Tag: shehi

  • “Votoni ndryshe”/ ‘Djathtas për Zhvillim’ mbyll fushatën, Dash Shehi: Të krijojmë një Shqipëri të barabartë para ligjit dhe mundësive

    “Votoni ndryshe”/ ‘Djathtas për Zhvillim’ mbyll fushatën, Dash Shehi: Të krijojmë një Shqipëri të barabartë para ligjit dhe mundësive

    Koalicioni ‘Djathtas për Zhvillim’ mbylli ditën e sotme fushatën elektorale, në një takim në Tiranë me qindra të pranishëm.
    Gjatë fjalës së tij, drejtuesi i koalicionit, deputeti Dashamir Shehi, u bëri thirrje shqiptarëve të votojnë ndryshe, nëse duan një ndryshim pozitiv për vendin.
    Ai premtoi se vota për koalicionin ‘Djathtas për Zhvillim’ është një votë për një Shqipëri të barabartë para ligjit fhe mundësive.
    “Votoni ndryshe nëse doni një rezultat ndryshe. Sepse po votuam njësoj, do të mbetemi po aty ku kemi qenë.
    Ne duam të bëjmë një Shqipëri ndryshe, të barabartë para ligjit, të barabartë para mundësive.
    Hajde bëjmë edhe kaq sa kemi bërë deri më sot dhe jam i sigurt se do të marrim një rezultat të kënaqshëm”, tha Shehi.

  • “Vetëm në 11 maji shqiptarët janë të barabartë”, Shehi: Me datë 12 do të gdhiheni prap fukarenj!

    “Vetëm në 11 maji shqiptarët janë të barabartë”, Shehi: Me datë 12 do të gdhiheni prap fukarenj!

    Dashamir Shehi, drejtues i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dhe bashkëdrejtues i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, i bëri thirrje qytetarëve shqiptar që të dalin masivishtë në votime dhe të ndëshkojnë dy partive të mëdha, që sikurse ai u shpreh, bëhen gjithmonë bashkë për interesat e tyre dhe jo të qytetarëve.
    Në emisionit “Ngjarja Kryesore” në RTSH 1, drejtuar nga Sonila Agostini, Shehi deklaroi se, shqiptarët duhet ta thyejnë rrethimin e partive të vjetra që janë bashkë kundër drejtësisë së re, janë bashkë për ligjin zgjedhor, bashkë për amnistinë.
    “Duhet të thyejnë rrethimin duke votuar ndryshe. Në Zgjedhjet e 11 majit shqiptarët duhet të votojnë Dashamirë Shehin, apo çdo parti tjetër që janë në garë në këto zgjedhje.  Lista është e madhe dhe ka mundësi zgjedhje në këtë proces.”
    Duke qenë parti e djathtë, ne projektin tonë u shpreh Shehi, e nisim projektin nga prona.
    “Si parti e djathtë ne jemi bazuar tek prona, tek shteti, tek ligji dhe familja”
    Shehi tha se shqiptarët sot kanë parti alternative dhe nuk duhet të provojnë të njëjtët njerëz sepse do të ketë të njëjtin rezultat dhe po të njëjta probleme.
    “Vetëm në 11  maji të gjithë shqiptarët janë të barabartë. Mos e shpërdoroni votën sepse në datën 12 do të gdhiheni serish ashtu si më parë, ca fukarenj, ca pasanik , ca të ditur dhe ca të paditur. Mos e shisni votën, mendohuni ku e keni hedhur me vite dhe çfarë ju ka ndryshuar.

  • “Në Shqipëri plas pushka si në Vlorën e 1997-ës!”/ Konflikti me 5 të plagosur në Laç, Dash Shehi: Duhet krijuar Xhandarmëria Kombëtare

    “Në Shqipëri plas pushka si në Vlorën e 1997-ës!”/ Konflikti me 5 të plagosur në Laç, Dash Shehi: Duhet krijuar Xhandarmëria Kombëtare

