Tag: shehi

  • Propozimi i Shehit: Gratë e vajzat në Shqipëri të mos punojnë më shumë se 6 orë në ditë

    Propozimi i Shehit: Gratë e vajzat në Shqipëri të mos punojnë më shumë se 6 orë në ditë

    Dashamir Shehi, kryetar i LZHK-së, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, propozoi që gratë dhe vajzat në Shqipëri të mos punojnë më shumë se 6 orë në ditë.
    Sipas tij, ky orar i reduktuar do të sillte shumë gjëra pozitive në shoqëri.
    “Ne kemi menduar që grave dhe vajzave t’i japim mundësinë që të punojnë vetëm 6 orë në ditë. Nuk humb asgjë as biznesi në privat. Kjo i rikthehet ekonomisë shqiptare në edukimin e fëmijëve dhe në jetën e grave. E kanë eksperimentuar shumë shtete javën e punës me 30 orë. Në privat nuk shkon më shumë se 6 orë rendimenti i punës. Është favor i madh që i bëhet çifteve të reja”, tha Shehi.
    “Është edhe një lloj shtytjeje që të mos largohemi nga Shqipëria, pasi këtu kemi lehtësira”, shtoi kreu i LZHK-së.

  • Propozimi i Shehit: Gratë e vajzat të mos punojnë më shumë se 6 orë në ditë

    Propozimi i Shehit: Gratë e vajzat të mos punojnë më shumë se 6 orë në ditë

    Kryetar i LZHK-së, Dashamir Shehi propozon që gratë dhe vajzat në Shqipëri të mos punojnë më shumë se 6 orë në ditë. Për të ky orar i reduktuar do të sillte shumë gjëra pozitive në shoqëri.
    ”Ne kemi menduar që grave dhe vajzave t’i japim mundësinë që të punojnë vetëm 6 orë në ditë. Nuk humb asgjë as biznesi në privat.

    Kjo i rikthehet ekonomisë shqiptare në edukimin e fëmijëve dhe në jetën e grave.
    E kanë eksperimentuar shumë shtete javën e punës me 30 orë. Në privat nuk shkon më shumë se 6 orë rendimenti i punës. Është favor i madh që i bëhet çifteve të reja”, tha Shehi.

  • “Nuk u bë qameti”/ Dash Shehi në garë për deputet: Larg qoftë po nuk fitova, do iki si…

    “Nuk u bë qameti”/ Dash Shehi në garë për deputet: Larg qoftë po nuk fitova, do iki si…

