Teksa Kuvendi ka nisur seancën maratonë për projekt-buxhetin e vitit 2026, fjalën e ka marrë kryeministri Edi Rama.
Gjatë këtij momenti, deputetët e Partisë Demokratike i kthyen kurrizin kryeministrit, por batutat e Ramës nuk munguan.
Ai mori në mbrojtje kryeparlamentarin Niko Peleshi, ndërsa tha:
“Niko mos u bëj merak se për besnikëri ndaj kryetarit s’ia kalon Flamur Nokës që besnikërinë e ka kthyer ne monopol brenda PD. Faleminderit që më nderoni fjalimin tim duke më treguar shpinat dhe jo fytyrat. Flamurin madje mund ta quajme Besnik Noka. Sepse për nga historia i ngjan shume Shefqet Peçit dhe Leo Fenit” – tha Edi Rama sot në Kuvend ndër të tjera.
Tag: shefqet
-

“Më mirë të shoh shpinat tuaj, sesa fytyrat”, Rama: Noka, si Shefqet Peçi dhe Lei Feni
-

Kirurgjia e avancuar koronare aplikohet në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”
Kronikë E Hënë, 10 Nëntor 2025 11:12
Në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, pacientët trajtohen me teknikat më të avancuara të kirurgjisë koronare, të krahasueshme me ato që deri vonë aplikoheshin vetëm në disa nga klinikat më të specializuara të Europës.
Dr. Albi Fagu, kirurg kardiovaskular, së bashku me një ekip të dedikuar mjekësh, aplikojnë prej kohësh një kombinim të metodave moderne si: Kirurgjia multi-arteriale, Kirurgjia OPCAB (operacioni me zemër në aktivitet) dhe Kirurgjia me invazivitet të reduktuar.Këto teknika kontribuojnë ndjeshëm në jetëgjatësinë e pacientëve dhe përshpejtojnë rikuperimin e tyre drejt një cilësie jete normale.
Në një videomesazh, Dr. Fagu theksoi se përdorimi i arterieve të kraharorit për bajpasin, në vend të venave të marra nga këmbët, sjell përfitime të rëndësishme për pacientët: “Këto arterie preken më pak nga arteroskleroza dhe ofrojnë jetëgjatësi më të madhe kur lidhen me arteriet koronare të vetë pacientit.”
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar punën e ekipit të Spitalit “Shefqet Ndroqi” si një “shembull frymëzues” të përkushtimit dhe përparimit në shërbimin shëndetësor publik.
Dr. Fagu theksoi se ky program kirurgjikal, i cili zbatohet në mënyrë të përditshme në këtë spital, përfaqëson një nga nivelet më të avancuara të kirurgjisë koronare në botë:
“Krahasuar me klinikat më të mira evropiane, rezultatet tona janë të shkëlqyera në të gjithë indikatorët e cilësisë.” -

VIDEO / Rama: Mjekët e ‘Shefqet Ndroqit’, shembull i shërbimeve mjekësore të avancuara
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një mesazh në rrjetin e tij social Facebook, duke u shprehur me mirënjohje për punën e mjekëve të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”.
Ai theksoi përpjekjet e mjekëve të këtij spitali, të cilët kanë aplikuar kirurgjinë më të avancuar koronare për të shpëtuar jetë.
“Mirëmëngjes dhe me këtë shembull frymëzues nga mjekët tanë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, që prej kohësh aplikojnë kirurgjinë më të avancuar koronare, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama. -

Gjysmë shekulli dritë dhe dije: Shkolla “Shefqet Sulejmani” në Gjashtë feston 50-vjetorin
Gjysmë shekulli dritë dhe dije: Shkolla “Shefqet Sulejmani” në Gjashtë feston 50-vjetorin
Në Gjashtë, aty ku fryma e dijes është ndërtuar gur pas guri mbi dashurinë për atdheun dhe përkushtimin ndaj brezave, shkolla 9-vjeçare “Shefqet Sulejmani” kremtoi 50 vjet nga themelimi i saj.Kjo datë e shënuar, Tetor 2025, nuk është thjesht një jubile — është një kujtesë e gjallë e udhëtimit të gjatë të një institucioni që ka ndriçuar mendjet e qindra e mijëra nxënësve, duke formuar breza qytetarësh, intelektualësh, mjekësh, arsimtarësh e profesionistësh të dalluar në gjithë botën.
