Tag: shehi

  • “Njëherë portokall me Ed Ramën, njëherë pica me Veliajn”, Shehi: Flor Binaj eksperiment i PD

    “Njëherë portokall me Ed Ramën, njëherë pica me Veliajn”, Shehi: Flor Binaj eksperiment i PD

    Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN se nuk është i kënaqur me kandidaturën e Florjan Binajt nga radhët e opozitës për bashkinë e Tiranës. 
    Shehi tha se priste një kandidaturë serioze që të përbashkonte polet opozitare dhe të mos bëhej eksperiment me figura, që sipas tij mund të jenë të arrirë në profesionin e tyre, por s’janë ata që Tirana meriton ta drejtojnë. 
    “Me të thënë të drejtën s’jam i kënaq me zgjedhjet që ka bërë opozita. Atë që është opozitar votën mirë keq atje s’mund të votoj për palën tjetër për motive shumë më të thella. Por s’jam i kënaqur. Mendova që do bëjnë një zgjedhje më të mirë. Sepse kur investohet për bashkinë e Tiranës investohet me idenë që janë njerëz që do lënë gjurmë politike nga mbrapa. S’më duket fort e ndershme. Sepse ky njeri mirë, keq, duhet të jetë dikush që do na përbashkojë. Edhe po u humbën zgjedhjet larg qoftë do ta ngrejë rezultatin e Tiranës. Kjo s’është me kalu radhën. Ka të tjerë që nesër do më shajnë e thonë ç’thotë ky por unë po them atë që mendoj. Absolutisht, ai djali mund të jetë i mrekullueshëm, por për punën e vetë, për zanatin e vetë, por nuk është për këtë punë ai. Kjo punë ku e di unë, njëherë portokall me Ed Ramën, njëherë pica me Veliajn, e këto gjona, tashi ta thashë Tirana meriton pak më shumë. Nuk është se opozita s’i kishte njerëzit. Por nëse ti e quan eksperiment, s’më duket shumë serioze për zgjedhjet. Nuk e kam për humorin, ai është zanat shumë serioz. Uroj që inshallah mbledh maksimumin e votave, por kam frikë se do thonë kemi defektet tona, por do i përmirësojmë”, tha Dash Shehi në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN. 
     
  • “E keqja po na pushton”/ Rrëzimi i qeverisë, flet Shehi: Pushteti absolut i kryeministrit Rama, mund të kemi fatin e…

    “E keqja po na pushton”/ Rrëzimi i qeverisë, flet Shehi: Pushteti absolut i kryeministrit Rama, mund të kemi fatin e…

    Dash Shehi kërkon nga opozita një program të mirë, imazh ndryshe, po ashtu dhe lidership për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës nga pushteti.
    I ftuar në një studio televizive, Shehi shprehet se e keqja është duke përfshirë vendin për shkak të pushtetit absolut të kryeministrit Rama dhe shton se Shqipëria mund të ketë fatin e ish-republikave sovjetike.
    “Duhet ndërruar qeveritë prandaj është demokracia. Programin ta lexon dhe është i bukur. Detyra jonë është që brenda programit që duket i bukur ta çmontojmë. Si duket nuk mjafton programi, duhet lidershipi, mbështetja ndërkombëtare. Ne se kemi kuptuar. Për të folur kam folur. Nëse nuk e identifikojmë nga na vjen stanjacioni opozitar, nuk bëjmë gjë. Po kalcifikohet një regjim i keq. Do përfundojmë si ish republikat sovjetike që mbarojnë me stan”, tha Shehi.