    Dashamir Shehi, kandidon në koalicionin “Djathtas 1912”, për të marrë një tjetër mandat deputeti. I ftuar në një emision, Shehi i cili kandidon në listë të hapur, tha se dhe në rast humbje, sërish do të largohet me nder.
    Pjesë nga biseda:
    Ylli Rakipi: Pse u largove nga Partia Demokraitke, sepse aty mund të kishte vend të sigurtë në listë?
    Dashamir Shehi: Që kur humbën zgjedhjet e 2021 kam menduar se opozita duhet të marrë një trajektore tjetër. Kam shpresuar që nga gjurulldia e madhe do të prodhohet diçka, por prodhoi këtë që kemi sot. Këto zgjedhje kanë nevojë të prodhojnë diçka të re, një trajektore të re politike, personazhe të reja. Ja vlen kjo punë, kjo lloj sacrifice.
    Me këtë pjesën tjetër, na kanë ndarë gjëra të rëndësishme, përqasja ndaj ligjit zgjedhor, sistemit kushtetuese dhe politike, bënë një marrëveshje të ulët me PS për tu vetësiguruar në listat e mbyllura dhe e tradhtuan çështjen opozitare, që kishte nevojë për listë tjetër, maksimalizim të votës opozitare. Si të gjithë faktorët zgjodhën rrugën që kush është me mua, e fusim te çadra e vogël. Nuk ja vlen më të merremi me atë pjesë, hajde të bëjmë rrugën tonë, është malore por ja vlen. Them se do t’ja dalim. A është shpresë për opozitën? Shpresë e madhe.
    Ka ardhur dita se 12 vjet e ka tepruar ky. Gjykoj që vetëm këto forca alternative mund të marrin atë votë që nuk shkon as te Berisha as Rama. Kjo është formula, nuk shoh shteg tjetër për të fituar blloku opozitar. Pas zgjedhjeve pastaj i rinegociojmë pozicionet, populli do të gjykojë sa çmon njërin dhe sa çmon tjetrin.Mua edhe nëse larg qoftë nuk fitoj, nuk u bë qamet, por kur ikën ikën si burrat, me mendjen tënde dhe kontributin tënd. Kush nuk e kupton, zor se do kuptojë.
    Ylli Rakipi: Të bëj një pyetje fare hapur. Se ti je njeri, që edhe në shtëpi të çon kjo makina këtu, te pallati i kohës së Enverit, aty ku mbetur… Ke qenë gjithë këtë kohë në Parlament, pse kandidon prapë, nuk u lodhe, të merresh me këta?
    Dashamir Shehi: Unë e kam pasion këtë punë. Po ta kisha për përfitim, do të rrija te kjo lagjia. E kam pasion dhe në njëfarë mënyrë na u bë edhe si profesion. Kam thënë ndonjëherë diku, ëhtë pak e tepruar, që në këtë moshë pasi kam investuar 35 vjet aty, kam frikë se nuk di të bëj gjë tjetër. Por gjykoj se mirë apo keq, kam ndërtuar një lloj karriere në këtë punë, ia vlen që të kontribuoj dhe të lodhem edhe njëherë.
    Mendoj se ja vlen dhe sidomos këtë rradhë ja vlen. Përballë kemi një njeri që pasi ka ndejtur 12 vjet në pushtet, do të rrijë prapë, vë afat për 2030. Të marrsha të keqen e Putinit dhe këta të tjerët në botë, në Bjellorusi. Kemi këtë përballë dhe duhet të ngrejmë dorë kundër këtij.
    Edhe këtu (Berisha) jemi në situatë të groteskut politik, pretendon për herë të tretë, sikur ti je e drejta dhe e vërteta, edhe kjo e tepruar. Prandaj them se ia vlen ti hyjmë detit në këmbë, por ajo pjesë e shqiptarëtve 20-30% që gjykojnë jashtë tifozllëkur partiak, me arsye normale, mund të votojnë dhe kanë disa alternative.
    Nuk ju pëlqen Dashi, të votojnë ata të rinjtë. Shqiptarët nuk kanë pse qahen më. E di që një pjesë të votave me këtë ligj humbet, por sinjali do të mbetet. Do të bëhen 200-300 mijë vota të grupeve opozita, mund të prodhohen 15 deputetë. Sinjali politik që gjysma e opozitës ka votuar grupe të tjera, kjo do të mbetet. Unë kam një shpresë që me këtë formulë, mundim edhe Edi Ramën, që i ka ardhur koha për ta stërmundur.

  • Rakipi: Këta të partive të reja duan të “hanë” njëri tjetrin, ç’mendon ti Dashi? Shehi: Vlerësoj Arlind Qorin për kurajon

    Rakipi: Këta të partive të reja duan të “hanë” njëri tjetrin, ç’mendon ti Dashi? Shehi: Vlerësoj Arlind Qorin për kurajon

    Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka komentuar partitë e reja. Ai tha se është pozitiv fakti që ato ekzistojnë dhe shqiptarët nuk kanë më justifikim, pasi kanë mjaft mundësi për të zgjedhur.
    Shehi tha se nga liderët e partive të reja, vlerëson më tepër Arlind Qorin.

    Pjesë nga biseda:
    Ylli Rakipi: Kanë dalë paertitë e reja, janë gati të “hanë dhe shqyejnë” njëri tjetrin. Kë vlerëson më shumë prej tyre?
    Dashamir Shehi: Duket si absurd por vlerësoj atë Qorin. Ka kurajo që del nga gardhi tjetër dhe merr vota të majta por ka një shkallë sinqeriteti për të mbrojtur ato ide që thotë ai, klasën punëtore, edhe këto janë format e reja të populizmit shpesh herë, që do të mbroj minatorët, por ne nuk kemi minatorë. E mira është të mbrosh idetë e të majtës që janë klasike në Evropë, por nuk janë të lidhura me këto idetë e klasës punëtore, se duket sikur do vota jo nga e majta por nga trashëgimia e të majtës së vjetër. Gjithsesi i uroj. Qorit i kam firmosur edhe letrën kur donte të kandidonte, firmos normal. Edhe Thurjes para katër vjetësh ja kam firmosur. Mendoj se janë të rinj dhe kanë të drejtë ta provojnë, nuk kanë asnjë të keqe. A kanë huqet e veta? Njësoj siç i kemi ne, por këta nuk vijnë nga planet tjetër që duhet të jenë më të rafinuar, se del kjo kam studiuar jashtë dhe di nga bota… Nuk ka të bëjë fare që ke studiuar jashtë. Ky është zanat që mësohet këtu, duke jetuar këtu. Gjithsesi e konsideroj pozitive kontributin e tyre.