    Dashamir Shehi ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak pas mesdite në afërsi të Kishës së Laçit, ku pesë persona mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri.
    “Në Shqipëri plas pushka si në Vlorën e 1997-ës! 5 të plagosur me armë zjarri sot në Laç, mes tyre edhe një grua që shiste qirinj pranë Kishës. Këta nuk njohin më respekt as për vendet e shenjta. Po roli i shtetit ku është? Apo është përqendruar te fushata e Edi Ramës. Duke iu uruar shërim të shpejtë të plagosurve, kërkoj me forcë krijimin e Xhandarmërisë Kombëtare, si një instrument efikas për vendosjen e rendit dhe sigurisë. Krijimi i Xhandarmërisë Kombëtare, dhe shkëputja e lidhjeve të Policisë me krimin, janë pika kyçe të platformës së koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, i cili mban numrin 9 në fletën e votimit në zgjedhjet e 11 majit 2025”, tha Shehi përmes një postimi në Facebook.
    A2 CNN mësoi se është qëlluar me armë drejt një makine pas një konflikti të çastit. Nga të shtënat janë lënduar pesë persona, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. A2 CNN mëson gjithashtu se një nga të plagosurit është shitësi i qirinjve dhe të gjithë janë dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Të lënduarit janë; Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri dhe Angjelina Gjezaj (shitësja). Policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim.

  • “Paraja nuk e blen moralin”! Alibeaj komenton kontratën 6 milionë dollarëshe të PD-së për lobim

    “Paraja nuk e blen moralin”! Alibeaj komenton kontratën 6 milionë dollarëshe të PD-së për lobim

    Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj të cilët kanë bashkuar forcat duke dalë bashkë në zgjedhje presin që elektorati i djathtë më 11 maj të bëjë diferencën dhe të mos çojë vota ne hambarin e Sali Berishës.

    “Para e madhe. Sigurisht që të flasësh për një para kaq të madhe në mes të fushatës, me idenë që po përfaqëson një popull të varfër, ka një kontradiktë të madhe. Me para nuk mund të blihet morali politik. Kjo është një gjë që duhet thënë, duhet injektuar te njerëzit, siç kemi bërë ne, pa asnjë financim”, tha Alibeaj.
    Edhe Dashamir Shehi pret që këtë herë shqiptarët të thyejnë tabutë duke iu larguar dy partive të mëdha.
    “Votoni ndryshe këtë herë”, u shpreh Shehi.
    Drejtuesit e djathtas e zhvendosen fushatën elektorale në takime me biznesin e vogël në kryeqytetet duke i njohur me programin e tyre ekonomik.
     
     

    Top Channel

  • Debat midis kandidatëve/ Çupi: Si do e zbatoni programin me 1 deputet? Shehi: Mendoni si bolshevikë!

    Debat midis kandidatëve/ Çupi: Si do e zbatoni programin me 1 deputet? Shehi: Mendoni si bolshevikë!

    Në një emision televiziv, drejtuesi i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, Dashamir Shehi, dhe kandidatja e PD për deputete, Dhurata Çupi, kanë pasur një debat të ashpër në lidhje me ndikimin e partive të vogla në politikën shqiptare dhe mundësitë për të ndryshuar Kushtetutën me një numër të vogël deputetësh.
    Dhurata Çupi ngriti shqetësimin se partitë e vogla nuk mund të realizojnë ndryshime të rëndësishme në Kushtetutë me vetëm një deputet. Ajo e pyeti Shehin se si mund të zbatohej një program dhe të bëheshin ndryshime të rëndësishme pa një mbështetje të gjerë në Kuvend. Shehi, në përgjigje, theksoi se programi i koalicionit që ai drejton është më i mirë se ai i partive të mëdha, duke e kundërshtuar argumentin e Çupit për ndikimin e kufizuar të një deputeti.
    Shehi vazhdoi duke kritikuar partitë e mëdha politike për tentativën e tyre për të zhdukur partitë e vogla, duke i cilësuar ato si bolshevikë që dëshirojnë të eliminonin çdo alternativë tjetër politike. Ai shtoi se ndryshimi i Ligjit Zgjedhor është i nevojshëm, pasi aktuali “masakron demokracinë” dhe favorizon partitë e mëdha si Partia Socialiste dhe PD.
    Në fund, Shehi u shpreh se koalicioni i tij ofron një alternativë të ndryshme dhe të ndershme për shqiptarët, duke nënvizuar se ai vetë jeton ende në një shtëpi të ndërtuar gjatë regjimit të Enver Hoxhës, si një njeri që është ende i angazhuar për një të ardhme më të mirë për vendin.
    Dhurata Çupi: E zbatoni programin tuaj me 1 deputet? Bëni dot ndryshime në Kushtetutë me një 1 deputet?
    Dashamir Shehi: Po ju si e zbatoni programin, me 20 deputetë? Ne kemi program më të mirë se ju.
    Dhurata Çupi: Nuk bëhet gjë me një deputet.
    Dashamir Shehi: Këta thonë se ju jeni të vegjël dhe duhet të qërroheni. Ky është bolshevizëm. Kështu është demokracia, ne ofrojmë një alternativë. Ne i ofrojmë shqiptarëve një imazh ndryshe. Alibeaj është djalë i ndershëm. Duhet të ndryshohet Ligji Zgjedhor, që masakron demokracinë, që as me 50 përqind të votave, merr PS mbi 70 mandate, këtë e bënë Rama e Berisha. Unë kam propozuar disa gjëra që bëhen. Dhe të bëjmë skemë subvencioni nga poshtë për rritje pensionesh. Ne po ftojmë shqiptarët që të votojnë për veten e vet. Unë jam një njeri që jetoj akoma në në një shtëpi të Enver Hoxhës, jam i ndershëm.

