Tag: sheholli

  • 30 ditë paraburgim për “spiunin” e Serbisë, prokuroria: Sheholli informoi BIA-n për sekretet e Kosovës

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë masën e paraburgimit me 30 ditë për Fatmir Shehollin, që akuzohet se ka kryer veprën penale të spiunazhit. 
    “Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, sepse nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i arratisjes”, theksohet në vendim, ndërsa Gjykata shton se “vepra penale e cila i ngarkohet të pandehurit F.SH. bën pjesë në kuadër të kapitullit të veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, e cila veçanërisht rrezikon institucionet dhe funksionimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”. 
    Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se Sheholli, i kishte dhënë Shërbimit të Inteligjencës Serbe (BIA) informacione për gjendjen dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës. 
     

  • Lihet në burg analisti Fatmir Sheholli, akuzohet se spiunonte për llogari të Serbisë

    Lihet në burg analisti Fatmir Sheholli, akuzohet se spiunonte për llogari të Serbisë

    Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj analistit Fatmir Sheholli, i cili akuzohet për veprën penale të spiunazhit në favor të Shërbimit Informativ Serb (BIA).
    Lajmi u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi, e cila bëri të ditur se masa u caktua pas seancës dëgjimore të mbajtur këtë të premte, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës.
    “Po, ndaj të njëjtit është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh”, tha Gashi.
    Sheholli u arrestua të enjten nën dyshimet se ishte rekrutuar nga Shërbimi Informativ Serb dhe se vepronte nën urdhrat e zyrtarit të BIA-s, Bojan Dimiç.
    Sipas dosjes së Prokurorisë, Sheholli dyshohet se ka mbledhur dhe transmetuar te BIA informacione në lidhje me pronat e supozuara të pushtuara të komunitetit serb në Kosovë, përmes komunikimeve të ndryshme telefonike.
    Gjithashtu, sipas Betimit për Drejtësi, Prokuroria thekson se më 26 shtator 2025, në Mitrovicën e Veriut, Sheholli ka marrë materiale audio dhe transkripte të bisedave të zyrtarëve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, të cilat dyshohet se janë komprometuese. Po ashtu, ai dyshohet se ka pranuar edhe një shumë të hollash si shpërblim për publikimin e tyre në media online.
    Prokuroria pretendon se, me këto veprime, Fatmir Sheholli ka vepruar me qëllim dhe vetëdije në ndihmë të BIA-s, duke zbatuar udhëzimet e tyre, dhe kështu ka cenuar sigurinë dhe rendin juridik të Republikës së Kosovës, si dhe integritetin e institucioneve dhe qytetarëve të saj.

  • Nën akuzën e spinazhit, Fatmir Sheholli në paraburgim për 30 ditë

    Nën akuzën e spinazhit, Fatmir Sheholli në paraburgim për 30 ditë

    KOSOVË-Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Fatmir Shehollin, të dyshuar për spiunazh kundër shtetit. Gjatë ditës, në Themelore u mbajt seanca dëgjimore ndaj Shehollit, pasi paraprakisht Prokuroria Speciale e Kosovës kërkoi që ai të dërgohet në paraburgim derisa autoritetet të kryejnë hetime ndaj tij.
    Sheholli u arrestua të enjten në rrethin e Prishtinës pas hetimeve disamujore kundër tij. Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, tha të enjten, pas arrestimit, se Sheholli ka pasur “hapësira të pakufizuara” në mediat e Kosovës, dhe se ai ka “bashkëpunuar me aktorë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj”.
    Prokuroria deri tani nuk ka dhënë hollësi për atë se për kë dyshohet të ketë spiunuar Sheholli, por Sveçla la të kuptohej se ai mund të ketë spiunuar për Serbinë.
    “Mbesim të përkushtuar të mbrojmë vendin tonë nga të gjitha qarqet që nuk hezitojnë ta rrezikojnë atë për çfarëdo përfitimi të tyre. Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar. Kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm”, shkroi Sveçla në Facebook.
    Policia e Kosovës kreu bastisje në vendbanimin e të dyshuarit të enjten. Së voni, autoritetet në Kosovë kanë arrestuar, akuzuar e gjykuar serbë e shqiptarë nën dyshimet se po spiunonin për shërbimet e inteligjencës së Serbisë.
    Në qershor, gjykata në Prishtinë e dënoi Aleksandar Vllajiçin me pesë vjet burgim, pasi ai u deklarua fajtor për akuzat se ishte përfshirë në spiunazh si anëtar i Agjencisë serbe të Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA). Dy të dyshuar të tjerë, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, po gjykohen për spiunazh për Serbinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
    Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat se kishin dhënë informacione tek BIA serbe për disa institucione të sigurisë në Kosovë, për UÇK-në dhe masakrën e Reçakut. Në një rast tjetër po gjykohet edhe serbja Jellena Gjukanoviçit, e cila akuzohet për spiunazh për inteligjencën serbe. Ajo e ka mohuar fajësinë.
    Në Kosovë, spiunazhi përkufizohet si aktivitetet sekret i mbledhjes, transmetimit ose shpërndarjes së informacionit të ndjeshëm në një shtet, organizatë ose grup tjetër. Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me të paktën pesë vjet burgim, nëse i dyshuari shpallet fajtor.
    Ekspertët kanë thënë se spiunazhi është kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës dhe arrestimet e fundit vetëm sa nxjerrin në pah rrezikun e vazhdueshëm. Sipas tyre, ky aktivitet jo vetëm që destabilizon vendin brendapërbrenda, por dëmton edhe pozitën e tij ndërkombëtare. Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Burim Ramadani, e konsideron spiunazhin si një prej kërcënimeve kryesore të sigurisë kombëtare në vend./REL