Emri që mban kjo shkollë nuk është rastësi.Shefqet Sulejmani (1918–1943), lindur në Filat të Çamërisë, u vendos me familjen e tij në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku u rrit me ndjenja të forta atdhetarie. Ai ishte ndër bijtë më të përkushtuar të lëvizjes antifashiste, duke u dalluar për guxim, vendosmëri dhe dashuri për lirinë.Në moshë të re, ai mori pjesë në aksione kundër pushtuesve italianë e gjermanë, dhe ra heroikisht në fushën e nderit gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore.Në kujtim të tij, shkolla e Gjashtës mori emrin “Shefqet Sulejmani”, si simbol i përjetshëm i qëndresës, sakrificës dhe dashurisë për atdheun.
Në vitet ’50, fëmijët e Gjashtës mësonin në një shkollë të vogël fillore në kodrat e fshatit, e ndërtuar nga mësues si Vasil Tunin dhe Fillip Kostën.Rritja e popullsisë dhe bashkimi i bujqësisë së fshatit me kooperativën e Finiqit krijuan nevojën për një shkollë të re, më të madhe.Në vitin 1975 u hap godina e re, ku u zhvendosën klasat e arsimit fillor e të mesëm. Projekti i ndërtesës u realizua nga inxhinieri Hysni Bakiri, ndërsa arsimtarët e parë që dhanë dritë në këtë tempull të dijes ishin Liri Bani, Skënder Bani, Zaharulla Kuçiqi, Irini Anagnosti dhe Vasillo Camandioti.
Në atë kohë, shkolla kishte rreth 500 nxënës dhe 16 klasa, me staf prej 28 mësuesish.Më pas, u shtuan laboratorët e parë, salla e lexim-it, kabineti i biologjisë e kimisë, si dhe terrenet sportive që shërbyen për breza me shpirt gare dhe dashuri për dijen.Në këtë institucion kanë dhënë kontribut të pashlyeshëm dhjetëra mësues ndër vite, të cilët me pasion e durim kanë formuar njerëz të ditur dhe të ndershëm.
Ndër emrat që kanë mbetur në kujtesë janë:
Kristina Kallojeri, Ymer Çiraku, Mihal Gjika, Stefan Kocaci, Spiro Llaqo, Liljana Xhepa, Zaharulla Kuçiqi, Ksanthe Lapa, Venetike Ibrahimi, Mihal Dhima, Hajma Hitaj, Nazo Beduli, Stavrulla Gjoleka, Vasilio Camandioti, Skënder Bani, Sofia Papa, Areti Vaska, Xhevaire Muço, Tatjana Bakiri, Liri Hasani, Veronika Polo, Pavlina Haxhiraj, Lavdie Himalli, Loreta Zani, Halit Allkushi, Luiza Muho, Sofika Shkëllqimi, Emilio Rexho, Tatjana Çabiri, Albana Veli, Arta Prifti, Filip Kosta, Ilir Dike, Artan Mejdiu, Vladimir Kodhelaj, Gentian Lamë, Lavdie Veli, Mirela Hasanbega, Ana Qesko, Klodiana Feruli, Erma Bregasi, Samuela Xhafo, Antigone Papadhima, Fatmir Musai, Vasil Gjika, Leka Magllara, Eli Toko, dhe shumë të tjerë që e kanë bërë këtë shkollë një fole të vërtetë dijesh.
Këta mësues, me sakrificë e dashuri, kanë lënë gjurmë në çdo brez që ka kaluar nëpër bankat e Gjashtës.
