Tag: shefja

  • ‘Covid-19 mes virozave respiratore’, Tomini: Vaksina antigrip mbron nga format e rënda

    ‘Covid-19 mes virozave respiratore’, Tomini: Vaksina antigrip mbron nga format e rënda

    Me shpërndarjen e 280 mijë dozave të vaksinës antigrip, në të gjithë vendin ka nisur vaksinimi i popullatës në qendrat shëndetësore.
    Shefja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini në një prononcim tha se përpos virozave sezonale, Covid-19 mbetet një nga viruset mbizotërues.
    Tomini u shpreh se “nënvarianti i Omicron është më dominuesi në 90% të rasteve”.
    “Nënvariantet e Omicron po sundojnë në të gjithë botën, por XFG është një nga variantet e Omicron që po sundon në 90% të rasteve”, tha Tomini.
    Ajo theksoi se Covid-9 është në një fazë qarkulluese normale në këtë periudhë të vitit, kur pritet edhe rënia e temperaturave dhe ndryshimi stinor.
    Në dallim nga viruset respiratore, shefja e ISHP-së, u shpreh për ATSH-në se, Covid-19 ka qenë gjithnjë prezent në vendin tonë, pa faza rritjeje apo uljeje siç mund të ndodhë me versionet e tjera të gripit apo virozat stinore.
    Duke qenë në ditët e para të nisjes së fushatës së vaksinimit antigrip, Tomini konfirmoi për ATSH-në se deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me grip duke theksuar faktin se kjo është një tjetër arsye pse vaksinimi duhet kryer në kohë.
    Shefja e ISHP-së, bëri apel për kryerjen e vaksinës antigrip, e cila është falas dhe mund të bëhet nga e gjithë popullata, nisur nga fëmijët mbi gjashtë muaj, deri te gratë shtatzëna, grupet e riskut, personat me sëmundje bashkëshoqëruese, si edhe ata që kanë ekspozim në komunitet dhe grupe të mëdha, si Policia e Shtetit, mësuesit etj.
    Tomini përsëriti thirrjen për vaksinim të popullatës, për një sezon më të mbrojtur, me sa më pak forma të rënda të sëmundjes së gripit, gjë që do të minimizonte edhe çdo rast humbje jete.
    Njoftimi i qytetarëve po bëhet nga mjekët e familjes, ndërsa personeli shëndetësor është ai që vaksinohet i pari, si një formë mbrojtjeje për veten, familjarët por nuk rrezikohen as pacientët nga influenca sezonale.

  • Shefja e OKB-së për migracionin: Kufijtë e shtrënguar dhe shkurtimet e ndihmave mund të rrezikojnë më shumë paqëndrueshmëri

    Shefja e OKB-së për migracionin: Kufijtë e shtrënguar dhe shkurtimet e ndihmave mund të rrezikojnë më shumë paqëndrueshmëri

    Drejtoresha e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Amy Pope, ka dhënë një paralajmërim të fortë ndaj vendeve perëndimore, duke thënë se përqendrimi vetëm në zbatimin e politikave të rrepta kufitare, pa trajtuar shkaqet rrënjësore të migracionit, është një qasje e rrezikshme dhe e dritëshkurtër.

    Në një intervistë për Associated Press, gjatë një konference ndërkombëtare në Romë për rindërtimin e Ukrainës, Pope theksoi se mungesa e investimeve për stabilitetin e vendeve të origjinës do të sjellë pasoja afatgjata për rajonet e prekura dhe për vetë vendet pritëse.

    Komentet e saj vijnë në një moment kur shumë vende evropiane po kalojnë drejt politikave më të ashpra migratore, duke rritur financimet për deportime dhe për vendet e tranzitit, në përpjekje për të ndaluar flukset e migrantëve. “Nëse doni të menaxhoni migrimin e parregullt, atëherë duhet të bëni investime në stabilizimin e popullatave më afër vendit ku fillon migrimi”, tha Pope. Ajo kritikoi gjithashtu prerjen e ndihmës së jashtme pa alternativa të qëndrueshme, duke paralajmëruar se kjo mund të nxisë më shumë lëvizje të popullatave.

    Pope veçoi Sirinë si një shembull kritik, duke nënvizuar se kthimi i parakohshëm i refugjatëve sirianë në kushte të pasigurta mund të jetë kundërproduktiv dhe të përkeqësojë më tej situatën. “Nëse sirianët kthehen shumë shpejt në një vend të shkatërruar dhe të pasigurt, kjo mund të kthehet kundër nesh,” tha ajo.