  • “Miku im i madh, Radoiçiç”/ U arrestua për spiunazh, zbardhen audio-përgjimet e analistit Fatmir Sheholli me Listën Serbe

    “Miku im i madh, Radoiçiç”/ U arrestua për spiunazh, zbardhen audio-përgjimet e analistit Fatmir Sheholli me Listën Serbe

    Sot është publikuar një audioincizim në të cilin është i përfshirë Fatmir Sheholli, i arrestuar nën dyshimet për spiunazh. 
    Në incizim e publikuar nga Radio Televizioni dëgjohet Sheholli duke biseduar me dy persona – një grua dhe një burrë, të cilëve u tregon për lidhjet e tij me Listën Serbe dhe me terroristin Milan Radoiçiç. 
    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi të enjten se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë arrestuar Fatmir Sheholli, nën dyshimet për veprën penale “Spiunazh”. 
    Gjithashtu, gjatë së enjtes njësitë relevante të Policisë së Kosovës kryen bastisje në vendbanimin e Shehollit, duke larguar nga vendi i ngjarjes provat materiale që mund të lidhen me hetimet. 
     
     

  • VIDEO/ U arrestua për spiunazh, del audiopërgjimi që tregon lidhjet e Shehollit me Listën Serbe: Miku im Radoiçiç…

    VIDEO/ U arrestua për spiunazh, del audiopërgjimi që tregon lidhjet e Shehollit me Listën Serbe: Miku im Radoiçiç…

    Fatmir Sheholli

    KOSOVË- Analisti Fatmir Sheholli është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimet e bazuara për përfshirje në veprimtari spiunazhi. Ndërkohë, Radio Televizioni i Kosovës ka publikuar një audiopërgjim ku është i përfshirë pikërisht Sheholli. Në audio, analisti dëgjohet duke folur për lidhjet me Listën Serbe dhe me Milan Radoiçiçin, i cili është i shpallur terrorist nga autoritetet e Kosovës.
    “Unë jam me ta para së gjithash mik i madh, përndryshe edhe punojmë aktivisht. Pozita ime është shumë…për opinionin e çuditshme. Unë kam përkrahje të madhe në Serbi. Kam përkrahje jashtëzakonisht të madhe nga Lista Serbe, në gjithçka..Prandaj them që është mjaft e çuditshme në opinion, por nga ana tjetër…do të thotë që unë duhet të…miku im i madh është Milan Radoiçiç. Miku im i madh, edhe mik i tyre. Kjo që po ndodh, këtë që po flasim merre me rezervë”, thotë Sheholli gjatë bisedës.

    Lajmi i arrestimit të analistit u bë me dije nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Zveçla, i cili e cilësoi si “një nga aktet më të rënda” kundër rendit kushtetues dhe sigurisë në Kosovë. Ndërsa Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi se arrestimi vjen pas hetimeve disa mujore nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda. Gjithashtu, gjatë së enjtes njësitë relevante të Policisë së Kosovës kryen bastisje në vendbanimin e Shehollit, duke larguar nga vendi i ngjarjes provat materiale që mund të lidhen me hetimet.

