Tag: shehi

  • Shehi takim me sipërmarrësin e fuqishëm italian: Tirana, Vlora e Durrësi janë betonizuar pa plan

    Shehi takim me sipërmarrësin e fuqishëm italian: Tirana, Vlora e Durrësi janë betonizuar pa plan

    Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi ka zhvilluar një sërë takimesh në Itali me biznesmenë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Një prej këtyre takimeve ishte ai me Gianfranco Bruscoli, një nga sipërmarrësit më të mëdhenj të zonës së Pesaros, i cili ka të punësuar me dhjetëra punonjës shqiptarë.
    “Tirana, Vlora, Durrësi dhe qytete të tjera bregdetare po ndërtohen në mënyrë të ç’rregullt si në Italinë e Jugut dikur. Duhet të ketë një plan ndërtimi, që të mos përfundojmë si disa zona në Spanjë, ku pas 10 vitesh s’do mund të ndërtohet më, sepse është hedhur gjithë ai beton në det”, tha Shehi.

    Të njëjtin qëndrim lidhur me ndërtimet mbajti edhe sipërmarrësi Bruscoli, i cili tha se efektet negative të ndërtimeve të ç’rregullta jepen pas disa vitesh. “Të mendohet mirë për të ardhmen, pasi nëse sot ndizet një zjarr i madh kashte, pas 5-10 vitesh prishet gjithçka”, tha biznesmeni.

  • ‘Do rrëzojmë Ramën dhe do vendosim kushte për opozitën’, Shehi: Në Parlament, rregulla të qarta

    ‘Do rrëzojmë Ramën dhe do vendosim kushte për opozitën’, Shehi: Në Parlament, rregulla të qarta

    Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, në një intervistë televizive foli mbi zgjedhjet e 11 majit dhe qasjen e tij ndaj situatës politike në vend.
    Ai vlerësoi se kjo fushatë zgjedhore është më e qetë, ndoshta edhe për shkak të rrjeteve sociale, por shtoi se mungon thellësia dhe përqendrimi te çështjet thelbësore.
    “Shehi theksoi se partitë e reja mund të kalojnë 20% të votës, çka sipas tij do të sillte një dialektikë të re politike dhe do të fuqizonte opozitën.**
    Ai u shpreh i vendosur se do të punojë për rrëzimin e qeverisë Rama dhe paralajmëroi se do të vendosë kushte të qarta për bashkëpunim me partitë e tjera opozitare, si në lidhje me personat që do përfaqësojnë këto forca, ashtu edhe për programet që ato do të mbështesin.
    “Ne nuk do lejojmë më që dikush të tallet me pronat e shqiptarëve. Prona është çështje shteti, morali dhe ekonomie. Kur të jemi në Parlament, do vendosim rregulla të qarta,” – deklaroi Shehi.
     

  • “Në fushatë mbizotëron humori jo substanca”, Dash Shehi: Partisë Demokratike do t`i vendosim kushte, të mos bëjnë më si kanë qejf

    “Në fushatë mbizotëron humori jo substanca”, Dash Shehi: Partisë Demokratike do t`i vendosim kushte, të mos bëjnë më si kanë qejf

    Dashamir Shehi, drejtues i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dhe bashkëdrejtues i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, i ftuar në studion e “ÇdoKënd” me Merita Haklajn, në A2 CNN, deklaroi se partitë e reja do të marrin mbi 20% të votave.
    “Kjo fushatë është më e qetë, ndoshta edhe prej rrjeteve sociale që ka marrë nota humori, por po mbizotëron komunikimi, jo substanca. Tani, thua dy fjalë si për të qeshur dhe shkon 100 mijë klikime, ndërsa gjërat më serioze anashkalohen… Unë mendoj se minimalisht, partitë e reja do të kalojnë 20%. Kjo është shpresë e madhe për demokracinë sepse krijohet dialektikë e re politike dhe është shpresë për opozitën shqiptare”, tha Shehi.
    “Ne do të rrëzojmë këtë qeveri dhe do të kushtëzojmë edhe krahun tjetër, të mos bëjnë më si kanë qejf. Ne do vejmë kushtet tona edhe për personat edhe për programin. Kur të jemi ne në Parlament, nuk do të tallet më njeri me pronat e shqiptarëve. Prona është çështje e shtetit të së drejtës, morale dhe ekonomike”, shtoi kreu i LZHK-së.

