Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, kryetari i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj dhe kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, i janë përgjigjur në mënyra të ndryshme ftesës së deputetit demokrat, Belind Këlliçi, për t’u bashkuar dhe për të dalë me një kandidat të vetëm për Bashkinë Tiranë, në zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen së shpejti.
Në emisionin ‘NewsRoom’ në A2 CNN, Qori u tregua i prerë në përgjigjen e tij, ku mohoi kategorikisht një bashkëpunim me Partinë Demokratike për zgjedhjet e pjesshme lokale.
Qori tha se vetëm Lëvizja Bashkë është partia opozitare që lufton në të gjitha mënyrat qeverinë e kryeministrit Edi Rama, por edhe gjithë sistemin politico-ologarkik të krijuar në Shqipëri.
Nga ana tjetër, Shehi dhe Lapaj, e lanë të hapur një mundësi bashkëpunimi me Partinë Demokratike, por kjo sipas tyre mund të realizohet vetëm në kushte të caktuara, në rast të zgjedhjes së një kandidati të gjithëpranuar nga palët politike.
“Unë nuk mendoj se ka opozitë në Shqipëri, në kuptimin e një përbashkësie partish që i kundërvihen me ndershmëri një mënyre qeverisjeje. Opozita e mirëfillt, e vërtetë, jo vetëm kundër qeverisë, por edhe kundër krejt establishmentit politkiko-oligarkik në Shqipëri, është Lëvizja Bashkë dhe për të gjitha këto arsye, Lëvizja Bashkë do të garojë si parti me kandidatin e vetë në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, kurdo që ato të mbahen”, tha mes të tjerash Qori.
“Ore unë do isha i lumtur të mbërrihej kjo punë dhe me atë gjënë time modeste po mundohem, të paktën me ndonjë ide. Varet nga personazhi që duan të vënë. Po u vu ndonjë djalë që tërheq, që ka një prestigj moral e politik, unë do i shkoja mbrapa me shumë kënaqësi. E kemi bërë këtë punë kur ka qenë Doktor Kosova dhe të tjerë dhe nuk ka qenë pa sukses fare. Por varet tani, nëse grupi i Berishës duan të vënë ndonjë nga ato që rrinë aty përqark, që nuk kanë hall të fitojnë zgjedhjet, por kanë hall që të përfaqësohen këto…”, tha mes të tjerash Shehi.
“Po diskutojmë me të gjitha strukturat tona dhe do të kemi një mendim zyrtar për këtë gjë, por bashkimi duhej kundër sistemit. Ju e mbani mend para zgjedhjeve që i kam shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjithëve dhe mora baltë dhe sulm nga pas, deri te tradhtia. Por kush ishte më e rëndësishme, të çahej sistemi dhe të luftohej Edi Rama, apo të luftohet për Bashkinë për një vit që është mandati aty. Si mund ta fitosh bashkinë ti, duke pasur në qeveri atë aty. Tani do flasim të vërtetën?”, tha mes të tjerash Lapaj.
Tag: shehi
-

Ftesa e PD për bashkëpunim në garën për Bashkinë Tiranë, ja si i përgjigjen Qori, Lapaj dhe Shehi
-

“E mbylli sherrin tani përfundimisht”/ Vendimi për Veliajn, flet Shehi: Kujtoi se ishte dy-shi në PS, ngatërroi numrat
Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka komentuar në lidhje me vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Erion Veliajt. I ftuar në një emision televiziv, Shehi është shprehur se Veliaj kujtoi se ishte numri 2 në PS por ngatërroi numërimin dhe harroi se Rama është autokrat.
“Kryeqyteti ka vite që është në emergjencë për transportin, pastrimin, për çështje që duhet të merre një bashki serioze. Ky është akti i fundit si me thënë e mbylli sherrin tani përfundimisht. Ky zotëria mund të jetë ofruar, vetëdeklaruar jo për statusin e madh politik, se nuk ka një histori të madhe në PS, lidhja e tij me Ramën nuk ka qenë këtu por në Amerikë. Ky është bërë përfaqësuesi i gjeneratës. Rama është në fazën e autokracisë.
Kjo vlen edhe për opozitën. Veliaj thotë unë jam numër 2 i partisë. Poshtë autokratëve nuk ka numërim. Janë 100 vende bosh, pastaj 101, 102, 103. Ky ngatërroi numërimin e quajti veten 2. Njësoj dhe krahu tjetër”, tha Shehi. -

Shkarkimi i Veliajt/ Dashamir Shehi: Rama e heq ‘topin’ nga vetja dhe ja kalon Këshillit Bashkiak
Kreu i LZHK-së, ish-deputeti Dashamir Shehi, është shprehur se kryeministri Edi Rama, përmes mbledhjes së Këshillit Bashkiak për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, po e heq ‘topin’ nga vetja dhe po ja kalon Këshillit.
Shehi tha se nëse donte të shkarkonte Veliajn, Rama mund ta bënte këtë gjë vetë, përmes mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Ai pohoi gjithashtu se nëse do të ishte i moralshëm, Veliaj duhet ta kishte dhënë vetë dorëheqjen, derisa të përfundonte procesi gjyqësor i nisur ndaj tij. Shehi tha se brenda Partisë Socialiste ka pasur përplasje të fortë klanesh, ku klani i kryeministrit Edi Rama po përpiqet të eleminojë plotësisht atë të Veliajt.
“Unë them që kjo puna e Erion Veliajt duhet të kishte marrë një formë tjetër me kohë. Përsa i përket çështjeve proceduriale, mund të ketë pasur edhe gjëra të paligjshme. Mirëpo kjo është një temë politike, nuk është çështje procedurash. Edhe Veliaj vetë e ka zgjedhur gabim rrugën për t’u mbrojtur, sepse do të mbrohet përmes procedurave. Kjo është temë politike, i del për zot të përplaset me klanin tjetër që e ka rrëzuar, ta mbrojë veten nëse është i pastër, t’i denoncojë vetë këta të tjerët për çfarë kanë bërë. Se ai e di se ka qenë aty brenda. Ose është vetë pjesë e kësaj loje dhe unë besoj se ashtu është.
Veliaj duhet ta kishte dhënë me kohë dorëheqjen. Unë do e kisha dhënë për vete. Nëse ti hyn në një procedurë gjyqësore, vetëm në Shqipëri ndodh që politikanët nuk largohen, vijojnë atë pozicionin e vetë, vijojnë ta përdorin për t’u vetëmbrojtur. Kur në fakt ti në fakt duhet të japësh dorëheqjen nga këto funksione politike. Kur të mbaroj gjyqi pastaj rimerre edhe moralin edhe funskionin. Nuk e lëshojnë pushtetin, sepse me pushtet janë pasuruar.
Pastaj Rama me këto procedurat që ka bërë, i heq nga vetja e vetë dhe ja kalon Këshillit Bashkiak. Rama për të thënë se kjo është një çështje kolegjiale, ia kaloi Këshillit. Ndërkohë nuk kishte si të votonte ndryshe Këshilli, ishte marri. Këta kanë zgjedhur Omertan, kodin e mafies. Pra nuk flasin, për të mbrojtur familjet dhe njerëzit e vetë”, tha mes të tjerash Shehi. -

