Tag: sheinbaum

  • Dëshmia e djalit të El Chapos mund të tronditë qeverinë meksikane

    Dëshmia e djalit të El Chapos mund të tronditë qeverinë meksikane

    Ovidio Guzmán López, djali i narkotrafikantit famëkeq Joaquín “El Chapo” Guzmán, ka pranuar fajësinë për akuza të shumta për trafik droge dhe drejtim të një organizate kriminale. Më shumë se një akt pendese, ky bashkëpunim me autoritetet amerikane mund të hapë “kutinë e Pandorës” dhe të zbulojë lidhjet mes Kartelit të Sinaloas dhe zyrtarëve të korruptuar meksikanë.
    Guzmán López, i njohur si një nga drejtuesit kryesorë të fraksionit “Los Chapitos” të Kartelit të Sinaloas, doli para një gjykate federale në Çikago, ku pranoi fajësinë për katër akuza kryesore. Sipas aktakuzës, ai dhe tre vëllezërit e tij morën drejtimin e kartelit pas arrestimit dhe ekstradimit të El Chapos në vitin 2019. Karteli, që konsiderohet si një ndër organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në botë, ka fituar qindra miliona dollarë nga prodhimi dhe shpërndarja e fentanilit në SHBA.
    Pas seancës gjyqësore, avokati i tij i njohur, Jeffrey Lichtman, sulmoi ashpër qeverinë meksikane, duke e akuzuar për bashkëpunim ose mosveprim ndaj krimeve të kartelit për më shumë se katër dekada. Ai kritikoi faktin që Ismael “El Mayo” Zambada, bashkëthemelues i Kartelit të Sinaloas, nuk ishte arrestuar asnjëherë, deri sa një nga djemtë e El Chapos thuhet se e bindi të dorëzohej në kufirin me SHBA.
    Presidentja e re e Meksikës, Claudia Sheinbaum, reagoi duke paditur për shpifje avokatin Lichtman, duke deklaruar: “Nuk do të zhvilloj një dialog me avokatin e një trafikanti droge”. Por Lufta e fjalëve nuk ndaloi këtu. Në një postim në rrjetin X, Lichtman tha se Sheinbaum sillet më shumë si “zyra e marrëdhënieve me publikun e një organizate kriminale sesa si një lidere e ndershme”.
    Megjithatë, ish-zyrtari i lartë i DEA-s amerikane, Ray Donovan, e sheh situatën ndryshe. Ai e përshkroi bashkëpunimin e Ovidio Guzmánit si një mundësi historike për Meksikën që të rindërtojë institucionet e saj dhe të përballet me korrupsionin e rrënjosur në sistem. Sipas tij, Sheinbaum ka kapacitetin dhe integritetin për ta udhëhequr këtë reformim dhe për ta forcuar partneritetin me SHBA.
    Një element kyç në këtë histori është edhe fakti që vendimi i Ovidios për të bashkëpunuar erdhi vetëm pak muaj pasi 17 anëtarë të familjes së tij, përfshirë nënën, motrën, gruan dhe fëmijët, kaluan kufirin në SHBA nën mbrojtjen e autoriteteve federale. Sipas Donovanit, këto lëvizje strategjike nga “Los Chapitos” u dhanë atyre një mundësi për të negociuar dhe mbijetuar politikisht e ekonomikisht në kontekstin e ri.
    Ndërsa e ardhmja e kartelit mbetet e paqartë, një gjë është e sigurt: dëshmia e Ovidio Guzmán mund të zbulojë emra të mëdhenj dhe të vendosë në shënjestër politikanë e zyrtarë të lartë në Meksikë. Nëse Claudia Sheinbaum do të arrijë ta kthejë këtë krizë në një moment historik të reformës, mbetet për t’u parë. Por beteja mes ligjit, korrupsionit dhe fuqisë së kartelit sapo ka hyrë në një fazë të re dhe të rrezikshme.

  • Meksika kërcënon me padi Elon Musk, presidentja Sheinbaum: Lëshimi i raketave kozmike po shkaktojnë ndotje të mëdha

    Meksika kërcënon me padi Elon Musk, presidentja Sheinbaum: Lëshimi i raketave kozmike po shkaktojnë ndotje të mëdha

    Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum kërcënoi se do të ndërmarrë veprime ligjore për mbeturinat dhe ndotjen e shkaktuar nga lëshimet e raketave SpaceX të miliarderit, Elon Musk në SHBA, përtej kufirit.