    Shefja e IOM-it foli gjithashtu për ndikimet globale të politikave të SHBA-së ndaj kufijve, duke thënë se kufizimet më të ashpra në kufirin SHBA-Meksikë kanë shkaktuar një përmbysje të flukseve, me më shumë migrantë që lëvizin drejt jugut, duke ushtruar presion të ri mbi vendet e Amerikës Qendrore si Panama dhe Kosta Rika.

    Nga ana tjetër, Pope vlerësoi qasjen e Italisë, e cila po kombinon masa të forta kufitare me kanale të ligjshme të migrimit, përmes planeve për të dhënë rreth 500,000 leje pune për qytetarë jashtë BE-së deri në vitin 2029. Ajo e cilësoi këtë politikë si një “eksperiment” që duhet ndjekur me vëmendje nga shtetet e tjera, duke theksuar rëndësinë e një balanci midis kontrollit dhe bashkëpunimit.

    “Ne i inkurajojmë qeveritë të ndjekin nga afër atë që po ndodh në këtë hapësirë,” përfundoi Pope./ Euronews – Syri.net

  • Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen i mbijeton votëbesimit në Parlamentin Evropian

    Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen i mbijeton votëbesimit në Parlamentin Evropian

    Një votëbesim kundër shefes së Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen ka dështuar që të sigurojë shumicën e votave të nevojshme për të ecur përpara.

    Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka qenë në krye të thirrjeve për rrëzimin e saj.
    Ky votim, i pari i këtij lloji në Parlamentin Evropian në mbi një dekadë, është organizuar nga ligjvënës të ekstremit të djathtë.
    Mocioni përbëhej nga një mori dyshimesh kundër von der Leyenit, përfshirë mesazhet private me shefin e fabrikës Pfizer që ka prodhuar vaksina kundër koronavirusit, për keqpërdorim të fondeve të BE-së dhe për ndërhyrje në zgjedhjet në Gjermani dhe Rumani.
    Orbani ka thënë praprakisht përmes një postimi në Facebook se votimi “do të jetë moment i së vërtetës, në njërën anë do të jetë elita imperialiste e Brukselit, në tjetrën patriotët. Është thelbësore të bëhet një zgjidhje”.
    “Zonja presidente, thelbi i udhëheqës tuaj është përgjegjësia. Është koha të largoheni!”.
    Shefja e BE-së ka pasur shpesh mospajtime me Orbanin për shkak të veprimeve të tij në Budapest që kanë dëmtuar demokracinë. Prandaj, Komisioni Evropian ia ka ngrirë qasjen në miliarda euro në fonde të BE-së.
    Ky votim ka hapur rrugën për shumë kritika ndaj von der Leyenit – e cila ka qenë në krye të nismës së BE-së për të gjetur vaksina për gati 450 milionë banorë gjatë pandemisë – por edhe për Partinë e saj Popullore Evropiane, e cila përbën grupin më të madh politik në parlament./ REL

    Top Channel

  • Shefja e BE-së përballet me votëbesim! Orban, në krye të thirrjeve për rrëzimin e Von der Leyen

    Shefja e BE-së përballet me votëbesim! Orban, në krye të thirrjeve për rrëzimin e Von der Leyen

    Ligjvënësit e Bashkimit Evropian organizojnë të enjten votëbesim kundër shefes së bllokut evropian, Ursula von der Leyen, teksa kryeministri hungarez, Viktor Orban është në krye të thirrjeve për rrëzimin e saj.

    Ky votim, i pari i këtij lloji në Parlamentin Evropian në mbi një dekadë, është organizuar nga ligjvënës të ekstremit të djathtë. Për të kaluar nevojiten dy të tretat e votave të shumicës.
    Von der Leyen mund të detyrohet të japë dorëheqje nëse humb, ndonëse fitoren e ka pothuajse të garantuar pasi shumica e grupeve politike kanë dhënë sinjale se do të votojnë kundër. Ajo nuk pritet të marrë pjesë në votimin që zhvillohet në Strasburg të Francës.
    Mocioni përbëhet nga një mori dyshimesh kundër von der Leyenit, përfshirë mesazhet private me shefin e fabrikës Pfizer që ka prodhuar vaksina kundër koronavirusit, për keqpërdorim të fondeve të BE-së dhe për ndërhyrje në zgjedhjet në Gjermani dhe Rumani.
    Orbani ka thënë përmes një postimi në Facebook se votimi “do të jetë moment i së vërtetës, në njërën anë do të jetë elita imperialiste e Brukselit, në tjetrën patriotët. Është thelbësore të bëhet një zgjidhje”.
    “Zonja presidente, thelbi i udhëheqës tuaj është përgjegjësia. Është koha të largoheni!”.
    Shefja e BE-së ka pasur shpesh mospajtime me Orbanin për shkak të veprimeve të tij në Budapest që kanë dëmtuar demokracinë. Prandaj, Komisioni Evropian ia ka ngrirë qasjen në miliarda euro në fonde të BE-së.
    Ky votim ka hapur rrugën për shumë kritika ndaj von der Leyenit – e cila ka qenë në krye të nismës së BE-së për të gjetur vaksina për gati 450 milionë banorë gjatë pandemisë – por edhe për Partinë e saj Popullore Evropiane, e cila përbën grupin më të madh politik në parlament./REL

