Tag: shega

  • Është sezoni i tyre, këto janë vetitë shëruese të Shegës

    Është sezoni i tyre, këto janë vetitë shëruese të Shegës

    Shumë studime kanë vërtetuar se shega është një nga frutat me më shumë efekte shëruese; ndikon në përmirësimin e sëmundjeve të stomakut, zemrës, parandalimin e Alzhaimerit, trajton aneminë dhe parandalon rritjen e qelizave kancerogjene.

    Vetëm një gotë shegë mund t’i sigurojë organizmit 30% të kërkesave për vitamin C, 36% për vitamin K, 16% për vitamin B9 dhe 12% të postasiumit.

    Nëse ky frut do të përfshihej rregullisht në regjimin tonë ushqimor, do të përfitonim shume prej tij.

    E pasur me vitaminë A, vitaminë B5 (acidi pantotenik), E, C, acid folik, kalium dhe fosfor,antioksidantë etj shega mund të quhet pa frikë një minierë e vërtetë vlerash ushqyese.  Më poshtë do të lexoni disa nga përfitimet shëndetësore që na siguron shega:

    Sëmundje kardiovaskulare

    Disa studime kanë treguar se konsumimi i lëngut të shegës mund të parandalojë disa faktorë që rrisin rrezikun për sëmundje kardiovaskulare. Tek njerëzit që tashmë vuajnë nga sëmundje koronare, konsumi i lëngut të shegës përmirëson qarkullimin e gjakut në arterie.

    Një studim i publikuar në Journal of Clinical Nutrition ka pohuar se lëngu i shegës  mund t’ju mbrojë nga formimi i depozitave yndyrore brenda arterieve tuaja, kjo është e lidhur me vetitë anti-oksidante të këtij fruti.Kurse vitamina C pastron gjakun nga yndyrnat dhe ndihmon në një funksionim më të mirë të aparatit kardiovaskular. Këshillohet të konsumohet rregullisht gjysmë gote lëng shege, çdo mëngjes për dy muaj me radhë.

    SHEGA, fruti me vetitë më shëruese; Të gjitha arsyet

    Shega është një frut ideal për diabetikët, pasi njihet ndryshe si insulina natyrale. Tek pacientët që vuajnë nga ky problem shëndetësor, lëngu i shegës ul sasinë e kolesterolit në gjak.

    Kanceri

    Sipas rezultateve të studimeve klinike, lëngu i shegës apo ekstraktet që kanë shegë mund të vonojnë përparimin e kancereve të caktuara, të tilla si kanceri i prostatës, kanceri i gjirit. Megjithatë, studimet klinike janë të nevojshme për të vlerësuar efektet e lëngut të shegës tek njerëz.

    Balancon çrregullimet hormonale

    Studimet e fundit kanë zbuluar se shega në sajë të pranisë së madhe të antioksidantëve dhe fitoetrogjenit, ka një veprim balancues në sistemin hormonal qoftë te burrat ashtu edhe tek gratë. Ajo funksionon si katalizator i çrregullimit të humorit te femrat në menopauzë.

    Por edhe meshkujt mund t’i marrin më të mirën këtij fruti. Sidomos ata që vuajnë nga tumori i prostatës. Konsumimi i lëngut të shegës bën mirë sepse vepron si mburojë kundër qelizave të kancerit.

    Veti anti-inflamatore

    Përbërësit anti-inflamator i bëjnë shegët ideale për uljen e inflamacionit në trup, duke ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, kancerit, diabetin e tipit 2 dhe sëmundjes Alzheimer. Përbërësit e shegës gjithashtu kanë veti të fuqishme medicinale që mund të luftojnë bakteret e dëmshme në trup.Lëngu i shegës shërben gjithashtu për të luftuar virozën tek fëmijët dhe njerëzit e moshës së tretë, forcon sistemin imunitar, largon toksinat nga organizmi, përshpejton trejten etj. 

