Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
Tag: shehajt
-

Balla – Shehajt: Kujdes, mbaje mirë me Lulin se po tregoi se si i sillje çantat, ike…
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i është kundërpërgjigjur ashpër Agron Shehajt të Mundësisë. Ai tha se kushtetuta e përcakton se kryeministri mund t’ia delegojë interpelancën ministrave.
Balla lëshoi akuza në drejtim të Shehajat, ndërsa theksoi se ky i fundit të rrijë urtë dhe ta mbajë mirë me Bashën, pasi ky i fundit mund të tregonte për ‘disa çanta’.
“O zoti kryetar, ça po hidhni në votim? O zoti Braçe, ai është në rol. Teatri që sapo dëgjuam në Kuvend, është i padëgjuar. Zotëri, kushtetuta e Republikës i jep të drejtën kushtetuese të delegoj. Ore s’po përgjigjem ty. Pusho ti pusho. S’të kam në refene. Ik merru me Lulin, ik fërkojë se po foli Luli ike ti. Mbaje mirë me Lulin se po tregoi ai se si i sillje çantat ti…Me mua do merresh ti? Ouu. Çoheni ju me buton 10 veta këtu?! Kështu i jepni firmat ju? Me të çuar në këmbë? Çohuni, Agron Shehaj, Avokat Populli.”- tha Balla. -

“Pusho!”/ Balla-Shehajt: Kujdes, mbaje mirë me Lulin se po tregoi se si i sillje çantat, ike!
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i është kundërpërgjigjur ashpër Agron Shehajt të Mundësisë. Ai tha se kushtetuta e përcakton se kryeministri mund t’ia delegojë interpelancën ministrave.
Balla lëshoi akuza në drejtim të Shehajat, ndërsa theksoi se ky i fundit të rrijë urtë dhe ta mbajë mirë me Bashën, pasi ky i fundit mund të tregonte për ‘disa çanta’.
“O zoti kryetar, ça po hidhni në votim? O zoti Braçe, ai është në rol. Teatri që sapo dëgjuam në Kuvend, është i padëgjuar. Zotëri, kushtetuta e Republikës i jep të drejtën kushtetuese të delegoj. Ore s’po përgjigjem ty. Pusho ti pusho. S’të kam në refene. Ik merru me Lulin, ik fërkojë se po foli Luli ike ti. Mbaje mirë me Lulin se po tregoi ai se si i sillje çantat ti…Me mua do merresh ti? Ouu. Çoheni ju me buton 10 veta këtu?! Kështu i jepni firmat ju? Me të çuar në këmbë? Çohuni, Agron Shehaj, Avokat Populli. -

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn
Tensione në Kuvend mes zëvendëskryeministres, Belinda Ballukut dhe kreut të Mundësia, Agron Shehajt. Teksa Balluku fliste në foltoren e Kuvendit, Shehaj fliste pa pushim nga vendi, ndërsa në dorë mbante një fletë A4, me mbishkrimin ‘Balluku në SPAK’.
Ndërkohë, pasi e paralajmëroi disa herë Peleshi, teksa i dha masë disiplinore Shehajt, e përjashtoi nga seanca këtë të fundit. Kjo shkaktoi zhurmë në sallë.
Sakaq, me ndërhyrjen e Ballës, u kërkua disa minua pushim, në mënyrë që të vendosej qetësia në sallë. -

Propozimi për kandidat të përbashkët për Tiranën, Berisha i përgjigjet Agron Shehajt
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediat këtë të enjte, u shpreh i hapur për bashkëpunim me të gjitha forcat opozitare lidhur me zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.
Ai nuk përjashtoi mundësinë e një kandidati të përbashkët, duke theksuar se çdo emër do të jetë objekt diskutimi mes palëve.
‘Dje Agron Shehaj përsëriti idenë e një kandidati apolitik për opozitën në zgjedhjet e Bashkisë Tiranë, ju a vazhdoni ti qendroni idesë së një kandidati të përbashkët për opozitën? A jeni të gatshëm të diskutoni me partitë e tjera të vogla për të gjetur kandidatin qoftë edhe apolitik?’
Berisha: Po, ne jemi të hapur të bashkëpunojnë me të gjitha forcat politike opozitare. Lidhur me kandidaturën do jetë objekt diskutimi.
Deklarata vjen pas propozimit të Agron Shehajt për një kandidaturë të tillë të pavarur një ditë më parë. Kujtojmë se Shehaj e ka bërë këtë propozim disa muaj më parë dhe ditën e djeshme e ka përmendur sërish. -