    Top Channel

  • Shefja e BE-së përballet me votëbesim në PE, Vikton Orban në krye të thirrjeve për rrëzimin e saj

    Shefja e BE-së përballet me votëbesim në PE, Vikton Orban në krye të thirrjeve për rrëzimin e saj

    Ligjvënësit e Bashkimit Evropian organizojnë të enjten votëbesim kundër shefes së bllokut evropian, Ursula von der Leyen, teksa kryeministri hungarez, Viktor Orban është në krye të thirrjeve për rrëzimin e saj.
    Ky votim, i pari i këtij lloji në Parlamentin Evropian në mbi një dekadë, është organizuar nga ligjvënës të ekstremit të djathtë. Për të kaluar nevojiten dy të tretat e votave të shumicës.
    Von der Leyen mund të detyrohet të japë dorëheqje nëse humb, ndonëse fitoren e ka pothuajse të garantuar pasi shumica e grupeve politike kanë dhënë sinjale se do të votojnë kundër. Ajo nuk pritet të marrë pjesë në votimin që zhvillohet në Strasburg të Francës.
    Mocioni përbëhet nga një mori dyshimesh kundër von der Leyenit, përfshirë mesazhet private me shefin e fabrikës Pfizer që ka prodhuar vaksina kundër koronavirusit, për keqpërdorim të fondeve të BE-së dhe për ndërhyrje në zgjedhjet në Gjermani dhe Rumani.
    Orbani ka thënë përmes një postimi në Facebook se votimi “do të jetë moment i së vërtetës, në njërën anë do të jetë elita imperialiste e Brukselit, në tjetrën patriotët. Është thelbësore të bëhet një zgjidhje”.
    “Zonja presidente, thelbi i udhëheqës tuaj është përgjegjësia. Është koha të largoheni!”.
    Shefja e BE-së ka pasur shpesh mospajtime me Orbanin për shkak të veprimeve të tij në Budapest që kanë dëmtuar demokracinë. Prandaj, Komisioni Evropian ia ka ngrirë qasjen në miliarda euro në fonde të BE-së.
    Ky votim ka hapur rrugën për shumë kritika ndaj von der Leyenit – e cila ka qenë në krye të nismës së BE-së për të gjetur vaksina për gati 450 milionë banorë gjatë pandemisë – por edhe për Partinë e saj Popullore Evropiane, e cila përbën grupin më të madh politik në parlament./ REL

  • “Të rifillojnë negociatat”, Shefja e diplomacisë së BE bën thirrje për ulje të tensioneve pas sulmeve amerikane në Iran

    “Të rifillojnë negociatat”, Shefja e diplomacisë së BE bën thirrje për ulje të tensioneve pas sulmeve amerikane në Iran

    Pas sulmeve ushtarake amerikane në centralet bërthamore iraniane, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, bëri një thirrje të fortë për të gjitha palët që të tërhiqen dhe të rifillojnë negociatat diplomatike.
    Komentet e saj erdhën nëpërmjet një postimi në platformën e mediave sociale X, ku shkruan se “Iranit nuk duhet t’i lejohet të zhvillojë një armë bërthamore”.
    Ndërsa nënvizoi qëndrimin e saj të vendosur për mospërhapjen e armëve bërthamore. Ajo kërkoi ulje të menjëhershme të tensioneve për të parandaluar përshkallëzime të mëtejshme

  • Edhe shefja e SHISH në stadium

    Edhe shefja e SHISH në stadium

    E para e Ineligjencës së Shqipërisë, Vlora Hyseni, është parë mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë.
    E veshur me fanellën kuqezi, ajo ka zgjedhur të jetë pranë tifozëve për të mbështetur kombëtaren shqiptare.
    Pavarësisht pozitës së saj të lartë në strukturat e sigurisë, prania e Hysenit në stadium duket më tepër patriotike sesa operative.