  • Shehi: E keqja po na pushton, do të përfundojmë si ish-republikat sovjetike

    Shehi: E keqja po na pushton, do të përfundojmë si ish-republikat sovjetike

    Dashamir Shehi kërkon nga opozita një program të mirë, imazh ndryshe, po ashtu dhe lidership për të rrëzuar qeverinë e Ramës nga pushteti. Për të e keqja është duke përfshirë vendin për shkak të pushtetit absolut të kryeministrit Rama dhe shton se Shqipëria mund të ketë fatin e ish-republikave sovjetike.
    “Duhet ndërruar qeveritë prandaj është demokracia. Programin ta lexon dhe është i bukur. Detyra jonë është që brenda programit që duket i bukur ta çmontojmë. Dikur i bënim dhe ne programet dhe thonim është më i bukuri.

    Opozita duhet të ofrojë një program më të mirë. Si duket nuk mjafton programi, duhet lidershipi, mbështetja ndërkombëtare.

    Ne se kemi kuptuar. Nëse nuk e identifikojmë nga na vjen stanjacioni opozitar, nuk bëjmë gjë. Po kalcifikohet një regjim i keq. Do përfundojmë si ish republikat sovjetike që mbarojnë me stan”, tha Shehi.

  • Të vëmë një Këlliç tjetër? Shehi: Për Tiranën duhet një personazh për ata që nuk duan as Ramën as Berishën

    Të vëmë një Këlliç tjetër? Shehi: Për Tiranën duhet një personazh për ata që nuk duan as Ramën as Berishën

    Dashamir Shehi thotë se Partia Demokratike duhet të lërë mënjanë tifozllëkun politik dhe të mbështesë në zgjedhjet vendore një kandidat që përbashkon opozitën, për të pasur mundësi reale që të fitojë përballë Edi Ramës.
    “Nuk e kuptoj këtë që kandidati të mos jetë politik. Nëse futesh në garë, do merresh me politikë. Zgjedhjet në Tiranë janë politike dhe opozita duhet të kërkojë të fitojë për të përmbysur pushtetin, se për 15 muaj që vijnë zgjedhjet e tjera, nuk besoj se ka kandidat që mendon se do të rregullojë Tiranën. Duhet një figurë përbashkuese. Do të përballemi me qeverinë. Këtu është shpresa… Rezultati i fundit nuk është se ka qenë me shumë difernecë, por jo midis PD-së dhe PS-së, i gjithë opozitës bashkë dhe palës tjetër”, tha Shehi i ftuar në Puls nga Bruna Çifligu në A2 CNN.
    Sipas tij, ky është një moment i mirë që opozita duhet ta shfrytëzojë, bazuar edhe në shifrat e dala nga zgjedhjet parlamentare, ku Partia Socialiste mori 19 deputetë në Tiranë, ndërsa PD dhe partitë e tjera morën 17.
    “Personazhi ka këtë vlerë, të përbashkojë. Po qe vetëm një grup i PD-së, i Berishës, do të ndalojë aty, ku ndalon grupi i Berishës, te 30%-shi në kryeqytet. Kaq kanë qenë. Duhet të vendoset një njeri i papërlyer. Këlliçi dhe Kosova kanë qenë shumë të mirë, madje për doktorin kam dalë edhe unë. Por edhe ata e kanë pasur një defekt. Nuk kanë qenë përbashkues, kanë qenë njerëzit e Berishës dhe do merrnin vota aq sa merrte Berisha, ose grupi i PD. Dhe po mbeti në këtë nivel, opozita nuk e mbërrin fitoren. Në Tiranë ka akoma një hapësirë lirie, ka njerëz që votojnë kundër qeverisë, nuk e duan Edi Ramën. Por nuk duan as Berishën. Atëherë, kur i vendos këta të dy, sigurisht fiton Edi Rama. Prandaj duhet të vendosim një figurë të tretë. Një personazh për të cilën do të votojnë të gjithë.  Nëse vendos një tifoz të grupit tënd, nuk vijnë ata. Të vëmë prapë një Këlliç tjetër? U bë prova. Çfarë është brenda PD-së mbërrin deri aty. Prandaj po them, është një rast i mirë, ata që e kanë në dorë, të kapërcejnë mbi veten”, shtoi Shehi.

