Tag: shemb

  • Shembet ura, 7 viktima në Rusi! Kamionët bien mbi një tren pasagjerësh, 31 të plagosur në kufi me Ukrainën

    Shembet ura, 7 viktima në Rusi! Kamionët bien mbi një tren pasagjerësh, 31 të plagosur në kufi me Ukrainën

    Të paktën shtatë persona kanë vdekur pasi një urë u shemb mbi shinat hekurudhore në Rusi pranë kufirit me Ukrainën, sipas shërbimeve të emergjencës.

    Disa kamionë të rëndë u rrëzuan në Bryansk mbi një tren pasagjerësh i cili ishte në lëvizje, duke lënë gjithashtu 31 persona të plagosur, shkruan BBC.
    Ministria Ruse e Emergjencave tha se njësitë e zjarrfikësve dhe shpëtimit po përpiqeshin të gjenin njerëzit që kishin udhëtuar në tren.
    Në një deklaratë të postuar në Telegram, Hekurudha e Moskës pretendoi se ura ishte shembur “si rezultat i ndërhyrjes së paligjshme në operacionet e transportit”.
    Ndërsa të dielën në mëngjes, një urë tjetër u shemb përgjatë autostradës në rajonin e Kurskut, sipas guvernatorit lokal. Një tren mallrash po udhëtonte mbi urë dhe për shkak dëmtimeve të shinave nga bombardimet një pjesë e trenit kishte rënë poshtë në rrugë.
    Treni u përfshi nga flakët dhe një nga drejtuesit e tij pësoi lëndime të rënda në këmbë. Fotografitë në internet nga incidenti i parë në Bryansk treguan vagonë të dëmtuar dhe pasagjerë që ndihmonin njëri-tjetrin të dilnin nga rrënojat.

    Top Channel

  • Shembet çatia e një klubi nate, 98 viktima në Republikën Domenikane

    Shembet çatia e një klubi nate, 98 viktima në Republikën Domenikane

    Të paktën 98 persona janë vrarë dhe më shumë se 150 janë plagosur, pasi një çati u shemb në një klub nate në kryeqytetin e Republikës Domenikane, Santo Domingo.Sipas autoriteteve vendase mësohet se ngjarja ndodhi në orët e para të së martës në një koncert të këngëtarit të njohur të merengues Rubby Pérez në klubin e natës Jet Set.
    Të paktën 300 persona ndodheshin brenda klubit të natës Jet Set, në kryeqytetin e Santo Domingos, kur çatia u shemb. Ende nuk dihet shkaku i shembjes.Ndërkohë operacionet e kërkimit vijojnë për të nxjerrë gjallë sa më shumë pjesëmarrës në këtë lokal, por frika se numri i viktimave mund të shtohet mbetet e madhe.

  • Thellohet bilanci i viktimave/ U shemb çatia e klubit të natës, 27 të vdekur dhe mbi 150 të plagosur

    Thellohet bilanci i viktimave/ U shemb çatia e klubit të natës, 27 të vdekur dhe mbi 150 të plagosur

    Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 150 të tjerë janë plagosur nga shembja e çatisë së një klubi nate në Santo Domenigo, në Republikën Dominikane.

    Çatia e klubit të natës Jet Set u shemb teksa në skenë po përforconte këngëtarja Rubby Perez, e cila mbeti e plagosur.

    Lajmi u bë i ditur nga drejtori i Qendrës së Operacioneve Emergjente, Juan Manuel Mendez. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur drejtori i urgjencës dhe ministrat e Mbrojtjes e Shëndetësisë.

    Deri më tani nuk shihet shkaku i ngjarjes së rëndë.

    Kjo tragjedi kujton ngjarjen në Kocan ku vdiqën 60 persona dhe u plagosën mbi 100 persona.

  • Moti i keq shemb godinën në Spanjën jugore, tre persona humbin jetën

    Moti i keq shemb godinën në Spanjën jugore, tre persona humbin jetën

    Tre persona kanë humbur jetën kur një godinë u shemb në Spanjën jugore, e shkaktuar nga stuhia Nuria e cila u shoqërua nga erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm, thanë shërbimet e shpëtimit.
    “Përplasja ndodhi pak pas orës 11:30 me orën lokale në një fermë në Coria del Rio , një komunitet prej 30,000 banorësh që ndodhet 15 kilometra larg Seviljes në Andaluzi” tha një zëdhënëse e shërbimeve të shpëtimit në një mesazh të postuar në mediat sociale.
    Sipas zëdhënëses, një banor ka njoftuar autoritetet duke shpjeguar se era ka “hequr çatinë” dhe ka dëmtuar muret e godinës. Me të mbërritur në vendngjarje, ekipet e shpëtimit zbuluan trupat e tre personave.
    “Burimet mjekësore kanë konfirmuar vdekjet, “tha qeveria rajonale e Andaluzisë në një njoftim për shtyp, duke cituar policinë se erërat goditën gjithashtu një shtyllë elektrike, me autoritetet që njoftuan kompaninë e energjisë.
    Ardhja e stuhisë Nuria, në brigjet e Spanjës dhe Portugalisë bëri sot Shërbimin Meteorologjik Spanjoll të shpallë alarmin për shumë rajone, përfshirë Andaluzinë për shkak të rrezikut të erërave të forta dhe reshjeve të dendura.
    Kjo është stuhia e pestë që godet Spanjën që nga fillimi i marsit, muaj në të cilin sasia e shiut të regjistruar është 2.5 herë më e lartë se nivelet normale për sezonin. Kjo seri e ngjarjeve ekstreme të motit ka bërë që gjithsej të paktën 10 persona të vdesin në aksidente.

  • Ju shemb shtëpia nga tërmeti i 2019-ës, 80-vjeçari nga Laçi ende pa “çati”:

    Ju shemb shtëpia nga tërmeti i 2019-ës, 80-vjeçari nga Laçi ende pa “çati”:

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona