbulesës në stacionin hekurudhor në Novi Sadi ishte rezultat i sabotimit me ndihmën e fuqive të huaja ka qenë e pranishme në tabloidët e regjimit dhe në deklaratat e udhëheqësve të qeverisë për gati një vit. Megjithatë, pas një paraqitjeje të çuditshme në TV Pink të dielën, më 5 tetor, presidenti serbAleksandar Vuçiqofroi një version të ngjarjeve që do të etiketohej si një dredhi politike e papërgjegjshme dhe e rrezikshme në disa sisteme politike më të rregullta.

    Me tonin e tij klasik pasiv-agresiv, ai vuri në dukje se politikani lokal i opozitës Misha Baçulov nga Novi Sadi ndoshta nuk ishte fajtor, por ai po ecte nëpër stacionin e trenit me dyshim dhe shqetësim disa orë para se të shembej.

    Ushtria e robotëve të qeverisë dhe tabloidët e regjimit reaguan menjëherë ndaj këtij rrëfimi, duke treguar një klip video të Baçulovit të lartpërmendur duke ecur pranë stacionit të trenit të Novi Sadit dhe duke parë telefonin e tij celular. Dhe sado absurde të tingëllojë një lidhje e tillë me shembjen e tendës, sondazhet e opinionit publik tregojnë se ajo gjen jehonë të mirë te elektorati i partisë së Vuçiqit.

    Sipas një sondazhi të fundit nga Mendimi i Ri Politik Serb (NSPM), deri në 40.4 përqind e votuesve në të partisë në pushtet besojnë se shembja e tendës ishte një “sabotim i orkestruar nga shërbimet e huaja”. Deklarata zyrtare nga Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Novi Sad se shembja më 1 nëntor 2024 nuk ishte rezultat i ndonjë sabotimi apo akti terrorist, nuk ndihmon në këtë rast. Presidenti i shtetit, në mënyrën e tij, ka lidhur kështu shërbimet e huaja dhe opozitën vendase, dhe për votuesit e tij ky tani është praktikisht versioni zyrtar i asaj ngjarjeje tragjike.

    Krijimi i panikut

    Është e qartë se Vuçiq po përpiqet të fshehë se kush është përgjegjës për shembjen në këtë mënyrë dhe “të përdorë këtë mashtrim për të fshehur nga publiku faktin se diçka e vlerësuar në 320 milionë euro është paguar katër herë më shumë”, tha për DW Zoran Gavriloviq, nga Byroja për Kërkime Sociale (BIRODI). Ai vlerëson se megjithatë po mbizotëron një lloj paniku brenda radhëve të qeverisë për shkak të përvjetorit të kësaj tragjedie, ku humbën jetën 16 persona. Tani po hartohet edhe një raport ku do të shihen detajet për ngjarjen, siç thuhet.

    Presidenti serb u ankua se nuk ishte i kënaqur që shërbimi sekret BIA nuk i dha atij regjistrime të protestave studentore, nuk ishte i kënaqur se një oficer policie përhapi gënjeshtra për një top sonik, se policia dhe zyra e prokurorit penguan punën në Shtabin e Përgjithshëm me familjen Trump, se kampet dhe ndasitë janë rezultat i disa forcave të panjohura në Serbi, ose se prokurorët nuk po i përgjigjen telefonit të tij.

    Vajtimet e Vuçiqit

    Drejtori i lajmeve në Nova TV, Slobodan Georgiev, i tha DW se “e gjithë paraqitja e Vuçiqitnë media ka qenë një vajtim, sepse ai nuk kontrollon realisht gjithçka dhe të gjithë në vend”.

    “Duket sikur ai nuk mund të kontrollojë çdo gjykatës, prokuror, agjent të BIA-s apo oficer policie – dhe kjo është shqetësuese. Kjo është një lloj surprize interesante, sepse ai duket se nuk është në gjendje të kuptojë se ka njerëz në Serbi që shkojnë në punët e tyre dhe përpiqen t’i bëjnë ato, pa pritur që Vuçiqi t’u thotë se çfarë të bëjnë. Duket se ai është mësuar t’u japë urdhra shovinistëve të partisë së tij me gojë dhe me telefon, dhe kjo është arsyeja pse tani është i befasuar që dikush nuk i përgjigjet në telefon”, thotë Georgiev.

    Ai shton se sheh një rrezik të madh në të gjithë këtë sjellje, sepse i duket sikur ky është një njoftim se “tani do të kalojnë tek ata njerëz që po përpiqen të bëjnë punën e tyre dhe që nuk janë drejtpërdrejt dhe çdo ditë nën kontrollin e tij. Ky është mesazhi ‘Erdha unë, pastaj shikoni si t’ja bëni’”, thekson Georgiev.