  • Dash Shehi: PD-ja nuk i fiton këto zgjedhje, shans ka vetëm…

    Dash Shehi: PD-ja nuk i fiton këto zgjedhje, shans ka vetëm…

    Më 9 nëntor 2025 në Shqipëri do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në 6 bashki të vendit, ndërsa debati më i madh është për Bashkinë e Tiranës. Partia Socialiste ka vendosur të garojë me kandidaturën e Ogerta Manastirliut, ndërsa opozita ende nuk ka shpallur një emër zyrtar, duke vijuar diskutimet për kandidatin. 
    Në lidhje me këtë situatë, kreu i LZHK-së, Dash Shehi, i ftuar në Klan News me gazetarin Drini Zeqo, u shpreh se Partia Demokratike nuk ka gjasa t’i fitojë këto zgjedhje, por opozita e bashkuar mund të ketë shanse. 
    “Tani, në qoftë se më thua PD-ja, nuk i fiton. Këto janë shifrat. Pyetja është: a ka shans të fitojë opozita? Po, ka. Edhe unë këtë kam thënë, mos e shpërdoroni këtë shans për sherret tuaja të brendshme, sepse më pas do të bëhet më e vështirë. Pas një viti, dy vjet e gjysmë do të jetë edhe më e vështirë, sepse populli dorëzohet. Ky nuk është populli francez, ky i yni mësohet me të keqen. Janë bërë 12 vjet, do bëhen 16. Këta u mësuan me Enver Hoxhën, shans ka opozita,” tha Shehi. 
    Ai theksoi se motoja politike e opozitës duhet të jetë e qartë: “Një gjë politike, si të thuash: ‘Jemi këtu për të rimarrë, për të bërë një ristart të opozitës shqiptare’. Ky duhet të jetë koncepti bazë politik.” 

  • Berisha nuk e ka fare problem nëse opozita humbet për herë të shtatë përballë Edi Ramës

    Berisha nuk e ka fare problem nëse opozita humbet për herë të shtatë përballë Edi Ramës

    “Edi Rama nuk e pati burrërinë ta shkarkojë Erion Veliajn dhe përdori njerëzit që dikur ishin besnikë të kryebashkiakut”, tha ndër të tjera Dashamir Shehi, ish-deputet dhe kryetar i LZHK-së.Në një intervistë ai komentoi zhvillimet e fundit në lidhje me kryebashkiakun e burgosur Erion Veliaj dhe mekanizmat që kryeministri përdori për shkarkimin e tij.Në këtë lojë karakteresh të dobëta, këshilltarët e bërë pis janë thjesht kosto kolaterale. Rama, sipas Shehit, e trajton kryebashkiakun e Tiranës siç trajtoi Saimir Tahirin apo edhe Arben Ahmetajn. Ky i fundit, në arrati, rrëfen “gjysmë të vërteta si kërcënim për të mbrojtur lëkurën”. Shehi nuk e kursen as opozitën, që sipas tij u shfaq “në rol qesharak” kur mbrojti Veliajn.Shehi foli për garën për Tiranën pas shkarkimit të Erion Veliajt dhe sfidat e opozitës. Ai tha se duhet një kandidat i ardhur nga Parlamenti, një figurë që pranon sakrificën dhe jo një emër i dalë nga pazaret e zakonshme. Por kjo, sipas tij, kërkon që grupi i Berishës të lejojë individë që jo domosdoshmërisht konsiderohen besnikë të verbër të liderit.“Shërbëtorët e Berishës nuk i voton më askush. Tiranën nuk e fiton dot opozita me një besnik të tij”, tha Shehi.Në optikën e tij, fituesi i madh i 11 majit është Sali Berisha, pasi ka grupin e vet parlamentar, të bindurit e tij, dhe nuk ka asnjë problem nëse opozita humbet për herë të shtatë. Deputetët rreth tij, tha Shehi, janë oportunistë që presin “sa ta largojë koha”, ndërsa gjenerata e re e politikës është thjesht “e mbushur me servilë, që vjedhin secili nga pak ku të mundën e çfarë të munden, e që nuk e dinë ç’është diktatura”.Në këtë peizazh depresiv, ai përdor metaforën e kanarinës me pikë të kuqe për të shpjeguar çfarë ndodh brenda opozitës. Për një rebelim të mundshëm brenda PD-së, Dashamir Shehi thotë se të rinjtë me ambicie rreth Berishës kanë dy rrugë: ose të shkojnë te Rama si skuthë, ashtu siç po ndodh me disa, ose të bëjnë revoltë të vërtetë kundër liderit.Shehi konstaton një opozitë në depresion të madh, pas shtatë humbjesh në trembëdhjetë vite, që rrezikon të shkojë drejt zhdukjes. Në këtë “kënetë” të politikës shqiptare, Shehi thotë se është Berisha ai që garanton pushtetin e Edi Ramës.