“Veliaj duhet ta kishte dhënë me kohë dorëheqjen”/ Shkarkimi, reagon Shehi: Rama e heq ‘topin’ nga vetja dhe ja kalon..
Kreu i LZHK-së, ish-deputeti Dashamir Shehi, është shprehur se kryeministri Edi Rama, përmes mbledhjes së Këshillit Bashkiak për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, po e heq ‘topin’ nga vetja dhe po ja kalon Këshillit.
I ftuar në një studio televizive Shehi tha se nëse donte të shkarkonte Veliajn, Rama mund ta bënte këtë gjë vetë, përmes mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Shehi tha gjithashtu se nëse do të ishte i moralshëm, Veliaj duhet ta kishte dhënë vetë dorëheqjen, derisa të përfundonte procesi gjyqësor i nisur ndaj tij. Ai tha gjithashtu se brenda Partisë Socialiste ka pasur përplasje të fortë klanesh, ku klani i kryeministrit Edi Rama po përpiqet të eleminojë plotësisht atë të Veliajt.
“Unë them që kjo puna e Erion Veliajt duhet të kishte marrë një formë tjetër me kohë. Përsa i përket çështjeve proceduriale, mund të ketë pasur edhe gjëra të paligjshme. Mirëpo kjo është një temë politike, nuk është çështje procedurash. Edhe Veliaj vetë e ka zgjedhur gabim rrugën për t’u mbrojtur, sepse do të mbrohet përmes procedurave. Kjo është temë politike, i del për zot të përplaset me klanin tjetër që e ka rrëzuar, ta mbrojë veten nëse është i pastër, t’i denoncojë vetë këta të tjerët për çfarë kanë bërë. Se ai e di se ka qenë aty brenda. Ose është vetë pjesë e kësaj loje dhe unë besoj se ashtu është.
Veliaj duhet ta kishte dhënë me kohë dorëheqjen. Unë do e kisha dhënë për vete. Nëse ti hyn në një procedurë gjyqësore, vetëm në Shqipëri ndodh që politikanët nuk largohen, vijojnë atë pozicionin e vetë, vijojnë ta përdorin për t’u vetëmbrojtur. Kur në fakt ti në fakt duhet të japësh dorëheqjen nga këto funksione politike. Kur të mbaroj gjyqi pastaj rimerre edhe moralin edhe funskionin. Nuk e lëshojnë pushtetin, sepse me pushtet janë pasuruar.
Pastaj Rama me këto procedurat që ka bërë, i heq nga vetja e vetë dhe ja kalon Këshillit Bashkiak. Rama për të thënë se kjo është një çështje kolegjiale, ia kaloi Këshillit. Ndërkohë nuk kishte si të votonte ndryshe Këshilli, ishte marri. Këta kanë zgjedhur Omertan, kodin e mafies. Pra nuk flasin, për të mbrojtur familjet dhe njerëzit e vetë”, tha mes të tjerash Shehi. -

Shkarkimi i Veliajt, Dash Shehi: Rama e heq ‘topin’ nga vetja dhe ja kalon Këshillit Bashkiak
Kreu i LZHK-së, ish-deputeti Dashamir Shehi, është shprehur se kryeministri Edi Rama, përmes mbledhjes së Këshillit Bashkiak për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, po e heq ‘topin’ nga vetja dhe po ja kalon Këshillit.
Komentet Shehi i bëri në ‘Ditari i Pasdites’ me gazetarin Pandi Gjata në A2 CNN, ku tha se nëse donte të shkarkonte Veliajn, Rama mund ta bënte këtë gjë vetë, përmes mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Shehi tha gjithashtu se nëse do të ishte i moralshëm, Veliaj duhet ta kishte dhënë vetë dorëheqjen, derisa të përfundonte procesi gjyqësor i nisur ndaj tij.
Ai tha gjithashtu se brenda Partisë Socialiste ka pasur përplasje të fortë klanesh, ku klani i kryeministrit Edi Rama po përpiqet të eleminojë plotësisht atë të Veliajt.
“Unë them që kjo puna e Erion Veliajt duhet të kishte marrë një formë tjetër me kohë. Përsa i përket çështjeve proceduriale, mund të ketë pasur edhe gjëra të paligjshme. Mirëpo kjo është një temë politike, nuk është çështje procedurash. Edhe Veliaj vetë e ka zgjedhur gabim rrugën për t’u mbrojtur, sepse do të mbrohet përmes procedurave. Kjo është temë politike, i del për zot të përplaset me klanin tjetër që e ka rrëzuar, ta mbrojë veten nëse është i pastër, t’i denoncojë vetë këta të tjerët për çfarë kanë bërë. Se ai e di se ka qenë aty brenda. Ose është vetë pjesë e kësaj loje dhe unë besoj se ashtu është.
Veliaj duhet ta kishte dhënë me kohë dorëheqjen. Unë do e kisha dhënë për vete. Nëse ti hyn në një procedurë gjyqësore, vetëm në Shqipëri ndodh që politikanët nuk largohen, vijojnë atë pozicionin e vetë, vijojnë ta përdorin për t’u vetëmbrojtur. Kur në fakt ti në fakt duhet të japësh dorëheqjen nga këto funksione politike. Kur të mbaroj gjyqi pastaj rimerre edhe moralin edhe funskionin. Nuk e lëshojnë pushtetin, sepse me pushtet janë pasuruar.
Pastaj Rama me këto procedurat që ka bërë, i heq nga vetja e vetë dhe ja kalon Këshillit Bashkiak. Rama për të thënë se kjo është një çështje kolegjiale, ia kaloi Këshillit. Ndërkohë nuk kishte si të votonte ndryshe Këshilli, ishte marri. Këta kanë zgjedhur Omertan, kodin e mafies. Pra nuk flasin, për të mbrojtur familjet dhe njerëzit e vetë”, tha mes të tjerash Shehi. -