  • Kush është politikani më i mirë për Dashamir Shehin?

    Kush është politikani më i mirë për Dashamir Shehin?

    I ftuar në 2984 të Albano Bogdos në Vizion Plus, kreu i LZHK, Dashamir Shehi është pyetur për disa nga emrat e politikanëve shqiptarë aktual dhe ndër vite, se cili prej tyre është më i miri.
    Një pyetësor plot batuta, ku nuk ka munguar ironia dhe sarkazma.
    Pjesë nga biseda:

    Bogdo: Cili nga këta politikanë të plëlqen më shumë, Adriatik Lapaj apo Arlind Qori?
    Shehi: Për mua të dy të barabartë janë.
    Bogdo: Njërin duhet ta zgjedhësh.
    Shehi: Ky Qori më duket më i sinqertë.
    Bogdo: Arlind Qori apo Eleni Kocaqi?
    Shehi: Këtë djalin se njoh fare.
    Bogdo: Eleni Kocaqi është femër mo.
    Shehi: Më mirë Arlindi.
    Bogdo: Arlindi Apo Floriana Garo?
    Shehi: Kush është kjo?
    Bogdo: Florjana Garo, është krahu djathtë i Sali Berishës?
    Shehi: A kjo po, Floriana Garo.
    Bogdo: Floriana Garo apo Mbretëresha Teuta?
    Shehi: Floriana Garo.
    Bogdo: Floriana Garo apo Lul Basha?
    Shehi: Nuk është krahasim i drejtë. Prapë me Garon jam.
    Bogdo: Garo apo Zogu?
    Shehi: Zogu.
    Bogdo: Zogu apo Ibrahim Rugova?
    Shehi: Zogu.
    Bogdo: Zogu apo Shehi?
    Shehi: Zogu.
    Bogdo: Zogu apo Ghandi?
    Shehi: Ghandi.
    Bogdo: Ghandi apo Edi Rama?
    Shehi: Rama, ça ka bë ky Ghandi. Ky Rama do na fusë në Europë, ku Ghandi ishte dhe i shkurtër.
    Bogdo: Rama apo Nano?
    Shehi: Nano.
    Bogdo: Nano apo Ismail Qemali?
    Shehi: Qemali.
    Bogdo: Qemali apo Fan Noli?
    Shehi: Qemali.
    Bogdo: Qemali apo Uinston Churchill?
    Shehi: Qemali është figurë historikë. Ismail Qemali.
    Bogdo: Ismail Qemali apo Erion Veliaj?
    Shehi: Ky i fundit më trondit.
    Bogdo: Qemali apo Topalli?
    Shehi: Kjo më trondit edhe më shumë.
    Bogdo: Qemali apo Berisha?
    Shehi: Ky është tronditja vetë.
     

  • Sa shanse ka Rama të humbë zgjedhjet? Shehi: Ka shumë, nëse na votojnë ne

    Sa shanse ka Rama të humbë zgjedhjet? Shehi: Ka shumë, nëse na votojnë ne

    Kreu i LZHK Dashamir Shehi përballë Albano Bogdos në 2984 në Vizion Plus ka folur për zgjedhjet e 11 majit.
    I pyetur nga komediani Bogdo se sa shanse ka Edi Rama të humbë zgjedhjet në 11 maj, Shehi tha se shanset janë të shumta, por nëse shqiptarët zgjedhin të votojnë partitë alternative e jo ato tradicionale, duke ju referuar PD.
    Sipas tij kush shqiptar nuk e do Berishën dhe Ramën ka mundësi zgjedhjeje pafund, dhe mund ta çojë votën për një të ardhme më të mirë.

    Pjesë nga biseda:
    Bogdo: Sa shanse ka të humbi Rama?
    Shehi: Ka shanse. Shansi i vetëm jemi ne partitë alternative. Kush nuk do të votojë Berishën, le të na votojë neve.