  • “Shit-blerjet e politikanëve, mos u ankoni për Ramën, Berisha i mori atij Ilir Metën dhe Kastriot Islamin, jo zyrtarë të dorës së dytë”

    “Shit-blerjet e politikanëve, mos u ankoni për Ramën, Berisha i mori atij Ilir Metën dhe Kastriot Islamin, jo zyrtarë të dorës së dytë”

    Në mandatin e katërt qeverisës, pasi nxori nga bashkëqeverisja aleatin e tij të majtë, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama ka nisur të piketojë personazhe nga kampi opozitar për t’i afruar pranë vetes.
    Në mbledhjen e parë të qeverisë së re ai emëroi zëvendësministre të Brendshme Silva Cakën, ish-deputete e Partisë së Lirisë.
    Më herët gjatë verës Rama tërhoqi vëmendjen me emërimin e Genc Deromemës, një drejtues i degës lokale të Partisë Demokratike, si drejtor kadastre në Vlorë duke u justifikuar se I kishin mbaruar burimet njerëzore në kampin scocialist.
    Ai po ashtu afroi në radhët e partisë së tij dhe e futi në listën e kandidatëve për deputetë Endrit Brahimllarin, po ashtu një ish figurë qendrore në Partinë e Lirisë, që drejtohet nga Ilir Meta, një ish- socialist dhe aleat i Ramës, që gjendet sot në burg me akuzat e korrupsionit.
    Emërimi i Cakës ngjalli reagim nga radhët e partisë së saj, por dhe në publik ku kapërcimet politike të tilla perceptohen si tradhëti politike por dhe si taktikë e pushtetit për të dëmtuar opozitën.
    Por lëvizje të tilla bëjnë më shumë zhurmë se sa kanë një impakt direkt tek opozita thotë Dashamir Shehi, ish deputet veteran në parlamentin shqiptar dhe kryetar i Kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, që nuk arriti të përfaqësohej në Kuvend në zgjedhjet e fundit.
    “Qëllimi është dashakeq , të krijojë perceptimin që njerëzit e atyre po vijnë me ne, se nuk është se këta personazhe janë disa profesionistë të mëdhenj që shteti ka nevojë”, tha Shehi për BIRN.
    “Praktikisht Rama bën zhurmë, diversion në publik dhe mban me këtë lloj tymnaje ca kohë median”, shtoi ai.
    Nga ana tjetër Shehi sugjeron se këto lëvizje të disa eksponentëve nga opozita për një vend punë në kampin qeveritar nuk e dëmton në vetvete opozitën, edhe për shkak të peshës së vogël që personazhet kanë.
    “Nuk është kjo që i prish punë opozitës, marrëveshje mes disa nëpunësve të vegjël me shefin e madh në pushtet, asaj i prish punë marrëveshjet politike që bëhen mes dy palëve që kanë interesa të tjera brenda, siç është ajo për Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën në 2008-n”, argumenton Shehi.
    Dashamir Shehi nuk e sheh si një fenomen të ri sjelljen e Ramës me miklimin e individëve nga kampi opozitar, por si vijëmësi e një fenomeni të hershëm në politikën shqiptare që tregon në vetvete dhe mungesën e moralit politik apo identitetit ideologjik të partive në spektrin shqiptar.
    Ai sjell si shembull kalimin e një partie të majtë që lindi nga PS-a, Lëvizjes Socialiste për Integrim, sot Partia e Lirisë, nga koalicioni me Ramën në koalicion me Berishën dhe anasjelltas.
    “Mos të ankohet sot opozita që po i merr ca nëpunës të vegjël, pasi Berisha i ka marrë PS-së praktikisht një kryeministër, Ilir Metën apo një figurë qendrore të partisë, Kastriot Islamin, etj..”, thotë Shehi.
    Sipas tij, “kjo është një histori permanente shqiptare, një tipar i turpshëm i politikës që na ofron kronika e të paktën 20 viteve të fundit”. /TEMA/