  • Zbuloni benefitet e konsumimit të lëngut të shegës

    Zbuloni benefitet e konsumimit të lëngut të shegës

    Shega është një frut me forcë antioksiduese të rrallë. Në sajë të kësaj force, ajo mbron organizmin nga shumë faktorë të rrezikshëm, siç janë radikalet e lira që prodhohen në organizëm natyrshëm dhe që shtohen se tepërmi nga mënyra abuzuese e jetesës si duhanpirja, alkooli, ajri i ndotur, kequshqyerja dhe predispozita gjenetike.
    Në një nga studimet për këtë frut, është vënë re se lëngu i shegëve, që përftohet nga shtrydhja, ka rezultuar të ngadalësojë rritjen e masës tumorale në mushkri, në minj eksperimentalë.
    Deri më sot, kanceri i mushkërive është kanceri që vret më shumë nga të gjithë llojet dhe për këtë arsye, ky rezultat është një lajm shumë i mirë. Sidomos për personat që janë duhanpirës, pasi rreziku që ata të preken nga kjo sëmundje është shumë herë më i madh në krahasim me ata që nuk pinë duhan.

    Ky efekt është i lidhur me forcën e madhe antioksiduese që ka shega, e cila gjendet pikërisht te ngjyra e kuqe e saj dhe ul inflamacionin. Mendohet që shegët kanë më shumë fuqi antioksiduese se sa vera e kuqe dhe çaji jeshil, të përfolur së tepërmi kohët e fundit.
    Kanceri i mushkërive nuk është i vetmi që duket të parandalohet nga shegët, ato veprojnë fuqishëm edhe kundër kancerit të prostatës dhe atij të gjirit.
    Sasia e nevojshme e konsumit të këtij fruti, në mënyrë që të përftohen këto përfitime është e barabartë me 2-3 gota lëng në ditë.
    Shegët luftojnë plakjen
    Studime të fundit tregojnë se një substancë, që gjendet te shegët, mund të përpunohet nga mikrobe të florës sonë bakteriale dhe nga ky përpunim të prodhohet një molekulë që ndihmon muskujt të rigjenerojnë veten.
    Kjo molekulë quhet “urithin A”, dhe ajo rrit aftësinë e vetëshkatërrimit të mitokondrive difektoze në muskuj, duke evituar kështu humbjen e funksionit dhe masës së tyre.
    Kombinimi ideal
    Është zbuluar se lëngu i shegës i kombinuar me 2-3 hurma arabie në ditë, mund të ofrojë një mbrojtje tepër efektive kundër sëmundjeve të zemrës dhe hemorragjisë cerebrale.
    Kjo do të ishte mënyra ideale për të përftuar maksimumin e vlerave ushqyese të këtyre dy frutave, të cilat rezultojnë shumë më të fuqishme kur merren së bashku, krahasuar me konsumin e frutave veç e veç.

  • Pse shega duhet konsumuar çdo ditë?

    Pse shega duhet konsumuar çdo ditë?

    Shega është një frut me forcë antioksiduese të rrallë. Në sajë të kësaj force, ajo mbron organizmin nga shumë faktorë të rrezikshëm, siç janë radikalet e lira që prodhohen në organizëm natyrshëm dhe që shtohen se tepërmi nga mënyra abuzuese e jetesës si duhanpirja, alkooli, ajri i ndotur, kequshqyerja dhe predispozita gjenetike.

    SHEGËT DHE KANCERI I MUSHKËRIVE
    Në një nga studimet për këtë frut, është vënë re se lëngu i shegëve, që përftohet nga shtrydhja, ka rezultuar të ngadalësojë rritjen e masës tumorale në mushkri, në minj eksperimentalë. Deri më sot, kanceri i mushkërive është kanceri që vret më shumë nga të gjithë llojet dhe për këtë arsye, ky rezultat është një lajm shumë i mirë. Sidomos për personat që janë duhanpirës, pasi rreziku që ata të preken nga kjo sëmundje është shumë herë më i madh në krahasim me ata që nuk pinë duhan.