  • ‘Nuk jam penduar që nuk jam në listën e PD-së’, Shehi: Zgjedhja ime është burrëri politike

    ‘Nuk jam penduar që nuk jam në listën e PD-së’, Shehi: Zgjedhja ime është burrëri politike

    Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka deklaruar se do të kandidojë në listën e hapur të koalicionit me partinë “Djathtas 1912” për zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se nuk është penduar që nuk është pjesë e listës së Partisë Demokratike.
    I ftuar në një studio televizive, Shehi tha se vendimi i tij është i qëllimshëm dhe pasqyron vlera të përfaqësimit të drejtë dhe dinjitetit politik.
    “Nuk jam penduar në asnjë moment që nuk jam në listën e PD-së. Ky është një gjest burrërie që ja kemi kërkuar parlamentit prej vitesh: listat e hapura. Tani e bëmë, me këto akrobacitë ligjore, dhe besoj se do ia dalim në këtë rrugë.”
    Ai shtoi se përfaqësimi i denjë vjen vetëm duke u përballur drejtpërdrejt me qytetarët dhe duke kërkuar votën e tyre në mënyrë transparente:
    “Kjo është rruga e burrërisë – merri votën qytetarit, dil përballë tij. Dil e përfaqësoje atje pa të mbyllur gojën kush. Sepse neve nuk na e mbyll kush gojën tani.”

  • Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

    Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

    Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, i cili është pjesë e koalicionit me partinë Djathtas 1912 në zgjedhjet e 11 majit, deklaroi nga studio e “News24” se do të garojë në listën e hapur në Tiranë dhe nuk është penduar që nuk është pjesë e listës së Partisë Demokratike.
    Shehi theksoi se kjo është një zgjedhje e qëllimshme, që përfaqëson vlerat e përfaqësimit të drejtpërdrejtë dhe dinjitetit politik.
    “Nuk jam penduar në asnjë moment që nuk jam në listën e PD-së. Ky është një gjest burrërie që ja kemi kërkuar parlamentit prej vitesh: listat e hapura. Tani e bëmë, me këto akrobacitë ligjore, dhe besoj se do ia dalim në këtë rrugë,” u shpreh Shehi.
    Sipas tij, përfaqësimi i denjë vjen vetëm duke i dalë qytetarit përballë dhe duke marrë votën drejtpërdrejt.
    “Kjo është rruga e burrërisë – merri votën qytetarit, dil përballë tij. Dil e përfaqësoje atje pa të mbyllur gojën kush. Sepse neve nuk na e mbyll kush gojën tani,” tha me vendosmëri Shehi.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Shehi: Të zgjerojmë hapësirën e lirisë në Diasporë, jo që të zgjatojmë atë që ndodh në Tiranë

    Zgjedhjet e 11 majit/ Shehi: Të zgjerojmë hapësirën e lirisë në Diasporë, jo që të zgjatojmë atë që ndodh në Tiranë

    Kryetari i LZHK dhe njëherësh drejtues i Koalicionit Djathtas për Zhvillim, deputeti Dashamir Shehi, ka zhvilluar një takim me shqiptarët e Italisë.
    Shehi gjatë fjalës së tij tha se emigrantët shqiptarë kudo nëpër botë kanë nevojë për solidaritet me njëri-tjetrin dhe jo për t’u futur në sherr për partitë politike.
    Po ashtu, Shehi tha se koalicioni që ai përfaqëson, pra ‘Djathtas për Zhvillim’, mban numrin 9 në fletën e votimit. Ai tha se kandidati Ylber Dibra do të përfaqësojë shqiptarët e diasporës në zgjedhjet e 11 majit.
    “Ju jeni vëllezër, jeni miq, keni nevojë për solidaritet me njëri-tjetrin. Nuk keni nevojë me u nda ju për votën, a do hyjë Dashi në Tiranë apo do hyjë Edi Rama. Ju nuk keni nevojë që pas datës 12 të uleni në dy kafe të ndryshme këtu, një rozë dhe një blu.
    Ligji është bërë që të votohet te shtëpia jote, duke bërë muhabet me gruan… Nuk është bërë që të votohet në klub bashkarisht në mënyrë kolektive. Ligji është bërë të zgjerojmë hapësirën e lirisë, jo që të zgjatojmë atë që ndodh në Tiranë edhe në Diasporë. Ne numrin 9 kemi, por ju votoni si ta ndieni ju në shpirt.
    Vetëm mos u bëni pjesë e këtij sherri të madh këtu. Po mos të më kishte ftuar Ylberi, nuk kisha për të ardhur. Sepse e kam bërë tezë politike këtë, që politika po shkon po ngatërron shqiptarët e diasporës.
    Ne kemi vënë Ylberin si kandidat i Diasporës dhe kryetar i LZHK për Italinë. Ylberi përfaqëson edhe Shkodrën, një qytet të madh që i ka dhënë shumë Shqipërisë. Ai do të jetë këtu për ju, për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve tuaja”, tha Shehi.