  • BIRN: Shit-blerjet në kampet kundërshtare si fenomen politik i tranzicionit

    BIRN: Shit-blerjet në kampet kundërshtare si fenomen politik i tranzicionit

    Në mandatin e katërt qeverisës, pasi nxori nga bashkëqeverisja aleatin e tij të majtë, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama ka nisur të piketojë personazhe nga kampi opozitar për t’i afruar pranë vetes.
    Në mbledhjen e parë të qeverisë së re ai emëroi zëvendësministre të Brendshme Silva Cakën, ish-deputete e Partisë së Lirisë dhe një zë opozitar, sidomos aktive në protestat ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranë, Erjon Veliaj, që u shkarkua nga detyra në të njëjtën mbledhje.
    Më herët gjatë verës Rama tërhoqi vëmendjen me emërimin e Genc Deromemës, një drejtues i degës lokale të Partisë Demokratike, si drejtor kadastre në Vlorë duke u justifikuar se I kishin mbaruar burimet njerëzore në kampin scocialist.
    Ai po ashtu afroi në radhët e partisë së tij dhe e futi në listën e kandidatëve për deputetë Endrit Brahimllarin, po ashtu një ish figurë qendrore në Partinë e Lirisë, që drejtohet nga Ilir Meta, një ish socialist dhe aleat i Ramës, që gjendet sot në burg me akuzat e korrupsionit.
    Emërimi i Cakës ngjalli reagim nga radhët e partisë së saj, por dhe në publik ku kapërcimet politike të tilla perceptohen si tradhëti politike por dhe si taktikë e pushtetit për të dëmtuar opozitën.
    Por lëvizje të tilla bëjnë më shumë zhurmë se sa kanë një impakt direkt tek opozita thotë Dashamir Shehi, ish deputet veteran në parlamentin shqiptar dhe kryetar i Kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, që nuk arriti të përfaqësohej në Kuvend në zgjedhjet e fundit.
    “Qëllimi është dashakeq , të krijojë perceptimin që njerëzit e atyre po vijnë me ne, se nuk është se këta personazhe janë disa profesionistë të mëdhenj që shteti ka nevojë”, tha Shehi për BIRN.
    “Praktikisht Rama bën zhurmë, diversion në publik dhe mban me këtë lloj tymnaje ca kohë median”, shtoi ai.
    Nga ana tjetër Shehi sugjeron se këto lëvizje të disa eksponentëve nga opozita për një vend punë në kampin qeveritar nuk e dëmton në vetvete opozitën, edhe për shkak të peshës së vogël që personazhet kanë.
    “Nuk është kjo që i prish punë opozitës, marrëveshje mes disa nëpunësve të vegjël me shefin e madh në pushtet, asaj i prish punë marrëveshjet politike që bëhen mes dy palëve që kanë interesa të tjera brenda, siç është ajo për Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën në 2008-n”, argumenton Shehi.
    Për Zef Preçin, drejtor i Institutit për Studime Ekonomike, këto veprime lidhen dhe me humbjen apo zbehjen e një dallimi ideologjik mes kampeve politike, ose mes PD-së dhe PS-së që kanë qëndruar në pushtet prej 35 vitesh dhe kjo e ka ndryshuar perceptimin qytetar ndaj politikës për keq.