    Propaganda ruse në stilin serb

    Fakti që mbi 40 përqind e votuesve të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) besojnë se shembja në stacionin hekurudhor ishte një diversion i organizuar nga shërbimet e huaja nuk është një surprizë për Zoran Gavriloviqin, sepse “forcat e krahut të djathtë janë shumë më të prira t’u besojnë teorive të konspiracionit”:

    “Ekziston edhe një racionalizim midis votuesve të tyre, të cilët thjesht nuk duan të besojnë se ka ndonjë përgjegjësi të autoriteteve për rënien e tendës. Tani është më shumë çështje psikologjie, apo edhe psikopatologjie, sepse nuk ke ku t’i komunikosh informacione të caktuara asaj pjese të votuesve. Vuçiq e mbush atë hapësirë ​​me teori konspiracioni dhe duke e larguar vëmendjen nga pjesa e korruptuar e çështjeve që rrethojnë tendën e Novi Sadit”, thotë Gavriloviq për DW.

    “Mendoj se kjo përqindje duhet të jetë edhe më e lartë, duke marrë parasysh nivelin e propagandës ndaj të cilës janë të ekspozuar këta njerëz”, thotë Slobodan Georgiev.

    “Kjo është propagandë ruse në formën serbe, që synon t’i çmendë votuesit e tij. Besoj se ka njerëz në Serbi që, nëse Vuçiq do të shfaqej dhe do të thoshte se sot është e mërkurë, jo e martë, do të thoshin po, sot është e mërkurë. Ky është krimi shoqëror që po kryen ky regjim, i cili vepron në këtë mënyrë radikale, duke besuar se në politikë gjithçka lejohet dhe se gjithçka është e mundur. Sigurisht që është e mundur, por siç e shohim, kjo ka pasoja dramatike për shoqërinë në Serb”, përfundon Slobodan Georgiev për DW.

  • DW/ Çfarë e habiti kaq shumë Vuçiçin?

    DW/ Çfarë e habiti kaq shumë Vuçiçin?

  • Shembja e shkollës islame në Indonezi/ Konfirmohen 67 viktima, shumica djem adoleshentë

    Shembja e shkollës islame në Indonezi/ Konfirmohen 67 viktima, shumica djem adoleshentë

    Autoritetet indoneziane kanë përfunduar operacionet e kërkimit në rrënojat e një shkolle islame që u shemb javën e kaluar në provincën Java Lindore, pas nxjerrjes së mbi 60 trupave nga rrënojat.

    Ngjarja tragjike ndodhi në qytetin Sidoarjo, ku shembja e strukturës së shkollës “Al Khoziny” gjatë lutjeve të pasdites la dhjetëra viktima, shumica djem adoleshentë. Shkaku kryesor i katastrofës mendohet të ketë qenë dobësia e themeleve dhe ndërtimi pa leje i dy kateve shtesë mbi objektin ekzistues.
    Sipas Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive, janë konfirmuar 67 persona të vdekur dhe janë gjetur tetë pjesë trupash që ende po identifikohen nga policia. Ndërkohë, 104 persona janë shpëtuar. “Operacionet për shembjen e ndërtesës ‘Al Khoziny’ janë zyrtarisht të mbyllura,” deklaroi kreu i ekipit të kërkim-shpëtimit, Mohammad Syafii.
    Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit përdorën ekskavatorë dhe vinça për të hequr betonin, ndërsa kërkonin për të mbijetuarit nën rrënoja. Drejtori i operacioneve, Yudhi Bramantyo, tha se zona është pastruar plotësisht dhe se është “shumë e pamundur” të gjenden më shumë trupa.
    Sipas Ministrisë së Punëve Publike, nga mbi 42 mijë shkolla islame të tilla (të njohura si *pesantren*) në Indonezi, vetëm rreth 50 kanë leje ndërtimi të rregullt. Shembja e “Al Khoziny” ka shkaktuar zemërim të gjerë në vend, duke hapur debate mbi ndërtimet e paligjshme dhe neglizhencën institucionale.
    Kujdestari i shkollës, kleriku Abdus Salam Mujib, kërkoi falje publike pas ngjarjes, duke e quajtur tragjedinë “vullnet të Zotit” dhe duke i bërë thirrje komunitetit për durim dhe besim.

    Top Channel

  • Shembja e shkollës islame në Indonezi, shkon në 45 numri i viktimave, 26 të zhdukur

    Shembja e shkollës islame në Indonezi, shkon në 45 numri i viktimave, 26 të zhdukur

    Numri i të vdekurve nga shembja e një shkolle me konvikt në Indonezi është rritur në 45, konfirmuan punonjësit e shpëtimit këtë të diel, ndërsa operacionet për gjetjen e të mbijetuarve vazhdojnë.