  • Shehi: Do doja që koalicioni ynë të kishte parti të tjera. Kemi një program të mirë

    Shehi: Do doja që koalicioni ynë të kishte parti të tjera. Kemi një program të mirë

    Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi thotë se ka qenë gjithmonë një mbështetës i listave të hapura, ku kandidatët të konkurrojnë ”kokë më kokë” për të fituar besimin e qytetarëve dhe për të hyrë në Parlament.
    Duke komentuar mbi përbërjen e koalicionit të tij, Shehi shton se do të kishte dashur që të bashkoheshin më shumë parti të spektrit të djathtë, por nuk e pengon qytetarin që të zgjedhë sipas bindjes së vet politike.

    ”Ne jemi Djathtas për Zhvillim, dhe ky është një koalicion që e drejtoj unë. Lavdia, sedra, por edhe turpi nëse ka më takon mua. Doja që të kishim më shumë parti në koalicion, por edhe kështu ne i kemi ofruar një program të mirë qytetarëve”,-tha Shehi në ”News 24”, duke shtuar se nuk ndjek metoda tradicionale të fushatës, por preferon komunikimin përmes rrjeteve sociale për të përcjellë mesazhet politike.

  • Dash Shehi te Tregu i Medresesë: Biznesi i madh po ha të voglin! Këtu duan të prishin dyqanet dhe të bëjnë pallate

    Dash Shehi te Tregu i Medresesë: Biznesi i madh po ha të voglin! Këtu duan të prishin dyqanet dhe të bëjnë pallate

    Drejtuesi i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, deputeti Dashamir Shehi, është shprehur se bizneset e vogla dhe të mesme po shkojnë drejt falimentimit.
    Komentet Shehi i bëri gjatë një takimi me qytetarët dhe bizneset në zonën e Tregut të Medresesë në Tiranë, ku tha se ashtu siç kanë bërë me çdo treg tjetër, oligarkët dhe qeveria në të ardhmen do të përpiqen ta prishin edhe këtë treg, për të ndërtuar pallate.
    Shehi shtoi se në ditët e sotme bizneset e mëdha po ‘hanë’ bizneset e vogla dhe u bëri thirrje qytetarëve të votojnë koalicionin ‘Djathtas për Zhvillim’, pasi sipas tij, ata kanë në program luftën e pamëshirshme kundër monopoleve.
    Ai tha gjithashtu se sa më shumë mandate deputetësh të marrë në zgjedhje ky koalicion, aq më shumë ndikim do të ketë në Parlament dhe qeverinë e ardhshme, për të mbrojtur bizneset e vogla dhe të mesme.
    Pjesë nga fjala e Shehit:
    Shofim fatkeqësisht që biznesi ka rënë. Fatkeqësisht turp është me e thënë, por këtu xhiro më shumë bën gabi sesa dyqanet e rrobave të reja. Kjo është një shenjë se ku po shkon kjo ekonomi.
    Këtu mirë apo keq hanë bukë rreth 1 mijë vetë. Oferta jonë duhet shpjeguar dhe thjeshtuar që të mbërrijë deri te këto njerëz. Oferta jonë thotë lijini këta njerëz të punojnë, hiquani taksat dhe thyejini monopolet.
    Për disa kohë ato grupet e mëdha do të vijë dita do i bëjnë pallate këto, këtu do jemi. Do vij dita, te zgjedhjet e tjeta të jeni të sigurt për këtë punë. Siç ka avancuar që bënë pallate tregjet e tjera, do të vijë dita edhe këtu, sepse ai biznesi i madh po e ha të voglin.
    Edhe kësaj qeverie, asaj që do vijë, ne të parëve, na takon të gjejmë një ekuilibër mes këtyre dy grupeve, atij që ka para shumë dhe atij që ka hallexhinj shumë.