    “Kjo situatë favorizon klientelizmin partiak, patronazhimin politik, përdorimin e mjeteve dhe burimeve shtetërore për të siguruar rizgjedhjen, etj.. Ndoshta edhe propaganda e sofistikuar, sidomos gjatë dekadës se fundit e ka nxitur këtë sjellje të qytetareve, duke çuar edhe në situata absurde ku zgjedhjet ‘fitohen’ edhe pa patur fare program, apo kur thelbi i fushatës bëhet rrënimi i reputacionit të kundërshtarit pa thënë se çfarë ju ofron qytetarëve”, tha Preçi për BIRN.
    Mungesa e një perceptimi të qartë për dallimet mes grupimeve politike, sipas Preçit, ka çuar dhe në lloj lehtësie në kalimet e personazheve të politikës nga njëri krah në tjetrin deri në nivele më të larta politike, si në radhët e deputetëve të Kuvendit, duke tjetërsuar kështu dhe vullnetin e votuesve.
    Kultura e shit-blerjes në politikën shqiptare
    Dashamir Shehi nuk e sheh si një fenomen të ri sjelljen e Ramës me miklimin e individëve nga kampi opozitar, por si vijëmësi e një fenomeni të hershëm në politikën shqiptare që tregon në vetvete dhe mungesën e moralit politik apo identitetit ideologjik të partive në spektrin shqiptar.
    Ai sjell si shembull kalimin e një partie të majtë që lindi nga PS-a, Lëvizjes Socialiste për Integrim, sot Partia e Lirisë, nga koalicioni me Ramën në koalicion me Berishën dhe anasjelltas.
    “Mos të ankohet sot opozita që po i merr ca nëpunës të vegjël, pasi Berisha i ka marrë PS-së praktikisht një kryeministër, Ilir Metën apo një figurë qendrore të partisë, Kastriot Islamin, etj..”, thotë Shehi.
    Sipas tij, “kjo është një histori permanente shqiptare, një tipar i turpshëm i politikës që na ofron kronika e të paktën 20 viteve të fundit”.
    Ngjashëm mendon dhe Zef Preçi, sipas të cilit Edi Rama ka luajtur një rol kyç në krijimin e këtij fenomeni, kur me ardhjen në krye të partisë socialiste solli me vete edhe filozofinë “përtej të majtës dhe të djathtës”.
    Por, ai shton se, “fenomeni shitblerjes së individëve me ‘background’ politik është legjitimuar nga Kuvendi kur PD vendosi të dorëzojë mandatet dhe të bojkotojë zgjedhjet vendore, fenomen që tashmë ka fituar ‘qytetarinë’ nën ambicjen e z.Rama për t’i përdorur këta individë si demonstrim të mbështetjes së gjerë popullore që gëzon, ndonëse koha kur lideri merrte me shume vota se partia është lënë pas prej dekadash”.
    Sipas Preçit kur kjo ndodh me mandatin e deputetit duhet të ketë pasoja kushtetuese.
    “Mendoj se në një demokraci funksioanale, duke respektuar të drejtën legjitime të individit për të ndryshuar kahjen politike përmes marrjes së posteve në pushtetin e radhës, zgjedhësit duhet të jenë gjithashtu të lirë të gëzojnë të drejtën e tyre për të kërkuar llogari ndaj përfaqësuesve të tillë, duke përfshirë edhe të drejtën për revokuar mandatet e përfaqësimit”- argumenton ai./ BIRN

  • Opozita alternative përplaset për ofertën e Këlliçit: Qori refuzon, Shehi dhe Lapaj lënë derën hapur