  • “Ne kemi numrin 9, por…”, Dash Shehi me shqiptarët e Italisë: Duhet solidaritet, jo sherre politike

    “Ne kemi numrin 9, por…”, Dash Shehi me shqiptarët e Italisë: Duhet solidaritet, jo sherre politike

    Kryetari i LZHK dhe njëherësh drejtues i Koalicionit Djathtas për Zhvillim, deputeti Dashamir Shehi, ka zhvilluar një takim me shqiptarët e Italisë.
    Takimi u mbajt në Fermingano Urbino dhe të pranishëm veç z. Shehi ishin Daniele Grossi, kryetar i Bashkise Sasscorvaro Pesaro Urbino, znj. Arjana Kosova, kryetare e shoqatës së mësuesve shqiptarë në Itali, z. Ylber Dibra, kryetar i LZHK për diasporën në Itali dhe z. Arben Muça, nënkryetar i LZHK.
    Shehi gjatë fjalës së tij tha se emigrantët shqiptarë kudo nëpër botë kanë nevojë për solidaritet me njëri-tjetrin dhe jo për t’u futur në sherr për partitë politike.
    Po ashtu, Shehi tha se koalicioni që ai përfaqëson, pra ‘Djathtas për Zhvillim’, mban numrin 9 në fletën e votimit. Ai tha se kandidati Ylber Dibra do të përfaqësojë shqiptarët e diasporës në zgjedhjet e 11 majit.
    “Ju jeni vëllezër, jeni miq, keni nevojë për solidaritet me njëri-tjetrin. Nuk keni nevojë me u nda ju për votën, a do hyjë Dashi në Tiranë apo do hyjë Edi Rama. Ju nuk keni nevojë që pas datës 12 të uleni në dy kafe të ndryshme këtu, një rozë dhe një blu.
    Ligji është bërë që të votohet te shtëpia jote, duke bërë muhabet me gruan… Nuk është bërë që të votohet në klub bashkarisht në mënyrë kolektive. Ligji është bërë të zgjerojmë hapësirën e lirisë, jo që të zgjatojmë atë që ndodh në Tiranë edhe në Diasporë. Ne numrin 9 kemi, por ju votoni si ta ndieni ju në shpirt.
    Vetëm mos u bëni pjesë e këtij sherri të madh këtu. Po mos të më kishte ftuar Ylberi, nuk kisha për të ardhur. Sepse e kam bërë tezë politike këtë, që politika po shkon po ngatërron shqiptarët e diasporës.
    Ne kemi vënë Ylberin si kandidat i Diasporës dhe kryetar i LZHK për Italinë. Ylberi përfaqëson edhe Shkodrën, një qytet të madh që i ka dhënë shumë Shqipërisë. Ai do të jetë këtu për ju, për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve tuaja”, tha Shehi.

  • “11 herë në zgjedhje për 34 vjet “/ Shehi: Kam më shumë humor se këta, por…

    “11 herë në zgjedhje për 34 vjet “/ Shehi: Kam më shumë humor se këta, por…

    Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) Dashamir Shehi ishte i ftuar sonte në studio televizive për të folur për situatën politike. Kjo e fundit, në “optikën” e dikujt që ka një eksperiencë të tillë padyshim shihet krahasuar edhe me politikën e dikurshme.
    “Ka ndryshuar edhe morali i fushatës. Në atë kohë ishin të gjithë të barabartë, djemtë e shkolluar. Sot s’ka nevojë të jesh i shkolluar, sot janë djemtë e pasur! Nuk është pak kjo?! Kjo luan rol, jo pozitiv për mua!”, tha Shehi teksa u kthye pas në fushatën e para 34 viteve.
    Drejt 11 Majit, Shehi kandidon si bashkëkryetar i koalicionit opozitar “Djathtas 1912”. Megjithatë, nuk ka një këndvështrim pozitiv për mënyrën si votohet në vend.
    “Them se ka mbetur akoma një trupë elektorale që gjykon edhe personazhin, edhe voton. Është kthyer më shumë në komunikim se sa në substancë. Hy në një sallë ku gjen tifozë, ndërkohë në atë kohë gjeje qytetarë të zonës të cilëve duhet t’u përgjigjeshe”, argumentoi Shehi.
    Po pse Shehi nuk pranoi ftesën e PD-së për “bashkim forcash”.
    “Kjo punë ka përfunduar për 1 mijë motive, por për ato politike. Ne nuk jemi dakord me këtë lidership. Aty është e drejta e tyre të zgjedhin kë të duan, por e drejta jonë të marrim rrugën si të duam ne. I kam pas thënë (referuar Sali Berishës) që nuk vazhdon ky teatër absurd. Nuk është ndonjë shpresë e madhe. Nuk mjafton më për të mundur Edi Ramën, sepse ka një trupë qytetarësh që nuk e do Ramën, por nuk e voton më Berishën!”
    Pasimet virtuale mes kryeministrit Edi Rama dhe kreu të Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha i quajti taktika për të rrëmbyer klikime.
    “Kjo është për të marrë klikime. Dil nudo e do të të klikojnë të gjithë. Unë them të ndërtojmë politikë. Unë kam më shumë batutë e humor se këto, por kur flet me qytetarin sidomos për zgjedhjet, nuk mund ta kthesh në tallava. Merr përgjegjësi, flet me seriozitet.”
    Për partitë e reja tha se kanë shanse në këto zgjedhje dhe madje ua uroi që të marrin sa më shumë karrige në Parlament.