  • Shefja e deputetëve të LDK-së: Derë e mbyllur për Kurtin, gati padia

    Shefja e deputetëve të LDK-së: Derë e mbyllur për Kurtin, gati padia

    Kosova E Mërkurë, 23 Prill 2025 20:37
    “Vetëvendosje po dështon dhe po shkakton e vetme këtë ngërç politik në kuvend duke mos zgjedhur një kandidat konsensual për kryetar kuvendi”.
    Është kjo akuza që vjen nga shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami. Duke folur për mikrofonin e A2 CNN, ajo shton se LDK-ja ia ka mbyllur tashmë çdo derë bashkëpunimi Lëvizjes Vetëvendosje dhe se nuk do të votojnë pro asnjërit prej kandidatëve që mund të propozohet.

    Po ashtu Bajrami sqaroi edhe padinë që partia e saj do të ngrejë kundër qeverisë Kurti. Gjithashtu flet edhe për rolin e presidentes në zgjidhjen e ngërçit politik.

  • Shefja e diplomacisë të BE paralajmëron vizitë në Kosovë dhe Serbi

    Shefja e diplomacisë të BE paralajmëron vizitë në Kosovë dhe Serbi

    Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka bërë të ditur se do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë dikur gjatë muajit të ardhshëm.
    Pas takimit të Këshillit për Punë të Jashtme më 14 prill në Luksemburg, Kallas tha në një konferencë për media se vizita do të vijë “më vonë në maj”.
    “Sa u përket Serbisë dhe Kosovës, është e qartë se normalizimi i marrëdhënieve të tyre është i rëndësisë më të madhe. Për këtë arsye duhet të vazhdojë dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha Kallas.

    Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Por, ky aplikim ende nuk është shqyrtuar nga autoritetet në Bruksel. Kosova po ashtu është e vetmja në rajon që nuk e ka statusin e shtetit kandidat.
    Për shkak të krizave në veriun e Kosovës, që rritën tensionet mes dy vendeve, që nga shtatori i vitit 2023 në Bruksel nuk është zhvilluar asnjë rund i dialogut politik, por ka pasur vetëm bisedime në nivel të kryenegociatorëve.
    Së fundi, Kallas kishte thënë se BE-ja është e interesuar të shohë përparim drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, qoftë përmes Dialogut apo ndonjë mjeti tjetër.
    “Ndoshta është dialogu, ndoshta është një tjetër mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj këtë çështje, dhe do ta bëj këtë së bashku me përfaqësuesin e Posaçëm [për dialogun, Peter Sorensen] në ditët në vijim”.
    Gjatë konferencës më 14 prill, Kallas diskutoi edhe për procesin e zgjerimit dhe integrimin e mundshëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
    Nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor-Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi-Kosova është e fundit sa i përket rrugëtimit të saj drejt BE-së, pas aplikimit për anëtarësim në vitin 2022.
    “Nëse shohim hartën, Ballkani Perëndimor është në Evropë në aspektin gjeografik, ata duhet të jenë edhe në Bashkimin Evropian dhe për këtë arsye procesi i zgjerimit është shumë i rëndësishëm dhe duhet të ecim përpara me të”, tha Kallas.
    Ajo tha se Shqipëria dhe Mali i Zi po bëjnë hapa të mirë dhe se shpreson që këto dy shtete do të mund të merren si “histori suksesi”./REL

  • Sulmet ruse me dhjetëra të vrarë në Ukrainë, shefja e jashtme e BE nga Luksemburgu: Duhet shtuar presioni ndaj Rusisë

    Sulmet ruse me dhjetëra të vrarë në Ukrainë, shefja e jashtme e BE nga Luksemburgu: Duhet shtuar presioni ndaj Rusisë

    Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, thotë se duhet rritur presioni ndaj Rusisë.

    Kjo deklaratë vjen pas sulmit rus të dielën në qytetet e Ukrainës, Sumy dhe Kherson, ku humbë jetën dhjetëra njerëz dhe u plagosën shumë të tjerë.
    Nga Luksemburgu ajo tha se ministrat duhej të bënin “presion maksimal” mbi Rusinë për t’i dhënë fund kësaj lufte, “sepse duhet arritur paqja”.
    “Të gjithë ata që duan që vrasjet të ndalen, duhet të bëjnë presionin maksimal”, shtoi ajo.
     

    Top Channel