    Opozita alternative përplaset për ofertën e Këlliçit: Qori refuzon, Shehi dhe Lapaj lënë derën hapur

    Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, kryetari i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj dhe kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, i janë përgjigjur në mënyra të ndryshme ftesës së deputetit demokrat, Belind Këlliçi, për t’u bashkuar dhe për të dalë me një kandidat të vetëm për Bashkinë Tiranë, në zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen së shpejti.
    Në emisionin ‘NewsRoom’ në A2 CNN, Qori u tregua i prerë në përgjigjen e tij, ku mohoi kategorikisht një bashkëpunim me Partinë Demokratike për zgjedhjet e pjesshme lokale.
    Qori tha se vetëm Lëvizja Bashkë është partia opozitare që lufton në të gjitha mënyrat qeverinë e kryeministrit Edi Rama, por edhe gjithë sistemin politico-ologarkik të krijuar në Shqipëri.
    Nga ana tjetër, Shehi dhe Lapaj, e lanë të hapur një mundësi bashkëpunimi me Partinë Demokratike, por kjo sipas tyre mund të realizohet vetëm në kushte të caktuara, në rast të zgjedhjes së një kandidati të gjithëpranuar nga palët politike.
    “Unë nuk mendoj se ka opozitë në Shqipëri, në kuptimin e një përbashkësie partish që i kundërvihen me ndershmëri një mënyre qeverisjeje. Opozita e mirëfillt, e vërtetë, jo vetëm kundër qeverisë, por edhe kundër krejt establishmentit politkiko-oligarkik në Shqipëri, është Lëvizja Bashkë dhe për të gjitha këto arsye, Lëvizja Bashkë do të garojë si parti me kandidatin e vetë në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, kurdo që ato të mbahen”, tha mes të tjerash Qori.
    “Ore unë do isha i lumtur të mbërrihej kjo punë dhe me atë gjënë time modeste po mundohem, të paktën me ndonjë ide. Varet nga personazhi që duan të vënë. Po u vu ndonjë djalë që tërheq, që ka një prestigj moral e politik, unë do i shkoja mbrapa me shumë kënaqësi. E kemi bërë këtë punë kur ka qenë Doktor Kosova dhe të tjerë dhe nuk ka qenë pa sukses fare. Por varet tani, nëse grupi i Berishës duan të vënë ndonjë nga ato që rrinë aty përqark, që nuk kanë hall të fitojnë zgjedhjet, por kanë hall që të përfaqësohen këto…”, tha mes të tjerash Shehi.
    “Po diskutojmë me të gjitha strukturat tona dhe do të kemi një mendim zyrtar për këtë gjë, por bashkimi duhej kundër sistemit. Ju e mbani mend para zgjedhjeve që i kam shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjithëve dhe mora baltë dhe sulm nga pas, deri te tradhtia. Por kush ishte më e rëndësishme, të çahej sistemi dhe të luftohej Edi Rama, apo të luftohet për Bashkinë për një vit që është mandati aty. Si mund ta fitosh bashkinë ti, duke pasur në qeveri atë aty. Tani do flasim të vërtetën?”, tha mes të tjerash Lapaj.

  • Bashkëpunim në garë/ Ftesa e Këlliçit për zgjedhjet lokale, ja si përgjigjen Qori, Lapaj dhe Shehi

    Bashkëpunim në garë/ Ftesa e Këlliçit për zgjedhjet lokale, ja si përgjigjen Qori, Lapaj dhe Shehi

    Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, kryetari i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj dhe kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, i janë përgjigjur në mënyra të ndryshme ftesës së deputetit demokrat, Belind Këlliçi, për t’u bashkuar dhe për të dalë me një kandidat të vetëm për Bashkinë Tiranë, në zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen së shpejti.
    Në një emision televiziv, Qori u tregua i prerë në përgjigjen e tij, ku mohoi kategorikisht një bashkëpunim me Partinë Demokratike për zgjedhjet e pjesshme lokale.