  • 11 herë në zgjedhje për 34 vjet / Shehi: Kam më shumë humor se këta, por…

    11 herë në zgjedhje për 34 vjet / Shehi: Kam më shumë humor se këta, por…

    Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) Dashamir Shehi ishte i ftuar sonte në studion e “Opinion” për të folur për situatën politike. Kjo e fundit, në “optikën” e dikujt që ka një eksperiencë të tillë padyshim shihet krahasuar edhe me politikën e dikurshme.
    “Ka ndryshuar edhe morali i fushatës. Në atë kohë ishin të gjithë të barabartë, djemtë e shkolluar. Sot s’ka nevojë të jesh i shkolluar, sot janë djemtë e pasur! Nuk është pak kjo?! Kjo luan rol, jo pozitiv për mua!”, tha Shehi teksa u kthye pas në fushatën e para 34 viteve.
    Drejt 11 Majit, Shehi kandidon si bashkëkryetar i koalicionit opozitar “Djathtas 1912”. Megjithatë, nuk ka një këndvështrim pozitiv për mënyrën si votohet në vend.
    “Them se ka mbetur akoma një trupë elektorale që gjykon edhe personazhin, edhe voton. Është kthyer më shumë në komunikim se sa në substancë. Hy në një sallë ku gjen tifozë, ndërkohë në atë kohë gjeje qytetarë të zonës të cilëve duhet t’u përgjigjeshe”, argumentoi Shehi.
    Po pse Shehi nuk pranoi ftesën e PD-së për “bashkim forcash”.
    “Kjo punë ka përfunduar për 1 mijë motive, por për ato politike. Ne nuk jemi dakord me këtë lidership. Aty është e drejta e tyre të zgjedhin kë të duan, por e drejta jonë të marrim rrugën si të duam ne. I kam pas thënë (referuar Sali Berishës) që nuk vazhdon ky teatër absurd. Nuk është ndonjë shpresë e madhe. Nuk mjafton më për të mundur Edi Ramën, sepse ka një trupë qytetarësh që nuk e do Ramën, por nuk e voton më Berishën!”
    Pasimet virtuale mes kryeministrit Edi Rama dhe kreu të Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha i quajti taktika për të rrëmbyer klikime.
    “Kjo është për të marrë klikime. Dil nudo e do të të klikojnë të gjithë. Unë them të ndërtojmë politikë. Unë kam më shumë batutë e humor se këto, por kur flet me qytetarin sidomos për zgjedhjet, nuk mund ta kthesh në tallava. Merr përgjegjësi, flet me seriozitet.”

    Për partitë e reja tha se kanë shanse në këto zgjedhje dhe madje ua uroi që të marrin sa më shumë karrige në Parlament.

  • “S’është ndonjë hata e madhe rritja me 25% e pagave”, Dash Shehi zbardh planin e ‘Djathtas për Zhvillim’: Mjafton mos të vidhet dhe…

    “S’është ndonjë hata e madhe rritja me 25% e pagave”, Dash Shehi zbardh planin e ‘Djathtas për Zhvillim’: Mjafton mos të vidhet dhe…

    Kreu i LZHK dhe njëkohësisht drejtuesi i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, deputeti Dashamir Shehi, është shprehur se është fare e thjeshtë rritja me 25% e pagave, e cila është edhe një nga pikat e programit të formacionit të tij politik.
    Përmes një videoje të shpërndarë me rrjetet sociale, Shehi tha se mjafton të vidhet më pak nga zyrtarët e qeverisë, ose të mos vidhet fare dhe sipas tij, rritja e pagave është lehtësisht e realizueshme.
    “S’është ndonjë hata e madhe rritja me 25% e pagave, mjafton të mos vjedhësh dhe realizohet! Kështu që në 11 maj votoni koalicionin ‘Djathtas për Zhvillim’ me numrin 9 dhe emrin Dashamir Shehi në fletën e votimit”, ka shkruar Shehi krah videos.
    Shehi në video është shprehur gjithashtu se qeveria aktuale nuk i rrit pagat, pasi sipas tij, te rrogat dhe pensionet nuk ka shumë hapësirë për të bërë korrupsion. Sipas Shehit, korrupsioni është më i mundur te dhënia e tenderave për ndërtimin e veprave të ndryshme.