Ashtu si çdo institucion që mbjell vlera, edhe “Shefqet Sulejmani” ka nxjerrë në jetë qindra histori suksesi — djem e vajza që sot përfaqësojnë krenarinë e këtij vendi në fusha të ndryshme.Në mesin e tyre gjejmë mësues, mjekë, agronomë, ekonomistë, juristë, shkencëtarë, artistë, sportistë e sipërmarrës.
Disa prej emrave të shquar të këtij brezi krenarie janë:
• Halit Allkushi – mësues dhe intelektual i respektuar.• Ina Kocaqi – mjeke.• Ylli Piro – agronom dhe drejtues publik.• Laureta Lika – mësuese.• Elton Dauti – ekonomist.• Ermal Bajaj – ekonomist.• Majlinda Kapurani – veterinere.• Marsela Dauti – punonjëse sociale.• Endri Pajollari – shkenca politike.• Ermira Sulo – dentiste.• Melisa Piro – mësuese.• Nertila Murataj – ekonomiste.• Enxhi Hasani – inxhiniere ndërtimi.• Roland Latifi – muzikant.• Reonalda Maze – logopede.• Alvanda Hasani – mjeke.• Xhesika Zeneli – gazetare.• Brisilda Ismaili – farmaciste.• Akeron Allkushi – poliglot.• Enkeleana Kolagji – kimiste.• Parashqevi Stavro – inxhiniere ndërtimi.• Benito Çuli – futbollist profesionist.• Rovena Obzova – ekonomiste.• Eglantina Shamo – psikologe.• Zenel Feruli – imazherist.• Roland Latifi – muzikant.• Fatjon Sadiku – ekonomist.• Kasim Çule – biznesmen.• Dorjan Kuçi – shkenca politike.• Ida Piro – farmaciste.• Majlinda Dida – infermiere.• Livia Piro – master-shef kuzhine.• Anxhela Xhafa – ekonomiste.• Gespir Piro – biznesmen.• Adela Nano – ekonomiste.
Të gjithë këta emra janë dëshmia më e bukur se si një shkollë e thjeshtë fshati mund të lindë gjenerata me horizont e vlera që ndriçojnë shumë më larg se kufijtë e Gjashtës.Në vitin 2015, godina e shkollës u rikonstruktua dhe iu shtua një gjysmë kati i tretë, duke krijuar ambiente të reja, klasa moderne, laboratorë e një bibliotekë bashkëkohore.
Sot, shkolla “Shefqet Sulejmani” frekuentohet nga 247 nxënës dhe mburret me kushte shumë të mira për mësimdhënie, teknologji të përfshirë në procesin arsimor, si dhe një staf arsimtarësh të rinj e plot energji.Mësuesit e sotëm, duke ndjekur shembullin e paraardhësve, punojnë çdo ditë për të ruajtur identitetin, për të forcuar lidhjen me komunitetin dhe për ta bërë shkollën një vatër të vërtetë formimi qytetar.
Për 50 vjet, shkolla “Shefqet Sulejmani” ka qenë jo vetëm një vend ku mësohet, por edhe ku mësohet të jesh njeri.Në çdo bankë të saj rri fryma e Shefqet Sulejmanit, simbol i lirisë dhe përkushtimit ndaj atdheut; në çdo libër rri historia e mësuesve që nuk u lodhën kurrë; dhe në çdo zemër të një nxënësi të djeshëm rreh krenaria për shkollën që i dha rrënjë e krahë.