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije
Ditën e sotme, teksa ishte i ftuar në News24, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se përballë Ogerta Manastirliut, ka disa kandidatura të mira nga PD-ja.
Shehi theksoi se Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku, janë personazhe të dashura për qytetarët e Tiranës, pasi e treguan votat që morën në zgjedhje.“Alimehmeti dhe Tabaku dhanë një sinjal që kanë simpati. Janë të rinj dhe kanë dije. Ti s’mund të marrësh një që ka zbritur nga fshati atje… mund të jenë milionerë por…Do të mbështetja këta të rinj. Edhe Lapaj do e mbështesja. Nuk është personazh i Tiranës, por prodhoi diçka. Por i ranë pak me shkelm, si puna lopës, atij qumështit”, tha ai.
-

Opozita pa emër për garën në Tiranë/ Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner! Tabaku dhe Alimehmeti…
Partia Demokratike vijon të mos bëjë publike kandidaturën e saj zyrtare për garën e ardhshme në Bashkinë e Tiranës, ndërsa nga radhët e saj vijnë deklarata për emra potencialë që, sipas tyre, janë të pakrahasueshëm me kandidaturën e Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu.
Po ashtu dhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi deklaroi se përballë Ogerta Manastirliut, ka disa kandidatura të mira nga PD-ja.
I ftuar në News24, Shehi theksoi se Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku janë personazhe të dashura për qytetarët e Tiranës, pasi e treguan votat që morën në zgjedhje.
Megjithatë, pavarësisht kësaj përkrahjeje, si Tabaku ashtu edhe Alimehmeti kanë deklaruar publikisht në dalje të ndryshme televizive se nuk do të kandidojnë përballë Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës.
“Alimehmeti dhe Tabaku dhanë një sinjal që kanë simpati. Janë të rinj dhe kanë dije.
Ti s’mund të marrësh një që ka zbritur nga fshati atje… mund të jenë milionerë por…Do të mbështetja këta të rinj.
Edhe Lapaj do e mbështesja. Nuk është personazh i Tiranës, por prodhoi diçka. Por i ranë pak me shkelm, si puna lopës, atij qumështit.”, tha ai.
-