Ndryshojnë balancat në Tiranë, PD i rimerr mandatin Agron Shehajt
Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1121 qendra votimi nga 1282 gjithsej si dhe 9866 zarfe të diasporës nga 42384 gjithsej.
Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PS-ja kryeson me mbi 45 mijë vota më shumë duke blinduar 19 mandate.
Ndërsa demokratët me 132003 votat e marra deri tani kanë 14 mandate, duke ia rimarrë partisë Mundësia.
Partisë së Agron Shehajt tashmë i ka mbetur 1 mandat, teksa ka grumbulluar 18463 vota.
Ndërkohë që në Parlament futet edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, PSD-ja dhe koalicioni i Adriatik Lapajt. -

Numërohen 1121 nga 1282 kuti në Tiranë/ Ndryshojnë balancat, PD i rimerr mandatin Shehajt
Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1121 qendra votimi nga 1282 gjithsej si dhe 9866 zarfe të diasporës nga 42384 gjithsej.
Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PS-ja kryeson me mbi 45 mijë vota më shumë duke blinduar 19 mandate.
Ndërsa demokratët me 132003 votat e marra deri tani kanë 14 mandate, duke ia rimarrë partisë Mundësia.
Partisë së Agron Shehajt tashmë i ka mbetur 1 mandat, teksa ka grumbulluar 18463 vota.
Ndërkohë që në Parlament futet edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, PSD-ja dhe koalicioni i Adriatik Lapajt.Top Channel
-

Tiranë/ PS prin me 19 mandate. PD i rimerr mandatin Shehajt
Në qarkun e Tiranës janë numëruar 514 qendra votimi nga 1282 gjithsej nga ku rezulton se Partia Socialiste kryeson me 19 mandate. PS ka mbi 22 mijë vota më shumë se Partia Demokratike, e cila nga ana e saj i ka rimarrë mandatin Partisë Mundësia të Agron Shehajt, duke e lënë këtë të fundit me 1 mandat. Ky mandat i demokratëve është shumë i brishtë, pasi me 38 vota mund të rikthehet te Shehaj. Në Parlament futet edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, PSD-ja dhe koalicioni i Adriatik Lapajt.
-

Numërohen 426/1282 kuti në Tiranë, PS kryeson me 19 mandate. PD forcon mandatin e 14-të, Shehajt i duhen 250 vota për të nxjerrë të dytin
Në qarkun e Tiranës janë numëruar 426 qendra votimi nga 1282 gjithsej nga ku rezulton se Partia Socialiste kryeson me 19 mandate.
PS-ja ka rreth 13 mijë vota më shumë se Partia Demokratike dhe koalicioni i saj duke i lënë këta të fundit me 14 mandate në Tiranë.
Sa i përket partive të vogla, forcë e tretë në kryeqytet është Mundësia e Agron Shehajt me 6488 vota dhe një mandat, ndërkohë që në Parlament futet edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, PSD-ja dhe koalicioni i Adriatik Lapajt.
Nga përllogaritja e mandateve, rezulton se PD-ja e ka forcuar mandatin e saj të 14-të teksa Mundësisë tani i duhen 250 vota, nga 44 që i duheshin më parë që tia marrë një mandat më shumë demokratëve.Top Channel
-

Problem në Sarandë, posteri i Agron Shehajt 150 metra afër qendrës së votimit, kërkohet të hiqet
Në Sarandë ka nisur procesi i votimit me përjashtim të Qendrës së Votimit 4664 në qendër ku refuzohet të hapet procesi.
Kjo ndodhi pasi më afër se 150 metra ndodhet një poster i Agron Shehajt.
Është njoftuar KZAZ si dhe policia që të largohet posteri.