    Deri më tani, 104 persona janë shpëtuar nga rrënojat, ndërsa të paktën 26 të tjerë konsiderohen të zhdukur.
    Më herët gjatë ditës, autoritetet kishin raportuar 37 të vdekur, por shifrat janë rritur pas nxjerrjes së trupave të tjerë nga rrënojat.
    Ngjarja ndodhi të hënën në një shkollë islame shumëkatëshe me konvikt, e vendosur në Sinduarjo, pranë qytetit të madh të Surabayas, në pjesën lindore të ishullit. Ndërtesa u shemb papritur në momentin kur nxënësit ishin mbledhur për lutjet e pasdites.
    Operacionet e kërkim-shpëtimit pritet të zgjasin për rreth një javë, siç është praktikë e zakonshme në Indonezi. Megjithatë, autoritetet kanë deklaruar se misioni do të zgjasë më shumë nëse ka indikacione për gjetjen e viktimave të tjera.

    Top Channel

  • Shembja e ndërtesave pa leje, Rama: Puna për mbrojtjen e vendit nga abuzuesit vazhdon!

    Shembja e ndërtesave pa leje, Rama: Puna për mbrojtjen e vendit nga abuzuesit vazhdon!

    Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar lidhur me aksionet e ndërmarra për mbrojtjen e territorit nga abuzuesit.

    Rama thekson se puna nuk ndalet vetëm në një zonë, por po vijon në të gjithë Shqipërinë. Ai ka ndarë pamje nga shembja e resortit në Kepin e Rodonit që u ndërtua pa leje nga ish-kreu i IMT Durrës.Lexo edhe :Related Posts
    “Ca zëra në nisje të kësaj kthese të re thoshin “po pse Thethi e jo Jugu, po pse ashtu e jo kështu”, ndërkohë puna për mbrojtjen e vendit nga abuzuesit vazhdon në Veri, Jug dhe Shqipërinë e Mesme, ku konkretisht në Durrës është vendosur rendi ligjor mbi një territor të marrë peng nga një abuzues, i cili është ndaluar nga Policia e Shtetit e i është dorëzuar drejtësisë edhe si ish-drejtues i inspektorëve të Durrësit”, shkruan Rama.

    /vizionplus.tv 

  • IKMT “zbarkon” në Dhërmi, shemb objektin që doli jashtë lejes së ndërtimit

    IKMT “zbarkon” në Dhërmi, shemb objektin që doli jashtë lejes së ndërtimit

    Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka zbarkuar mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Drimadhës në Dhërmi.

    Vizion Plus mëson se në fokus është shembja e një objekti me konstruksion metalik.
    Objekti, sipas IKMT, ka dalë jashtë lejes së ndërtimit, ndërsa është në pronësi të Helidon Gjikokës.

    Shembja e objektit do të kryhet me mjetet e IKMT-së dhe jo me shpërthim të kontrolluar.
    /vizionplus.tv

  • Shembja e banesave në Vlorë, kundërshtojnë banorët: Duam vlerësim me çmimin e tregut!

    Shembja e banesave në Vlorë, kundërshtojnë banorët: Duam vlerësim me çmimin e tregut!

    Ka nisur sot shembja e disa banesave në lagjen “1 Maji” në Vlorë. Banorët nuk kanë pranuar të dalin nga shtëpitë e tyre, duke hyrë në konflikt me forcat e Policisë dhe punonjësit e IMT-së e IKMT-së.
    Situata është paraqitur e tensionuar, ndërsa banorët pretendojnë se nuk janë dëmshpërblyer siç duhet dhe kundërshtojnë prishjen. 12 banesa janë shembur më herët, ndërsa në fazën aktuale pritet të prishen edhe 26 të tjera.
    Arsyeja: hapja e rrugës që do të lidhë Transballkaniken me Portin e Jahteve. Banorët me dokumentacion do të dëmshpërblehen për çdo metër katror, ndërsa ata pa hipotekë do të marrin bonus qiraje nga bashkia.
    Një pjesë kanë marrë vetëm 26 milionë lekë, ndërsa disa të tjerë nuk përfitojnë pasi nuk kanë certifikatë banese, duke mbetur në qiell të hapur.
    “Ne shtëpitë me dokumenta, këta na i prishin. Na kanë dhënë ca lekë, nuk blejmë dot shtëpitë. Huk dimë ku të vemë. Nga shtëpitë nuk dalim derisa të rrisin çmimin dhe atëherë dalim nga shtëpia. Çfarë qeverie e shteti është ky? Jemi të pambrojtur. Shtëpitë me dokumenta dhe i prishin pa marrë lekët. Na kanë hedhur një pjesë të lekëve. 26 mln lekë kanë hedhur, kam kërkyuar çmimin e tregut”, u shpreh një banor.