    Qeveria meksikane po shqyrton se cilat ligje ndërkombëtare janë shkelur në mënyrë që të vazhdojë me ankesat e nevojshme sepse ka vërtet shumë ndotje, tha Sheinbaum gjatë konferencës së saj për shtyp.
    Javën e kaluar, një raketë SpaceX Starship shpërtheu në platformën e lëshimit gjatë procesit të lëshimit në objektin e programit hapësinor të Elon Musk në Teksas, pranë kufirit meksikan.
    Videoja e shpërthimit tregon raketën, e cila është rreth 40 kate e lartë, më e fuqishme ndonjëherë, duke u ndezur dhe duke u shndërruar në një top zjarri gjigant.
    Autoritetet meksikane po vlerësojnë ndikimin mjedisor të lëshimeve të raketave në shtetin verilindor të Tamaulipas, i cili kufizohet me Teksasin, tha presidenti meksikan.
    Grupet mjedisore ngritën një padi në vitin 2023 kundër autoriteteve amerikane, duke i akuzuar ato se nuk kanë vlerësuar siç duhet ndikimin e këtyre lëshimeve, ndërsa baza hapësinore e SpaceX në Teksas ndodhet afër në zona të mbrojtura natyrore.
    Pavarësisht kritikave, Autoriteti i Aviacionit Civil të SHBA-së, FAA, dha dritën jeshile në fillim të majit për të rritur frekuencën e lëshimeve të Starship nga 5 në 25 fluturime në vit.
    Një padi do të shënonte një betejë të re ligjore midis Meksikës dhe një kompanie të madhe amerikane.
    Në maj, administrata Sheinbaum njoftoi padi kundër Google për ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës për përdoruesit e Google Maps në SHBA, duke miratuar një vendim nga Donald Trump.

    Top Channel

  • Meksika ‘kërcënon’ SHBA, presidentja Sheinbaum: Javën e ardhshme do të shpallim masat ndaj tarifave të Trump

    Meksika ‘kërcënon’ SHBA, presidentja Sheinbaum: Javën e ardhshme do të shpallim masat ndaj tarifave të Trump

    Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum thotë se do të njoftojë masa të reja në përgjigje të tarifave më të larta të çelikut dhe aluminit të SHBA-së nëse nuk arrihet një marrëveshje.

    Sheinbaum thotë se tarifat e presidentit amerikan, Donald Trump, janë “të padrejta” dhe përgjigja e Meksikës nuk do të jetë “sy për sy”.
    Masat do të shpallen javën e ardhshme, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
    Më parë, ju sollëm komentet e ministrit të ekonomisë së Meksikës, Marcelo Ebrard, i cili tha se Meksika do të kërkonte një përjashtim nga tarifa më e lartë .

    Top Channel

  • ‘Sovraniteti i Meksikës nuk është në shitje’, Sheinbaum refuzon ofertën e Trump: Trupat amerikane nuk janë të mirëpritura

    ‘Sovraniteti i Meksikës nuk është në shitje’, Sheinbaum refuzon ofertën e Trump: Trupat amerikane nuk janë të mirëpritura

    Claudia Sheinbaum zbuloi në një fjalim se e kishte refuzuar ofertën e homologut të saj amerikan, Donald Trump, për të dërguar trupa amerikane në Meksikë për të luftuar kartelet e drogës.

    Në një aktivitet publik, Sheinbaum iu referua raporteve të Wall Street Journal që thoshin se presidenti amerikan i kishte bërë presion asaj për të bindur qeverinë meksikane të pranonte praninë e trupave amerikane në territorin meksikan.
    “Kjo është e vërtetë (…) por jo siç thonë ata”, tha presidentja e majtë meksikane, duke shpjeguar se gjatë një bisede telefonike, Trump e pyeti se si mund të ndihmonte në luftën kundër krimit të organizuar dhe i ofroi të dërgonte trupa.
    “I thashë: ‘Jo, President Trump, territori (meksikan) është i paprekshëm, sovraniteti është i paprekshëm, sovraniteti nuk është në shitje (…), ne kurrë nuk do ta pranojmë praninë e ushtrisë amerikane në territorin tonë’”, theksoi ajo. U ofrua vetëm bashkëpunim dhe shkëmbim informacioni midis autoriteteve të të dy vendeve.
    Presidentja meksikane, megjithatë, i bëri thirrje Trumpit t’i japë fund tregtisë së armëve me bandat kriminale, një nga shkaqet e një vale dhune që ka zgjatur pothuajse dy dekada dhe ka marrë jetën e më shumë se 450,000 njerëzve.
    “Dje (e premte), presidenti (amerikan) urdhëroi që të merren të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar hyrjen e armëve në vendin tonë nga Shtetet e Bashkuara”, theksoi ajo.