Gjashta feston sot jo vetëm një përvjetor, por një histori dashurie me dijen.Një histori që vazhdon, çdo mëngjes, me zërin e një mësueseje, me shpresën e një fëmije dhe me dritën e një shkolle që mbetet ndër më të dashurat në Sarandë.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Shkolla “Shefqet Sulejmani” feston 50-vjetorin – Gjysmë shekulli histori, arsim dhe kujtime në Gjashtë
Shkolla “Shefqet Sulejmani” feston 50-vjetorin – Gjysmë shekulli histori, arsim dhe kujtime në Gjashtë
Shkolla 9-vjeçare “Shefqet Sulejmani” në fshatin Gjashtë feston këtë vit një përvjetor të veçantë – 50 vjet nga hapja dhe nisja e misionit të saj arsimor. Themeluar në vitin 1975, shkolla filloi aktivitetin me rreth 500 nxënës të ndarë në dy klasa paralele dhe me një trupë prej afro 40 mësuesish, të cilët hodhën bazat e një institucioni që do të bëhej zemra e arsimit për fshatrat Gjashtë, Metoq dhe Shelegar.
Që në vitet e para, shkolla “Shefqet Sulejmani” shërbeu si shkollë qendër për zonën, duke pasur në varësi shkollat fillore të fshatrave përreth. Deri në hapjen e saj, fëmijët e Gjashtës, Metoqit dhe Shelegarit detyroheshin të ndiqnin mësimet 8-vjeçare në Vrion – një rrugëtim i vështirë për shumë prej tyre, në një kohë kur infrastruktura ishte minimale.
Hapja e shkollës në Gjashtë solli jo vetëm lehtësim për komunitetin, por edhe një frymë të re arsimimi dhe kulture, duke u bërë qendra ku breza të tërë morën dijen e parë, përjetuan shoqërinë, dhe ndërtuan kujtimet më të bukura të fëmijërisë.Në këtë institucion kanë dhënë kontributin e tyre dhjetëra mësues të përkushtuar, drejtues të përkushtuar dhe punonjës që ndërtuan një traditë të fortë edukimi. Shumë prej nxënësve të dikurshëm sot janë profesionistë në fusha të ndryshme – mjekë, inxhinierë, mësues, oficerë, biznesmenë – të cilët krenohen se rrugëtimin e tyre e nisën pikërisht në bankat e kësaj shkolle.
Ceremonia e 50-vjetorit – Thirrje për kujtime dhe bashkim
Me rastin e 50-vjetorit, shkolla “Shefqet Sulejmani” po përgatit një ceremoni të veçantë festive më 24 Tetor, ora 10:30, ku ftohen të marrin pjesë:Ish-drejtues dhe mësues që kanë dhënë kontribut ndër vite
Ish-nxënës nga të gjitha brezat
Banorë të zonës dhe miq të shkollësTë gjithë janë të ftuar të sjellin kujtime, fotografi, tregime dhe momente nga jeta shkollore në Gjashtë – për të ndarë emocionin e përbashkët të gjysmëshekullit të një institucioni që ka qenë më shumë se thjesht një shkollë: ka qenë një shtëpi e dytë, një vatër edukate dhe kulture.
Sot, shkolla “Shefqet Sulejmani” mbetet një shtyllë e rëndësishme e arsimit në zonë, duke vijuar rrugëtimin me standarde moderne, por duke ruajtur shpirtin e dikurshëm të përkushtimit dhe dashurisë për dijen.
Kjo është një festë për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e saj. Një rikthim pas në kohë, për të kujtuar fillimet, për të nderuar ata që kontribuan dhe për të lënë një dëshmi për brezat e ardhshëm.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Sherri tek “Shefqet Ndroqi”, Berisha: Krimineli që goditi me thikë infermierin ishte patronazhist dhe i droguar!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rende që ka ndodhur paraditen e sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku radiologu Dashamir Çajka, ka goditur me thikë infermierin Mikel Osmani.
Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital i cili ngre akuza se autori i ngjarjes (Dashamir Çajka). Në mesazh shkruhet se radiologu ka kërcënuar me armë kirurgë dhe ka përdorur drogë në ambientet e spitalit, por drejtoria e ka emëruar përgjegjës në shintigrafi dy muaj para zgjedhjeve.
Sipas Berishës, këto vendime tregojnë lidhjet politike të individëve me strukturat e pushtetit dhe rrezikojnë sigurinë e punonjësve të shëndetësisë.