Sherri në Kuvend, Dashamir Shehi “thumbon” opozitën: Vetëm i bën qejfin Ramës
Në një intervistë televizive, Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ‘kritikoi’ dhe sjelljen e opozitës për debatet në seancën e parë plenare, ndërsa shtoi se duhet të përqendrohet te puna.
Ai shtoi se Rama pret vetëm këto situata.
“Si një ish-deputet, deputet i vjetër, për këtë luftën që bëjnë, them se është normale. Opozita duhet të respektohet. Këto komisionet e sajuara, për t’i bërë qefin këtij apo atij….Duhet të ushtrojë opozita detyrën e saj në komisione, pasi qeverinë e ka maxhoranca. Ndërkohë, sherri dhe debati në Kuvend është i kot, pasi i bën qefin qeverisë. Do ishte mirë që ky program të lexohej. Kjo punë nuk po tërheq qytetarët. Këta e fillojnë me këmbën e mbrapsht. Se Rama atë punë do.”, tha ai.
Duke u ndalur te ministrja më e re e kabinetit qeveritar, Diella, Shehi theksoi se bota bën tendera me miliarda, dhe jo me diellën. Mes të tjerash ai tha se gjithçka është propagandë. “Ne qenkemi para atyre? Ky është një element propagandë dhe nuk është çudi që do t’i dalë tymi shumë shpejt. Mund t’i japë nja dy tendera Diellës dhe mund t’i dalë keq.”, tha ai. -

Kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ “S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati”, Shehi: Alimehmeti e Tabaku..
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi deklaroi se përballë Ogerta Manastirliut, ka disa kandidatura të mira nga PD-ja.
Shehi theksoi se Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku janë personazhe të dashura për qytetarët e Tiranës, pasi e treguan votat që morën në zgjedhje.
“Alimehmeti dhe Tabaku dhanë një sinjal që kanë simpati. Janë të rinj dhe kanë dije. Ti s’mund të marrësh një që ka zbritur nga fshati atje… mund të jenë milionerë por…Do të mbështetja këta të rinj. Edhe Lapaj do e mbështesja. Nuk është personazh i Tiranës, por prodhoi diçka. Por i ranë pak me shkelm, si puna lopës, atij qumështit.”, tha ai. -

“Opozita ka bërë marrëveshje”, Shehi: “Rama 4” asnjë risi! Ja gjërat pozitive që tha Kryeministri sot
Dashamir Shehi komentoi në “Euronews Albania” mbledhjen e Asamblesë së PS ku Kryeministri Edi Rama prezantoi kabinetin e ri qeveritar. Dashamir Shehi u shpreh se kemi po të njëjtën qeveri, pasi Rama vazhdon të qëndrojë në krye të saj.
Dashamir Shehi, shprehu edhe një vlerësim për Edi Ramën, duke iu referuar një pjese të fjalimit të kreut të qeverisë ditën e sotme në lidhje me reformën kushtetuese, administrative dhe zgjedhore.
“Një pjesë i njoh, një pjesë nuk i njoh se janë të rinj. Uroj që të rinjtë të bëjnë ndonjë punë por gjykoj se një njeri bëhet ministër për dy cilësi, ose është njeri i rëndësishëm politik, ose duhet të jetë patjetër në fushën e vet specifike, duhet të jetë dikushi.
Qeveria Rama nuk bën asgjë të re. Jemi vend i vogël ku kryeministri ka pushtet absolut. Kemi të njëjtën qeveri, vazhdimi. Gjysma janë po ato, por është vetë ai.
Mbajti një fjalë, ama nëpër ato fjalë që tha, bie dakord dhe unë që të bëhet parlamenti nga 100 veta. I kemi kërkuar ne reformë kushtetuese, reformë administrative, që dhe këtë e përmendi, dhe reformë zgjedhore, sa deputetë do vendosim. Kjo është pozitivja në të gjithë atë që tha sot.”-u shpreh Shehi.
Dashamir Shehi nuk i kurseu kritikat për opozitën të cilën e quajti të korruptuar ndërsa theksoi se është bërë pjesë e marrëveshjeve me qeverinë.
“Opozita nuk është aty ku duhet të jetë. Ky është realiteti. Demokraci hibride, false. Demokraci është që një palë ta kontrollojë tjetrën, jo të korruptohen të dyja palët. Ky këtë punë ka bërë. A kanë bërë marrëveshje para zgjedhjeve.”-deklaroi Shehi.