    Top Channel

  • Meksika do të dërgojë një sasi uji në SHBA, për të furnizuar fermerët në Teksas

    Meksika do të dërgojë një sasi uji në SHBA, për të furnizuar fermerët në Teksas

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kërcënoi se do të godiste Meksikën me sanksione dhe tarifa, pasi akuzoi kombin e Amerikës Latine për shkeljen e një traktati të ujit dhe “vjedhjen e ujit nga fermerët e Teksasit”.Sipas mediave të huaja, duke folur në një konferencë për shtyp, presidentja meksikane Claudia Sheinbaum thotë se vendi i saj do të nisë një dërgesë të menjëhershme të ujit për fermerët në Teksas, megjithëse ajo nuk specifikoi se sa dhe tha se kjo do të varet nga disponueshmëria.
    Meksika po kërkon mënyra alternative për të respektuar traktatin 81-vjeçar me SHBA-në, thotë ajo, duke shtuar se një marrëveshje do të arrihet në ditët në vijim.Vendi ka qenë duke luftuar për të vazhduar me furnizimet e tij me ujë, për shkak të një thatësire trevjeçare, tha Sheinbaum më herët të premten.

  • Tarifat e Trump ndaj Meksikës, Sheinbaum: Preferojmë të vazhdojmë bisedimet, por…

    Tarifat e Trump ndaj Meksikës, Sheinbaum: Preferojmë të vazhdojmë bisedimet, por…

    Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum tha të martën se qeveria e saj do të donte të shmangte vendosjen e tarifave reciproke ndaj SHBA-së pas planeve tarifore të presidentit amerikan, Donald Trump, por shtoi se nuk mund tw përjashtohen plotësisht.

    Trump ka thënë se qeveritë e huaja do të duhet të paguajnë “shumë para” për të hequr tarifat.
    Sheinbaum tha në një konferencë për shtyp në mëngjes se ministri i Ekonomisë, Marcelo Embraer do të vazhdojë negociatat me zyrtarët amerikanë në Uashington.
    “Për aq sa është e mundur, ne do të dëshironim të shmangnim tarifat reciproke,  nuk do t’i përjashtojmë, por preferojmë të vazhdojmë bisedimet”.

    Top Channel

  • Tarifat e Trump ndaj Meksikës, Sheinbaum: Preferojmë të vazhdojmë bisedimet por…

    Tarifat e Trump ndaj Meksikës, Sheinbaum: Preferojmë të vazhdojmë bisedimet por…

    Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum tha të martën se qeveria e saj do të donte të shmangte vendosjen e tarifave reciproke ndaj SHBA-së pas planeve tarifore të presidentit amerikan, Donald Trump, por shtoi se nuk mund tw përjashtohen plotësisht.

    Trump ka thënë se qeveritë e huaja do të duhet të paguajnë “shumë para” për të hequr tarifat.
    Sheinbaum tha në një konferencë për shtyp në mëngjes se ministri i Ekonomisë, Marcelo Embraer do të vazhdojë negociatat me zyrtarët amerikanë në Uashington.
    “Për aq sa është e mundur, ne do të dëshironim të shmangnim tarifat reciproke,  nuk do t’i përjashtojmë, por preferojmë të vazhdojmë bisedimet”.

    Top Channel

  • Meksika nuk do iu përgjigjet menjëherë tarifave të Trump, Sheinbaum: Do kemi një program gjithëpërfshirës

    Meksika nuk do iu përgjigjet menjëherë tarifave të Trump, Sheinbaum: Do kemi një program gjithëpërfshirës

    Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum tha se do të zbulojë një plan të gjerë ekonomik të enjten në përgjigje të tarifave të reja gjithëpërfshirëse të presidentit amerikan, Donald Trump, por nuk dha shumë detaje.

    “Ajo që ne do të shpallim, është një program gjithëpërfshirës. Nuk është një çështje që nëse na vendosni tarifa edhe ne do të vendosim tarifa. Interesi ynë është forcimi i ekonomisë meksikane, duke përfshirë industrinë e automobilave”, tha Sheinbaum.
    Ajo vuri në dukje përpjekjet e bëra nga ish-presidentja braziliane, Dilma Rousseff për të forcuar industrinë e automobilave të vendit të saj dhe tha se kjo është diçka që administrata e saj po studion.
    “Problemi është se ne po importojmë shumë automjete. Nëse duam të forcojmë industrinë e automobilave … duhet të sigurohemi që makinat që blihen në Meksikë janë prodhuar në Meksikë”, shtoi presidentja meksikane.
    “Programi që do të prezantojmë nesër nuk lidhet vetëm me tarifat që SHBA mund të vendosë”, përfundoi ajo.

    Top Channel