    Sheholli ka deklaruar herë pas here nëpër televizionet e Kosovës se ka punuar për shërbimin sekret serb (UDB) gjatë periudhës para shpërthimit të luftës dhe ka shërbyer edhe në Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK) pas luftës së fundit në Kosovë./ZËRI

  • Pas hekurave për spiunazh, publikohet një audioincizim që tregon lidhjet e Fatmir Shehollit me Listën Serbe: Miku im i madh Radojçiç (VIDEO)

    Pas hekurave për spiunazh, publikohet një audioincizim që tregon lidhjet e Fatmir Shehollit me Listën Serbe: Miku im i madh Radojçiç (VIDEO)

    Sot është publikuar një audioincizim në të cilin është i përfshirë Fatmir Sheholli, i arrestuar nën dyshimet për spiunazh. 
    Në incizim e publikuar nga Radio Televizioni dëgjohet Sheholli duke biseduar me dy persona – një grua dhe një burrë, të cilëve u tregon për lidhjet e tij me Listën Serbe dhe me terroristin Milan Radoiçiç. 
    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi të enjten se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë arrestuar Fatmir Sheholli, nën dyshimet për veprën penale “Spiunazh”. 
    Gjithashtu, gjatë së enjtes njësitë relevante të Policisë së Kosovës kryen bastisje në vendbanimin e Shehollit, duke larguar nga vendi i ngjarjes provat materiale që mund të lidhen me hetimet. 
     
     
     

  • “Koha e spiunëve në Kosovë ka mbaruar”- Arrestohet analisti Fatmir Sheholli, dyshohet se punonte për Serbinë

    “Koha e spiunëve në Kosovë ka mbaruar”- Arrestohet analisti Fatmir Sheholli, dyshohet se punonte për Serbinë

    fatmir sheholli

    KOSOVË- Policia e Kosovës ka arrestuar ish-drejtorin e Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike në Kosovë, Fatmir Sheholli, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se ky rast përbën “një nga aktet më të rënda” kundër rendit kushtetues dhe sigurisë në Kosovë.
    “Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar; kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm. Republika duhet mbrojtur me përgjegjësinë më të lartë institucionale dhe morale”, ka shkruar Sveçla.
    “Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh.
    Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.
    Individë si ky që kanë pasur hapësira mediatike të pakufizuara në vendin tonë ka bashkëpunuar me akterë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj.
    Mbesim të përkushtuar të mbrojmë vendin tonë nga të gjitha qarqet që nuk hezitojnë ta rrezikojnë atë për çfarëdo përfitimi të tyre. Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar. Kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm. Republika duhet mbrojtur me përgjegjësinë më të lartë institucionale dhe morale”, thuhet në postimin e ministrit.
    Sheholli ka deklaruar herë pas here nëpër televizionet e Kosovës se ka punuar për shërbimin sekret serb (UDB) gjatë periudhës para shpërthimit të luftës dhe ka shërbyer edhe në Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK) pas luftës së fundit në Kosovë.
    Autoritetet kosovare të sigurisë kanë intensifikuar veprimet për identifikimin dhe ndëshkimin e veprimtarive që cenojnë sigurinë kombëtare. Në muajt e fundit, janë zhvilluar bastisje, sekuestrime dhe arrestime në kuadër të hetimeve për spiunazh.

  • Arrestohet analisti i njohur shqiptar, dyshohet për përfshirje në spiunazh për Serbinë

    Arrestohet analisti i njohur shqiptar, dyshohet për përfshirje në spiunazh për Serbinë

    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se është arrestuar Fatmir Sheholli, i dyshuar për spiunazh.
    Sveçla ka shkruar se pret trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili sipas tij, përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.
    “Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh. Individë si ky që kanë pasur hapësira mediatike të pakufizuara në vendin tonë ka bashkëpunuar me akterë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj.
    Mbesim të përkushtuar të mbrojmë vendin tonë nga të gjitha qarqet që nuk hezitojnë ta rrezikojnë atë për çfarëdo përfitimi të tyre. Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar. Kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm. Republika duhet mbrojtur me përgjegjësinë më të lartë institucionale dhe morale”, ka shkruar ai.
    Në një komunikatë për media, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se Sheholli është arrestuar pas hetimeve disa mujore.
    “Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të enjten hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë arrestuar F.SH., nën dyshimet për veprën penale ‘Spiunazh’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
    Sheholli ka qenë i ftuar herë pas here në televizionet e Kosovës në rolin e analistit politik. Ai është drejtues i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike në Kosovë. Ishte ftuar për dëshmi edhe nga Gjykata Speciale.
    Në paraqitjet publike, ai ka pohuar se ka punuar në Shërbimin e Sigurimit të Serbisë (UDB) dhe pas luftës ka qenë i angazhuar në Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK).