Tag: shell

  • Dybala thyen rekorde. Reklama e tij bëhet “virale”, tejkalon 20 milionë shikime

    Dybala thyen rekorde. Reklama e tij bëhet “virale”, tejkalon 20 milionë shikime

    5 Shtator 2025

    12:51

    Alfred Lleshi

    Paulo Dybala, në pritje të rikthimit në stërvitje me Romën, është bërë “viral” falë një reklame që ka thyer rekordet e shikueshmërisë. “La Joya” është pjesë e fushatës “La Shell, la de todos” (“Shell, për të gjithë”), duke reklamuar stacionet e karburantit në fjalë.
    Pas figurave të njohura si Mirtha Legrand dhe Soledad Pastorutti, në këtë spot është Dybala që zgjedh “Shell” si vend pushimi dhe “rikarikimi”. Regjisorja Carolina Wood shpjegoi: “Rrëfejmë histori të vërteta që lidhen me njerëzit. Kjo bëri që mesazhi i Dybala të përcillej shpejt dhe me sukses”.
    Rezultati ka qenë i jashtëzakonshëm. Në vetëm dy javë, reklama është bërë “virale” duke arritur mbi 20 milionë shikime dhe u shndërruar në fenomen ndërkombëtar.
     

  • Rama i rikthehet mashtrimit me naftën e Shpiragut në prag të zgjedhjeve: “SHELL” po përpiqet të bëjë pazar!

    Rama i rikthehet mashtrimit me naftën e Shpiragut në prag të zgjedhjeve: “SHELL” po përpiqet të bëjë pazar!

    Në verën e vitit 2023, Edi Rama në krah të Belinda Ballukut, lajmëroi shqiptarët se gjigandi holandez SHELL kishte zbuluar naftë të cilësisë së lartë në Shpirag, dhe sipas tij, më pas Shqipëria do të bëhej një ndër vendet më të pasura.
    Por, kjo rezultoi vetëm një mashtrim, pasi mediat raportuan se testet paraprake të kompanisë në Shpirag rezultuan zhgënjyese dhe “SHELL” vendosi t’i ndërpriste kërkimet dhe të largohej me rreth 1.1 miliardë euro humbje nga Shqipëria.
    Por, teksa na ndajnë vetëm rreth dy javë nga zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Edi Rama i është rikthyer sërish kësaj historie. Gjatë një takimi në Fier me kompanitë energjetike në Shqipëri, Rama tha se “SHELL” nuk po e dorëzon, por po përpiqet që të bëjë pazar.
    “Patëm një moment optimizmi kur ishim në kushtet e pritshmërisë nga Shpiragu, cilësia është shumë e lartë, por vështirësia e nxjerrjes është shumë sfiduese, ende Shell s’po e dorëzon, po përpiqet në traditën më të mirë holandeze që të bëjë pazar për atë pjesë, kjo flet qartë që ka një vlerë të madhe, por do të duhet t’i referohemi një teknologjie më të sofistikuar, mbase do të jetë fati i atyre që të vijnë më vonë në moshën e shfrytëzimi të pasurive të Shqipërisë mbase do të vijnë më shpejt, këtu kemi aktorë të tjerë në fazë eksplorimi më të avancuar.”, u shpreh Rama sot.

  • Nafta në Shpirag, Rama: Kompania Shell po përpiqet që të bëjë pazar në traditën holandeze, kjo flet qartë se ka një vlerë të madhe

    Nafta në Shpirag, Rama: Kompania Shell po përpiqet që të bëjë pazar në traditën holandeze, kjo flet qartë se ka një vlerë të madhe

    Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Fier me kompanitë energjetike në Shqipëri tha se kompania Shell po përpiqet të bëjë pazar në lidhje me naftën e Shpiragut.

    Rama: Patëm një moment optimizmi kur ishim në kushtet e pritshmërisë nga Shpiragu, cilësia është shumë e lartë, por vështirësia e nxjerrjes është shumë sfiduese, ende Shell s’po e dorëzon, po përpiqet në traditën më të mirë holandeze që të bëjë pazar për atë pjesë, kjo flet qartë që ka një vlerë të madhe, por do të duhet t’i referohemi një teknologjie më të sofistikuar, mbase do të jetë fati i atyre që të vijnë më vonë në moshën e shfrytëzimi të pasurive të Shqipërisë mbase do të vijnë më shpejt, këtu kemi aktorë të tjerë në fazë eksplorimi më të avancuar.

    Top Channel

  • Bullgaria dhe Shell marrëveshje për kërkimin e naftës dhe gazit në Detin e Zi

    Bullgaria dhe Shell marrëveshje për kërkimin e naftës dhe gazit në Detin e Zi

    Ministri i Energjisë Zetso Stankov dhe Zëvendës Presidenti Ekzekutiv i Shell për Kërkimin, Strategjinë dhe Portofolin Eugene Okpere nënshkruan sot një kontratë për projektet e kërkimit të naftës dhe gazit në zonën ekskluzive ekonomike të Bullgarisë në Detin e Zi, në emër të divizionit të kërkimit dhe prodhimit të Shell.

    Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në godinën e kabinetit, në prani të kryeministrit Rosen Zhelyaskov.
    Kërkimet do të shtrihen në Bllokun 1-26 Han Tervel, duke mbuluar afërsisht një sipërfaqe prej 4,000 km katrore .
    Stankov tha se marrëveshja është jashtëzakonisht e rëndësishme. “Me nënshkrimin e tij, ne po hedhim një hap të rëndësishëm drejt zbulimit të potencialit të thellë të Detit të Zi për furnizime të ardhshme me gaz,” theksoi ai.
    Ky pritet të jetë “gazi më i lirë” që Bullgaria do të përdorë, pasi nuk do të përfshijë tarifa shtesë dhe vendi do të fitojë gjithashtu nga të drejtat e shfrytëzimit.
    Kryeministri Zhelyaskov vuri në dukje se projekti ka “rëndësi të madhe politike”, pasi e vendos Bullgarinë midis lojtarëve aktivë në rajon që eksplorojnë potencialin e paeksploruar të pellgut të Detit të Zi. Zhvillimi i vetë depozitave të vendit, tha ai, ka “potencial të madh”, ndërkohë që njeh kohën e nevojshme që rezultatet e prekshme të jenë të dukshme.
    Në mars, Stankov nënshkroi një dokument me OMV Offshore Bulgaria dhe NewMed Energy Balkan për të vazhduar eksplorimin në Bllokun 1-21 Khan Asparukh, i vendosur gjithashtu në detin e Zi të Bullgarisë.

    Top Channel