    Ky efekt është i lidhur me forcën e madhe antioksiduese që ka shega, e cila gjendet pikërisht te ngjyra e kuqe e saj dhe ul inflamacionin. Mendohet që shegët kanë më shumë fuqi antioksiduese se sa vera e kuqe dhe çaji jeshil, të përfolur së tepërmi kohët e fundit.
    Kanceri i mushkërive nuk është i vetmi që duket të parandalohet nga shegët, ato veprojnë fuqishëm edhe kundër kancerit të prostatës dhe atij të gjirit.
    Sasia e nevojshme e konsumit të këtij fruti, në mënyrë që të përftohen këto përfitime është e barabartë me 2-3 gota lëng në ditë.
    SHEGËT LUFTOJNË PLAKJEN
    Studime të fundit tregojnë se një substancë, që gjendet te shegët, mund të përpunohet nga mikrobe të florës sonë bakteriale dhe nga ky përpunim të prodhohet një molekulë që ndihmon muskujt të rigjenerojnë veten. Kjo molekulë quhet “urithin A”, dhe ajo rrit aftësinë e vetëshkatërrimit të mitokondrive difektoze në muskuj, duke evituar kështu humbjen e funksionit dhe masës së tyre.
    KOMBINIMI IDEAL
    Është zbuluar se lëngu i shegës i kombinuar me 2-3 hurma arabie në ditë, mund të ofrojë një mbrojtje tepër efektive kundër sëmundjeve të zemrës dhe hemorragjisë cerebrale. Kjo do të ishte mënyra ideale për të përftuar maksimumin e vlerave ushqyese të këtyre dy frutave, të cilat rezultojnë shumë më të fuqishme kur merren së bashku, krahasuar me konsumin e frutave veç e veç.
     
  • Shega, mrekullia e vjeshtës që duhet shfrytëzuar çdo ditë

    Shega, mrekullia e vjeshtës që duhet shfrytëzuar çdo ditë

  • ”Truri financiar” i bandës së Çelës, mbetet në burg Shega

    ”Truri financiar” i bandës së Çelës, mbetet në burg Shega

    Gjykata e Posaçme lë në ”arrest në burg” Bujar Shegën, ku ai ka deklaruar se nuk ka lidhje me akuzat. Bujar Shega njihet ndryshe si ”truri financiar” i bandës së Suel Çelës. Ai u ekstradua ditën e djeshme nga Italia.
    Ai akuzohet nga GJKKO për trafik drogë dhe pastrim parash në kudër të grupit të strukturuar kriminal.

    Ndaj 52-vjeçarit është caktuar masa e sigurisë ‘arrest në burg’, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

  • U ekstradua nga Italia/ GJKKO lë në burg Bujar Shegën, mohon akuzat e SPAK

    U ekstradua nga Italia/ GJKKO lë në burg Bujar Shegën, mohon akuzat e SPAK

    Bujar Shega

    TIRANË-Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë qeli në masën e sigurisë “arrest në burg” Bujar Shegën.
    52-vjeçari i njohur dhe me emrin Marsel gjatë seancës ka mohuar akuzat e ngritura nga SPAK. Shega akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të parave, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. 

    Bujar Shega u ekstradua një ditë më parë nga Itali, ku u arrestua në muajin nëntor të vitit të kaluar me urdhër të GJKKO. 52-vjeçari është administrator i dy kompanive “Viola Green” dhe “Wonder Green”, përmes të cilave dyshohet se pasatronte paratë e disa grupeve kriminale. Përmes kompanisë “Viola Green”, Shega ka fituar 10 tendera i vetëm dhe 4 të tjerë në bashkëpunim me “Bardhi shpk”. Ai është i skeduar edhe për lidhje me trafikun e drogës me Suel Çelën./ZËRI

  • U ekstradua ditën e djeshme nga Italia, GJKKO lë në burg Bujar Shegën

    U ekstradua ditën e djeshme nga Italia, GJKKO lë në burg Bujar Shegën

    Gjykata e Posaçme ka lënë në masën “arrest me burg” Bujar Shegën.
    Sipas Klan News, gjatë seancës Bujar Shega ka mohuar akuzat e ngritura nga SPAK.
    Bujar Shega u ekstradua ditën e djeshme nga Italia në vendin tonë.
    Sipas SPAK, Bujar Shega ishte një nga anëtarët me rol kyç në grupin e Suel Çelës dhe ishte i angazhuar në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda penale, përfshirë vrasje me paramendim dhe trafikun e narkotikëve.
    Bujar Shega akuzohet se bashkë me persona të tjerë tentuan të trafikojnë 930 kilogramë kokainë drejt vendeve të BE-së nga Ekuadori.
    Lënda narkotike u bllokua nga policia e ekuadorit në 13 Dhjetor të 2020.
    Kreu i grupit kriminal, Suel Çela rezulton në kërkim që prej Majit të vitit 2022, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.