Postimi i plotë i Berishës:
Sherri tek “Shefqet Ndroqi”, Berisha: Krimineli që goditi me thikë infermierin ishte patronazhist dhe i droguar!
Krimineli që goditi me thikë infermierin ishte patronazhist dhe i droguar!
Ai ka goditur dhe kërcënuar me armë mjek dhe personel shëndetësor. Me gjithë këtë, ai dy muaj para zgjedhjeve është emëruar përgjegjes në shintigrafi. Admirues i flaktë i Lubi Ballukut!
Nga mesazhi del se krimi për narkosocialistët është meritë!
Dënoj me forcën më të madhe aktin kriminal dhe përpjekjen për të fshehur kriminelin.
Lexoni denoncimin e punonjesit dixhital!
Doktor pershendetje, personi që goditi me thikë, në Shefqet Ndroqi është një person që drogohet në ambjentet e spitalit dhe është me precendet të mëparshëm. Ka plagosur më herët për një problem në Federatën e Peshngritjes. Infermieri që është goditur është një person flori më thonë, që nuk i ndihet zëri
Por Dashamir Çajka ka qendruar në punë vetëm se ëahtë patronazhist dhe ka qenë në fushatat e PS vazhdimisht.
Pra kemi të bëjmë me një person me Çrregullim Personaliteti që duhej trahtuar nga mjekë psikiatër, por e kanë mbajtur në punë vetëm si patronazhist për të rrezikuar jetën e stafit dhe ja ku ndodhi
Ka kërcënuar mjekun kirurg me Armë
Ka rrahur nji punjës të sterilizimit para disa muajsh dhe ka lën punën personi i dhunuar nga halli
Drejtoria e ka ber shef të shintigrafisë 2 muaj para zgjedhjeve -

U plagos me thikë nga mjeku në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ja si paraqitet gjendja e infermierit
Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në ambjentet e spitalit shtetëror Shefqet Ndroqi. Infermieri Mikel Osmani ka mbetur i plagosur me thikë pas një debati me kolegun e tij, Dashamir Çajka me detyre laborant radiolog.
Burime nga policia thanë se i plagosuri ndodhet në kujdesin e bluzave të bardha, ndërsa është shpallur në kërkim Dashamir Çajka. Nga Hetimet paraprake dyshohet se përplasja mes dy punonjësve të spitalit ka ndodhur për motive të dobëta.
Dashamir Çajka eshte mjek raduiolog ne Sanatorium dhe president i ekipit te peshengritjes te Kamzes. Ai ka pasur edhe me parë probleme me ligjin, ka pasur një perplasje me Presidentin e Federatës se Peshëngritjes Elez Gjoza. -

Plagosi infermierin me gërshërë te ‘Shefqet Ndroqi’, identifikohet mjeku radiolog në arrati (Foto)
Ky është mjeku radiolog Dashamir Çajka, i cili mesditën e sotme goditi me thikë infermierin Mikel Osmani, ngjarje e ndodhur brenda ambienteve të spitalit “Shefqet Ndoqi” ku autori dhe i plagosuri punonin.#
Raportohet se mjeku radiolog, i cili ndodhet në arrati, është president i ekipit të peshëngritjes të Kamzës. Ndërkohë 32-vjeçari Mikel Osmani ka marrë plagë me gërshërë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20, brenda ambienteve të spitalit “Shefqet Ndroqi”, pas një konflikti për motive të dobëta.
“Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit.
Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit”, informuan blutë. -

Dy infermierët u zunë me thika në spitalin “Shefqet Ndroqi”, zbardhen emrat
Mikel Osmani është infermieri që u plagos me thikë nga kolegu Dashamir Çajka sot në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Burimet thonë se ka qenë një konflikt për arsye banale. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Policia e Tiranës, e cila thotë se i plagosur ka mbetur një infermier 37 vjeç, ndërsa autori është në kërkim.
“Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit.
Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.”-njofton policia.Top Channel