  • Shehi në 2984: Rama ju ka vënë “karrotën” e BE shqiptarëve para për zgjedhjet e 11 maj

    Shehi në 2984: Rama ju ka vënë “karrotën” e BE shqiptarëve para për zgjedhjet e 11 maj

    Kreu i LZHK, Dashamir Shehi i ftuar në 2984 të Albano Bogdos në Vizion Plus, ka folur për zgjedhjet e 11 majit dhe premtimet elektorale.
    I pyetur për premtimin e Ramës që po ju bën shqiptarëve në këto zgjedhje që nëse votojnë PS do të integrohen në BE, Shehi tha se kjo është karrota e radhës.
    Siaps tij njerëzve gjatë fushatës i duhet dhënë diçka, që mund të jetë njëlloj kërcënimi ose një tip “karrote” për tu marrë votën.

    “Njerëzve duihet me ju vu diçka përpara, ose ndonjë rrezik me u tremb, ose ndonjë karrotë. Karrota e radhës është BE. Para 12 vitesh ishte dajra dhe tepsia, tani e kemi ngrit piacën, kemi Europën. Hajde e mos i thuaj popull i poshtër”, u shpreh Shehi.

  • “Do jemi surpriza e 11 majit”, djathtas për Zhvillim prezanton kandidatët në Fier, Shehi: Do mbledhim mijëra vota

    “Do jemi surpriza e 11 majit”, djathtas për Zhvillim prezanton kandidatët në Fier, Shehi: Do mbledhim mijëra vota

    Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” ka çelur ditën e sotme fushatën elektorale për Qarkun Fier, ku janë prezantuar kandidatët për deputetë në kuadër të zgjedhjeve të 11 Majit.
    Në fjalën pëshshëndetëse drejtuesi politik i Qarkut Agron Kapllanaj ka theksuar se koalicioni “Djathtas për Zhvillim” do të jetë supriza e zgjedhjeve në 11 Maj me rezultatet që do të arrijë.
    Ndërsa kreu i “Djathtas 1912”, Enkelejd Alibeaj ka pohuar se e djathta ka qënë që nga viti 1991 letargjike, larg pritshmërisë së shqiptarëve duke e lënë vendin në 35 vite pa vlerat identitare, atdheun, familjen, idividin dhe besimin ne zot.
    Ndërkohë drejtuesi i koalicionit, Dashamir Shehi është fokusuar te dy shtyllat kryesore të ekonomisë, industria dhe bujqësia, prioritare në programin e koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, teksa ka theksuar se politikisht nuk i kanë borxh askujt. Miqtë e aleatët sipas tij, e kanë zgjedhur rrugën e vet.
    Po ashtu, Shehi ka thënë se deri në 11 Maj duhet të luftojnë fortë, për të mbledhur me mijëra vota, që të dalin krenarë nga kjo histori.

  • Koalicionet parazgjedhore, Shehi: S’e bëmë dot polin e tretë!

    Koalicionet parazgjedhore, Shehi: S’e bëmë dot polin e tretë!

    Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi do të garojë në këto zgjedhje në koalicion me partinë e Enkelejd Alibeajt, “Djathtas 1912”, ndërsa në studion e emisionit “Ngjarja Kryesore” shpreh keqardhje që nuk mundi të krijonte një koalicion më të gjerë.
    Shehi thotë se duhej të ishte krijuar një pol i tretë, por që nuk u arrit dot, teksa thekson se megjithatë ata do të vijojnë të ecin përpara me prezantimin e ideve dhe kandidatëve për deputetë.
    “Unë them që i kemi punët mirë, do kisha dashur t’i kisha më mirë në kuptimin që po të kishim bërë disa marrëveshje, të ishim puqur më shumë grupe, mos të ishte kjo hallakatja. Do ishte më e thjeshtë harta politike. Por nuk ja arritëm, histori shqiptare është  kjo, por ne do vazhdojmë siç jemi. Unë nuk akuzoj njeri, unë marr një pjesë të përgjegjësisë që nuk ja arritëm dot. Do ishte një gjë shumë mirë, të ishte krijuar një pol i tretë, por do vazhdojmë rrugën dhe do i ofrojmë njerëzve ato ide që kemi dhe ata kandidatë që kemi”, tha Shehi.