  • U ekstradua dje nga Italia, GJKKO lë në fuqi ‘arrestin me burg’ ndaj Bujar Shegës

    U ekstradua dje nga Italia, GJKKO lë në fuqi ‘arrestin me burg’ ndaj Bujar Shegës

    Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin për të lënë në arrest në burg Bujar Shegën.

    Bujar Shega, allias Marsel Shega u ekstradua dje nga Italia ku u arrestua nëntorin e 2024, ndërsa policia njofton se kanë përfunduar procedurat për sjelljen e tij drejt Shqipërisë.

    Shega akuzohet për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, duke u konsideruar pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, të drejtuar nga Suel Çela.

    Procedura e ekstradimit u finalizua pas një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës. Bujar Shega, i lindur në Elbasan, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe u arrestua në Itali.

    Në vitin 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i kishte caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ky rast thekson angazhimin e autoriteteve për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

  • Ekstradohet nga Italia 52-vjeçari i akuzuar për trafik droge dhe pastrim parash

    Ekstradohet nga Italia 52-vjeçari i akuzuar për trafik droge dhe pastrim parash

    Personi që shihni në foton e mëposhtme është biznesmeni 52-vjeçar, Marsel Shega alias Bujar Shega nga Elbasani, i konsideruar si “truri financiar” i bandës së Suel Çelës. Ai u ekstradua ditëmn e sotme nga nga Milano e Italisë, pas bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët e Romës.

    Marsel Shega alias Bujar Shega

    Tiranë – Një 52-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, pas bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Shtetasi M. Sh., alias Bujar Shega, lindur në Elbasan, ishte arrestuar më parë në Itali dhe tashmë është sjellë në vend për t’u përballur me drejtësinë. Ai akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike” dhe “Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kishte caktuar për të masën e sigurisë “Arrest në burg” që në vitin 2024. Pas procedurave të ekstradimit, ai do të dalë përpara autoriteteve gjyqësore shqiptare.

    Ky operacion vjen si pjesë e përpjekjeve të autoriteteve shqiptare për të luftuar krimin e organizuar dhe për të vënë përpara drejtësisë personat e përfshirë në veprimtari të paligjshme.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Bujar Shega, krahu i djathtë i Suel Çelës/ Gazetarja: Financuesi kryesor dhe në shërbim të organizatës, bënte pastrimin e parave

    Bujar Shega, krahu i djathtë i Suel Çelës/ Gazetarja: Financuesi kryesor dhe në shërbim të organizatës, bënte pastrimin e parave

    Bujar Shega i njohur ndryshe edhe si krahu u djathtë i Suel Çelës, është ekstraduar nga Italia.
    Në një intervistë në “News Line” në ABC News, gazetarja dhe autorja e emisionit “Gjërat Tona”, Etleva Delia u shpreh se Marsel Shega është emri i vërtetë i Buraj Shegës, duke nënvizuar se ishte edhe personazhi kryesor që bënte pastrimin e parave. Dhe përveç kësaj, Bujar Shega ishte edhe në shërbim të organizatës.
    “Marsel Shega është emri i vërtetë i Bujar Shegës, dhe është pronar i dy kompanive.Flitet si personazh kryesor që bënte pastrimin e parave të grupit të Suel Çelës dhe dyshohet edhe për përfshirje të aktivitetit të tij edhe në një grup tjetër. Përveç faktit që thuhej se kishte fituar tenderë për pastrimin e qyteteve dhe nëpërmjet tyre bënte pastrimin e parave. Në një bisedë ka dalë që Sule Çela i kërkonte të zbulonte edhe situatën me trafikun e drogës përveç pastrimit të parave kishte rol edhe në shërbim të grupit, të organizatës. Vetë Suel Çela ishte në kërkim edhe për një dosje tjetër dhe u rishpall në kërkim. Ka edhe persona të tjerë që nuk janë arrestuar ende dhe që ndiqen në gjendje të lirë”, u shpreh Delia.
    Ndërsa foli edhe për marrëveshjet e ekstradimit, Delia nënvizoi se fakti që një personazh i shumëkërkuar ekstradohet, kjo tregon edhe një arritje për drejtësinë shqiptare.
    “Momenti kur një personazh i kërkuar ekstradohet është një arritje për drejtësinë shqiptare”, tha ndër të tjera ajo.