  • “Neve na ka munguar shteti shqiptar 100%”/ Shehi: Diktatura ishte sustë prej bakri, jo prej nikeli

    “Neve na ka munguar shteti shqiptar 100%”/ Shehi: Diktatura ishte sustë prej bakri, jo prej nikeli

    Deputeti Dashamir Shehi ka rikthyer në vëmendje diktaturën në Shqipëri, gjatë bisedës me Ilir Demaliajn.

    Shehu e krahasoi periudhën e komunizmit me një sustë, por sipas tij vendi ynë e kishte sustën prej bakri, deklaratë që shkaktoi të qeshura.
    “Neve na ka munguar shteti shqiptar 100%. Tafmaja e këtyre për votën. Problemi i planifikimit urban. Këta burrat e shtetit nuk është se dalin çdo ditë dhe aq më tepër në atë kohë me vizionin që është. Defekti është që këto burrat e shteti po i përsërite 30 herë kjo është fatale.
    Kërkush nuk e dinte se kush do të jetë trajektorja në një farë mënyre dhe ishte e rëndësishme ta shtyjmë komunizmin. Komunizmi po të kishte rënë në Shqipëri, ishte ana formale kjo. Të persekutuarit ishin ende në burg kur ndodhi kjo. Unë nuk kam pritur ndonjëherë që të përndjekurit rregullojnë Shqipërinë, kam pritur që Shqipëria e rregulluar ti respektojë të përndjekurit.
    Ti shpërbleje për dëmin që i ka bërë. Ne bëmë gabim dhe në një farë mënyre ulim veten. Diktatura ishte një sustë, që shtyp një sustë që është poshtë, por nëse susta ka nikel brenda, kur iku diktatura ngrihet ajo, ajo që është prej bakri rri po aty dhe fillon e ankohet”, tha Shehi.

    Top Channel

  • “Një qeveri nuk mund të qëndrojë 16 vjet”, Shehi: Vota e diasporës do jetë e emancipuar

    “Një qeveri nuk mund të qëndrojë 16 vjet”, Shehi: Vota e diasporës do jetë e emancipuar

    Dashamir Shehi parashikon se vendi rrezikon të kthehet si Rusia apo Azerbajxhani nëse më 11 maj i jepet një tjetër mandat kryeministrit Edi Rama.
    Në një emision televiziv, Shehi u shpreh se vota e diasporës do të jetë e emancipuar dhe do të shkojë në drejtim të opozitës.
    “Pres që votojnë këta 250 mijë maksimalisht. Besoj se mbi 200 mijë do të votojnë se e kanë marrë këtë mundim. Ata duke jetuar në një realitet më të emancipuar do sjellin një votë të tillë. Unë kam shpresë se ata do të ndikojnë dhe te vota e familjarëve në Shqipëri. Unë jam shpresëplotë që do të votojnë për opozitën.
    Jetojnë në Gjermani, Francë e demokraci. Ka demokraci ku rri 12 vjet kryeministri me ca pretendime të kota. Unë them që vota e tyre do të jetë i lirë. Shpresoj se do ketë një rezultat të mirë dhe për grupin tonë politik. Do ketë defekte abuzime të vogla, por kjo është fitore e madhe për demokracinë shqiptare. Besoj se dhe ata duan ndryshim. Por e kuptojnë që edhe qeverisja më e mirë nuk mund të jetojë 16 vjet. Këto sistemesh janë ato të Putinit, Azerbajxhanit. Ne rrezikojmë të kthehemi në vendet postkomuniste. Do jetë tragjike”, tha Shehi.

  • Dashamir Shehi: Patriot është ai që shërben pa vjedhur

    Dashamir Shehi: Patriot është ai që shërben pa vjedhur

    Dashamir Shehi nga ”Djathtas për Zhvillim”, flet për fushatën elektorale të 11 majit dhe pritshmëritë që ai ka nga këto zgjedhje. Për të fryma në terren tregon që njerëzit këtë herë do të votojnë ata që kanë kurajë t’i kthejnë dorë së keqes.
    “Të jesh i ndershëm është të jesh patriot. Patrioti më i mirë është ai që ka shërbyer pa vjedhur. Shqiptarët i shohin, të gjithë në politikë me duar në xhepa kanë hyrë. Të gjithë dolën të zot këta në biznes deri te gjyshet.

    Demokracia është një pyll piramidash. Piramida e biznestit është më vete, piramida e popullaritet, teknokratëve, intelektualëve të vetën.
    Politika nuk po prodhon alternativë, kjo është drama. Kam shpresë që shqiptarët do të votojnë njerëz që mendojnë ndryshe dhe që do i kthejnë dorën të keqes. Alternativa ka. Jemi në rrugë të mbarë”, tha Shehi.